Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Qendra e sterilizimit nuk u vu në punë”/ ish-zv.ministri: Nuk jam në dijeni të memos së Manastirliut

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrepaj, i cili ndodhet në qeli për aferën e sterilizimit po dëshmon sot në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, pikërisht për këtë aferë. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zvministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, […]

The post “Qendra e sterilizimit nuk u vu në punë”/ ish-zv.ministri: Nuk jam në dijeni të memos së Manastirliut appeared first on BoldNews.al.

Pengmarrja e diplomave për studentët e Mjekësisë/ Vokshi: Projektligj antikushtetues, bie ndesh me lirinë dhe të drejtat

By: V K

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësinë, deputetja demokrate Albana Vokshi, ka deklaruar se nëse komisioni e kalon ligjin për mbajtjen peng të diplomave për studentët e Mjeksisë, në ditën më të parë që opozita do të jetë në pushtet do ta rrëzojë.

Vokshi shprehet se janë për liri jo për mbajtje peng të të rinjve dhe të të ardhmes së tyre.

“Ky projektligj është antikushtetues dhe bie ndesh me lirine dhe të drejtat, me lirinë e levizjes, dhe me lirinë e zgjedhjes”,– tha Vokshi.

Gjithashtu, Vokshi u shpreh se fjala e Edi Ramës del mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse ju e kaloni këtë ligj në seance zonja Spahiu, në ditën më të parë që ne do të jemi në pushtet do ta rrëzojmë. Në jemi për liri dhe jo për mbajtje peng të të rinjve dhe të të ardhmes së tyre, edhe ky projektligj që na kanë sjellë kolegët deputetë, është antikushtetues dhe bie ndesh me lirine dhe të drjtat, me lirinë e levizjes, me lirinë e zgjedhjes.

Së dyti, se na keni konfuzuar pak me këtë punën e reformës në drejtësi, vendimeve të gjykatës kushtetuese, të dyja koleget, dhe zonja Gjoni dhe zonja Felaj na thanë që janëe detyruese vendimet e gjykatës kushtetuese.

Jnaë 9 vendime të gjykatës kushtetuese që nuk po i zbatoni, na sollët këtë me urgjencë të madhe, pa i pyetur fare studentët .

Na sillni këtë dhe thoni duhet zbatuam, nuk e zbatuat, e hodhët poshte me votën tuaj vendimin e gjykatës kushtetuese, thatë do shkojmë të pyesim Venecian. Pra grupi parlamentar doli mbi gjykatën kushtetuese, fjala e Edi Ramës doli mbi gjykatën kshtetuese, njejtë për vendimin për profesionet e lira. Ore ku është ai vendim i gjykatës kushtetuese di të më thotë zonja Gjonaj përse nuk zbatohet ai vendim?

Propozimet që keni sjellë, prap e mbajnë peng studentin, po mos bëni atë që nuk do ta bënit për fëmijët tuaj. A do e bënit këtë ligj për fëmijët tuaj, jo nuk do ta bënit, sepse fëmijët tuaj nuk studiojnë këtu fare. Ju i çoni jashtë, edhe shumë mirë bëni. I çoni jashtë sepse nuk do ja mbanit peng juve të ardhmen fëmijëve tuaj.

Bëjeni edhe për infermierët, mbajani peng diplomat, most ë ikin, bëjeni për stomatologët, bëjeni edhe për IT-t, a e dini që ikin cdo ditë inxhinierë, IT-t ikin tek vendet nordike sepse ka kërkesë pafund, bëjeni edhe për ata, shtrëngojeni për të gjithë, riktheni internimet si në kohën e komunizmit.

Riktheni ligjin për internimin, internojini këtu të rinjtë, mbajini këtu peng dioplomat e të gjithëve, na riktheni edhe komunizmin sepse kështu po e bëni.

Edhe me ketë ligj, edhe 100 ligje të sillni, nuk e kufizoni dot lirinë e të rinjve, nuk imbani dot peng këtu. Po e them edhe njëhere, mos bëni për fëmijët e të tjerëve atë që sdo e bënit për fëmijët tuaj”,- shprehet Vokshi.

The post Pengmarrja e diplomave për studentët e Mjekësisë/ Vokshi: Projektligj antikushtetues, bie ndesh me lirinë dhe të drejtat appeared first on Albeu.com.

Komisioni hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Vokshi: U dha për koncensionarin pa qira 700 metër katror ambient në QSUT

By: D Marku

Sot u zhvillua seanca e parë e sesionit të ri parlamentar e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi atë të Sterilizimit dhe Check Up.

Sot në këtë komision do të dëshmojnë disa ish-drejtues të QSUT-së. I pari që ishte thirrur për koncesionin e Sterilizimit si dëshmitar, ishte ish-drejtori i QSUT-së Enekel Joti.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka pyetur Jotin për raportin e KLSH-së në 2019-ën ku thuhet se ambienti prej 700 metrash katrorë i ishte vënë koncesionarit në QSUT për të bërë procesin e sterilizimit pa marrë pagesë qiraje mujore.

Albana Vokshi: Cilat investime ishin bërë nga koncesionari?

Enkelejd Joti: Ne monitoronim zbatimin e pikave që kanë pasur në kontratë për t’i dhënë shërbim QSUT.

Albana Vokshi: I referohem njërit prej auditimeve të bëra në QSUT nga ju kur ishit kreu i KLSH në 2019-ën. Janë bërë një sërë vërejtjesh, po ashtu ka qenë gjetje e KLSH se ju i keni dhënë koncesionarit më shumë se 700 metra katrorë pa qira. A keni marrë ju masat e duhura për zbatimin e rekomandimit të KLSH?

Enkelejd Joti: Nuk e di a e keni marrë kontrollin e KLSH për zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Dhënia pa qira ka qenë e përcaktuar në kontratë. Gjetja e KLSH ka qenë që ministria e Shëndetësisë të rishikojë mundësinë e futjes së qirasë. Kjo ka qenë detyrë e ministrisë.

Albana Vokshi: Në cilin nen të kontratës parashikohet që lihet falas?

Enkelejd Joti: Nëse më lini kohë mund të pyes sepse nuk isha i përgatitur për këtë gjë.

Albana Vokshi: Jeni thirrur për koncesionin e sterilizimit. Për këtë do bëheshin të gjitha pyetjet jo për gjëra të tjera. Në cilin nen thuhet që QSUT duhet të lërë falas në dispozicion të koncesionarit këtë ambient prej 700 metrash katrorë? Sepse unë nuk e kam lexuar një gjë të tillë.

Enkelejd Joti: KLSH rekomandoi që kontrata e qirasë duhet të paguhet nga koncesionari, e ka lënë detyrë te drejtori që duhet ta raportonte tek ministria dhe kjo gjë ka ndodhur.

Albana Vokshi: Është gjetur shkelje dhënia pa qira për kryerjen e procedurave të sterilizimit pajisjeve mjekësore. Ndërkohë ambientet janë të QSUT apo spitaleve të tjera.

Joti tha se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e ministrisë së Shëndetësisë mbi këtë gjetje të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në diskutime Vokshi tha se dhënia e ambientit pa pagesë qiraje është dëm për buxhetin e shtetit.

The post Komisioni hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Vokshi: U dha për koncensionarin pa qira 700 metër katror ambient në QSUT appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Albana Vokshit: Hiqet nga rimbursimi ilaçi i pensionistëve

By: V K

Me anë të nje statusi në rrjeitn social “Facebook”, deputetja e PDAlbana Vokshi, ka denoncuar rastin mbi ilaçin Xarelto, te cilin që nga data 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë.

Vokshi shkraun se Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë), ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet ta paguajë.

Ndërsa alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi, e cila zotërohet në përqindje të madhe nga Vilma Nushi, e cila sipas jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…

Statusi i plotë i Vokshit:

se u vonua 4 vjet #LBR – Lista e Barnave të Rimbursueshme 2024???
#Klientelizëm, për të cuar më shumë para në disa xhepa në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Dje mora një mesazh nga një qytetar për heqen e #Xareltos nga alternativë e parë (pra e rimbursueshme 100%). Prej dt 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë…

Pasi u interesova mësova që:

Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë) ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet tl paguajë tashmë;

Alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi.

Trimedi zotërohet në % të madhe nga #Vilma #Nushi, e cila jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…

Babëzia ju ka errur sytë!!

Më poshtë mesazhi i qytetarit :

“E nderuar zonja depudete albana jam nje qytetar qe po ju shkruaj me qe jeni kryetare ekomisionit te shendetesis per nje problem me ilacet e rimbursara mqe jam i smundje krdiovaskular dhe kame 7 vite qe perfioj ilacin me 3 diagnoza xtarlto kesaj rralle e kane heq nga rimbursim si mundmi te veprojm me qejemi me nje pencion minimal ju lutemi ngijen zerin ne komision per te zhdukur ket far te keqe qe po na zen frymen.Pershendetje”

The post Denoncimi i Albana Vokshit: Hiqet nga rimbursimi ilaçi i pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncoi të premten në një konferencë për shtyp mungesën e barnave dhe kurave në Spitalin Onkologjik në QSUNT, duke e cilësuar menaxhimin e këtij sektori nga qeveria si vrasje me dashje. “Vazhdojnë mungesat në disa medikamente, në disa kura,” tha Vokshi, ndërsa shtoi se “vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe […]

The post Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT appeared first on Reporter.al.

❌