Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Bathore! E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij – EMRAT

By: Ela

Një e moshuar, banuese në Bathore, është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje. E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Murja është […]

The post E rëndë në Bathore! E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Nusja rrahu vjehrrën/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, djali nuk e çoi nënën në spital (FOTO)

By: V K

Nazmie Buci 82-vjeç e moshuara nga Shkodra, u dhunua fizikisht nga nusja e saj, 43-vjeçarja Elmira Buci.

Nusja, sipas dëshmisë së të moshuarës, e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82-vjeçarja.

Policia vendore e Shkodrës, ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia.

Djali i 82-vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time.

Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.

Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin…

Shtetasja Nazmie Buci e cila mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën jetonte prej afro 5 vitesh nga momenti kur djali i saj u martua me Elmira Bucin, e arrestuar nga policia e Shkodrës.

Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.

The post Nusja rrahu vjehrrën/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, djali nuk e çoi nënën në spital (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Shkodër/ Nusja rreh me bastun vjehrrën, djali e mban të mbyllur në shtëpi (EMRAT)

By: V K

Ditën e djeshme, një rast i rëndë dhune në familje u bë publik në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare, u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe.

Policia e Shkodrës, bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop.

82-vjeçarja e cila u dhunua nga nusja e djalit, u gjet nga fqinjët e gjakosur të cilët më pas e kanë dërguar në spital.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Elmira Buci dyshohet se e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi.

Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.

Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto akte mizore dhe për të siguruar drejtësi për të moshuarën.

Ky rast ka tronditur komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për veprime të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.

The post Shkodër/ Nusja rreh me bastun vjehrrën, djali e mban të mbyllur në shtëpi (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌