Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gastriti dhe simptomat e tij| Mjekja Dollenberg: Djegie stoamku, refluks në mëngjes

By: Fia Nelaj

Gastriti, inflamacioni i mukozës së stomakut ose thënë ndryshe shtresës që vesh stomakun, ishte tema e sotme që u diskutua në Euronews Weekend me gazetaren Greta Topjana.

Për të shpjeguar faktorët që ndikojnë dhe atë çka e bën më të përhapur, analizës ju shtua në një lidhje live mjekja Aurora Meta-Dollenberg, nga Gjermania.

“Ka qenë me kërkesë të një pacienteje shqiptare që të xhirohej ajo video për t’ju përgjigjur qindra pyetjeve që lidhen me këtë temë. Gëzohem që këtë temë po e trajtojmë në mëngjes, pjesë e ditës ku gastriti paraqitet më shumë, me dhimbjen në pjesën e sipërme të barkut, me djegie, me refluks sidomos të cilat priren që të kalojnë në pjesën e sipërme të ezofagut. Pse mëngjesi? Acarimi i mukozova të brendshmë të stomakut ndodh në mëngjes sepse 90% e pacientëve që janë më gastrit vuajnë edhe nga stresi. Dimë që nga ora 5 e mëngjesit rritet niveli i kortizonit dhe në momentin që niveli i kortizonit rritet ne mund të zgjohemi. Disa pacientë kanë rritje shumë të lartë të kortizonit duke bërë që organet e ndjeshme si stomaku dhe orrët të prodhojnë nivel trë lartë aciditeti, që më pas shkaktopjnë edhe gastritin,” –shpjegoi doktoresha.

Sipas saj, një formë për të shmangur simptomat e gastritit është shamngia e përdorimit të disa erëza si piperi ose i ushqimeve pikante, konsumimi në nivel të lartë i të cilave rrit nivelin e aciditetit në stomak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gastriti dhe simptomat e tij| Mjekja Dollenberg: Djegie stoamku, refluks në mëngjes appeared first on Euronews Albania.

Si të parandalojmë një arrest kardiak? Mjekja nga Gjermania tregon hapat që duhet të ndjekim

By: redi

Humbja e jetës së Gerti Bogdanit nga një arrest kardiak, ka shtuar diskutimet nëse mund të parandalohet dhe si një arrest kardiak. Doktoresha Aurora Dollenberg nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, ka komentuar fenomenin e arresteve kardiake. Dollenberg e cila jeton dhe punon në Gjermani, tha se arrestet kardiake fatkeqësisht mund t’i bien çdokujt, por se ka disa këshilla…

Source

❌