Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fiton 12 milionë euro në vit, Pioli e nis si duhet te Al Nasr: Ronaldo është më i mirë se Mesi

Stefano Pioli ka nënshkruar kontratën e jetës në Arabinë Saudite, ku trajneri italian do të përfitojë 12 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme te Al Nasr. Por për të vazhduar të fitojë këto shifra, sigurisht që duhet mbajtur i lumtur ylli i skuadrës, ai që dha bekimin për firmën me trajnerin, Kristiano

Shpërthen gazi, shembet vila 2-katëshe/ Humb jetën 4-vjeçarja, 3 familjarë të saj nën rrënoja

By: E.K

Një ndërtesë dykatëshe u shemb mëngjesin e së dielës në Saviano (Napoli), ndërsa pjesëtarët e familjes mbetën nën rrënoja. Ndërtesa u shemb si pasojë e shpërthimit të gazit, njoftuan autoritetet. Nga të dhënat e para mësohet se vajza 4-vjeçare e familjes ka ndërruar jetë, ndërsa babai dhe vëellai i saj dy vjeç, u nxorën nga […]

The post Shpërthen gazi, shembet vila 2-katëshe/ Humb jetën 4-vjeçarja, 3 familjarë të saj nën rrënoja appeared first on FaxWeb.

Video/ Juventus përshëndet Szczesny në Stadium: xhiro rreth fushës e duartrokitje nga tifozët

By: user 2

Juventus-Napoli i ka dhuruar një pasdite emocionesh të mëdha Wojciech Szczesny. Para bilbilit të fillimit të ndeshjes ndaj skuadrës së Antonio Conte, ish-portieri bardhezi është rikthyer në Stadium për të marrë përshëndetjet dhe duartrokitjet e tifozëve pasi i ka thënë lamtumirën Juventus dhe futbollit të luajtur.

Një nderim shumë i përzemërt nga tifozët bardhezi të cilët i kërkuan shprehimisht klubit që të “grumbullonin” edhe një herë ish-portierin e tyre për t’i treguar atij gjithë dashurinë që meriton një figurë e tillë.

Lexo më tej: Szczesny vendos një bast për Yildiz: “E arrin për 5 vjet. Kam luajtur me shumë, por me askënd si ai”

Një muaj më parë, portieri polak, i cili iu bashkua bardhezinjve në vitin 2017, ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me klubin italian një vit para fundit të kontratës. Disa nga statistikat më domethënëse të Szczsesny janë: 252 prezenca në ndeshje zyrtare me fanellën e Juventus, 200 nga të cilat në Serie A, duke u bërë i huaji i shtatë që arrin këtë kuotë ndeshjesh që nga sezoni 1994-1995. Szczesny ka kompletuar 100 ndeshje pa pësuar gol, 9 penallti të pritura mes Serie A dhe Champions League si dhe një përqindje pritesh prej 73% që e vendos në vendin e parë në këtë klasifikim të veçantë në kampionatin italian që nga mbërritja e tij në Torino.

Sempre parte della famiglia bianconera 🤍🖤 pic.twitter.com/LHWXxYuoU7

— JuventusFC (@juventusfc) September 21, 2024

The post Video/ Juventus përshëndet Szczesny në Stadium: xhiro rreth fushës e duartrokitje nga tifozët appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në Napoli,shembet ndërtesa!Vdesin motër&vëlla, nëna dhe gjyshja nën rrënoja

By: gaze tare

Tragjedi në Saviano.

Një ndërtesë dykatëshe u shemb rreth orës 07:00 të mëngjesit, në Via Tappia 5, pas një shpërthimi gazi. Një familje prej gjashtë personash përfundoi nën rrënoja.

Sipas mediave italiane, një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë vdekur, ndërsa babai dhe djali tjetër 2-vjeçar janë nxjerrë të gjallë. Ndërsa bashkëshortja dhe nëna e burrit të shpëtuar vijojnë të jenë ende nën rrënoja.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, karabinierët, policia dhe vullnetarë që vazhdojnë të gërmojnë.

Shpërthimi i gazit LPG ka ndodhur në katin e dytë, ku banonte gjyshja, ndërsa nëna, babai dhe tre fëmijët ndodheshin në katin e parë.

Djali 2-vjeçar u arrit të nxirrej i gjallë nga rrënojat u transportua në spitalin Santobono në Napoli, ndërsa babai i tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndodhet në Cardarelli.

The post Tragjedi në Napoli,shembet ndërtesa!Vdesin motër&vëlla, nëna dhe gjyshja nën rrënoja appeared first on iconstyle.al.

Video / Serie A: Thatësirë golash për Juventus, 0-0 me Napolin që i bën bllokadë

By: user 2

Përfundon 0-0 ndeshja e madhe e javës së pestë të Seria A mes Juventus dhe Napolit. Pas sfidave me Romën dhe Empolin “Zonja e Vjetër” regjistroi ndeshjen e tretë radhasi pa gol. Në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar,  bardhezinjtë e Thiago Motta-s, dolën me vetëm një pikë. Vlen të theksohet fakti se si Juventusi ashtu edhe Napoli regjistruan nga një gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë sfidës. Pas pjesës së parë me rrjeta të paprekura, asnjë gol as në pjesën e dytë, kur Motta u përpoq të befasonte Conten duke zëvendësuar një sulmues klasik si Vlahovic me një sulmues aktiv si Weah. Mundësitë më të mëdha ishin në këtë pjesë të lojës për Politano dhe Koopmeiners, të cilët përfundojnë pa ndëshkuar mbrojtjet përkatëse. Pas kësaj ndeshje Juventus arrin në 9 pikë, një më pak se Napoli i Conte-s, i cili rikthehet në Juventus Stadium dhe rrëmben një barazim.

 

The post Video / Serie A: Thatësirë golash për Juventus, 0-0 me Napolin që i bën bllokadë appeared first on Lapsi.al.

“Një ndeshje e shkëlqyer me lojtarë të fortë”, Motta para sfidës ndaj Napoli: Do të luajmë futbollin tonë

Pasi arritën një fitore të madhe, në sfidën e parë të UEFA Champions League, përballë holandezëve të PSV, tashmë Juventus duhet të sfidojnë “Blutë” e Napoli, për të rigjetur 3 pikët në elitën e Serie A.

Siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zytare për shtyp, nga ku tekniku i “Bardhezinjve”, Thiago Motta ka kërkuar nga skuadra e tij rikthimin te fitorja, pas dy barazimeve radhazi, si dhe ka lavdëruar jo skuadrën e Antonio Conte.

“Një ndeshje e shkëlqyer me lojtarë të fortë. Ne do të përballemi me shumë seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar kundërshtarin dhe duke luajtur futbollin tonë.

Koha si futbollist me Conte? Ishte kënaqësi e madhe të punoja me të, patëm një Evropian të mrekullueshëm dhe dolëm kundër një ekipi shumë të fortë. Marrëdhënia me të ka qenë gjithmonë fantastike.

Napoli është një ekip i ndërtuar për të fituar titullin. Duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë ndeshje pas ndeshje me ambicien për t’u përmirësuar gjithmonë, duke u përpjekur të rritemi dhe t’i bëjmë tifozët tanë që të kenë një mbrëmje të mirë”,- u shpreh tekniku italo-brazilian. /i.m /abcnews.al

Ibrahimovic u zu ngushtë kur u pyet se a ishin afër transferimit të Osimhen

AC Milan nënshkroi me Tammy Abraham dhe Alvaro Moratan për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.  

Megjithatë, sipas Sky Sport në Itali, kuqezinjtë bënë një përpjekje të vonuar për të tërhequr Victor Osimhen nga Napoli. 

Osimhen ishte drejt një transferimi midis Chelsea dhe klubit saudit Al Ahli pasi Napoli donte ta hiqte sulmuesin nga fatura e tyre të pagave. Megjithatë, ai përfundoi duke iu bashkuar asnjërës palë pasi lëvizja dështoi në lidhje me mosmarrëveshjet për pagën dhe tarifën e transferimit. 

I pyetur për interesimin e vonuar të Milanit për ish-numrin 9 të Napolit, drejtori i Milanit, Zlatan Ibrahimovic lëshoi një buzëqeshje përpara se të thoshte: “Unë do të hesht për këtë gjë”. 

Ndoshta Milani mund ta kishte anashkaluar nënshkrimin e Abrahamit nëse do të kishte marrë dritën jeshile për Osimhen.  

Megjithatë, pyetjet se si Milani planifikoi të përballonte pagën e tij prej 10 milionë eurosh, mbeten pa përgjigje. 

Osimhen përfundimisht zbarkoi në Galatasaray si huazim për një sezon, duke u konsideruar si një nga transferimet më të mëdha që kanë arritur në Turqi tash e një kohë të gjatë. /Telegrafi/ 

The post Ibrahimovic u zu ngushtë kur u pyet se a ishin afër transferimit të Osimhen appeared first on Telegrafi.

Pioli drejt Arabisë, “gjigantët” e Saudi Pro League kërkojnë teknikun italian

Pritej të shkonte drejt “Bluve” të Napoli, megjithatë duket se e ardhmja e teknikut, Stefano Pioli ka marrë një rrjedhë tjetër, me ish-strategun e Milan, që kërkohet me ngulm nga “gjigantët” e Saudi Pro League, Al-Nassr.

Luis Castro pritet të largohet nga drejtimi i skuadrës, me portugezin që shpreson të nisë një aventurë evropiane dhe drejtuesit e Al-Nassr kanë piketuar 58-vjeçarin nga Parma si pasardhësin e tij, mirëpo, Pioli nuk është alternativa e vetme për pankinën e “gjigantëve” arabë.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe ish-teknikun e Milano e pret një ofertë e majme në aspektin ekonomik nëse vendos të largohet nga “kontinenti i vjetër”, pas eksperiencës së tij, 5-vjeçare, në “San Siro”. /i.m /abcnews.al

Triumf i madh i Napoli, djemtë e Conte triumfojnë me “poker” ndaj Cagliari

Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos kur vjen në një transfertë si ajo e Cagliari.

“Blutë” e Napoli kanë shkëlqyer pasditen e kësaj të diele, teksa mundën të shënojnë plot katër gola në portën e kundërshtarëve, duke regjistruar fitoren e parë me goleadë këtë sezon.

Nga një rrjetë prej secilit Giovanni Di Lorenzo, Kvicha Kvaratskhelia, Romelu Lukaku e Alessandro Buongiorno në minutat 18′, 66′, 70′ e 93′.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet në kuotën e 9 pikëve, teksa pas katër javëve të para të kampionatit kanë mundur të regjistrojnë 3 fitore dhe 1 humbje. /i.m /abcnews.al

FESTA E ÇAMËRISË 2024 – VIDEO

Festa e Çamërisë: Përkujtimi i Qëndresës Heroike të Çetës Çamëria     Festa e Çamërisë, e cila organizohet çdo vit në fshatin Vilë të Konispolit, ka marrë një rëndësi të veçantë në kalendarin e ngjarjeve historike e kulturore të rajonit. Kjo festë përkujton me krenari qëndresën heroike të Çetës Çamëria, e cila për 55 ditë […]

The post FESTA E ÇAMËRISË 2024 – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Zjarri në Saraqin vazhdon i pashqetësuar, asnjë përpjekje për fikjen – VIDEO

Një zjarr ka shpërthyer që prej pasdites së djeshme në shpatin jugor të malit të Saraqinit në Konispol, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për fikjen e flakëve, duke lënë situatën jashtë kontrollit dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Zjarri, i cili filloi […]

The post Zjarri në Saraqin vazhdon i pashqetësuar, asnjë përpjekje për fikjen – VIDEO appeared first on Saranda Web.

❌