Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Noka në Peshkopi: Të protestojmë për një qeveri teknike

By: Ela

Deputeti demokrat Flamur Noka ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut, Xhelal Mziu dhe qytetarët. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se bashkimi i demokratëve do të rrisë fuqinë elektorale dhe bëri thirrje për të protestuar për të arritur një qeveri teknike. “Në […]

The post Noka në Peshkopi: Të protestojmë për një qeveri teknike appeared first on BoldNews.al.

Homazhe për Azem Hajdarin/ Flamur Noka: Revolta popullore po zien, s’ka rrugë tjetër, qeveri teknike për të shkuar në zgjedhje të lira

By: V K

Këtë të enjte, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas homazheve në ndër të Azem Hajdarit dha mesazhin se “regjimi do kurajo dhe përballje”.

Në një komunikim me gazetarët, ai u pyet për fillimin e lëvizjes politike që PD ka paralajmëruar.

Sipas tij, revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.

Sipas tij, ka vetëm një rrugë dhe ajo eshte qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Lëvizja fillon aty ky njerëzit janë. Ne jemi duke lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Nuk është çështje datash. Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.

Ka vetëm një rrugë që e kemi deklaruar, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në vitin 2025 të mos ketë votë të lira. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që edhe të jenë vend anëtar i NATO-s, edhe vota të kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës.

Kjo është jo çështje ditësh, është çështje që shtruar për diskutim para strukturave të partisë, ka marrë bekimin dhe ne rrugë tjetër nuk kemi, vetëm për t’u përballur dhe rrëzuar narkoregjimin e Edi Ramës dhe për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira”, tha Noka.

The post Homazhe për Azem Hajdarin/ Flamur Noka: Revolta popullore po zien, s’ka rrugë tjetër, qeveri teknike për të shkuar në zgjedhje të lira appeared first on Albeu.com.

❌