“Jozefina Topalli me bleu ilaçet e gruas!”-Fotografi rrëfen situatën e vështirë
Këtë javë në “Profil” gazetarja Greta Topjana ju sjell historinë e Agim Ramës, fotografit që në thuajse tre dekada ka kapur me aparatin e tij të gjitha momentet pikante brenda parlamentit shqiptar…
Në “lenten” e tij kanë kaluar politikanë nga të gjitha ngjyrimet dhe për secilin ka një histori për të treguar.
Mes tyre ai ka treguar një histori për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topallin. Sipas tij ajo ka qenë një grua e fuqishme në Partinë Demokratike, por përveç kësaj ai ka pasur një histori më personale, në të cilën ish-kryeparlamentarja dhe ish-kryeministri Berisha e ndihmuan për të marrë ilaçet e gruas e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Për mua ka qenë grua e fuqishme te Partia Demokratike. Me të pata sikletin që mu sëmur gruaja, e më vdiq pas 3 vitesh. Ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë. Ishte një ilaç, ishte pothuajse drogë, vinte me leje kufiri. Unë i shkruajta Jozefinës dhe doktorit, ishte kryeministër Sali Berisha dhe ma sollën ata, bënte 5 milionë për 4 muaj ai ilaçi. Aq shumë më ndihmuan. Por ajo nuk e mori veten”,-u shpreh fotografi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Fatos Nano gaboi, ja dha pushtetin Berishës!”- Rrëfehet fotografi i tij Agim Rama
- “E rrëzuat Ramën, rrini te sheshi hani fara!” Agima Rama tregon bisedën me opozitën
The post “Jozefina Topalli me bleu ilaçet e gruas!”-Fotografi rrëfen situatën e vështirë appeared first on Euronews Albania.