Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nga tenor përfundove në dasmaxhi”- Armaldo Kllogjeri reagon ashpër ndaj disa komenteve dhe bën deklaratë të fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas…

Tenori Armaldo Kllogjeri dhe njëkohësisht ish-banor i BBVIP 2 ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që janë bërë në drejtim të tij, duke i thënë se “përfundove nga tenor në dasmaxhi”. Kjo e ka irrituar maestron, i cili me anë të një videomesazhi thotë se “nuk i ka bërë keq askujt”. Nuk ka asnjë problem

“Nga tenor në dasmaxhi”/ Komentet fyese, Armaldo: Më lanë në rrugë me dy fëmijë

By: gaze tare

Të gjithë e njohim Armaldo Kllogjerin si “Maestro”. Tenori u bë i famshëm nga pjesmarrja në “Big brother Vip Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut me karakterin e tij.

Por pas mbarimit të këtij formati për Armaldon një tenor me karrierë të gjatë në vendin tonë, si duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu si dhe ai priste. Ai zbuloi në atë kohë se Teatri i Operas dhe Baletit e hoqi nga puna e se kishte nisur një proces gjyqësor me to, për të kundërshtuar vendimin.

Ndërsa për komentet e personave në lidhje me faktin se Armaldo ka nisur duke kënduar nëpër dasma, ish-banori i Big Brother Vip shprehet kështu:

Kjo video është përpjesën tjetër që komunikon dhe komenton në një mënyrë tallëse ‘o i shkreti ti, o i mjeri ti ku ke përfunduar, o ça të gjeti ty, o tu prish karriera ty, por si ka mundësi nga një tenor ti përfundove në një dasmazhi?’Por mir m kam një pyetje unë për ju kujt i kam hyrë në hak unë, kujt i kam bërë keq që me zërin tim shkoj nëpër familje të nderuara për të performuar dhe kënduar, për ta bërë gëzimin sa më të bukur.

Kujt i kam hyrë në hak? Apo s’ka problem ky le të rrijë pa punë, le të rrijë pa bukë, le t’i mbajë kalamajtë dynjaja, jo ti mbajë vetë. Ore zotërinj ja u kam thënë njëherë që jam në gjyq.

Po ja ku po ja u them sot kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar bigu më hoqi nga puna në mënyrë të rrufeshme, pa ju dridhur qerpikut fare, pa menduar që ky person ka kontribuar 20 vjet dhe teatri pa vënë llogjikën në punë më lë në rrugë me dy fëmijë, me nuse shtatzënë dhe një vajzë të mitur. Është e pabesueshme, por ja u them që ta besoni. Megjithatë unë kam lënë drejtësinë e cila të marrë vendimin e duhur për rastin tim”, thotë Armaldo në videon e publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”.

The post “Nga tenor në dasmaxhi”/ Komentet fyese, Armaldo: Më lanë në rrugë me dy fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO)

By: V K

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 2”, Armaldo Kllogjeri, ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale.

Këngëtari duke iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare.

Ai shtoi më tej, se Teatrin e Operas dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

The post Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌