Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Jozefina Topalli me bleu ilaçet e gruas!”-Fotografi rrëfen situatën e vështirë

Këtë javë në “Profil” gazetarja Greta Topjana ju sjell historinë e Agim Ramës, fotografit që në thuajse tre dekada ka kapur me aparatin e tij të gjitha momentet pikante brenda parlamentit shqiptar…

Në “lenten” e tij kanë kaluar politikanë nga të gjitha ngjyrimet dhe për secilin ka një histori për të treguar.

Mes tyre ai ka treguar një histori për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topallin. Sipas tij ajo ka qenë një grua e fuqishme në Partinë Demokratike, por përveç kësaj ai ka pasur një histori më personale, në të cilën ish-kryeparlamentarja dhe ish-kryeministri Berisha e ndihmuan për të  marrë ilaçet e gruas e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Për mua ka qenë grua e fuqishme te Partia Demokratike. Me të pata sikletin që mu sëmur gruaja, e më vdiq pas 3 vitesh. Ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë. Ishte një ilaç, ishte pothuajse drogë, vinte me leje kufiri. Unë i shkruajta Jozefinës dhe doktorit, ishte kryeministër Sali Berisha dhe ma sollën ata, bënte 5 milionë për 4 muaj ai ilaçi. Aq shumë më ndihmuan. Por ajo nuk e mori veten”,-u shpreh fotografi Rama.


LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jozefina Topalli me bleu ilaçet e gruas!”-Fotografi rrëfen situatën e vështirë appeared first on Euronews Albania.

“Fatos Nano gaboi, ja dha pushtetin Berishës!”- Rrëfehet fotografi i tij Agim Rama

Këtë javë në “Profil” gazetarja Greta Topjana ju sjell historinë e Agim Ramës, fotografit që në thuajse tre dekada ka kapur me aparatin e tij të gjitha momentet pikante brenda Parlamentit Shqiptar…

Në “lenten” e tij kanë kaluar politikanë nga të gjitha ngjyrimet dhe për secilin ka një histori për të treguar. Në “Profil” ai ka rrëfyer “sekretet” e parlamentit dhe karrierës së tij nga trazirat e 97-tës, krijimi i firmave piramidale dhe ndryshimi i liderëve politikë pa doreza.

Fotografi gjatë intervistës ka kujtuar edhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Ai tha se Nano ishte kthyer në një mit, pasi njerëzit e përmendnin kudo, megjithatë ai nuk ngurron të thotë se ish-kryeministri ka bërë një gabim, pasi sipas tij ai e lejoi që Berisha të fitonte zgjedhjet në vitin 2005.

“Fatos Nanon e kam njohur nëpërmjet zhurmës që bënin. Se njerëzit e bën mit kudo thoshin Fatos Nano. Për mua ishte njeri shumë i mirë se mua më donte fort. Por për mua gaboi se ia dha vetë pushtetin Berishës. Sepse të pësosh gjithë atë që pësoi Berisha në ’97 dhe ’98 dhe të vinte prap në pushtet pa ndihmën e mazhorancës, nuk kishte shanse. Fatosit nuk i falet ajo!”-tha fotografi Rama.

The post “Fatos Nano gaboi, ja dha pushtetin Berishës!”- Rrëfehet fotografi i tij Agim Rama appeared first on Euronews Albania.

❌