Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Xhuliano Skuka dhe Pëllumbi, golat shqiptarë në Europë

By: armand

Mbrojtësi, Jorgo Pëllumbi, gjeti rrugën e rrjetës në Hungari. Futbollisti korçar, shënoi golin e avantazh për Debrecen, në minutën e 8-të, në humbjen 3-2 që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Nyiregyhaza. Pëllumbi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe lojtar të rëndësishëm në formacionin e Debrecen. 24-vjeçari numëron pesë ndeshje të luajtura […]

The post Xhuliano Skuka dhe Pëllumbi, golat shqiptarë në Europë appeared first on BoldNews.al.

Asiste dhe gola shqiptarë/ Ramadani shërben saktë në Serie A, Bajrami me pasim perfekt në elitën e futbollit skocez

Ylber Ramadani padyshim që ishte ndër më të mirët te Lecce, në përballjen ndaj Parma në Serie A. Mesfushori kuqezi shërbeu asist në minutën e 34’-t për avantazhin e hershëm 1-0, ndonëse puljezët barazuan 2-2 në shtëpi.

Mjaft pozitive paraqitja e Nedim Bajramit në Skoci.

Futbollisti tepër i rëndësishëm i përfaqësueses ishte titullar në sfidën e radhës për Glasgow Rangers, në sfidën e Kupës së Ligës, të fituar 3-0, në shtëpi përballë skuadrës së Dundee FC.

Mesfushori ishte tepër aktiv, duke provuar golin vetë, por edhe duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të ndihmojë të tjerët që të shënojnë.

Bajrami shërbeu asistin e golit të tretë shënuar nga Dessers, në një aksion të shkëlqyer si pasim dhe si realizim, teksa qëndroi në fushë për 73 minuta.

Mbrëmje e vështirë për Marash Kumbullën, në elitën e futbollit spanjoll.

Mbrojtësi “kuqezi” ishte titullar, por Espanyol u mund thellë në Madrid nga “Galaktikët” vendas me shifrat 4-1, mirëpo këtë herë, Kumbulla mori vlerësim të ulët.

Në Rusi, Mirlind Daku dhe Marvin Çuni ishin titullarë në sfidën mes Rubin Kazan dhe CSKA Moscow, teksa titullar, edhe shqiptari i Kosovës, Veldin Hoxha.

Skuadra nga Kazani barazoi 1-1 me kryeqytetasit, dhe Daku ishte ndër më të mirët për Rubin, ndonëse nuk shënoi gol apo nuk shërbeu asist.

Armando Sadiku, ndërkaq, vazhdon dashurinë me golin në Indi.

Ish-sulmuesi i kombëtares realizoi sërish në elitën e futbollit të vendit të madh, duke ndihmuar ekipin e tij, Goa, që të barazojë 1-1.

Skuadra vendase, Mohamedan, kaloi përpara me penallti, ndërsa Sadiku barazoi në mënyrë dramatike në minutën e katërt shtesë, pra fare në fund. Ai ka realizoi dy herë në dy javët e para të Superligës indiane, dhe ka gjashtë rrjeta këtë sezon, përfshi tri ndeshje miqësore. Kjo, pavarësisht moshës 33-vjeçare.

Së fundi, duke u kthyer në Europë, gol shqiptar pati në elitën e futbollit hungarez.

Mbrojtësi Jorgo Pëllumbi realizoi një rrjetë të shkëlqyer për Debrecen, ndonëse skuadra e tij mund 2-3 jashtë fushe. /i.m /abcnews.al

❌