Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fitorja e radhës me goleadë, Bayern dominon Werder Bremen në transfertë (Video)

By: armand

Pas fitores 9-2 në Ligën e Kampioneve ndaj Feyenoord, Bayern Munich arrin një tjetër fitore të thellë, kësaj here në kampionat teksa mundën 0-5 Werder Bremen. Në minutën e 22-të, bavarezët “rrëmben” mjaft mirë një top, me Olise që zhbllokoi shifrat. Në të 30-tën, pas disa lëvizjesh shumë të bukur të Olise, ky i fund […]

The post Fitorja e radhës me goleadë, Bayern dominon Werder Bremen në transfertë (Video) appeared first on BoldNews.al.

Bayern München nuk di të ndalet, fiton 5-0 ndaj Werder Bremen. Mbajnë kreun e renditjes me 12 pikë

By: redi

Bayern München pas triumfit 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve, fituan 5-0 në kampionat ndaj Werder Bremen. Skuadra ishte dominuese në takimin e javës së katërt në Bundesligë. Olise zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Musiala dyfishoi shifrat në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori, me miqtë që shënuan edhe…

Source

Video/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise

By: user 2

Në javën e katërt të Bundesligës, Bayern Munich dominoi e fitoi 5-0 ndaj Werder Bremen, me Olise protagonist. Francezi është protagonisti i padiskutueshëm në formacionin bavarez, falë dy golave (23′ dhe 60′) dhe po aq asisteve: Musiala (32′) dhe Kane (57′) përfituan nga pasimet fituese nga ish-lojtari i Crystal Palace. Gnabry (65′) përfundoi shuplakën. Kështu pas 9-2 në Champions erdhi edhe goleada e radhës. Në ndeshjet e tjera, Freiburg gjithashtu bëri mirë (3-0 ndaj Heidenheim). Bochum dhe Kiel gjejnë pikët e para.

WERDER BREMEN 0-5 BAYERN MUNICH

Bayern Munich diktoi menjëherë ritmin e tyre dhe goditi traversën që në minutën e 8′ me Laimer. Më pas skuadra e Kompany zhbllokoi sfidën me Olise në minutën e 23′. Kane përfitoi nga një top i humbur i Werder Bremen dhe i dha francezit asistin për golin e parë. Ish-lojtari i Crystal Palace veçanërisht i frymëzuar, në minutën e 32′, i dhuroi Musiala topin për të bërë rezultatin 2-0, pasi uli përtokë dy mbrojtës në zonë me një lojë të shkëlqyer. Bayern dominoi gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa i lejoi diçka Bremen në fillimin e pjesës së dytë. Upamecano ishte spektakolar në mbylljen e krosimit të Weiser në minutën e 54′.

Megjithatë, ishte sërish Bayern ai që goditi befas. Aksion brilant në aksin Olise-Kane, me francezin që mori sërish rolin e asistuesit dhe ish-lojtarin e Tottenham që fiksoi trisin. Për Kane, ky ishte goli i 40 në Bundesligë. Asnjë anglez tjetër nuk ka bërë ndonjëherë më mirë. Skuadra e Kompany luan bukur dhe Olise shënoi pokerin bavarez në minutën e 60′, duke gjetur kështu dygolëshin pas dy asisteve. Kaluan vetëm pesë minuta të tjera dhe Gnabry bëri rezultatin 5-0, përpara se Kimmich të godiste traversën më vonë. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer nga Bayern Munich në startin e kampionatit. Bavarezët mbeten me pikë të plota pas katër javësh, duke kryesuar Bundesligën me 12 pikë. Werder Bremen ka ngecur në 5.

Bundesliga Germany

Bochum 2-2 Holstein Kiel
FC Heidenheim 0-3 Freiburg
Union Berlin 2-1 Hoffenheim
Werder Bremen 0-5 Bayern Munich

The post Video/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise appeared first on Lapsi.al.

❌