❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të zhdukur

By: Fia Nelaj

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një person të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur, thanë zyrtarët.

Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë e fryrë të dilnin nga shtrati, përmbytën shtëpi dhe bllokuan disa banorë në rajonin që ende po rikuperohej nga tërmeti vdekjeprurës i 1 janarit.

Në Suzu, një person humbi jetën dhe një tjetër u zhduk pasi u mor nga përmbytjet. Një tjetër person u zhduk në qytetin e afërt, Noto, sipas autoriteteve të prefekturës.

Në Wajima, katër persona u zhdukën pasi u raportua për rrëshqitjeje dheu. Ata ishin ndër 60 punëtorët që po riparonin një tunel të dëmtuar nga tërmeti i janarit, raportoi NHK, duke shtuar se edhe një person tjetër ishte zhdukur për shkak të përmbytjeve në një vend tjetër të qytetit.

Në qytetin Noto, dy persona u plagosën rëndë ndërsa po vizitonin shtëpinë e tyre të dëmtuar nga tërmeti kur një rrëshqitje dheu i goditi.

Të paktën 16 lumenj në Ishikawa kishin dalë nga shtrati deri të shtunën pasdite, sipas Ministrisë së Tokës dhe Infrastrukturës. Banorët u këshilluan të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj rrëshqitjeve të mundshme të dheut dhe dëmeve në ndërtesa.

Sugimoto Satoshi nga Agjencia KombĂ«tare e MeteorologjisĂ« tha se “Ky nivel reshjesh nuk Ă«shtĂ« pĂ«rjetuar kurrĂ« mĂ« parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rajon. BanorĂ«t duhet tĂ« sigurojnĂ« menjĂ«herĂ« sigurinĂ« e tyre. Rreziku pĂ«r jetĂ«n e tyre Ă«shtĂ« i pashmangshĂ«m”.

Deri në pasditen e së shtunës, rreth 1.350 banorë po strehoheshin në qendrat e komunitetit, palestrat e shkollave dhe objekte të tjera të qytetit, thanë autoritetet./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të zhdukur appeared first on Euronews Albania.

Izraeli mbyll hapësirën ajrore në veri, shkak cënimi i sigurisë në rajon

By: Fia Nelaj

Izraeli ka mbyllur hapësirën e tij ajrore në rajonin verior për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Ky veprim erdhi në mes të armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor, me të dyja palët që kanë shkëmbyer zjarr në ditët e fundit.

Sulmi ajror ndodhi nĂ« mes tĂ« njĂ« valĂ« tĂ« re tĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit izraelit nĂ« Liban, me ministrin izraelit tĂ« Mbrojtjes Yoav Gallant qĂ« njoftoi tĂ« enjten se konflikti me Hezbollahun ka hyrĂ« nĂ« “njĂ« fazĂ« tĂ« re”.

Sipas Korporatës së Transmetimeve Publike të Izraelit, hapësira ajrore është mbyllur nga qyteti Hadera deri në kufirin libanez për 24 orë për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Të premten, Izraeli vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, së bashku me komandantë të lartë nga forcat elitare të grupit Radwan gjatë një sulmi ajror në periferinë jugore të Bejrutit.

Sulmi ishte i treti nga Izraeli në periferinë jugore që kur filloi një valë e vazhdueshme armiqësish gati një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli mbyll hapësirën ajrore në veri, shkak cënimi i sigurisë në rajon appeared first on Euronews Albania.

Ekonomisti sjell bukë, djath e domate në studio: Kaq është rritja e pensionit!

By: Fia Nelaj

Eksperti i ekonomisĂ«, njĂ«kohĂ«sisht bashkĂ«themeluesi i NismĂ«s “Thurrje”, Pano Soko ishte i ftuar nĂ« Euronews Weekend pĂ«r tĂ« diskutuar rreth rritjes sĂ« pensioneve me 4.1%.

Ajo që spikati ishte forma me të cilën Soko nisi fjalën e tij, ku mbi tavolinën e studios vendosi një qese, e cila brenda kishte 3 domate, djath dhe bukë, gjest përmes të cilit, eksperti ironizoi vendimin e qeverisë lidhur me rritjen e pensionit të të moshuarve.

“E di çka bĂ«rĂ« qeveria? Kjo Ă«shtĂ« rritja e pensionit nĂ« njĂ« muaj(tregon 3 produktetet e ushqimit). Pra qeveria u mblodh nĂ« njĂ« muaj dhe arriti nĂ« kokluzionin se pensionistĂ«ve duhet t’ju japin kaq. Rritja nĂ« njĂ« ditĂ« pĂ«rkon me njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e fetĂ«s sĂ« bukĂ«s, pak gramĂ« djath dhe 5 kafshata domate. Kjo Ă«shtĂ« rritja qĂ« ata tĂ« mund tĂ« hanĂ« bukĂ«,” –u shpreh Soko, teksa fliste tregonte ushqimet nĂ« tavolinĂ«.

Sipas tij, përveç vlerës shumë të ulët të një pensioni, ajo çka është e padrejtë lidhet me vlerën e ndryshme të pensioneve nga fshati në qytet, duke bërë një diferencim të madh me një pensionisti që jeton në fshat dhe një pensionisti në qytet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekonomisti sjell bukë, djath e domate në studio: Kaq është rritja e pensionit! appeared first on Euronews Albania.

Kontestime dhe përplasje në PD-në e Lezhës për Gjekmarkajn

By: Fia Nelaj

Në mbledhjen e parë të organizuar me strukturat e Partisë Demokratike në Lezhë, ku Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka prezantoi përballë demokratëve të këtij qarku, drejtuesin e ri politik, Agron Gjekmarkaj, ka pasur debate dhe përplasje të forta.

Gjekmarkaj është kontestuar nga një numër i madh drejtuesish lokal të PD në Lezhë, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj tij.

Disa prej zyrtarëve lokal të PD në këtë qark kanë deklaruar se nëse Gjerkmarkaj do të vendoset përfundimisht si drejtues politik në Lezhë, ata nuk do të dalin në fushatë për të kërkuar vota për Partinë Demokratike.

Disa të tjerë mësohet që të kenë kërkuar respektimin e primareve, një parim që u premtua nga Sali Berisha në Kuvendin 11 dhjetorit 2021.

Agron Gjekmarkaj ka dalë deputet nga listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por atëherë ishte i dyti në listë pas Mark Markut, që ishte drejtues politik.

Kontestimi ndaj Gjekmarkajt në bazë lidhet me qëndrimet që ai mbajti gjatë 2 viteve përplasje të brendshme në PD.

NĂ« fillim tĂ« kĂ«saj pĂ«rplasje Agron Gjekmarkaj ishte kundĂ«r lĂ«vizjes sĂ« Sali BerishĂ«s, por nĂ« 12 muajt e fundit ndryshoi qasje, ku bashkĂ« me disa deputetĂ« tĂ« tjerĂ« pjesĂ« e “grupimit Bardhit” qĂ« u afruan nĂ« PD dhe morĂ«n disa poste drejtuese nĂ« parti dhe sĂ« fundmi nĂ« fillim tĂ« shtatorit, kryedemokrati Berisha iu besoi disa qarqe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, si Lezha, KukĂ«si, Fieri, Dibra apo Elbasani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kontestime dhe përplasje në PD-në e Lezhës për Gjekmarkajn appeared first on Euronews Albania.

Vlorë| Kanosi gruan me kallashnikov dhe u arratis, në pranga 48 vjeçari

By: Fia Nelaj

Një 48-vjeçar në Vlorë është arrestuar këtë të shtunë pasi ka kërcënuar me armë zjarri gruan e tij.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshgatin Akërni, atje ku shtetasi me iniciale B.I ka qëlluar me një armë kallashnikov në ajër, duke rrezikuar gjithashtu edhe sigurinë e banorëve të zonës.

Ky persona ka marrë makinën dhe ka tentuar të largohej, por pas marrjes së njoftimit për kërcënim , Policia ka mundur të arrestojë personin në fjalë.

Gjatë kontrollit të automjetit, iu sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten.

Po ashtu, në stanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë| Kanosi gruan me kallashnikov dhe u arratis, në pranga 48 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Rama për New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri mysliman brenda Tiranës

By: Fia Nelaj

New York Times i ka kushtuar njĂ« artikull ShqipĂ«risĂ«, ku shkruan se kryeministri Rama Ă«shtĂ« zotuar se do tĂ« ndĂ«rtojĂ« brenda TiranĂ«s njĂ« enklavĂ« sovrane tĂ« stilit tĂ« Vatikanit, e cila do t’i pĂ«rkasĂ« komunitetit Bektashi.

Ky model i Vatikanit sipas Ramës lejon që kryeqyteti i vendit të ketë për Bektashinjtë një hapësirë sa 5 blloqe të New Yorkut.

Sipas kryeministrit në këtë hapësirë do të lejohet alkooli, gratë do të veshin çfarë të duan dhe nuk do të vendosen rregulla të stilit të jetesës.

NYT shkruan se nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, enklava bektashie do të bëhet shteti më i vogël në botë dhe në krye do të jetë kleriku bektakshi, Baba Mondi.

“Shteti i tij mysliman i shpresuar nĂ« TiranĂ«, do tĂ« jetĂ« njĂ« enklavĂ« sovrane e stilit tĂ« Vatikanit qĂ« do tĂ« kontrollojĂ« territorin me madhĂ«sinĂ« e pesĂ« blloqeve tĂ« qytetit tĂ« Nju Jorkut dhe do tĂ« lejojĂ« alkoolin, do t’i lejojĂ« gratĂ« tĂ« veshin çfarĂ« tĂ« duan dhe tĂ« mos vendosin rregulla tĂ« stilit tĂ« jetesĂ«s”, shkruan NYT.

“Zoti nuk ndalon asgjĂ«; prandaj na dha mendjen”, tha Baba Mondi pĂ«r New York Times, duke shpjeguar se si synon tĂ« sundojĂ« mbi njĂ« copĂ« toke prej 27 hektarĂ«sh qĂ« ShqipĂ«ria dĂ«shiron ta kthejĂ« nĂ« njĂ« shtet sovran me administratĂ«n e saj, pasaportat dhe kufijtĂ«.

Kryeministri Edi Rama ka thënë për New York Times se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Vendodhja përfshin kryeqytetin shqiptar të Tiranës dhe Krujën.

“TĂ« gjitha vendimet do tĂ« merren me dashuri dhe mirĂ«si,” tha Baba Mondi.

Në intervistë, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet tĂ« kujdesemi pĂ«r kĂ«tĂ« thesar, qĂ« Ă«shtĂ« toleranca fetare dhe qĂ« nuk duhet ta marrim kurrĂ« si tĂ« mirĂ«qenĂ«,” tha ai.

NjĂ« mikroshtet i moderuar islamik, tha kryeministri, do tĂ« dĂ«rgonte njĂ« mesazh: “Mos lejoni qĂ« stigma e muslimanĂ«ve tĂ« pĂ«rcaktojĂ« se cilĂ«t janĂ« muslimanĂ«t”.

“Territori i shtetit tĂ« ri islamik tĂ« propozuar Ă«shtĂ« njĂ« kompleks nĂ« njĂ« lagje banimi me qira tĂ« ulĂ«t nĂ« TiranĂ«n lindore. ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« e katĂ«rta e madhĂ«sisĂ« sĂ« qytetit tĂ« Vatikanit, aktualisht vendi mĂ« i vogĂ«l nĂ« botĂ«, i qeverisur nga Papa, njĂ« monark absolut’, shkruan NY.

Baba Mondi tha se “madhĂ«sia nuk ka rĂ«ndĂ«si”, duke shtuar: “UnĂ« nuk kam nevojĂ« tĂ« jem diktator”, megjithĂ«se pranoi se i vetmi kufizim domethĂ«nĂ«s nĂ« autoritetin e tij do tĂ« jetĂ« Zoti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama për New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri mysliman brenda Tiranës appeared first on Euronews Albania.

Portugalia shpall Ditën Kombëtare të Zisë në nder të viktimave nga zjarret masive

By: Fia Nelaj

Qeveria portugeze shpalli një ditë zie kombëtare të premten për shkak të zjarreve masive që vranë shtatë persona dhe plagosën 166 të tjerë që nga 14 shtatori.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë në vend për shkak të zisë.

Si nderim për viktimat e zjarreve që kanë shkatërruar Portugalinë veriore dhe qendrore, Lisbona e shpalli të premten ditë zie kombëtare, sipas transmetuesit portugez RTP.

Portugalia po lufton aktualisht një nga zjarret e saj më të mëdha pyjore, me mbi 121,000 hektarë të djegur, që është një zonë dhjetë herë më e madhe se kryeqyteti i Lisbonës.

Zjarret kanë djegur gjithsej 83% të të gjithë territorit kombëtar, sipas sistemit evropian Copernicus.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar pesë persona në hetimet për zjarret që kanë shkatërruar dhjetëra banesa në rrethet Aveiro, Porto, Vila Real, Braga, Viseu dhe Coimbra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Portugalia shpall Ditën Kombëtare të Zisë në nder të viktimave nga zjarret masive appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli lë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara

By: Fia Nelaj

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi Lorenc Kostën.

Efektivi kishte kĂ«rkuar nĂ« Apel pĂ«r zbutjen e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “arrest nĂ« burg” nĂ« “arrest shtĂ«pie”, por Apeli vendosi ta refuzojĂ«.

Ngjarje, ku mbeti i palgosur Kosta, ka ndodhur rreth orĂ«s 14:00 tĂ« datĂ«s 19 gusht 2024 nĂ« zonĂ«n e “KomunĂ«s sĂ« Parisit”.

Goxhara qëlloi me 5 plumba drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta, pasi ky i fundit dyshohet se kishte lidhje intime me bashkëshorten e ish-efektivit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli lë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara appeared first on Euronews Albania.

Emri| Në kërkim për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari

By: Fia Nelaj

Një 46 vjeçar nga Kruja është ekstraduar drejt Italisë këtë të shtunë, pasi ishte dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r shtetasin Valentino Gjeloshi alias Nino Gjeloshi, i cili ishte ishte i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit nĂ« Firence, nĂ« vitin 2022, e ka dĂ«nuar me 9 vjet burgim pĂ«r veprĂ«n penale “Grabitje me armĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim.

Sipas parashikimit të Kosit Penal Italian, këtij shtetasi i kanë mbetur për trë vuajtur edhe 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emri| Në kërkim për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

I akuzuar për kultivim bimësh narkotike, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari (Emri)

By: Fia Nelaj

Një 53 vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi akuzohet se ka kultivuar 320 bimë narkotike cannabis sativa në vitin 2022, afër banesës së tij.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r shtetasin Erjon Haxhiu., i cili ishte banues nĂ« Milot dhe Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit TiranĂ« i caktoi masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” nĂ« 31 maj tĂ« vitit 2022.

Haxhiu akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I akuzuar për kultivim bimësh narkotike, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari (Emri) appeared first on Euronews Albania.

Sulmet me dronë rus në Ukrainë| Humb jetën një 12-vjeçar, dëmtohen 20 ndërtesa

By: Fia Nelaj

Një sulm rus gjatë natës vrau tre civilë në Ukrainën qendrore, ndërsa sulmet me dronë ukrainas detyruan Rusinë të evakuojë banorët e një fshati kufitar.

NjĂ« djalĂ« 12-vjeçar dhe dy gra tĂ« moshuara u vranĂ« nĂ« qytetin Kryvyi Rih nĂ« “njĂ« sulm tĂ« tmerrshĂ«m nĂ« mes tĂ« natĂ«s, kur qyteti ishte nĂ« gjumĂ«,” shkroi guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, nĂ« Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën në sulm, i cili gjithashtu shkatërroi dy ndërtesa dhe dëmtoi pjesërisht 20 të tjera.

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi pesë raketa ruse dhe 11 dronë gjatë natës së 21 shtatorit, sipas një deklarate nga Forcat Ajrore të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet me dronë rus në Ukrainë| Humb jetën një 12-vjeçar, dëmtohen 20 ndërtesa appeared first on Euronews Albania.

‘Diaspora nuk korruptohet!” Thirrja e aktivistit pĂ«r politikanĂ«t shqiptarĂ«

By: Fia Nelaj

Aktivisti Luan Halluli ishte në një lidhje direkte mëngjesin e kësaj të shtune në Euronews Weekend ku bëri edhe një thirrje për politikanët shqiptar sa i takon votës së diasporës.

Përmes kësaj thirrje, ai shprehu perceptimine tij sa i takon vendsomërisë së shqiptarëve që jetojnë jashtë për të mos u korruptuar në procesin zgjedhor të vitit që vjen dhe gjithashtu kërkesën e tyre që diaspora të mund të ketë përfaqësues në këto zgjedhje.

“ShumĂ« komplikacione do ketĂ«, nuk Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« se çfarĂ« do ndodhĂ«. Problemet e diasporĂ«s i ka ngrit diaspora, shoqata e avokatĂ«ve, shumĂ« federata dhe mezi e bĂ«n edhe kĂ«tĂ«. Ky rrugĂ«tim problematik do jetĂ«. I mblodhi kryetarĂ«t e bashkive ai kryeministri jonĂ« dhe ju tha bĂ«ni çmos se nuk i kemi mirĂ« punĂ«t, janĂ« 1 milionĂ« vota. Telefonatat nuk kanĂ« filluar tani, kanĂ« kohĂ«. Ne nuk korruptohemi shumĂ« lehtĂ«, nuk korruptohemi fare. Ne jemi pĂ«r drejtĂ«sid he kemi dĂ«shirĂ« tĂ« kemi pĂ«rfaqĂ«usesit tanĂ« aty, kemi djem e vajza qĂ« kanĂ« studjuara nĂ« gjithĂ« universitetet e EvropĂ«s, me kulturĂ«,” –tha Hallulli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Diaspora nuk korruptohet!” Thirrja e aktivistit pĂ«r politikanĂ«t shqiptarĂ« appeared first on Euronews Albania.

Iu gjet kanabis me vlerë 800 mijë $ në aeroport, arrestohet ish-lojtari i Arsenal

By: Fia Nelaj

Jay Emmanuel-Thomas, një futbollist që dikur luante për gjigantin e Premier League, Arsenal, është arrestuar pasi ju gjet kanabis me vlerë 795,300 dollarë në një aeroport britanik.

Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) tha të mërkurën se një burrë 33-vjeçar ishte arrestuar më herët atë mëngjes në Skoci, si i dyshuar për import kanabisi përmes aeroportit Stansted të Londrës.

Emmanuel-Thomas ishte deri të enjten duke luajtur për klubin skocez të nivelit të dytë Greenock Morton.

NĂ« njĂ« deklaratë tĂ« postuar nĂ« X , i njohur mĂ« parĂ« si Twitter, Greenock Morton tha tĂ« enjten se kishte ndĂ«rprerĂ« kontratĂ«n e Emmanuel-Thomas “me efekt tĂ« menjĂ«hershĂ«m”, duke shtuar se nuk do tĂ« bĂ«nte asnjĂ« koment tĂ« mĂ«tejshĂ«m mbi situatĂ«n.

Emmanuel-Thomas u dĂ«rgua nĂ« Carlisle nĂ« Angli pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje.

Ai u paraqit në gjykatë të enjten në Carlisle i akuzuar për importimin e drogave të klasës B. Lirimi i tij me kusht u refuzua dhe ai do të paraqitet \në Gjykatën e Kurorës së Carlisle më 18 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iu gjet kanabis me vlerë 800 mijë $ në aeroport, arrestohet ish-lojtari i Arsenal appeared first on Euronews Albania.

Derbi Partizani-Tirana| Policia njofton planin e masave, rrugët që do të bllokohen

By: Fia Nelaj

Policia e TiranĂ«s ka hartuar plan masash pĂ«r garantimin e rendit dhe sigurisĂ« para, gjatĂ« dhe pas zhvillimit tĂ« ndeshjes sĂ« futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, qĂ« do tĂ« zhvillohet ditĂ«n e sotme, nĂ« orĂ«n 20:00, nĂ« stadiumin “Air Albania”.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, pĂ«rreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqĂ«zimi me rrugĂ«n “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– LĂ«vizja e tifozĂ«ve tĂ« Partizanit do tĂ« bĂ«het nga kryqĂ«zimi i rrugĂ«s “Muhamet Gjollesha” me rrugĂ«n “Artan Lenja”, pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, rruga “Gjergj Filipi”(COIN) – stadium;

– LĂ«vizja e tifozĂ«ve tĂ« KF TiranĂ«s do tĂ« bĂ«het nga sheshi “SkĂ«nderbej”, bulevardi “DĂ«shmorĂ«t e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit rruga “Dervish Shima”, rruga “Sheh Ahmet Paza”- stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Derbi Partizani-Tirana| Policia njofton planin e masave, rrugët që do të bllokohen appeared first on Euronews Albania.

Japonia ngre alarmin pas përmbytjeve, 30 mijë njerëz evakuohen nga 2 qytete

By: Fia Nelaj

Deri në 30,000 njerëz në dy qytete në Japoninë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur.

Rreth 18,000 njerëz në qytetin e Wajima dhe 12,000 të tjerë në Suzu u është thënë të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, ishull Honshu.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (Jma) ka lëshuar një emergjencë me shi të dendur për disa pjesë të prefekturës.

Transmetuesi publik japonez NHK citoi zyrtarë qeveritarë të thoshin se 12 lumenj në prefekturë kishin thyer brigjet e tyre.

Ky rajon është ende duke u rikuperuar pas një tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.5 në ditën e Vitit të Ri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Japonia ngre alarmin pas përmbytjeve, 30 mijë njerëz evakuohen nga 2 qytete appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor

By: Fia Nelaj

Shkollat ​​nĂ« Nigeri do ta nisin vitin e ri akademik pothuajse njĂ« muaj me vonesĂ« pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura dhe pĂ«rmbytjeve.

Autoritetet kanë shtyrë datën e fillimit nga 2 në 28 tetor.

Gjatë javëve të fundit, vendi i Afrikës Perëndimore është goditur nga rrebeshe të shumta shiu, duke rezultuar në mbi 300 vdekje ose për shkak të mbytjes ose shembjes së ndërtesave.

Në qytetin qendror-jugor të Maradit, një nga zonat më të goditura, rreth 100 tenda janë ngritur për të akomoduar njerëzit në shkolla.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit raportoi se mbi 800,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Përveç përmbytjeve, ajo ka përjetuar edhe thatësira dhe dështime të të korrave vitet e fundit.

Shkencëtarët thonë se shumë ngjarje ekstreme të motit, duke përfshirë përmbytjet dhe thatësirën, po bëhen më të shpeshta dhe intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor appeared first on Euronews Albania.

Bruksel/ “Brezat e ardhshĂ«m do ta paguajnĂ«â€, qindra aktivistĂ« protestojnĂ« pĂ«r klimĂ«n

By: Fia Nelaj

Qindra aktivistĂ« protestuan tĂ« premten nĂ« Bruksel pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar “klimĂ« dhe drejtĂ«si sociale”.

Hana, nĂ« emĂ«r tĂ« Youth for Climate, tha se grupi doli nĂ« rrugĂ« pĂ«r t’u treguar njerĂ«zve se klima Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se kurrĂ«.

Ajo vuri nĂ« dukje se demonstruesit duan qĂ« njerĂ«zit, veçanĂ«risht politikĂ«bĂ«rĂ«sit t’i japin pĂ«rparĂ«si ndryshimit tĂ« klimĂ«s.

Dirk Van Esbroeck, nga grupi Gjyshërit për Klimën, tha se protestuesit duan të vendosin klimën në axhendën politike përpara zgjedhjeve lokale muajin e ardhshëm në Belgjikë.

Klimatologu belg Jean-Pascal van Ypersele mori pjesë dhe tha se klima dhe biodiversiteti, së bashku me çështje të tjera mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duhet të kenë vërtet më shumë vëmendje.

“NĂ«se njerĂ«zit nuk u kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« vĂ«mendje kĂ«tyre problemeve, gjeneratat e ardhshme do tĂ« paguajnĂ« çmimin,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bruksel/ “Brezat e ardhshĂ«m do ta paguajnĂ«â€, qindra aktivistĂ« protestojnĂ« pĂ«r klimĂ«n appeared first on Euronews Albania.

Sulmet izraelite në Liban| Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledh seancë urgjente

By: Fia Nelaj

Këshilli i Sigurimit i OKB-së  thirri një seancë urgjente të premten në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse të pagerëve dhe pajisjeve radio në Liban.

Shefja e Çështjeve Politike tĂ« OKB-sĂ«, Rosemary DiCarlo, e quajti shkĂ«mbimin e zjarrit midis Hezbollahut dhe ushtrisĂ« izraelite njĂ« “shkelje tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« armiqĂ«sive dhe shkelje tĂ« rezolutĂ«s 1701”.

“Rreziku i zgjerimit tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« kĂ«tij cikli dhune Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht serioz dhe pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« madh pĂ«r stabilitetin e Libanit, Izraelit dhe tĂ« gjithĂ« rajonit”, tha DiCarlo nĂ« seancĂ«n, e cila u kĂ«rkua nga Algjeria.

DiCarlo vuri nĂ« dukje se “lufta shkatĂ«rruese nĂ« Gaza vazhdon”, duke i bĂ«rĂ« jehonĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« Sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Antonio Guterres pĂ«r armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe lirimin e pengjeve nĂ« Gaza.

Duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se “nuk Ă«shtĂ« tepĂ«r vonĂ« pĂ«r tĂ« shmangur” “shkatĂ«rrime dhe vuajtje” tĂ« mĂ«tejshme, DiCarlo kĂ«rkoi qĂ« diplomacia tĂ« pĂ«rdoret pa vonesĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet izraelite në Liban| Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledh seancë urgjente appeared first on Euronews Albania.

Sondazhi: Ja pse të rinjtë po i drejtohen TikTok-ut për këshilla karriere

By: Fia Nelaj

Me rritjen eksponenciale të platformave të mediave sociale si TikTok, X (i njohur më parë si Twitter), Instagram dhe YouTube, gjenerata Z po i drejtohet gjithnjë e më shumë atyre për këshilla për karrierën.

Midis tyre, TikTok është shfaqur si një platformë popullore për këshilla për karrierën, duke krijuar një vend të veçantë #CareerTok. Sipas një studimi të EduBirdie të vitit 2023, 70% e GenZers(gjenrata Z) të anketuar iu drejtuan TikTok për këshilla për karrierë, me 19% që zbuluan se ishte burimi i tyre kryesor i këshillave për karrierën.

Hashtags si #Careers, #careertips, #jobsearchtips dhe #careersadvice ishin disa nga më të njohurit, me të tjerë si #worklife, #dreamjob, #Jobinterview dhe #Internship gjithashtu që kanë një numër të madh krijimesh.

Një numër i konsiderueshëm i GenZers i drejtohen TikTok pasi platforma është e shpejtë dhe falas.

Kjo u lejon atyre me shpresë të kenë akses në këshilla të ekspertëve në atë që ata e shohin si një treg pune gjithnjë e më konkurrues në të gjithë botën.

Rreth 46% e GenZers nga sondazhi EduBirdie zbuluan se TikTok ndikoi në zgjedhjen e tyre të profesionit, ndërsa 48% thanë se i kishte ndihmuar në një farë mënyre karrierën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sondazhi: Ja pse të rinjtë po i drejtohen TikTok-ut për këshilla karriere appeared first on Euronews Albania.

Përse maqedonasit i duan serbët? E zbulon analisti

By: Fia Nelaj

Analisti Arben Ratkoceri ishte në një lidhje direkte këtë të premte në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, për të analizuar ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe njëkoshësisht edhe në Serbi.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ashtu si Rusia ka shtrirë tentakulat e saj në ish-republikat sovjetike, por edhe vendet e Ballkanit, të njëjtën gjë po edhe Serbuia me Maqedoninë e Veriut.

Sipas analistit sondazhet kanë treguar se vetë populli maqedonas është shprehur se ndjen afërsi më tepër me popullin rus dhe atë serb, kjo për shkak të kontrollit që Serbia ka vendosur aty, duke shfrytëzuar poltika të buta edhe të anës kulturore.

“Bota serbĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kopje e politikĂ«s ruse, karshi ish-republikave sovjetike, ku Rusia ka influencĂ«n e saj nĂ« bazĂ«s tĂ« jo vetĂ«m pikĂ«pamjeve kulturore, por edhe tĂ« pakicĂ«s ruse, e cila Ă«shtĂ« e shpĂ«rndarĂ« nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« ish-republikave tĂ« Bashkimit Sovjetik. I njĂ«jti sistem Ă«shtĂ« edhe nga Serbia. Ne e dimĂ« ndikim e SerbisĂ« nĂ« Bosnje-HercegovinĂ« pĂ«rmes republikĂ«s Serbska, sĂ« fundmi pĂ«rmes ndryshimeve nĂ« qeveri me ndihmĂ«n e zotit Abazoviç. NĂ« ksovĂ« kanĂ« ushtruar kontroll pĂ«rmes veriut tĂ« KosovĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« Maqedoni pĂ«rmes politikave tĂ« buta dhe anĂ«s kulturore tĂ« komunitet maqedonas qĂ« Ă«shtĂ« e lidhur me popullin serb. NĂ« Maqedoni tĂ« gjitha sondazhet tregojnĂ« qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« afĂ«rt me popullin serb dhe rus,” –u shpreh Ratkoceri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përse maqedonasit i duan serbët? E zbulon analisti appeared first on Euronews Albania.

❌