Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream

Italia kthehet e madhe, “Të Kaltërit” triumfojnë 3-1 në Paris ndaj Francës

7 September 2024 at 17:16

Këto lloj skuadrash gjithmonë dinë të kthehen.

Edhe pse Italia zhgënjeu rëndë në Kampionatin Evropian në Gjermani, vetëm pak javë më parë, edhe pse dështoi totalisht në dy Kupat e fundit të Botës, sërish ata që veshin fanelën e kaltër mund ta bëjnë kthesën.

E treguan në një nga fushat më të vështira, në Paris ndaj Francës vendase, që ende është nënkampione e botës, duke fituar 3-1 me përmbysje në Ligën e Kombeve.

“Parc des Princes” shpresoi të shikonte fisnikët vendas, por princat kishin ardhur nga Apeninet.

Kjo, edhe pse Barcola kaloi “Gjelat” në epërsi pas vetëm 13 sekondave, goli më i shpejtë i shënuar nga Franca, dhe më i shpejti në histori pësuar nga italianët.

Federico Dimarco barazoi që në pjesën e parë, në minutën e 30’-të, ndërsa përmbysja erdhi pas pushimit. Ajo u arrit me golat nga Frattesi dhe Raspadori, pra dy rrjeta “zikaltër”.

Skuadra e trajnerit Luciano Spalletti luajti si e barabartë me vendasit, që kishin në fushë yje si Mbappe, Griezmann, Theo Hernandez, Maignan, Kante apo i riu i PSG-së, Barcola.

“Itali e rilindur”, titullon e përditshmja milaneze, “La Gazzeta dello Sport”: “Fitore e çmendur në Paris. Leksion, Francës!”

Ja edhe “Il Corriere dello Sport” që është lakonike me titullin “al italiania”, pra “si italianët”! Debutim super në Ligën e Kombeve, fitore historike në “Parc des Princes”!

Shumë kuptimplotë titulli I të përditshmes franceze, “L’Equipe”: “Kthim në bankat e shkollës! Edhe pse në avantazh, Franca zhgënjeu pas Evropianit!”.

Ndërkaq, kjo ishte fitorja e parë e Italisë ndaj Francës që nga viti 2008, dhe skuadra e Spaletit I bëri nisjen më të mirë të mundshme Ligës së Kombeve. /i.m /abcnews.al

Nations League/ Italia shtang Francën, “Djajtë” belg “çmontojnë” Izraelin

6 September 2024 at 22:56

Ishte një fitore spektakolare.

“Të Kaltërit” e Italisë kanë treguar edhe njëherë se janë mes “gjigantëve” të futbollit botëror, teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë 3-1 “Gjelat” francezë.

Pavarësisht rrjetës së Barcola në minutën e parë të sfidës djemtë e teknikut Luciano Spalletti treguan karakter duke përmbysur gjithçka falë golave të Dimarco, Frattesi e Raspadori, duke siguruar fitoren e madhe.

Në krahun tjetër Belgjika fitoi gjithashtu me rezultatin 3-1 ndaj Izraelit, me golat që erdhën nga Youri Tielemans dhe De Bruyne me këtë të fundit që shënoi 2 herë, ndërsa miqtë i nderoi autogoli i Castagne. /i.m /abcnews.al

LIGA E KOMBEVE/ 15 gola në 6 ndeshje! Franca shënon në sekondën e 13-të, por Italia e përmbys mes spektaklit. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

6 September 2024 at 22:57
U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola. Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Francës dhe Italisë. “Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13-të, ndërkohë që kombëtarja e Spaletit përmbysi mes spektaklit, duke triumfuar në fund
Before yesterdayMain stream

Një 18-vjeçar egjiptian ka humbur jetën nga zjarri në një burg në Milano

By: lia rda
6 September 2024 at 15:22

Sindikata italiane e gardianëve të burgut Wilpa njoftoi këtë të premte se një shtetas egjiptian 18-vjeçar ka humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në burgun San Vittore në Milano gjatë natës.

Sekretari i Përgjithshëm Uilpa Gennarino De Fazio tha se viktima dhe shoku i tij i qelisë ndezën zjarrin, i cili është bërë një formë e zakonshme proteste në burgjet italiane, raporton Ansa.

“Nuk besojmë se ishte një vetëvrasje, por është një tjetër vdekje, pasi 70 të burgosur dhe shtatë oficerë burgu kanë marrë jetën e tyre që nga fillimi i vitit”, tha ai.

Sipas agjencisë italiane, ky rast do të rrisë shqetësimet për mbipopullimin dhe dhunën ndaj të burgosurve në Itali.

Në mesin e gushtit, qeveria njoftoi se nuk do të miratonte masa për të trajtuar mbipopullimin, duke përfshirë një rritje të stafit të burgjeve dhe një proces të thjeshtuar për lirim të parakohshëm.
Në vend të këtyre masave, qeveria italiane do të vazhdojë me programin e ndërtimit të burgjeve dhe në këtë mënyrë, siç thuhet, të krijojë 7000 të tjera nga 10000 vendet që mungojnë në burgjet italiane./abcnews.al

Përmbytje masive në Itali, uji vërshon në metrotë e Milanos

By: fra nc
6 September 2024 at 14:56

Një valë stuhish të fuqishme ka prekur disa zona të veriut të Italisë, duke përmbytur Milanon dhe duke shkaktuar frikë për jetën e një personi që u rrëmbye nga ujërat në rajonin e Piemontes.

Ndërkohë, një lum doli nga shtrati në Val di Suza, duke shembur dy ura, duke bllokuar rrugët provinciale dhe duke izoluar rreth 50 persona në dy fshatra.

Janë dy rajonet më të prekura, ai i Lombardisë dhe ai i Venetos, ku ka pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme në qytetin e Milanos, ku disa shërbime metrosh u ndërprenë për shkak të ujërave.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kriza e klimës po rrit frekuencën e eventeve të motit ekstrem, si valët e të nxehtit, të thatësirës dhe përmbytjeve.

Ata thonë se stuhitë po bëhen më të dhunshme për shkak se ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështirë.

Jugu i Italisë ndërkohë ka vuajtur së fundmi nga një thatësirë e ashpër, që ka shkaktuar probleme në agrikulturë dhe turizëm, sidmos në ishullin e Sicilisë, por edhe në atë të Sardenjës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytje masive në Itali, uji vërshon në metrotë e Milanos appeared first on Euronews Albania.

Udhëtime dhe koncerte me paratë e buxhetit të shtetit/ Skandali i ministrit të Kulturës në Itali, e dashura publikon faktet

By: V K
6 September 2024 at 13:51

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano, është kthyer në temën e nxehtë të ditës pas daljes në dritë të marrëdhënies së tij jashtëmartesore me Maria Rosaria Boccia, një personazh i njohur në rrjetet sociale në vendin fqinj.

La Stampa, publikoi një intervistë me gruan e kthyer në protagonisten e një çështjeje që tashmë ka marrë ngjyrime politike.

Kjo ishte intervista e parë e saj, që kur një gazetë vendase publikoi në 26 gusht publikoi një foto, ku ajo falenderonte Sangiulianon për emërimin si “Këshilltare i Ministrit për Ngjarjet e Rënda”.

Pas postimit, vërshuan në media raportime të ndryshme për një mohim të këtij faktit nga ana e ministrisë.

Që atëherë, Boccia ka publikuar vazhdimisht foto e pamje për të vërtetuar përfshirjen e saj në aktivitetet institucionale të ministrisë, duke bërë që çështja t`i ngjasojë gjithmonë e më shumë një skandali politik.

Kjo e detyroi Sangiulianon vetë të ndërhynte, duke dhënë një intervistë në Tg1 ku pranonte lidhjen me Boccia-n, por sqaroi se asnjë nga shpenzimet e udhëtimeve me të nuk ishin mbuluar nga buxheti i qeverisë dhe paratë publike, por personale.

Ai shtoi gjithashtu, se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Giorgia Meloni, e cila u refuzua. 41-vjeçarja ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune.

Ajo shkoi më tej me pretendimet se disa njerëz, e kanë shantazhuar ministrin për përfitimet e marra prej saj. Vetë stafi i Sangiuliano njoftoi “një takim me avokatët për të vlerësuar paraqitjen e një ankese në Prokurori”.

The post Udhëtime dhe koncerte me paratë e buxhetit të shtetit/ Skandali i ministrit të Kulturës në Itali, e dashura publikon faktet appeared first on Albeu.com.

‘Çmendet’ moti në Itali, tornado fluturon çadrat dhe shezlonet në plazh

By: Mirgen
5 September 2024 at 19:25

Stuhia e shiut dhe erës prej dy ditësh është rikthyer në Itali, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe panik te qytetarët. Vetëm një ditë më parë në zonën e Marina di Grosetto një tornado e ardhur nga deti ka fluturuar në ajër shezlonet dhe çadrat në plazh, duke krijuar pamje apokaliptike. Mediat italiane […]

The post ‘Çmendet’ moti në Itali, tornado fluturon çadrat dhe shezlonet në plazh appeared first on BoldNews.al.

Përmbytje në Itali/ Alarm i kuq nga moti i keq në Veri

By: lia rda
5 September 2024 at 19:26

Alarmi i kuq është shpallur në veri të Italisë si pasojë e një ciklon afrikan që ka përfshirë rajonin me stuhi të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu. Situata raportohet të jetë kritike në 16 rajone, ndërsa qytetet më të goditura raportohet të jetë Torino, Milano dhe Veneto.

Torino, reshjet e papritura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda, duke derdhur deri në 200 mm ujë brenda pak orësh. Një 58-vjeçar është raportuar i zhdukur pasi u kap nga vërshimi i lumit Orco ndërsa ishte duke punuar me traktorin e tij. Në Val di Susa, lumi ka dalë nga shtrati duke izoluar të paktën 50 banorë në fshatra të ndryshëm.

Mbrojtja Civile paralajmëron se kushtet meteorologjike do të përfshijnë reshje të mëtejshme të dendura, rrufe, stuhi lokale me breshër dhe erëra të fuqishme në orët në vijim.

Situata është vështirësuar edhe nga ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike në disa zona të prekura, ndërsa disa shkolla dhe institucione kanë anuluar aktivitetet e tyre për të garantuar  sigurinë e studentëve dhe stafit.

Ndërkohë, pritet që moti të fillojë të përmirësohet më 6 Shtator, ndonëse dëmet dhe ndihma emergjente vazhdojnë të jenë përparësia kryesore./abcnews.al

Veriu i Italisë preket nga moti i keq, shënohet viktima e parë

By: Ardit
5 September 2024 at 16:21

Pas stuhisë që goditi Romën të martën e kaluar, një valë e keqe e motit goditi veriun e Italisë duke shkaktuar dëme të mëdha dhe probleme në trafik. Në orët e para të mëngjesit një stuhi e fortë goditi Milanon, ku pati disa përmbytje dhe ndërprerje të qarkullimit. Disa zona të gjykatës së Milanos janë […]

The post Veriu i Italisë preket nga moti i keq, shënohet viktima e parë appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumente false, arrestohet shqiptari

By: E.K
5 September 2024 at 14:10

Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari u ndalua në Bolzano, teksa po tentonte të kalonte kufirin drejt Austrisë. Komisariati i Policisë së Bolzanos njofton se “34-vjeçari shqiptar me shumë dënime penale për krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, veçanërisht për trafik droge, ka raportuar se për arsye të paqarta është nisur […]

The post Tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumente false, arrestohet shqiptari appeared first on FaxWeb.

Moti i keq godet Italinë, banorët bllokohen në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve

By: So Nila
5 September 2024 at 11:44

Dy fshatra në rajonin e Piemonte janë izoluar për shkak të valës së motit të keq që ka prekur rajonin. Dega Gerardo u tejmbush, duke shembur një pjesë të një ure të vogël në fshatin Mathieu, në një lartësi prej shtatëqind metrash.

Nuk ka të lënduar, por njëzet persona nuk mund të largohen dot nga shtëpitë e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujërave. Për shkak të vërshimit të së njëjtës degë, në zonën e Bussoleno-s janë izoluar përkohësisht edhe 30 banorë të tjerë.

Në të njëjtën kohë, në zonat e rajonit Valle D’Aosta, në kufi me Francën, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të ujësjellësit.

Në Albenga, Liguria, dhjetë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre tashmë të përmbytura me ndihmën e zjarrfikësve.

/abcnews.al

 

Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari

By: rom ario
4 September 2024 at 14:46

Një 38-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi kishte vjedhur 4 celularë të pacientëve në spitalin e Vlorës.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se arrestimi i tij erdhi pas pamjes së kamerave filmike.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

  1. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Akuzohet në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari

By: user7
4 September 2024 at 14:04

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Kavajë. Bëhet fjalë për Viktor Tafën, i cili është i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar Tafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Pritet ekstradimi i të riut drejt Italisë.

The post Akuzohet në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Historia e rëndë/ Ja si profesori i kërkonte favore se**suale nxënëses: Do të vendos notë të mirë nëse do të bësh…

By: V K
4 September 2024 at 09:07

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një professor i kërkonte nxënëses favore se**suale, në këmbim të notës.

Se**s në këmbim të notave të mira dhe “ndihmë me mësuesit e tjerë”. Këto janë akuzat me të cilat u denoncua dhe u pezullua për një vit nga mësimdhënia, një mësues 26-vjeçar nga Komoja në Itali..

Lajmin e ka raportuar gazeta “La Provincia” e Como. I thirrur nga magjistrati kompetent, sipas asaj që raportohet nga mediat, profesori ka hequr dorë nga marrja në pyetje, pasi ka qenë në gjendje shoku dhe “viktimë e sulmeve të panikut”.

Por burri u inkuadrua nga bisedat me të paktën dy nxënëse të shkollës së mesme që e akuzuan atë.

Sipas asaj që raporton “La Provincia di Como”, “përparimet” e profesorit u bënë këmbëngulëse me kalimin e muajve.

Ai fillimisht ka kontaktuar përmes Instagramit me një nxënëse të mitur, e cila sot e ka akuzuar për abuzim, më pas ka ngacmuar edhe një shoqen e saj duke i ofruar “ndihmë” në këmbim të s**sit.

Sipas asaj që raporton gazeta Como, në një rast ai ka kërkuar edhe një lidhje përmes chat-it dhe shkëmbimin e fotove intime mes të dyve.

Nxënësja me sa duket pranoi, sepse ishte e shqetësuar për pasojat e mundshme të refuzimit të saj në performancën e saj akademike.

Ndërkohë që hetimet e hetuesve vijojnë, 26-vjeçari do të ishte njoftuar për masën e ndalimit: nuk do të jetë në gjendje të japë mësim për një vit.

The post Historia e rëndë/ Ja si profesori i kërkonte favore se**suale nxënëses: Do të vendos notë të mirë nëse do të bësh… appeared first on Albeu.com.

17-vjeçari rrëfen vrasjen e prindërve dhe vëllait: Kështu do të isha i lirë!

By: gaze tare
3 September 2024 at 16:14

Një 17-vjeçar ka rrëfyer të dielën se ka vrarë babanë, nënën dhe vëllain 12-vjeçar në shtëpinë e tyre në Panterno Duni pranë Milanos, nga burimet e policisë italiane.

Pas marrjes në pyetje, adoleshenti ndryshon versionin e tij të mëparshëm të ngjarjeve, duke thënë se ai vrau jo vetëm babanë e tij, por të gjithë familjen e tij, sipas agjencisë ANSA.

Adoleshenti telefonoi 112 në ditët e hershme të mëngjesit të së dielës duke thënë se kishte vrarë babanë e tij pasi burri kishte goditur për vdekjen nënën dhe vëllain 12-vjeçar në shtëpinë e tyre. Ai tha se u zgjua pasi dëgjoi nënën dhe vëllain e tij duke bërtitur dhe hyri në dhomë për të gjetur babanë e tij një thikë në dorën e trupave të tire në shtëpinë e familjes. Tragjedia familjare me 17-vjeçarin Riccardo që theri dashuri dhe vëllain e tij ka tronditur vend dhe sa më shumë të hetojë rasti aq më tronditëse dalin në dritën e aspekteve të çështjeve.

Konkretisht, siç raporton Corriere , Riccardo pasi ka rrëfyer krimin e tij, ka folur për herë të parë duke thënë detaje të aktit të tij. 17-vjeçari tregoi me qetësi sesi dëshirat e tij për t’u “shkëputur” nga familja e tyre në këtë akt të urryer.

Riccardo tregoi se si ai besonte se një goditje e vetme me të vërtetë do të kishte mjaftuar për të vrarë, nënën dhe vëllain. Ai e kishte krimin në kokën e tij prej ditësh, ndoshta edhe muajsh, duke menduar se të afërmit e tij do t’i zbresin autoritetin, si në një videolojë. “Mendova se një goditje do të mjaftonte për të vrarë,” tha ai.

Kur e kuptoi se nuk ishin ashtu siç kishte imagjinuar, ai i goditi viktimat e tij aty përsëri, duke u ndjerë se ndjente dhimbjen tire dhe e dëshironte. Pas sulmit, Riccardo e futi thikën në vend, por shpejt e mori përsëri dhe doli në rrugë për të thirrur policinë.

Për qeveritë politikat ka mundësi që të ketë edhe festa e ditëlindjes së At Fabios, e cila ka ndodhur pak orë para krimit. Të gjithë, afër gjyshërit, xhaxhallarët dhe kushërinjtë ishin të pranishëm në vilë për darkë, por askush nuk vuri re asgjë të jetë tek Riccardo, mbetet se ai ishte gjithmonë pak introvert.

Kur ai ishte “i sigurtë se dashuria e tij ishin në gjumë”, Riccardo u ngrit nga shtrati, zbriti më lart dhe mori një fjalë nga kuzhina, me një teh më të gjatë se një centimetra. “E godita Lorencon i pari, vetëm sepse ai ishte më afër meje. Nuk kishte asnjë arsye specifike ”, tha ai në rrëfimin e tij, duke iu referuar vëllait të tij.

Pavarësisht krimit të tmerrshëm, Riccardo tha se nuk kishte “asnjë arsye të veçantë” pas vrasjeve të familjes së tij. Ai përmendi vetëm një ndjenjë “shqetësimi” dhe ndjenjën se ishte “trup i huaj” në familjen e tij: “Mendova se nëse i vrisja, mund të jetojë i lirë, i shkëputur nga familja ime, të jetoj vetëm”, u tha ai hetuesve. . .

The post 17-vjeçari rrëfen vrasjen e prindërve dhe vëllait: Kështu do të isha i lirë! appeared first on iconstyle.al.

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

2 September 2024 at 17:31

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit u përfshi në një aksident të rëndë të premten e 30 gushtit në Itali.

Partnerja e tij 24-vjeçare humbi jetën ndërsa foshnja e tyre 6 muajshe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Mediet italiane kanë zbardhur dëshminë e të riut shqiptar, Ali Hoxha, i cili mes lotësh tha se është gati të paguajë për atë që ka bërë.

“Nëse kam bërë një gabim, do të paguaj atë që duhet të paguaj”.

Nga aksidenti tragjik humbi partnerja e tij, 24-vjeçarja Mariagrazia Bedin dhe u plagos foshnja e tyre gjashtë muajshe.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve.

Ata po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje ditën e aksidentit të rëndë./Vizion+

The post Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë appeared first on Telegrafi.

Tragjike në Itali, 17 vjeçari ekzekuton familjen e tij

By: user 11
2 September 2024 at 09:27

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar ditën e dielë në rrethinat e Milanos, në Itali, ku një 17- vjeçar ekzekutoi me thikë dy prindërit dhe vëllanë e tij të vogël.

Viktimat u gjetën nga policia brenda vilës së tyre të vogël në Paderno Dugnano, pasi u njoftuan nga vetë autori, i cili në telefonatë thoshte se kishte vrarë familjen  e tij.

Paraprakisht, adoleshenti tha përpara hetuesve se ishte çuar në mes të natës, pasi kishte dëgjuar ulërimat e nënës dhe vëllai që po ekzekutoheshin nga babai, por më pas pranoi se i kishte vrarë ai të 3 anëtarët e familjes.

Momentalisht, nuk ka një motiv të qartë për këto vrasje, teksa i riu është dërguar në ambientet e paraburgimit.

Hetimet zbuluan se gjatë mbrëmjes familja kishte festuar ditëlindjen e babait 51 vjeçar, ku të ftuar ishin dhe disa të afërm.

The post Tragjike në Itali, 17 vjeçari ekzekuton familjen e tij appeared first on Lapsi.al.

Ngjarje tragjike/ 17-vjeçari vret prindërit dhe vëllain e vogël

By: V K
2 September 2024 at 09:38

Ditën e djeshme, një tragjedi e vërtetë është regjistruar në rrethinat e Milanos, në Itali, ku një 17-vjeçar ka ekzekutuar me thikë dy prindërit dhe vëllanë e tij të vogël.

Viktimat u gjetën nga policia brenda vilës së tyre të vogël në Paderno Dugnano, pasi u njoftuan nga vetë autori, i cili në telefonatë thoshte se kishte vrarë familjen e tij.

Paraprakisht, adoleshenti tha përpara hetuesve se ishte çuar në mes të natës, pasi kishte dëgjuar ulërimat e nënës dhe vëllai që po ekzekutoheshin nga babai, por më pas pranoi se i kishte vrarë ai të 3 anëtarët e familjes.

Momentalisht, nuk ka një motiv të qartë për këto vrasje, teksa i riu është dërguar në ambientet e paraburgimit.

Hetimet zbuluan se gjatë mbrëmjes familja kishte festuar ditëlindjen e babait 51-vjeçar, ku të ftuar ishin dhe disa të afërm.

The post Ngjarje tragjike/ 17-vjeçari vret prindërit dhe vëllain e vogël appeared first on Albeu.com.

I dehur dhe i droguar në timon, 22-vjeçari shqiptar shkakton aksident dhe i merr jetën bashkëshortes

By: M C
1 September 2024 at 22:35

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit teksa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident.

Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Nga ana tjetër, partnerja e tij Maria Grazia Bedin, 24-vjeçe, humbi jetën nga aksidenti. Bëhet me dije se makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur nga aksidenti. Po ashtu, djali i mitur i çiftit, i cili ishte vetëm disa muajsh, u plagos rëndë dhe ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnatës.

The post I dehur dhe i droguar në timon, 22-vjeçari shqiptar shkakton aksident dhe i merr jetën bashkëshortes appeared first on Albeu.com.

Arrestohet shqiptari në Itali/ I dehur dhe i droguar në timon, humb jetën partnerja e tij

By: user 6
1 September 2024 at 20:52

Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit ndërsa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident. Sipas gazetës Corriere della Sera, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Partnerja e tij Maria Grazia Bedin humbi jetën pasi makina u kthye përmbys në qytezën Fondi. Makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur me sa duket nga pakujdesia e 22-vjeçarit. Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin Bambino Gesù në Romë .

Drejtuesi i mjetit u vu në pranga. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur automjeti Golf i drejtuar nga i riu është përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Në makinë ndodhej edhe partnerja e tij 24-vjeçare, djali i tyre pak muajsh, së bashku me motrën e tij. Makina u përmbys disa herë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares, ndërsa dy të tjerët nuk janë në gjendje kritike, por po marrin kujdes shëndetësor. ©LAPSI.al

Mariagrazia Bedin, chi era la vittima dello schianto di Fondi. I tre figli,  la storia con Ali Hoxha e il gioco su Facebook: “Morirai in un incidente” -  la Repubblica

Mariagrazia Bedin muore a 24 anni, grave la figlia neonata: erano nell'auto  che si è

Mariagrazia Bedin morta in un incidente a Fondi vicino Latina: ferito il  figlio neonato, arrestato il compagno

Maria Grazia Bedin morta in un incidente stradale a Fondi. Arrestato il  compagno

The post Arrestohet shqiptari në Itali/ I dehur dhe i droguar në timon, humb jetën partnerja e tij appeared first on Lapsi.al.

❌
❌