Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 September 2024Main stream

Deklarata e Rashiç për institucionet arsimore në Kosovë, reagon Petkoviç

15 September 2024 at 09:54

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka “njoftuar për pushtimin” e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe nga autoritetet e Kosovës, duke shtuar se roli i tij në Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, është të jetë “udhëheqës” dhe “megafon”.

“Rashiç po kontribuon në fushatën e përditshme antiserbe, e cila synon një Kosovë dhe Metohi të pastër etnikisht, pa serbë, të cilët Kurti dëshiron t’i lërë pa spitale dhe shkolla, mjekësi dhe tekste shkollore dhe në këtë mënyrë të shkaktojë një katastrofë humanitare”, thuhet në reagimin e Petkoviçit lidhur me deklaratën që Rashiç dha për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo, në deklaratën e tij, Rashiç nuk ka “njoftuar” për pushtimin e spitaleve dhe shkollave që funksionojnë në zonat ku jetojnë serbët në Kosovë, dhe funksionojnë në bazë të sistemit serb. Por, ministri Rashiç ka deklaruar se duhet të planifikohen opsionet në mënyrë që të mos “befasohemi nga ajo që Beogradi fsheh nga ne”.

Ai po ashtu ka thënë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën sistemin e saj, do të duhet “të inkorporohen” në sistemin legjislativ të Kosovës, pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel e parashikojnë një gjë të tillë.

“Duhet të gjejmë hapësirë në ligjet e Kosovës, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të mos pësojnë dëme”, ka thënë Rashiç për Radion Evropa e Lirë.

Me marrëveshjen e parë mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel në vitin 2013, është rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për ngritjen e komunave dhe të institucioneve të tjera sipas sistemit të Kosovës, si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili do të rregullonte funksionimin e disa institucioneve serbe dhe financimin e tyre.

Përkundër kësaj, Kosova nuk e ka formuar Asociacionin dhe Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë institucionet e saj paralele.

Por, nga fillimi i këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë filluar t’i mbyllin institucionet serbe, me arsyetimin se puna e tyre cenon rendin kushtetues të Kosovës.

Këto veprime janë kritikuar nga komuniteti serb dhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila thotë se lëvizjet e tilla “të pakoordinuara” mund t’i rrisin tensionet në terren.

 

LEXONI GITHASHTU:

The post Deklarata e Rashiç për institucionet arsimore në Kosovë, reagon Petkoviç appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

“Isha njeriu më i urryer!”- Deklarata e bujshme për Beatrix Ramosajn pas ndarjes nga Donald Veshaj, Albano Bogdo: I kam kërkuar falje! Po të kisha mundësi…

14 September 2024 at 22:06
Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka komentuar së fundmi një deklaratë të bujshme që ka bërë pak vite më parë kundrejt këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj dhe vëllait të saj, Alban Ramosaj. Asokohe, teksa ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt, Albano Bogdo e prezantoi këtë të fundit si “ai tipi që i *** motrën

Provokojnë mediat serbe: Vuçiç mund të shpallë sot Kosovën territor të pushtuar

By: fra nc
13 September 2024 at 11:07

Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të mbajë sot Aleksandër Vuçiç të premten në orën 18:00.

Danas, Pravda, versioni ballkanik i Russia Today dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror serb, theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiç.

”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç, për t’ia treguar kërkesat e Vuçiçit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Provokojnë mediat serbe: Vuçiç mund të shpallë sot Kosovën territor të pushtuar appeared first on Euronews Albania.

Berisha: SPAK me dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, më kanë hetuar deri në tre breza

By: user7
11 September 2024 at 12:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

Berisha tha se sot po shkon të njihet me “akuzat politike” të kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se është hetuar deri në 3 breza deri tek mbesat e tij, sipas tij kur ato nuk kishin lindur ende.

DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS PARA SPAK:

Prokuroria politike private e Edi Ramës, SPAK, bazuar ne kallëzimin e rreme të kryetarit të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij dhe qysh prej kohës kur ato nuk kishin lindur ende;

Ata kanë hetuar edhe veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar qysh para 20 vitesh dhe deri tek kandidatet e PD për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023;

Po me urdhër politik mercenaret e prokurorisë politike të Edi Ramës mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri prej 255 ditësh pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi, por veç me urdhrat politik të Edi Ramës dhënë publikisht në Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblenë e PS me 07.05.2022 si dhe me kërkesën publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal e të tjerë.

SPAK-prokuroria private politike e Edi Ramës me dosjen e Klubit Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloj qendra dokumente publike, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burgim të paligjshëm shtëpie Sali Berishën, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Edi Ramës.

Nga ky hetim që zgjati sa një lufte botërore REZULTON SE:

Në dosjen e Klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale; mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit.

Sali Berisha u vu nën arrest me kallëzimin e rreme të Taulant Ballës se toka ne territorin e Klubit Partizani nuk ju takonte pronarëve mbasi ishte shpronësuar nga autoritet italiane. Prokurorët e dinin që ky ishte mashtrim sepse fletoret zyrtare të vitit 1942-1943 faktojnë qartë se ajo toke nuk është shpronësuar kurrë por ishte vendosur nën rekuizim për 6 muaj.

Nga dhjetëra zyrtar që kanë firmosu dokumentet e procesit të njohjes dhe kthimit të pronarët legjitim të tokës së konfiskuar nga regjimi komunist dhe para blerjen prej tyre të objekteve të Klubit Partizani asnjë nuk është në ndjekje penale sepse ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit.

Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjërin prej këtyre dokumenteve.

Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka kërkuar apo ka bërë presion ndokujt që të firmosë qoftë dhe një dokument të vetëm në procesin e njohjes dhe kthimit të pronës dhe të të drejtës së parablerjes, në rastin e privatizimit të klubit Partizani.

Në vitet 2006-2013 nuk ka asnjë ligj apo VKM nominative të miratuar në lidhje me pronësinë dhe privatizimin. Të gjithë ligjet dhe VKM janë miratuar për të gjithë popullsinë dhe prej tyre pa asnjë diskriminim kane përfituar nga procesi i njohjes, rikthimit dhe parablerjes së objekteve nga ish-pronarët legjitimë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.

Ndër këta pronarë të ligjshëm, dhëndri im, Jamarbër Malltezi ka përfituar 410 metër katror tokë te Klubi Partizani të trashëguar nga familjarë të tij, ndër ta edhe të pushkatuar nga regjimi komunist.

Ky qëndrim ligjor dhe kushtetues i qeverisë së Partisë Demokratike është krejtësisht i kundërt nga qëndrimi i Edi Ramës i cili me vendim të personalizuar VKM nr 183 dt i dha të vëllait, Olsi Rama, 37,000 m2 duke ua marrë në kundërshtim me ligjin pronarëve legjitimë; apo që përmes 4 VKM të personalizuara i dha me 1 euro gazetarit të tij Karlo Bolino, 4500 m2 të nga e cila 1500 m2 familja Begeja pronare të tjerë fisnikë ia kishin lënë komunitetit për ndërtimin e një shkolle të mesme.

Së fundmi rezulton se me manipulime dhe mashtrime Edi Rama ka marrë në Kanionin e Gjipes 224,000 m2 tokë, me emrin e nënës dhe familjarëve të tij, nënës së tij, pa patur asnjë dokument zyrtar kadastral apo shpronësimi nga ndonjë qeveri.

Zhvillimi i pronës private të rikthyer pesë familjeve të truallit të Klubit Partizani është kryer nga 3 trashëgimtarë të tyre, sipas vullnetit të tyre dhe në përputhje të plotë me ligjet e vendit.

Të gjitha lejet e zhvillimit të kësaj prone janë dhënë nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

Asnjeri nga këta 3 partnere private nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishes dhe asnjë dëm nuk I është shkaktuar shtetit.

Sali Berisha u vu nën arrest me pretendimin se ai ka nisur procesin e privatizimit te Klubit Partizani dhe ka ka ndryshuar destinacionin.

Ndërkohe dokumentet zyrtare provojnë se privatizimi është nisur nga qeveria socialiste kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv ne truall ndërtimi është bere nga Edi Rama.

Ne rastin e ndërrimit te destinacionit të Klubit Partizani ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarke, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Kryeministri i vendit, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato. Ndërsa për analogji në rastin e inceneratorëve ku dëmi llogaritet në qindra miliona euro Spak-prokuroria private e Edi Ramës në vend që të hetojë, akuzojë apo arrestojë Edi Ramën që në kundërshtim me ligjin dhe qëndrimin kundër të dy ministrave i dha bonusin kompanisë së paregjistruar. Ata kanë arrestuar një drejtor bashkie qe ka bërë propozimin për dhënien e bonusit!

Sot unë po shkoje të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.

Ne katër raportimet dy mujore të SPAK në gjykatë nuk ka dalë asnjë prove dhe nuk është përmendur as si emër Sali Berisha, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest. Në këto raportime, qe përbëjnë akte zyrtare, kanë dale manipulime flagrante nga prokurorët politik Dumani, Kraja, e Millonai.

Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë dhe izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit si deputet dhe lider opozite prej gati 1 viti, është dëshmi se Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit te tij, duke shndërruar krimin politik në votë dhe votën në krim.

Ky vendim është gjithashtu një dëshmi e qëndrimeve të Edi Ramës për një Shqipëri pa opozite, njëlloj si i ati i tij Kristaq Rama – ish zëvendësi Nexhmije Hoxhes-që në gusht të vitit 1988 firmosi varjen publike në litar të kundërshtarit politik, poetit disident Havzi Nela.

Sot gjithashtu unë dua te informoj shqiptaret se ky vendim vjen pasi Edi Rama dhe prokurorët mercenar te SPAK dështuan me turp, pasi tentuan në mënyrë të përsëritur të blejnë heshtjen time dhe të Partisë Demokratike, për lidhjet e tyre me bandat, krimin, drogën dhe për larjen e parave.

Këtu para jush, ju deklaroj shqiptarëve se Sali Berisha është sot me i motivuar se kurrë ne mbrojtjen e interesit publik te qytetarëve shqiptar nga Edi Rama mafia e tij shtetërore shqiptare dhe mafia ndërkombëtare.

The post Berisha: SPAK me dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, më kanë hetuar deri në tre breza appeared first on Lapsi.al.

“Shqiptarët xhelozë”/ Deklarata e tij shkaktoi bujë, aktori kërkon falje: Dëmi u bë

By: D Marku
3 September 2024 at 12:40

Aktori i humorit Osman Azemi, ka kërkuar falje në lidhje me deklaratën e bërë prej tij pak ditë më parë, se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës. Azemi tha se deklaratën e ka bërë me humor, ndërsa kërkoi falje për të gjithë situatën e krijuar.

“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq. Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretu. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, tha aktori.

Më pas, ai vijoi:

“Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përça mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, tha Azemi.

The post “Shqiptarët xhelozë”/ Deklarata e tij shkaktoi bujë, aktori kërkon falje: Dëmi u bë appeared first on Albeu.com.

❌
❌