Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dosja “5D”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjatet afati i paraburgimit për ish-drejtorët Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit të paraburgimit për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha. Sipas vendimit të marrë nga GJKKO, është zgjatur me 12 muaj afati i ri i paraburgimit për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, duke filluar nga data 28.03.2024 deri

SPAK shton një tjetër akuzë për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton

By: user 8

Dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë i shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme.

Prokurori i çështjes Klodian Braho i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës si dhe Mariglen Qatos.

Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve në seancën e kësaj të hënë e cila u zhvillua në orën 10.00.

Ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesa e cila u pranua nga gjykata.

Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.

Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

vijon… 

The post SPAK shton një tjetër akuzë për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton appeared first on Lapsi.al.

SPAK shton një tjetër akuzë për dy ish-drejtorët e Erion Veliajt

By: Oldi

Dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Redi Mollës dhe Mariglen Qatos iu shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme. Prokurori i çështjes, Klodian Braho u shtoi akuzën “pastrim parash” dy drejtorëve të Erion Veliajt që janë arrestuar për korrupsion në bashkinë e Tiranës. Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve […]

The post SPAK shton një tjetër akuzë për dy ish-drejtorët e Erion Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator përfundimin e hetimeve ndaj ish-ortakut të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe ortakut të vetëm të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Musta. Por ashtu, çështja në ngarkim të dy të pandehurve për veprën penale “Falsifikimi i Dokumenteve” kryer në bashkëpunim, është dërguar për gjykim. Sipas prokurorisë, […]

The post Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë appeared first on Reporter.al.

Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos

Në procesin penal që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në ngarkim të ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe vartësve të saj, tre ekspertë deklaruan se tunelet e rrugës së Arbrit kanë qenë të papërfunduara kur janë kolauduar si të tilla në vitin 2019. […]

The post Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos appeared first on Reporter.al.

❌