Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekonomisti sjell bukë, djath e domate në studio: Kaq është rritja e pensionit!

By: Fia Nelaj

Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht bashkëthemeluesi i Nismës “Thurrje”, Pano Soko ishte i ftuar në Euronews Weekend për të diskutuar rreth rritjes së pensioneve me 4.1%.

Ajo që spikati ishte forma me të cilën Soko nisi fjalën e tij, ku mbi tavolinën e studios vendosi një qese, e cila brenda kishte 3 domate, djath dhe bukë, gjest përmes të cilit, eksperti ironizoi vendimin e qeverisë lidhur me rritjen e pensionit të të moshuarve.

“E di çka bërë qeveria? Kjo është rritja e pensionit në një muaj(tregon 3 produktetet e ushqimit). Pra qeveria u mblodh në një muaj dhe arriti në kokluzionin se pensionistëve duhet t’ju japin kaq. Rritja në një ditë përkon me një të katërtën e fetës së bukës, pak gramë djath dhe 5 kafshata domate. Kjo është rritja që ata të mund të hanë bukë,” –u shpreh Soko, teksa fliste tregonte ushqimet në tavolinë.

Sipas tij, përveç vlerës shumë të ulët të një pensioni, ajo çka është e padrejtë lidhet me vlerën e ndryshme të pensioneve nga fshati në qytet, duke bërë një diferencim të madh me një pensionisti që jeton në fshat dhe një pensionisti në qytet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekonomisti sjell bukë, djath e domate në studio: Kaq është rritja e pensionit! appeared first on Euronews Albania.

Raporti ‘konfidencial’: Banka e Shqipërisë ‘printoi para’ për blerjen e Hotel Dajtit

By: Ola Xama

Shtatë vjet pas nisjes së punimeve për rikonstruksion dhe afro 1 dekadë e gjysmë pas blerjes së godinës ikonike të hotelit të famshëm “Dajti” në bulevardin qendror të Tiranës, Banka e Shqipërisë hapi dyert për të pritur punonjësit e saj në një ceremoni që kishte në fokus promovimin e turizimit. “Kam kënaqësinë t'ju uroj mirëseardhjen […]

The post Raporti ‘konfidencial’: Banka e Shqipërisë ‘printoi para’ për blerjen e Hotel Dajtit appeared first on Reporter.al.

Pakti për ‘listat e kryetarëve’ ngre shqetësime për zgjedhjet e vitit 2025

Deputetët e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike bashkuan kartonët jeshilë më 26 korrik në favor të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u lënë kryetarëve monopolin e përcaktimit të listave fituese të kandidatëve për deputetë. Pas një seance maratonë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 106 vota pro, asnjë abstenim dhe dy vota […]

The post Pakti për ‘listat e kryetarëve’ ngre shqetësime për zgjedhjet e vitit 2025 appeared first on Reporter.al.

❌