Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Broja zbarkon tek Evertoni, zbulohet numri që do të mbajë në fanellë

By: M C
12 September 2024 at 19:29

Armando Broja ndryshoi skuadër vetëm në orët e fundit të merkatos së verës, duke u larguar nga Chelsea për të kaluar tek Everton. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe madje prezantimi u bë disa ditë pas zyrtarizimit. Sulmuesi shqiptar është stërvitur intensivisht gjatë kësaj periudhe dhe po bëhet gati për të zbritur në fushë.

Klubi i Everton ka zbuluar së fundmi edhe numrin që do të mbajë Broja. Futbollisti 22-vjeçar, do të zbresë në fushë me numrin 22. Kujtojmë se Broja ishte fillimisht pjesë e listës së Silvinjos për ndeshet e Ligës së Kombeve, por për shkak të dëmtimit nuk u bashkua në grumbullim dhe në vendin e tij u mor Uzuni.

The post Broja zbarkon tek Evertoni, zbulohet numri që do të mbajë në fanellë appeared first on Albeu.com.

Broja kthehet në tifoz sot në “Air Albania”: Asllani do të bëj gol

By: M C
10 September 2024 at 20:53

Armando Broja ishte mungesa e madhe e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit, me sulmuesin kuqezi nuk ia doli dot për shkak dëmtimi. Gjithsesi, për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ai do të jetë tifozi numër një i kombëtares.

“Ishalla me fitore, kam ditëlindjen dhe do të ishte më e bukur me fitore. Kjo është shtëpia jonë, shpirti jonë me këta tifozë. Ishalla është ndeshje e bukur dhe lojtarët të luajnë për tifozët.

Shpresoj të jem gati në tetor, kam një dëmtim të vogël dhe mezi pres të rikthehem në ekip e të luaj për tifozët.

I kam takuar lojtarët, Uzunin, Mitajn, Bajramin, ishin të gëzuar dhe shpresoj të fitojnë sonte. Do ishte një dhuratë e bukur.

Më mungon të luaj në Air Albania, janë 2 vite nga hera e fundit. Kam shumë qejf të luaj për Kombëtaren, më jep një ndjenjë shumë të bukur. Mezi pres të rikthehem të luaj këtu.

Everton vendimi i duhur? Shans shumë i mirë për mua, jam huazuar edhe në Southampton ku bëra emër. Pas dëmtimeve mund të filloj sërish si përpara me gola.

Festë private pas fitores? Të shohim, kam folur me çunat. (Qesh) Sonte do jetë e vështirë, por Asllani më duket se do të bëj gol”, tha Broja.

The post Broja kthehet në tifoz sot në “Air Albania”: Asllani do të bëj gol appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Armando Broja prezantohet te Evertoni, bën shqiponjën

By: D Marku
5 September 2024 at 18:10

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares u prezantua te Evertoni. 22-vjeçari kalon në huazim nga Chelsea për një sezon, teksa Everton ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit për 30 milionë euro.

Sot Broja u prezantua zyrtarisht nga Everton, teksa nuk mungoi as ‘shqiponja‘. Për faqen e klubit ai tha se i pëlqen të vrapojë dhe të ndihmojë ekipin.

“Mendoj se jam një lojtar mjaft i shpejtë. Më pëlqen të vrapoj dhe të jem agresiv. Natyrisht, më pëlqen të shënoj gola dhe dua të ndihmoj skuadrën në maksimum“, tha Broja mes të tjerash.

Our newest arrival is here. Welcome, Armando Broja! 🤩 pic.twitter.com/i0eeFAEFrt

— Everton (@Everton) September 5, 2024

The post Zyrtare/ Armando Broja prezantohet te Evertoni, bën shqiponjën appeared first on Albeu.com.

Pas një viti bashkëjetesë, Armando Broja i jep fund lidhjes me influenceren angleze?

By: D Marku
31 August 2024 at 17:15

Futbollisti Armando Broja duket se i ka dhënë fund lidhjes 1-vjeçare me influenceren e njohur Xhej Alisa Uills, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas një viti bashkëjetesë duket se gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar mirë dhe dyshja ka vendosur që t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

Lajmet për një ndarje të mundshme të çiftit vijnë pasi Broja dhe Xhej nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale dhe po ashtu dyshja i kanë shijuar të ndarë pushimet.

Influencerja është parë me miqtë duke shijuar pushimet në Dubai, ku herë-herë nuk kanë munguar as fotot tejet sensuale “buzë” detit.

The post Pas një viti bashkëjetesë, Armando Broja i jep fund lidhjes me influenceren angleze? appeared first on Albeu.com.

Si u transfera Broja tek Everton, Fabrizo Romano zbulon detajet

By: V K
31 August 2024 at 11:16

Atëherë kur gjithçka dukej e pamundur me Armando Brojën që po përgatitej të kalonte një pjesë sezoni si spektator te Chelsea, Everton plotësoi kushtet e klubit londinez, paraqiti ofertën e duhur, dokumentacionin e përshtatshëm, duke bërë zyrtarare transferimin e sulmuesit kuqezi në orët e vona të mbrëmjes.

Fabrizo Romano, gazetari i njohur, ka zbuluar edhe detajet e këtij transferimi që vjen si një bekim për Brojën dhe për tifozët kuqezi.

Broja transferohet në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni me të drejtë blerje në fund të vit për 30 milionë euro, pa asnjë detyrim tjetër.

Klubi i Chelsea, do të paguajë pagën e Brojës deri sa lojtari të jetë në gjendje të luajë, pas këtij momenti, paga e Brojës do të mbulohet nga klubi i Everton.

Në reagimin e tyre në rrjetet sociale, klubi i Everton, bëri me dije se Broja nuk është në gjendje të zbresë në fushë, pasi vuan një dëmtim dhe do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për t’u rikuperuar sa më shpejtë.

Ndërkohë, drejtori i Everton, Kevin Thelwell, u shpreh i lumtur për këtë transferim: “Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim Brojën në klub. Armando është një lojtar i ri, por që ka krijuar një eksperience mbresëlënëse. Ne jemi të bindur se Broja ka më shumë potencial për të shprehur”, u shpreh drejtori sportiv i Everton.

Pas Vitese, Southampton dhe Fulham, kjo është hera e katërt që Chelsea lë në huazim Brojën.

The post Si u transfera Broja tek Everton, Fabrizo Romano zbulon detajet appeared first on Albeu.com.

Armando Broja mbetet në Premier League, huazohet në minutën e fundit tek Evertoni

By: V K
31 August 2024 at 08:30

Sulmuesi shqiptar Armando Broja, kalon nga Chelsea tek Everton në formë huazimi për një sezon. Kjo lëvizje ndodhi në minutën e fundit të afatit kalimtar, teksa po mbyllej zyrtarisht merkatoja e futbollit për këtë verë.

Marrëveshja përfshin opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme për shumën e 30 milionë stërlinave.

Drejtori i futbollit të Evertonit, Kevin Thelwell, tha: “Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, jemi shumë të kënaqur që kemi mundësinë ta marrim atë në klubin tonë. Armando është ende një lojtar i ri, por që ka krijuar tashmë përvojë mbresëlënëse. Po flasim për një sulmues që ne mendojmë se ka shumë më tepër potencial se sa ka treguar deri tani”.

Broja aktualisht ka një dëmtim në këmbë, që nuk do ta lejojë të luajë deri në tetor. Ipswich Town, ishte tërhequr më herët nga një marrëveshje e mundshme, pasi klubi debutues në Premier League refuzoi të pranonte kushtet e Chelsea, duke pasur parasysh sasinë e kohës për të cilën Broja ka të ngjarë të jetë jashtë fushës.

The post Armando Broja mbetet në Premier League, huazohet në minutën e fundit tek Evertoni appeared first on Albeu.com.

Broja te Ipswich, trajneri McKenna beson: Të mërkurën në mbrëmje…

By: admin
27 August 2024 at 17:43

Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna konfirmoi se klubi është ende në bisedime me Chelsean për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin Armando Broja.

“Armando, sigurisht që është një lojtar me të cilin kemi folur”, konfirmoi McKenna. “Mendoj se kjo është mjaft e njohur. Ka diskutime me Chelsea-n për momentin, por unë nuk kam qenë në dijeni të tyre në 24 orët e fundit”.

“Ka diskutime në vazhdim, kështu që ne do të shohim nëse është gjëja e duhur për klubet dhe lojtarin para të premtes. Përveç kësaj, nuk është e drejtë të flitet për ndonjë thashethem tjetër derisa diçka të konfirmohet”.

I pyetur nëse ishte optimist se Broja do të finalizohet, McKenna u përgjigj: “Unë jam optimist për të mërkurën mbrëma, të jem i sinqertë! Klubi do të punojë vërtet shumë për të qenë sa më i fortë që të jetë e mundur deri të premten në mbrëmje”.

The post Broja te Ipswich, trajneri McKenna beson: Të mërkurën në mbrëmje… appeared first on Albeu.com.

❌
❌