Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream

“Mendova se do të trajtohesha ndryshe”, Vitor Roque flet për Barçën pas huazimit tek Betisi

7 September 2024 at 19:22

Sulmuesi brazilian, Vitor Roque, iu bashkua Real Betisit në formë huazimi në gusht, duke u larguar nga Barcelona në formë huazimi shtatë muaj pasi e transferuan për 30 milionë euro.

19-vjeçari në një intervistë ka pranuar se ka mbetur i habitur ndaj trajtimi që i kishin bërë atij njësoj si pjesa tjetër e publikut.

Blaugranasit e kompletuan transferimin e tij në janar, por Roque arriti që të luajë në vetëm dy ndeshje nga minuta e parë në gjashtë muajt e tij të parë në Kataloni.

Ai e përfundoi sezonin me dy gola të shënuar në 16 ndeshje, por Xavi Hernandez dhe Hansi Flick vendosën që të dy se nuk e meriton një vend në skuadër këtë sezon.

“Ishte paksa e vështirë për mua. I kisha disa mundësi, por jo në mënyrën që kam menduar. Koka ime ishte e qartë”.

“Tani jam i fokusuar tek Betisi dhe e falënderoj Zotin për mundësinë për ta veshur sërish fanellën e kombëtares”, ka thënë Roque para mediave.

“Unë mendoja se do të ishte më ndryshe, në aspektin e trajtimit dhe të lojës dhe në bisedat që kishim, por ka marrë fund”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post “Mendova se do të trajtohesha ndryshe”, Vitor Roque flet për Barçën pas huazimit tek Betisi appeared first on Telegrafi.

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti para në dekadën e fundit – dominojnë ato nga Anglia

7 September 2024 at 17:40

Tashmë është zbuluar lista prej 20 klubeve që kanë shpenzuar më së shumti para në botën e futbollit gjatë dekadës së fundit.

Gjatë viteve, klubet e Ligës Premier shpeshherë kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në përpjekje për të joshur disa nga lojtarët më të mirë në botë që të transferohen në Angli.

Sidoqoftë, kohëve të fundit, rritja e Superligës së Arabisë iu ka dhënë një goditje të madhe klubeve angleze.

Emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Neymar dhe Riyad Mahrez, që të gjithë janë joshur nga kontratat e mëdha që kanë marrë nga klubet arabe.

Është ekipi i Chelseat ata që kryesojnë listën me 2.78 miliardë euro të shpenzuara në transferime që nga viti 2015 sipas një raportimi nga CIES.

Këtë verë ata kanë shpenzuar gjithashtu shumë duke transferuar emra si Pedro Neto, Joao Felix, Kiernan Dewsbury-Hall, Filip Jorgensen, Omari Kellyman, Mike Penders, Aaron Anselmino, Renato Veiga, Caleb Wiley, Marc Guiu, Jadon Sancho dhe Tosin Adarabioyo.

Pas klubit londinez i dyti në listë renditet Manchester City, kampioni në fuqi i Anglisë, që në total ka shpenzuar 1.96 miliardë euro.

Dhe klubi i tretë që plotëson top treshen është Manchester United që ka shpenzuar pothuajse shumën identike si Manchester City, pra 1.95 miliardë euro.

Përveç ekipeve angleze, ekipe si Paris Saint-Germaini, Juventusi, Barcelona, Real Madridi dhe AS Monaco janë po ashtu pjesë e listës./Telegrafi/

The post Klubet që kanë shpenzuar më së shumti para në dekadën e fundit – dominojnë ato nga Anglia appeared first on Telegrafi.

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

7 September 2024 at 13:56

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka paguar më në fund të gjithë dëmshpërblimin që i detyrohej trajnerit spanjoll, Quique Setien.

Sipas gazetës Marca, Barcelona më në fund i ka paguar trajnerit Quique Setien kompensimin e tij të plotë.

Katër vjet më parë, Barcelona shkarkoi Setien pas një serie rezultatesh të dobëta, që kulmuan me humbjen 8-2 ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve. Klubi vendosi të shkojë në një drejtim tjetër me Ronald Koeman që zëvendësoi Sietien në verën e vitit 2020.

Megjithatë, Setienit i detyrohej ende një pjesë të tarifës së tij të kompensimit pasi u shkarkua pasi i kishin mbetur edhe disa vite në kontratën e tij me Barçën.

Tarifa totale e ndarjes nga puna për Setien në atë kohë ishte 4 milionë euro dhe Barça ra dakord me trajnerin për të paguar kompensimin në gjashtë këste me kompensimin përfundimtar të paguar këtë javë në shtator 2024.

Barça i ndau 4 milionët borxh Setienit në gjashtë këste, që do të thotë se ata i kishin paguar nga 666 mijë euro në gjashtë raste të ndryshme.

 

🚨😮‍💨💸 Setién termina de cobrar su finiquito ¡cuatro años después! https://t.co/K6cZXZJWtd

— MARCA (@marca) September 7, 2024

Setien u emërua si menaxher i Barcelonës më 13 janar 2020, duke zëvendësuar Ernesto Valverden e shkarkuar. Ai menaxhoi 25 ndeshje të Barçës gjatë shtatë muajve të tij në krye të ekipit. Ai nuk fitoi asnjë trofe gjatë asaj periudhe.

Trajneri spanjoll deklaroi se do ta dërgonte Barçën në gjykatë pasi ta shkarkonin, por klubi e zgjidhi çështjen jashtë gjykatës në fund. /Telegrafi/

The post Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Pengesat kryesore që po e pamundësojnë transferimin e Rabiot tek Barcelona

6 September 2024 at 17:27

Barcelona ka mbetur në pozitë të vështirë sa i përket opsioneve në mesfushë pas lëndimit të Marc Bernal dhe problemeve me lëndime të Gavi dhe Frenkie De Jong.

Duket se pothuajse çdo verë Adrien Rabiot është lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona, por veçanërisht këtë verë nuk mund të konsiderohet si befasi fakti që është sugjeruar si opsion.

Një ndër arsyet kryesore është se ai është një lojtar i lirë dhe mund të nënshkruaj ende me blaugranasit.

Sidoqoftë, Mundo Deportivo ka raportuar se nëna e tij dhe agjentja Veronika po kërkon 10 milionë euro pagë për shërbimet e djalit të tij, kërkesë kjo e pamundur për t’u realizuar pasi blaugranasit po kanë vështirësi në regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Nëse ai do të nënshkruante për Barcelonën, do të duhej ta pranonte një pagë të vogël deri në fund të vitit ose një marrëveshje të përgjysmuar me një klauzolë të vogël lirimi.

Galatasaray, Manchester United dhe Al-Nassr që të gjitha janë lidhur me një transferim të mundshëm të Rabiot, por ish-lojtari i Juventusit ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjërën prej tyre.

Teksa do të ishte një opsion mjaft i vlefshëm për Barcelonën, për punën që ata kanë nevojë që ai ta kryejë, por që tashmë duhet të vendosin mes Marc Casados dhe Eric Garcias./Telegrafi/

The post Pengesat kryesore që po e pamundësojnë transferimin e Rabiot tek Barcelona appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick krahasohet me homologun e tij Carlo Ancelotti

6 September 2024 at 15:32

Barcelona ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit, duke siguruar katër fitore nga katër ndeshjet në La Liga deri më tani dhe duke shënuar 13 gola në këtë proces. Kjo formë ka sjell fjalë të mira për Hansi Flick në shtyp, dhe trajneri i ri i Barcelonës po bën mjaft përshtypje.

Një raport i kohëve të fundit nga mediumi Relevo madje e ka krahasuar Flick me homologun e tij të Real Madridit, Carlo Ancelotti, duke thënë se tifozët e Barcelonës po e shohin atë në një mënyrë të ngjashme me atë se si ndihen Madridistët për Ancelottin.

Trajneri gjerman cilësohet si ‘zotëri’, ashtu sikurse italiani dhe ua lë të gjithë protagonizmin lojtarëve të tij.

 

Relevo say that at #FCBarcelona, Hansi Flick is cutting a similar figure to that of Carlo Ancelotti. #RealMadrid pic.twitter.com/mxhf5qaOQk

— Football España (@footballespana_) September 6, 2024

Deri më tani Flick nuk ka kërkuar justifikime, dhe gjithashtu ka shmangur hyrjen në çdo debat për gjyqtarët, me të parën e theksuar nga presidenti Joan Laporta si një nga virtytet e tij.

Gjithsesi, Flick ka vetëm katër ndeshje në mandatin e tij te Barcelona, dhe derisa gjërat të shkojnë disi anash, do të jetë e vështirë të merret një masë e vërtetë se si ai qëndron nën presion.

Sigurisht kontrasti i hershëm nga Xavi Hernandez, i cili në gjashtë muajt e fundit të periudhës së tij si trajner i Barcelonës ishte i prirur të drejtonte gishtin, do të jetë freskues për tifozët Blaugrana megjithatë. /Telegrafi/

The post Hansi Flick krahasohet me homologun e tij Carlo Ancelotti appeared first on Telegrafi.

Fantastik në mesfushë, “gjigantët” e Evropës pas “yllit” të Real Sociedad

5 September 2024 at 17:36

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

A është Lamine Yamal kandidati më i ri për Topin e Artë ndonjëherë?

5 September 2024 at 12:47

Ylli spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal ka përfunduar në listën e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2024.

Mbrëmë (e mërkurë) u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.

Në këtë listë nuk munguan emra yjesh që shihen si favorit për ta fituar si: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Në listën i përfshirë ishte edhe ylli spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili shkëlqeu me klubin dhe kombëtaren në Euro 2024.

 

Nominated for the 2024 Ballon d’Or

Lamine Yamal @FCBarcelona @SEFutbol #ballondor pic.twitter.com/GI7DEs3xlg

— Ballon d’Or (@ballondor) September 4, 2024

Talenti i Barcelonës, i cili mbushi 17 vjeç vetëm dy muaj më parë në korrik, tani është më i riu që është nominuar ndonjëherë për çmimin prestigjioz.

Ai ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kylian Mbappe, i cili mori nominimin e tij të parë në moshën 18 vjeç e 293 ditë.

 

Lamine Yamal makes history 𝙖𝙜𝙖𝙞𝙣 as the youngest player ever nominated for the Ballon d’Or, breaking Mbappé’s record 👶✨ pic.twitter.com/NdhhKPdHoZ

— 433 (@433) September 5, 2024

Për referencë, nominimi i parë i rekordmenit të Topit të Artë, Lionel Messit, erdhi kur ai ishte 20 vjeç.

Yamal pati një sezon të spikatur me 16 kontribute për gola në 50 ndeshje për Blaugranat dhe pesë të tjera për Spanjën, duke ndihmuar kombëtaren e tij të fitojë Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

The post A është Lamine Yamal kandidati më i ri për Topin e Artë ndonjëherë? appeared first on Telegrafi.

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

5 September 2024 at 10:24

Barcelona thuhet se po pret miliona euro kompensim nga FIFA këtë vit për dëmtimet e lojtarëve Gavi dhe Ronald Araujo.

Të dy lojtarët u lënduan gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, që do të thotë se Barça do të marrë kompensim të konsiderueshëm nga FIFA.

Sipas Programit për Mbrojtjen e Klubeve të organizmit botëror, Barça ka të drejtë për rreth 2.5 milionë euro për mungesën katërmujore të Araujos për shkak të një këputjeje të muskujve të kofshës. Mbrojtësi pësoi dëmtim teksa luante për Uruguain në Copa America 2024.

Për më tepër, FIFA do t’i duhet t’i paguajë Barcelonës 20,548 euro për çdo ditë që Gavi është i lënduar.

Mesfushori i ri ka munguar në aksion që nga nëntori i vitit 2023 me mungesën e tij 10-mujore që arrin në më shumë se 5 milionë euro si kompensim.

 

The fee that FIFA must pay for Araujo’s and Gavi’s injury is still pending.

@mundodeportivo pic.twitter.com/hDDpSP1Xb4

— Barça Universal (@BarcaUniversal) September 4, 2024

Kështu, Barça mund të marrë para fundit të vitit gati 10 milionë euro nga FIFA si kompensim për dëmtimet e Gavit dhe Araujos.

Këto para do të vijnë si një lehtësim i madh për Barçën, e cila aktualisht është duke luftuar financiarisht pasi është lënë në harresë nga disa sponsorë.

Pavarësisht dëmtimeve, Barcelona ka bërë një fillim mbresëlënës të sezonit duke fituar katër ndeshjet e para para pushimit ndërkombëtar të ndeshjeve të shtatorit. /Telegrafi/

The post Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon appeared first on Telegrafi.

“A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?”, pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

4 September 2024 at 22:13

Ai quhet Raul Gonzalez, është 17 vjeç, luan për ekipin e të rinjve Cultural Deportiva Cebrerena dhe studion në IES Hermenegildo Martin Borro në Cebreros.

Gonzalez filloi të luante futboll të vogël. Para dy vitesh ai kaloi në futbollin e madh, ku preferontë luajë si sulmues. Thjesht një djalë tjetër, mund të thuash, derisa rrjetet sociale e shndërruan atë këtë të mërkure në një sensacion për shkak të ngjashmërisë me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, për shkak të ngjashmërisë së madhe.

“Që kur debutova, ma kanë thënë këtë (që ngjason me Lamine Ymala)”, ka thënë Raul.

“Dje – të martën – gjithçka filloi”, kujton Raul. Pas rrjeteve sociale, media si, Marca, AS, El Chiringuito kanë shkuar për ta intervistuar. Videoja tashmë ka më shumë se 400,000 shikime.

“Të krahasosh veten me Laminen nuk është diçka e re. Filloi kur Lamine debutoi – 29 Prill 2023 – me Barcelonën. Që aty ishte kur miqtë e mi filluan të më thërrisnin Yamal.

“Ka ndodhur edhe kur luaj në fusha të tjera me shokët e skuadrës. Por ajo që ndodhi këtë të martë ishte diçka tjetër. Më kanë bërë zyrtare te Barcelona”, qesh Raul Gonzalez, i cili jo vetëm që ka një ngjashmëri të madhe fizike me lojtarin, idhullin e tij, por është edhe moshatar.

Për një ditë ai u bë protagonist dhe ‘trend’ në rrjetet sociale. “Ishte qesharake, por edhe e pabesueshme”, pranon lojtari. Pavarësisht moshës, ai nuk është kapërcyer nga gjithçka që ka ndodhur në orët e fundit.

Për momentin as Barcelona dhe as vetë Lamine Yamal nuk kanë kontaktuar me të: “Do të ishte e pabesueshme, shpresoj. Do të doja ta takoja. Kjo është ajo që po pres”, komenton ai, duke konsideruar se çfarë do të ishte një ëndërr, të mund të takonte idhullin e tij të futbollit dhe atë me të cilin tashmë të gjithë e krahason atë. /Telegrafi/

The post “A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?”, pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar appeared first on Telegrafi.

“A do të vish te Real Madridi?”, përgjigja shokueses që Nico Williams i dha një tifozit madrilen

4 September 2024 at 17:12

Duket se interesimi i Real Madridit për Nico Williams u ndal kur vetë lojtari hodhi poshtë idenë për t’u transferuar te bardhezinjtë.

Një tifoz e pyeti: “A do të vish te Real Madridi sezonin e ardhshëm?”. Nico Williams u përgjigj: “Në asnjë mënyrë, bastard”.

Nico Williams është një nga emrat më të spikatur në botën e futbollit për momentin.

Numri 10 i Athletic Bilbaos, kampion evropian me Spanjën këtë verë, ngjalli pritshmëri tek tifozët e Barcelonës për shkak të marrëdhënies së tij me Lamine Yamal si brenda dhe jashtë fushës së lojës, gjë që çoi në thashetheme për një transferim të mundshëm te katalunasit.

Megjithatë, Athletic Bilbao e bëri të qartë se nëse Barça do të donte Nico, do të duhej të paguante të gjithë klauzolën e përfundimit, 58 milionë euro, me një pagesë të vetme.

Një çmim shumë i lartë për financat tashmë të komplikuara të Barçës. /Telegrafi/

The post “A do të vish te Real Madridi?”, përgjigja shokueses që Nico Williams i dha një tifozit madrilen appeared first on Telegrafi.

Lewandowski: Brezi ynë erdhi nga rrugët, tani akademitë prodhojnë lojtarë të ngjashëm

4 September 2024 at 15:53

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka komentuar evolucionin e futbollit dhe mënyrën se si ai e sheh ardhjen e lojtarëve më të rinj.

Ndryshimi i futbollit, por ndryshimi mes formimit të gjeneratave ka qenë shpeshherë temë diskutimi dhe i fundit që ka folur për të është Lewandowski.

Ylli polak beson se lojtarët e gjeneratës së tij, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin lojtarë që vinin nga rrugët, por tani lojtarët futen në akademi që në moshë të re.

 

Robert Lewandowski shares his thoughts on modern-day No. 9s 💥 pic.twitter.com/LDqqywqeMk

— B/R Football (@brfootball) September 3, 2024

“Futbolli po ndryshon gjithmonë, dhe mënyra se si lojtarët e rinj mësojnë se si të luajnë futboll po ndryshon gjithashtu”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Brezi ynë erdhi nga rrugët. Tani është pothuajse e pamundur; akademia prodhon lojtarë shumë të ngjashëm”, përfundoi sulmuesi polak.

Në hapësirën për komente mund të shkruani se futbollistët e cilët gjeneratë janë më të mirë apo më të formuar. /Telegrafi/

The post Lewandowski: Brezi ynë erdhi nga rrugët, tani akademitë prodhojnë lojtarë të ngjashëm appeared first on Telegrafi.

Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

3 September 2024 at 23:52

Barcelona u mundua dhe dështoi që ta transferojë Nico Williams gjatë kësaj vere, përkundër përpjekjeve të tyre të mëdha.

Nuk ishte vetëm departamenti sportiv i klubit që po punon aktivisht për transferimin e yllit spanjoll, por edhe disa nga lojtarët e tyre ishin të përfshirë në këtë proces.

Alejandro Balde ishte njëri prej tyre. Ai është një mik i ngushtë i Williams, pasi dyshja më herët kanë luajtur së bashku për Spanjën.

Në një intervistë me Tot Costa, ai ka shpjeguar se ka biseduar me 22-vjeçarin gjatë kësaj vere.

“Është e vërtetë unë bisedoj shumë me Nico Williams. Unë bisedoj me të praktikisht çdo ditë, por në fund të gjithë vendosin jetën e tyre, vendosin karrierën e tyre dhe bëjnë atë që duan”, ka thënë Balde.

Paaftësia e Barcelonës për t’i ofruar siguri Williamsit se ai do të regjistrohet si pjesë e ekipit u pa si arsyeja më e madhe për përpjekjet e dështuara për transferimin e tij.

Në rast se drejtuesit e klubit blaugranas arrijnë që ta zgjidhin këtë problem sezonin e ardhshëm, një tjetër përpjekje do të bëhet që do të thotë se Balde ka mundësi të ribashkohet me mikun e tij të ngushtë./Telegrafi/

The post Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre appeared first on Telegrafi.

“Jam drejtori më i varfër në Europë”- Deko mediton largimin nga Barcelona

2 September 2024 at 15:43
Barcelona e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri. Blaugranat kanë arritur 4 fitore në po kaq ndeshje, por jo gjithçka shkon mirë e bukur në Barcelonë. Sipas gazetës “Sport”, një nga arkitektët e kësaj Barçe, drejtori sportiv Deko po mendon seriozisht largimin nga klubi. Shkak janë bërë premtimet e përmbajtura nga presidenti Joan Laporta.

Ylli i Barcelonës pretendon se ekipi nuk ka më nevojë për blerje të reja

1 September 2024 at 10:14

Ylli i Barcelonës, Raphinha, foli me shumë vetëbesim pas ‘shkatërrimit’ që i bën Real Valladolidit duke i mposhtur me rezultat 7-0.

Reprezentuesi brazilian shënoi për herë të parë si lojtar i Barcelonës het-trik, për të vazhduar kështu serinë e fitoreve për blaugranasit në këtë start të sezonit në La Liga.

Katër fitore nga po aq ndeshje do të thotë se Barcelona do të hyjë në pushimin me kombëtare në krye të tabelës me vetëm tre gola të pësuar.

Raphinha ishte i papërmbajtshëm për mbrojtjen e vizitorëve madje duke thënë se paraqitja e ekipit të tyre demonstron se nuk ka më nevojë për blerje të tjera.

“Nuk e di nëse ishte ndeshja imë më e mirë, por ishte një ndër më të mirat. Është het-triku i parë në karrierën time dhe jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin”, ka thënë Raphinha.

“E di se ky sezon është shumë i rëndësishëm për mua dhe po mundohem të jem në versionin tim më të mirë”.

“Kjo ndeshje ka treguar edhe një herë tjetër se nuk kemi më nevojë që lojtarë të rinj të transferohen”, përfundoi ai.

Raphinha nuk është ftuar nga Brazili për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, andaj do të mbetet në Barcelonë dhe do të ndjek një plan të personalizuar të stërvitjeve.

Barcelona do të rikthehet në aksion më datë 15 shtator, aty ku do të luajnë derbin katalanas ndaj Gironës./Telegrafi/

The post Ylli i Barcelonës pretendon se ekipi nuk ka më nevojë për blerje të reja appeared first on Telegrafi.

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

1 September 2024 at 08:40

Trajneri i Valladolidit, Paulo Pezzolano, e pa ekipin e tij duke pësuar dy humbje të dhimbshme ndaj Real Madridit dhe Barcelonës në harkun e një jave.

Sidoqoftë, teksa Real Madridi arriti që t’i mposhtë ata vetëm me tre gola, Barcelona i ‘shpartalloi’ duke iu shënuar atyre shtatë sosh në krahasim me madrilenët.

Pezzolano tha se qasja e ekipit të tij ishte e njëjta si ajo ndaj Real Madridit, por që Barcelona ka kualitete të mëdha dhe ishte në gjendje që ta thyejë mbrojtjen e tyre.

“Po, ne u futëm në fushë për të luajtur njësoj si në Bernabeu ndaj Real Madridit, por ky ekip e di se si të luajë ndaj ekipeve që mbrohen”.

“Barcelona e Hansi Flickut është një ekip mjaft i dedikuar dhe i kompletuar. Është një humbje e dhimbshme, më e rënda që kam përjetuar në karrierën time”, ka thënë Pezzolano.

Komentet e teknikut të Valladolidit janë një akuzë e qartë ndaj Real Madridit. Ekipi i Carlo Ancelottit duket se po ka vështirësi të luajë ndaj ekipeve që janë kompakte në mbrojtje.

Vikendin e kaluar ndaj Valladolidit, Madridi pati vështirësi që të gjejë golin me Mbappe dhe Vinicius në fushë duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0.

U desh një goditje e fuqishme e Valverdes nga gjuajtja e lirë që të hapte serinë e golave, para se Brahim dhe Endrick ta zgjatnin epërsinë ndaj një mbrojtjeje të lodhur./Telegrafi/

The post U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Barcelona e pandalshme, skuadra e Hansi Flik shpartallon me 7 gola rivalin e radhës në La Liga

By: D Marku
31 August 2024 at 19:37

Barcelona po tregon një formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga.

Blaugranat kanë marrë fitoren e katërt radhazi, kësaj here kundër Vajadolidit.

Skuadra e Hansi Flikut ka triumfuar me shifrat e thella 7-0, ku Rafinja shënoi tripletë dhe golat e tjerë u shënuan nga Levandovski, Kunde, Olmo dhe Torres. (VIDEO)

Barcelona udhëheq e vetme kampionatin spanjoll me 12 pikë të plota.

 

The post VIDEO/ Barcelona e pandalshme, skuadra e Hansi Flik shpartallon me 7 gola rivalin e radhës në La Liga appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Barcelona e pandalshme, skuadra e Hansi Flik shpartallon me 7 gola rivalin e radhës në La Liga

31 August 2024 at 19:07
Barcelona po tregon një formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga.Blaugranat kanë marrë fitoren e katërt radhazi, kësaj here kundër Vajadolidit. Skuadra e Hansi Flikut ka triumfuar me shifrat e thella 7-0, ku Rafinja shënoi tripletë dhe golat e tjerë u shënuan nga Levandovski, Kunde, Olmo dhe Torres. (VIDEO) Barcelona

Barcelona ka bërë ofertë për talentin e madh 17-vjeçar

30 August 2024 at 10:40

Barcelona ka hequr dorë nga përforcime e mëdha në skuadrën e saj të parë, por nuk e ka ndalur kërkimin e tyre për talentë të rinj. Pas ardhjes së Pedro Soma, 17-vjeçari Antonio Cordero ka rënë në sy.

Një sulmues anësor i krahut i djathtë, por me këmbë të majtë, Cordero tashmë ka shënuar dhe asistuar në dy paraqitjet e tij të para për Malagën në futbollin profesionist.

Sulmuesit të talentuar iu deshën vetëm 34 minuta për ta bërë këtë, duke shënuar një gol vendimtar kundër Racing Ferrol, dhe më pas duke asistuar një tjetër kundër Mirandes në një tjetër barazim, kontributet e tij shpëtojnë të dy pikët e Malagas.

Sezonin e kaluar ai bëri debutimin e tij për Malagën dhe vazhdoi të luajë 22 herë, me dy asistime, ndonëse për një shumë totale prej vetëm 777 minutash.

 

#FCBarcelona have made an offer for 17-year-old Malaga talent Antonio Cordero, who scored on the opening day of the season against Racing Ferrol. pic.twitter.com/EO0GFjjU5L

— Football España (@footballespana_) August 30, 2024

Cordero shënoi gjithashtu golin për të rikthyer Malagën në Segunda Division pas një mungese të gjatë, në minutën e 121-të të finales së tyre në ‘play-off’ kundër Nastic.

Sipas Mundo Deportivo, Cordero do të ishte një përforcim për Barca Atletic në shtytjen e tyre të promovimit, me synimin për zhvillimin e tij.

Megjithatë, Malaga dëshiron ta mbajë atë dhe ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, megjithëse nuk është e qartë nëse do të bëhet një e dytë. /Telegrafi/

The post Barcelona ka bërë ofertë për talentin e madh 17-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve

29 August 2024 at 23:56

Formati i ri i Ligës së Kampionëve do të na lejojë të shohim përballje të shumta mes skuadrave kryesore evropiane në javët e ardhshme.

Është interesante se asnjë skuadër nuk do të përballet dy herë me njëri-tjetrin: çdo klub do të ketë tetë kundërshtarë të ndryshëm në fazën e ligës.

Nuk dihet ende orari i saktë, kështu që nuk mund të dimë se cilat ndeshje do të jenë vendimtare për tabelën përfundimtare të ligës pas tetë ditësh. Megjithatë, bien në sy disa ndeshje mes skuadrave të mëdha.

Këtu është renditja jonë e përballjeve më interesante të fazës hapëse të Ligës së Kampionëve:

1. Liverpool vs Real Madrid

2. PSG vs Man City

3. Barcelona vs Bayern

4. Liverpool vs Bayer Leverkusen

5. Arsenal vs PSG

6. Real Madrid vs Borussia Dortmund

7. Inter vs Arsenal

8. Bayern vs PSG

9. Juventus vs Man City

10. Bayer Leverkusen vs Inter. /Telegrafi/

The post Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Shorti me Barcelonën, Muller i dërgon mesazh Hansi Flickit

29 August 2024 at 23:09

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka reaguar në lidhje me shortin e Ligës së Kampionëve, sidomos për përballjen me Barcelonën në fazën e Ligës së Kampionëve 2024/25.

Në një video në Instagram, ai tha: “Jam shumë i emocionuar që takoj mikun tim të vjetër, Hansi Flick me Barcelonën dhe të gjitha ekipet e tjera”, deklaroi sulmuesi gjermani.

“Kujdesuni dhe jini të emocionuar për një format të ri të Ligës së Kampionëve”.

Muller, natyrisht, ka luajtur nën Flick në të kaluarën te Bayern Munich. Ai luajti një rol kyç kur bavarezët fituan tripletën nën Flick në 2020.

Barcelona do të presë Bayernin në një nga katër ndeshjet e tyre në shtëpi në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët do të synojnë hakmarrjen pasi humbën takimin e tyre të fundit kundër Mullerit dhe bashkëlojtarëve të tij në vitin 2022. /Telegrafi/

The post Shorti me Barcelonën, Muller i dërgon mesazh Hansi Flickit appeared first on Telegrafi.

❌
❌