Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në kërkim për drogë e grabitje me armë, 2 të ekstraduar drejt Shqipërisë e Italisë

By: rom ario

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë ekstraduar dy persona.

Erjon Haxhiu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

53-vjeçari akuzohet se ka kultivuar në Milot në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në maj të vitit 2022.

Gjykata e Apelit Tiranë Haxhiut i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në kuadër të operacionit “Para drejtësisë” 53-vjeçari u ekstradua nga Italia në Shqipëri dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërsa një 46-vjeçar banues në Krujë u ekstradua drejt Italisë.

Valentino Gjeloshi alias Nino Gjeloshi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022 e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim.

46-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim për drogë e grabitje me armë, 2 të ekstraduar drejt Shqipërisë e Italisë appeared first on Euronews Albania.

Italia sjell të akuzuarin për kultivim droge, Tirana nis të dënuarin për grabitje me armë

By: Ela

Policia e Shtetit konfirmoi sot dy operacionet e kryera në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë. I pari u soll në pranga nga Italia prej Interpol Romës Erjon Haxhiu, 53 vjeç, nga Miloti, që akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike kanabisi afër banesës së tij në vitin 2022. Më pas agjentët shqiptarë përcollën drejt vendit fqinj […]

The post Italia sjell të akuzuarin për kultivim droge, Tirana nis të dënuarin për grabitje me armë appeared first on BoldNews.al.

Emri| Në kërkim për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari

By: Fia Nelaj

Një 46 vjeçar nga Kruja është ekstraduar drejt Italisë këtë të shtunë, pasi ishte dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për shtetasin Valentino Gjeloshi alias Nino Gjeloshi, i cili ishte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas parashikimit të Kosit Penal Italian, këtij shtetasi i kanë mbetur për trë vuajtur edhe 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emri| Në kërkim për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

❌