Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pasuritë e “5D”-së/ SPAK zbulon kontratat me shifra marramendëse, zbardhet skema: Lekët e korrupsionit me tenderat në Bashki kalonin në toka dhe apartamente private

By: V K

Në dosjen hetimore “5D”, zbardhen dhe disa kontrata të pasurive të blera përmes këtij aktiviteti.

Rezultojnë rreth 1 milionë e 100 mijë euro kontrata për blerje të apartamenteve, por dhe të trojeve. SPAK dyshon se paratë janë siguruar nga kompania që merrte tendera klienteliste.

Paratë e fituara në tendera të dyshimtë korruptive, shoqëria “5D” i ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Në dosje rezultojnë kontratat e lidhura me persona fizikë, apo shoqëri të tjera me qëllim blerjen e tyre edhe në Tiranë.

Asetet kanë kaluar në filtrin e prokurorisë, ku rezulton se “5D”-ja ka blerë nga Mustafa dhe Xhevahire Huta një sipërfaqe toke prej 40 metër katrorë me vlerën e 1.350.000 lekëve.

Një tjetër sipërfaqe toke e blerë nga shoqëria “VAS Konstruksion”, që më pas e ka ndryshuar emrin në “5 D” ndodhet në rrugën “Niko Avrami”.

Kontrata është lidhur nëpërmjet Anita Ulajt dhe me cilësinë e blerësit ka nënshkruar Ornela Qato, për një shumë prej 45.000.000 lekësh.

Nga Henri Kashari, është blerë një truall me sipërfaqe 425 metër katror me vlerën e 212.499 lekëve, truall me sipërfaqe 7349 metër katror, nga e cila ndërtesë me sipërfaqe 2100 metër katror kundrejt 130 mijë eurove, me palë shitësi Dhurata Plakun.

Një tjetër gjetje është edhe bashkëpunimi mes Selim Mollës, i cili ka blerë nga Vjollca Delijorgji një sipërfaqe prej 500.16 metër katrorë dhe çmimi është 380.000 mijë euro ku 180 mijë do të paguheshin menjëherë dhe të tjerat pas 6 muajsh.

Në tregun e blerjeve të pasurive të paluajtshme, është përfshirë edhe administratori Nestor Muhametllari.

Ky i fundit ka blerë nga Eriseld Xhaferri një apartament në shumën e 170.000 eurove, ku 120 mijë euro do të jepeshin brenda 7 ditëve dhe kësti i dytë do të paguhej nëpërmjet një kredie bankare.

Nga verifikimi i lëvizjeve të llogarisë bankare në llogarinë e Nestor Muhametllarit, rezulton një transfertë e ardhur nga shoqëria “5D”, me vlerën e 100 mijë eurove.

Nga kontrolli i banesës së Nestor Muhametllarit, hetuesit kanë zbuluar një kontratë me zyrën e “Remax” me blerës Andreina Muhametllarin dhe shitës Eriseld Xhaferrin.

Objekti i kontratës ishte pikërisht apartamenti në fjalë, ku çmimi i shitjes ishte rënë dakord për shumën 230 mijë euro.

The post Pasuritë e “5D”-së/ SPAK zbulon kontratat me shifra marramendëse, zbardhet skema: Lekët e korrupsionit me tenderat në Bashki kalonin në toka dhe apartamente private appeared first on Albeu.com.

Si u transfera Broja tek Everton, Fabrizo Romano zbulon detajet

By: V K

Atëherë kur gjithçka dukej e pamundur me Armando Brojën që po përgatitej të kalonte një pjesë sezoni si spektator te Chelsea, Everton plotësoi kushtet e klubit londinez, paraqiti ofertën e duhur, dokumentacionin e përshtatshëm, duke bërë zyrtarare transferimin e sulmuesit kuqezi në orët e vona të mbrëmjes.

Fabrizo Romano, gazetari i njohur, ka zbuluar edhe detajet e këtij transferimi që vjen si një bekim për Brojën dhe për tifozët kuqezi.

Broja transferohet në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni me të drejtë blerje në fund të vit për 30 milionë euro, pa asnjë detyrim tjetër.

Klubi i Chelsea, do të paguajë pagën e Brojës deri sa lojtari të jetë në gjendje të luajë, pas këtij momenti, paga e Brojës do të mbulohet nga klubi i Everton.

Në reagimin e tyre në rrjetet sociale, klubi i Everton, bëri me dije se Broja nuk është në gjendje të zbresë në fushë, pasi vuan një dëmtim dhe do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për t’u rikuperuar sa më shpejtë.

Ndërkohë, drejtori i Everton, Kevin Thelwell, u shpreh i lumtur për këtë transferim: “Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim Brojën në klub. Armando është një lojtar i ri, por që ka krijuar një eksperience mbresëlënëse. Ne jemi të bindur se Broja ka më shumë potencial për të shprehur”, u shpreh drejtori sportiv i Everton.

Pas Vitese, Southampton dhe Fulham, kjo është hera e katërt që Chelsea lë në huazim Brojën.

The post Si u transfera Broja tek Everton, Fabrizo Romano zbulon detajet appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli zbulon projektet e reja muzikore: Kam gati katër këngë, kush janë artistet me të cilat ai po bashkëpunon

By: V K

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se tashmë ka gati katër këngë.

Ai thotë se meqë po vjen shtatori me ndryshimin e kohës, do të vijnë edhe baladat.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, thotë se po vjen edhe një bashkëpunim me Teuta Selimin.

Për këtë, ai ka falenderuar Fifin që i ka shkruar tekstin dhe ka bërë muzikën e këtij projekti.

“Me ardhjen e shtatorit, vijnë edhe shirat. Po në të njëjtën kohë vijnë edhe baladat, unë i kam të mbaruara mbi katër këngë”, u shpreh ai, duke thënë “është një duet me Teuta Selimin, teksti Fifi, muzika 90 për qind Fifi dhjetë për qind unë”, shkruan ai.

Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një nga artistët më të preferuar të momentit.

The post Luiz Ejlli zbulon projektet e reja muzikore: Kam gati katër këngë, kush janë artistet me të cilat ai po bashkëpunon appeared first on Albeu.com.

❌