Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Wojciech Szczęsny dhe mundësia e pabesueshme: mund të zëvendësojë Marc-André ter Stegen

By: user 2

Edhe pse lamtumira e tij me Juventus dukej se ishte faza e fundit e një karriere të jashtëzakonshme, Wojciech Szczęsny së shpejti mund t’i veshë përsëri dorezat. Polaku mund të kthehet në fushë me një nga skuadrat kryesore në skenën ndërkombëtare. Portieri ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës, që është në kërkim të një zëvendësuesi të Marc-André ter Stegen. Portieri gjerman e ka mbyllur tashmë sezonin për shkak të një këputjeje totale të tendinës rotuleo.

Ndalesa e gjatë e portierit gjerman ka lëvizur shumë elementë të rëndësishëm të rolit, duke nisur nga ish-lojtari bardhezi, i cili mori duartrokitje në Juventus Stadium, me rastin e ndeshjes ndaj Napolit. Siç raportohet nga El Chiringuito TV, ish-portieri i Arsenal dhe Romës do të ishte profili i duhur për të zëvendësuar Ter Stegen, nëse nuk vendoset që Barcelona të mbështetet te portieri i dytë Inaki Pena për të gjithë sezonin.

Lexo më tejVideo/ Juventus përshëndet Szczesny në Stadium: xhiro rreth fushës e duartrokitje nga tifozët

Nuk mungojnë emrat e tjerë që mund të zëvendësojnë gjermanin: nga Keylor Navas te Jordi Masip nëpërmjet Edgar Badia dhe Loris Karius. Megjithatë Szczęsny duket se është më i besueshmi për këtë rol, edhe falë atij shpirti që e bën të vështirë largimin e tij nga fusha.

The post Wojciech Szczęsny dhe mundësia e pabesueshme: mund të zëvendësojë Marc-André ter Stegen appeared first on Lapsi.al.

Ish-portieri i Real Madridit një ndër opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Ter Stegen

Me Marc-Andre Ter Stegen që pritet të mbetet jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, Barcelona ka vendosur që të nënshkruaj me një portier të ri.

Blaugranasit mund të nënshkruajnë vetëm me lojtarë të cilët momentalisht janë pa klub në rast se duan një përforcim të menjëhershëm ose duhet të presin deri në afatin kalimtar të janarit.

Për momentin, opsioni i transferimit të një lojtari të lirë po merr vëmendje të madhe me emra si Keylor Navas, Edgar Badia, Loris Karius, Wojciech Szczesny dhe Claudio Bravo që po përmenden si alternativa.

Tani gazetari Toni Juanmarti i gazetës SPORT ka raportuar se një tjetër ish-portier i Real Madridit, Antonio Adan, është përmendur si një objektiv i mundshëm i Barcelonës për të zëvendësuar përkohësisht Ter Stegenin.

Adan ka qenë një lojtar i lirë që prej verës së kaluar pasi i dha fund aventurës së tij me Sporting Lisbonën.

Spanjolli, një produkt i akademisë së Real Madridit, La Fabrica, ka bërë 18 paraqitje për rivalët e Barcelonës, teksa ka shijuar eksperienca edhe tek Real Betisi dhe Atletico Madridi.

37-vjeçari i cili ka një përvojë të madhe në Spanjë, ka bërë gati 130 paraqitje në La Liga dhe 16 në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë, ai ka luajtur përkrah Heiko Ëestermann, i cili tani është asistent i Hansi Flickut, tek Real Betisi gjatë sezonit 2015/2016./Telegrafi/

The post Ish-portieri i Real Madridit një ndër opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Ter Stegen appeared first on Telegrafi.

Barcelona e konfirmon, Ter Stegen mbyll sezonin

By: Ardit

Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e Marc-Andre ter Stegen. Gardiani i portës dhe kapiteni i ekipit u dëmtua ditën e dielë, në sfidën që katalanasit fituan 5-1 ndaj Villarreal. Pas vizitave mjekësore të zhvilluara ditën e sotme është mësuar se portieri ka këputur tendinën e gjurit të djathtë. Futbollisti sot do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan […]

The post Barcelona e konfirmon, Ter Stegen mbyll sezonin appeared first on BoldNews.al.

❌