Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti para në dekadën e fundit – dominojnë ato nga Anglia

7 September 2024 at 17:40

Tashmë është zbuluar lista prej 20 klubeve që kanë shpenzuar më së shumti para në botën e futbollit gjatë dekadës së fundit.

Gjatë viteve, klubet e Ligës Premier shpeshherë kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në përpjekje për të joshur disa nga lojtarët më të mirë në botë që të transferohen në Angli.

Sidoqoftë, kohëve të fundit, rritja e Superligës së Arabisë iu ka dhënë një goditje të madhe klubeve angleze.

Emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Neymar dhe Riyad Mahrez, që të gjithë janë joshur nga kontratat e mëdha që kanë marrë nga klubet arabe.

Është ekipi i Chelseat ata që kryesojnë listën me 2.78 miliardë euro të shpenzuara në transferime që nga viti 2015 sipas një raportimi nga CIES.

Këtë verë ata kanë shpenzuar gjithashtu shumë duke transferuar emra si Pedro Neto, Joao Felix, Kiernan Dewsbury-Hall, Filip Jorgensen, Omari Kellyman, Mike Penders, Aaron Anselmino, Renato Veiga, Caleb Wiley, Marc Guiu, Jadon Sancho dhe Tosin Adarabioyo.

Pas klubit londinez i dyti në listë renditet Manchester City, kampioni në fuqi i Anglisë, që në total ka shpenzuar 1.96 miliardë euro.

Dhe klubi i tretë që plotëson top treshen është Manchester United që ka shpenzuar pothuajse shumën identike si Manchester City, pra 1.95 miliardë euro.

Përveç ekipeve angleze, ekipe si Paris Saint-Germaini, Juventusi, Barcelona, Real Madridi dhe AS Monaco janë po ashtu pjesë e listës./Telegrafi/

The post Klubet që kanë shpenzuar më së shumti para në dekadën e fundit – dominojnë ato nga Anglia appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Djali i artë”, Alvaro Morata, “ylli” i sulmit bëhet spanjolli më i kushtueshëm në histori

6 September 2024 at 20:36

Nuk është vlerësuar ndonjëherë kaq lart, madje e kanë kritikuar shumë.

Alvaro Morata është një “yll” i Spanjës të cilin u detyrua ta mbronte edhe trajneri i Kombëtares, Luis de la Fuente, por gjithsesi, ai ka një rekord të veçantë.

Kapiteni i “Furive të Kuqe”, që ngriti trofeun e Kampionatit Evropian është kthyer në futbollisti spanjoll që ka nxjerrë më shumë para nga transferimet e tij.

Ai kaloi nga Real Madrid te Juventus në vitin 2014 për 20 milionë euro, por u kthye në Madrid në 2015, pasi i eliminoi madrilenët nga Champions, dhe klubi u detyrua të paguante 30 milionë euro, mirëpo nuk mundi nuk mundi të stabilizohej në “Santiago Bernabeu” dhe në 2016 u transferua në Londër, te “Blutë” e Chelsea.

Flitet për shitjen më të shtrenjtë të kartonit të tij prej 80 milionë eurosh, dhe në atë moment ishte rekordi i transferimeve të një futbollisti spanjoll, megjithatë as Premier League nuk ishte me shumë fat për të, dhe Alvaro u kthye në Spanjë tek Atletico Madrid, rivalët e “Los Blancos”.

Fillimisht, u huazua me kusht blerjeje për 65 milionë euro, mirëpo në fund u paguan vetëm 35 milionë euro për kartonin e tij, nga spanjollët dhe pasi shënoi një numër të konsiderueshëm golash në La Liga, tashëm “bomberi” spanjoll do të transferohet te “Djajtë” e Milan, për shifërn e 13 milionë eurove.

Kështu, pas gjithë këtyre transfertave, kartoni i “Djaloshit të Artë” të futbollit spanjoll ka prodhuar plot 217 milionë euro nga aventurat nëpër Evropë dhe duket se asgjë nuk është mbyllur akoma. /i.m /abcnews.al

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

5 September 2024 at 23:32

Adrien Rabiot është ende pa klub dhe më shumë raportime po dalin se pse ai nuk arriti të pajtohej me Juventusin, Milanin apo ekipet në Turqi.

Mesfushori është 29 vjeç dhe është lojtar i lirë që nga 30 qershori, kur kontrata e tij me bardhezinjtë u lejua t’i përfundonte.

Ndërsa një vit më parë kishte qenë në një situatë të ngjashme dhe kishte rinovuar edhe për një sezon në Torino, këtë herë rezultoi në pikën e fundit.

Sipas Tuttomercatoweb, Juventus kishte ofruar një kontratë tjetër dyvjeçare me të njëjtën pagë prej 7.5 milionë euro neto për sezon, por ai e refuzoi atë.

Rabiot kishte shpresuar tashmë të merrte 10 milionë euro te Manchester United në vitin 2023, një lëvizje që u shpërbë për shkak të atyre kërkesave për paga dhe komisioneve.

Milani ishte në negociata këtë verë dhe bëri një propozim, por me sa duket u lodh duke pritur përgjigjen e tij.

Si lojtar i lirë, ai është ende në gjendje të nënshkruajë për klube pas afatit kalimtar, por edhe interesimi nga Turqia është zbehur.

Raportimet nga atje sugjerojnë se ai po kërkonte një paketë me vlerë 40 milionë euro për tri vjet midis pagave dhe komisionit për nënën e tij Veronique, e cila vepron si agjentja e tij.

I vetmi vend ku ai ka të ngjarë t’i marrë ato shifra tani është Liga Pro Saudite, megjithëse mund të ngecë karrierën e tij për Francën. /Telegrafi/

The post Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi appeared first on Telegrafi.

Juventus nuk e lëshon turkun, “Zonja e Vjetër” me plane të mëdha për Kenan Yildiz

5 September 2024 at 16:36

E nisi në majë të gishtave, por tashmë është i rëndësishëm.

Kenan Yildiz është një nga shpresat e mëdha të së tashmes dhe të ardhmes së Juventus, e klubi italian nuk ka ndërmend të mbetet pa të.

Pasi luajti më pak se 1 000 minuta sezonin e kaluar në Serie A, por shënoi dy gola e shërbeu një asist, dhe pasi realizoi dy herë edhe në Kupën e Italisë, trajneri Thiago Motta e mendon si tepër të rëndësishëm për planet e tij.

Jo më kot, “Zonja e Vjetër” do t’i japë turkut fanelën prestigjioze me numrin 10, që në të kaluarën e kanë mbajtur lojtarë si Platini, Roberto Baggio apo Alessandro Del Piero dhe lajmet nga Italia janë që klubi piemontez të rrisë ndjeshëm dhe rrogën e 19-vjeçarit, i cili deri tani ka qenë i paguar fare pak.

Pritet që Yildiz të marrë 1.2 milionë euro pagë në vit, ende jo një shifër e jashtëzakonshme, por gjithsesi katër herë më shumë sesa fiton me kontratën e vjetër, natyrisht, kjo ndodh pasi ai e tregoi veten.

“Zonja” hodhi poshtë kërkesa të klubeve të tjera për “yllin” turk, veçanërisht nga “Blutë” e Chelsea, mirëpo bordi drejtues vendosi të refuzonte çdo ofertë.

Talenti i lindur në Gjermani, me një shtatlartësi të admirueshme prej 1.87 metrash, mund të luajë në disa pozicione, me futbollistin 19-vjeçar që mund të aktivizohet si sulmues i dytë, por edhe si lojtar i krahut të majtë e të djathtë.

Ndërkaq, kujtojmë se Yildiz luajti në 5 ndeshje të Turqisë në Evropian, duke qenë titullar në 4 përballje, e duke u aktivizuar për 77 për qind të minutave të mundshme. /i.m /abcnews.al

Rinovime me “big”-ët dhe afrime falas, Juventusi është në “këmbët” e Xhuntolit

5 September 2024 at 14:27
Juventusi po shikon nga e ardhmja, e nënkuptuar kjo si plan për të forcuar edhe më tej organikën bardhezi. Edhe pse merkato sapo ka përfunduar, për drejtuesit është koha të planifikojnë nënshkrimet e ardhshme për të forcuar më tej skuadrën në dispozicion të Tiago Motës. Pikërisht për këtë, sipas “Il Corriere dello Sport”, bardhezinjtë kanë

Rabiot gati për ribashkim me Ronaldon, Al-Nassr përgatit një ofertë marramendëse

4 September 2024 at 14:33

Ish-mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot po përgatitet për një ribashkim me ish-bashkëlojtarin e tij te bardhezinjtë, Cristiano Ronaldo, pasi Al-Nassr nga Superliga e Arabisë Saudite po përgatit një kontratë 20 milionë euro në sezon për lojtarin e lirë.

Rabiot ka qenë në dispozicion si lojtar i lirë që nga skadimi i kontratës së tij me Juventusin në fund të qershorit të këtij viti.

Raportet drejt fundit të afatit kalimtar sugjeruan se Milani po synonte një lëvizje për francezin, gjë që do të kërkonte lëvizjen e disa lojtarëve të tyre në fillim, por kuqezinjtë përfundimisht nuk ishin në gjendje ta bënin këtë.

 

💰#Rabiot, offerta shock dall’Arabia: 20 milioni l’anno https://t.co/oSaVepehjM

— Corriere dello Sport (@CorSport) September 4, 2024

Në vend të kësaj, raporti i së mërkurës sugjeron që Al-Nassr po përgatitet t’i paraqesë lojtarit dhe nënës/agjentit të tij Veronique një ofertë kontrate prej 20 milionë euro për sezon.

Ashtu si Milani, Al-Nassr mund të duhet të largojë një nga lojtarët e tij në fillim në mënyrë që të bëjë marrëveshjen së pari, pasi ata tashmë kanë mbushur tetë vendet e ndara në skuadrën e tyre për lojtarët e lindur jashtë vendit.

Corriere dello Sport sugjeron që Al-Nassr gjithashtu mund të aplikojë për një ‘përjashtim’ nga Superliga e Arabisë Saudite në mënyrë që të sjellë Rabiotin. /Telegrafi/

The post Rabiot gati për ribashkim me Ronaldon, Al-Nassr përgatit një ofertë marramendëse appeared first on Telegrafi.

Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real

2 September 2024 at 00:21

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, mendon se ndaj Romës ishte një ‘lojë e ekuilibruar dhe barazimi një rezultat i drejtë’. 

Rekordi 100 për qind për Zonjën e Vjetër përfundoi në javën e 3-të, edhe pse ishte ndeshja e tretë radhazi për bardhezinjtë këtë sezon që nuk pranojnë gol, edhe pse sot erdhi me barazim pa gola ndaj Romës së Daniele De Rossit. 

“Ishte një lojë e ekuilibruar ku Roma na detyroi të tërhiqemi në krahun e djathtë, por në pjesën e dytë ne dolëm më mirë, patëm më shumë topin dhe u përpoqëm të luajmë në pjesën e tyre. Mendoj se rezultati ishte i drejtë”. 

“Roma e meriton për ngadalësimin e ritmit, ishte e vështirë për ne që të shpërthenim  dhe t’i shkonim përpara. Ka shumë gjëra që mund të përmirësojmë për të ngritur nivelin ndaj kundërshtarëve të mirë. Ishte jashtëzakonisht lojë e ekuilibruar”, nënvizoi edhe njëëherë Motta. 

Nënshkrimet e reja Teun Koopmeiners, Francisco Conceicao dhe Nico Gonzalez të gjithë debutuan, dy të parët nga fillimi i pjesës së dytë. 

“Ne kemi shumë lojtarë cilësorë, duke përfshirë ata që e filluan lojën”. 

“Ishte normale në këtë periudhë të sezonit që të ketë disa rënie të intensitetit fizik, prandaj të gjithë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre”, deklaroi Motta. 

Juventusi ka 7 pikë në krye, aq sa Interi, Torino dhe Udinese. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore

The post Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Juventus 0-0 Roma: Mbrëmje e mbrojtjeve 

1 September 2024 at 23:14

Juventusi dhe Roma kanë barazuar pa gola, në ndeshjen kryesore të javës së tretë të Serie A. 

Pothuajse asnjë një rast i mirë nuk ishte në këtë ndeshje, përveç një i Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar. 

Ndeshja ishte e mbrojtësve, ku sipas SofaScore, ata ishin më të vlerësuarit në këtë përballje. 

 

FT |⌛| Finisce in parità e senza gol la sfida contro i giallorossi ⚪⚫

Powered by @EASPORTSFC#JuveRoma pic.twitter.com/Ytqg9JvA74

— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2024

Federico Gatti (7.5) dhe Bremer (7.5), ishin më të vlerësuarit te Zonja e Vjetër, ndërsa notë të lartë kishte edhe Nicolo Savona (7.2). 

Evan Ndicka (7.4), Angelino (7.2), Gianluca Mancini (7.2) dhe Zeki Çelik (7.1), ishin më të vlerësuarit te Roma. 

Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Romës 

/Telegrafi/  

The post Notat e lojtarëve, Juventus 0-0 Roma: Mbrëmje e mbrojtjeve  appeared first on Telegrafi.

Pjesa e parë e qetë mes Juventusit dhe Romës – pak raste shënime  

1 September 2024 at 21:38

Juventusi dhe Roma kanë mbyllur pjesa e parë pa gola, por edhe me pak raste shënimi dhe shumë ndalesa në lojë. 

Zonja e Vjetër vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve, ndërsa Roma ka marr vetëm një barazim nga dy ndeshjet e para. 

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar. 

Gjyqtari Marco Guida e ndalnte shpesh lojën edhe për faule të lehta, duke bërë që ritmi i lojës të mos rritej. 

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e mirë, pasi dy skuadrat nuk do të pajtohen me këtë rezultat. /Telegrafi/  

 

The post Pjesa e parë e qetë mes Juventusit dhe Romës – pak raste shënime   appeared first on Telegrafi.

Juventusi pret Romën në testin e parë serioz, formacionet zyrtare 

1 September 2024 at 19:46

Juventusi dhe Roma do të luajnë derbin e javës së tretë të Serie A në “Allianz Stadium”. 

Zonja e Vjetër e ka nisur mirë kampionatit, duke marr dy fitore radhazi me lojë të bukur dhe gola.

Roma në anën tjetër ka marr një barazim dhe një humbje.  

 

Arrivati all’Allianz Stadium 🏟 @LoroPiana#JuveRoma pic.twitter.com/i0geODNJBW

— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2024

Thiago Motta nuk ka ndryshuar asgjë nga ndeshjet e para, duke i besuar lojtarëve të njëjtë, me Ylidiz, Vlahovic dhe Mbangula në sulm. 

Në anën tjetër De Rossi do të strtojë me Soulé, Dovbyk dhe Saelemaekers. 


Juventus: Di Gregorio; Savona, Bremer, Gatti, Cabal; Locatelli, Fagioli; Cambiaso, Yildiz, Mbangula; Vlahovic 

 

✍🏻 Gli 1⃣1⃣ titolari scelti da mister Thiago Motta per #JuveRoma 📜

Powered by @EASPORTSFC pic.twitter.com/rm0ReyVdf5

— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2024

Roma: Svilar; Celik, Mancini, Ndicka, Angelino; Pisilli, Cristante, Pellegrini; Soulé, Dovbyk, Saelemaekers 


/Telegrafi/  

The post Juventusi pret Romën në testin e parë serioz, formacionet zyrtare  appeared first on Telegrafi.

Juventusi po tenton të largojë dy lojtarët e fundit në Arabi ose Turqi – trajneri Motta nuk i preferon

1 September 2024 at 17:21

Afati kalimtar mund të mbyllet në shumicën e vendeve, por Juventusi ka ende shpresë se mund të gjejë klube të reja për Arthur Melon dhe Filip Kosticin. 

Bianconerët ishin jashtëzakonisht aktivë këtë verë në rinovimin e plotë të skuadrës së tyre për t’iu përshtatur stilit të trajnerit të ri Thiago Motta. 

Kjo gjithashtu nënkupton shkurtimin e pjesës më të madhe të ekipit ekzistues të ndërtuar nga paraardhësi Max Allegri, por puna ende nuk ka përfunduar. 

Kostic kishte qenë në bisedime me Fiorentinën, por klubi vjollcë mori në vend të tij Robin Gosens nga Union Berlin. 

Arthur Melo u kthye nga huazimi i tij nga Fiorentina dhe kishte qenë një opsion për Napolin nëse ata nuk do të kishin arritur të merrnin zgjedhjen e parë Billy Gilmour. 

Nëse dyshja do të qëndronte në Torino deri në janar, do t’i kushtonte Juventusit rreth 5 milionë euro paga (2 milionë euro bruto për Kosticin dhe 3.2 milionë euro për Arthurin). 

Ka ende vende ku afati kalimtar është i hapur për të nënshkruar me lojtarë të rinj, veçanërisht Arabia Saudite dhe Turqia, ku mesfushori brazilian mund të ketë një shans më të mirë për të marrë oferta. 

Kostic mund të jetë më i vështirë për t’u vendosur, veçanërisht pasi Calciomercato.com pretendon ai në fakt refuzoi Fiorentinën dhe propozime të tjera. 

Duket se ai është i bindur se mund të ndryshojë mendjen e Thiago Mottas, ashtu siç bëri Weston McKennie, por me ardhjen e krahëve të rinj dhe mbrojtësve të krahut, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. /Telegrafi/  

The post Juventusi po tenton të largojë dy lojtarët e fundit në Arabi ose Turqi – trajneri Motta nuk i preferon appeared first on Telegrafi.

Si dolën nga shorti pesë klubet e Seria A: Kundërshtarët e Interit, Juventusit, Milanit, Atalantas dhe Bolognas

29 August 2024 at 19:51

Interi përballet me Manchester Cityn dhe Arsenalin, Juventusi do të luajë kundër Man Cityt dhe Aston Villas, ndërsa Milani ka punë me Real Madridin dhe Liverpoolin.  

Skuadrat italiane kanë mësuar sot shorti e Ligës së Kampionëve që u mbajt në Monako. Kalendari aktual do të hartohet të shtunën më 31 gusht, ku do të dihet edhe renditja e ndeshjeve.

Të gjitha ekipet shkojnë në një tabelë të ligës së madhe dhe tetë të parat kalojnë direkt në fazën tjetër, ndërsa mesi i tabelës hyn në play-off.

Interi do të ketë përball dy ekipe të mëdha si Manchester City dhe Arsenali, ndërsa Juventusi do të luajë kundër Man Cityt dhe Aston Villas. Milani ka punë me Real Madridin dhe Liverpoolin.

Atalanta po ashtu ka punë me Real Madridin, Barcelonën dhe Arsenalin, ndërsa Bologna do të përballet me Liverpoolin, Borussia Dortmundin dhe Aston Villa.

Inter

RB Leipzig, Manchester City, Arsenal, Bayer Leverkusen, Crvena Zvezda, Young Boys, Monaco, Sparta Praga.

Juventus

Manchester City, RB Leipzig, Benfica, Club Brugge, PSV Eindhoven, Lille, Stuttgart, Aston Villa.

Milan

Liverpool, Real Madrid, Club Brugge, Bayer Leverkusen, Crvena Zvezda, GNK Dinamo, Girona, Slovan Bratislava.

Atalanta

Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Shakhtar Donetsk, Celtic, Young Boys, Sturm Graz, Stuttgart.

 

Bologna 

Borussia Dortmund, Liverpool, Shakhtar Donetsk, Benfica, Lille, Sporting CP, Monaco, Aston Villa

/Telegrafi/ 

The post Si dolën nga shorti pesë klubet e Seria A: Kundërshtarët e Interit, Juventusit, Milanit, Atalantas dhe Bolognas appeared first on Telegrafi.

Chiesa te Liverpool? Ja çfarë mungon

By: admin
28 August 2024 at 11:30

Merkato, në pikën më të nxehtë dy ditë para përfundimit të sesionit veror, i planifikuar për në mbrëmjen e vonë të së premtes, 30 gusht, në mesnatë. Ndër klubet më aktive është Juventusi, i cili përveç perfeksionimit të lëvizjeve të fundit me të ardhurit (Kopmeiners mbërriti për vizita mjekësore) duhet të “zgjidhë” situatën e lidhur me Federico Chiesa. Anësori i lindur në vitin 1997, siç dihet, është në dalje, ku Liverpool është kthyer në skuadrën më të interesuar në orët e fundit pas interesimeve fillestare të Barcelonës.

Darka e merkatos – Në këtë kuptim, mbrëmë në Milano është zhvilluar një darkë merkatoje mes Cristiano Giuntolit, drejtuesit të Juventusit dhe Fali Ramadanit, agjentit të Chiesa-s. Të pranishëm ishin edhe Stefanelli dhe Pompilio, bashkëpunëtorë të drejtorit të futbollit të Juventusit. E gjithë kjo për të vlerësuar opsionet aktualisht në tryezë.

Presioni i Liverpoolit – Opsione të cilat, siç u përmend, aktualisht e shohin atë me Liverpoolin si një negociatë shumë të nxehtë. ‘Reds’ kanë dalë me një ofertë prej 15 milionë eurosh për sulmuesin dhe klubi i Juventus tashmë i ka dhënë dritën jeshile shitjes së lojtarit që nuk është pjesë e planeve të Thiago Motta-s dhe që ka vetëm një vit më shumë kontratë me kompaninë torineze.

Prandaj, nuk ka problem për marrëveshjen mes Liverpoolit dhe Juventusit që nuk paraqet pengesë. Loja e vërtetë tani është gjetja e një marrëveshjeje mes lojtarit dhe klubit anglez.

The post Chiesa te Liverpool? Ja çfarë mungon appeared first on Albeu.com.

Juventusi, revolucion 200 milionë euro

By: admin
28 August 2024 at 10:44

Me blerjen e Koopmeiners, Juventus ka forcuar rolin si mbretëreshë e merkatos së verës. Giuntoli ka nënshkruar me tetë lojtarë (për momentin): Douglas Luiz, Thuram, Di Gregorio, Kalulu, Cabal, Nico Gonzalez, Conceiçao dhe Koopmeiners.

Të gjitha së bashku, të gjitha të mbyllura në më pak se dy muaj, me Sancho si qershinë e mundshme mbi tortë.

Sa kushtoi ky revolucion?

Corriere dello Sport foli për këtë mëngjesin e sotëm: zyrtarisht 197.5 milionë euro pa përfshirë bonuset, në disa raste lehtësisht të arritshme dhe në të tjera më pak, një formulë e përdorur shpesh nga drejtori teknik Giuntoli si një mjet për t’iu qasur edhe kërkesave më të tepruara.

Realisht, dhe duke parë vetëm këtë vit financiar, Juventusi i ri i Motta-s u ndërtua me 53.8 milionë. Ky, shifrat në dorë, është ndikimi në buxhetin e këtij viti.

Juve, siç bëjnë tani ata që kanë më shumë ide se para, paguan me këste të përshtatshme.

The post Juventusi, revolucion 200 milionë euro appeared first on Albeu.com.

❌
❌