Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Tërmet” në Itali, Prokuroria kërkon 6 vite burg për Matteo Salvinin

Prokuroria e Palermos ka kërkuar që Matteo Salvini, aleati i Georgia Melonit në Qeveri, të dënohet me 6 vjet burgim për ngjarjet që kanë të bëjnë me anijen “Open Arms”, duke shkaktuar kështu një tronditje të politikës italiane. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se kjo është kërkesa e bërë në fund të aktakuzës, e cila u […]

The post “Tërmet” në Itali, Prokuroria kërkon 6 vite burg për Matteo Salvinin appeared first on BoldNews.al.

“Open Arms”/ Prokuroria kërkon 6 vjet burg për Matteo Salvinin

By: user 11

Magjistratët kanë kërkuar që Matteo Salvini të dënohet me gjashtë vjet burg për ngjarjet që kanë të bëjnë me anijen Open Arms. Për prokurorinë e Palermos, Salvini është plotësisht përgjegjës për rrëmbim dhe refuzim të akteve zyrtare për vonimin e zbarkimit të 147 emigrantëve nga bordi i anijes së OJQ-së Open Arms në gusht 2019, kur ishte ministër i Brendshëm.

Prokuroria u përpoq të argumentonte se si Salvini kishte kryer një “rrëmbim” duke vepruar “në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe rregullave të brendshme në lidhje me shpëtimin në det dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, por edhe duke “abuzuar me kompetencat e besuara”  si autoritet kombëtar i sigurisë publike”.

Salvini mori menjëherë solidaritet nga kryeministrja Giorgia Meloni, e cila është në koalicion me të. “Të shndërrosh detyrën për të mbrojtur kufijtë italianë nga imigracioni i paligjshëm në një krim është një precedent shumë i rëndë.

Solidariteti im i plotë me ministrin Salvini. Gjashtë vjet burg për bllokimin e zbarkimeve dhe mbrojtjen e Italisë dhe italianëve? Marrëzi. Të mbrosh Italinë nuk është krim dhe nuk do të dorëzohem as tani e as kurrë”.

The post “Open Arms”/ Prokuroria kërkon 6 vjet burg për Matteo Salvinin appeared first on Lapsi.al.

❌