❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve, mungojnë azilet dhe stafet

Përkujdesi ndaj të moshuarve nga familjarët po zbehet si një traditë në vendin tonë, për Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve, mungojnë azilet dhe stafet për shkak të emigrimit të lartë të të rinjve dhe uljes së numrit të lindjeve.

Të dhënat e Cens 2023 treguan se gjyma e familjeve kanë persona mbi 60 vjeç, të cilët janë një kontingjent i madh për kujdes në periudhën e afërt.

Nertila Podgorica, nga Departamenti i ShkencĂ«s sĂ« InfermierisĂ« dhe GerontologjisĂ« nĂ« Universitetin e Shkencave ShĂ«ndetĂ«sore nĂ« Austri, kreu njĂ« studim “VĂ«shtirĂ«sitĂ« dhe sfidat e pĂ«rjetuara nga infermierĂ«t nĂ« institucionet e kujdesit tĂ« tĂ« moshuarve nĂ«
ShqipĂ«ri”.

Studimi vuri në dukje se në Shqipëri funksionojnë 39 qendra rezidenciale për të moshuarit, nga të cilat 14 ofrojnë shërbime në Qarkun e Tiranës. Krahasuar, 25 të tjerat ofrojnë shërbime në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (2 qendra), Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier dhe Kukës (1 qendër).

Stafi i këtyre qendrave përbëhet kryesisht nga mjekë dhe infermierë. Në të njëjtën kohë, ka vetëm pak punonjës socialë dhe ndihmësinfermiere, edhe pse profesioni i punonjësit social dhe asistentit të infermierit është i parashikuar në strukturën e autorizuar.

Kjo ndodh sepse as kurrikula universitare dhe as institucionet e trajnimit në Shqipëri nuk ofrojnë trajnim adekuat për asistentët e infermierëve dhe punonjësit socialë në kujdesin për të moshuarit.

Infermierët konsiderohen si shtylla kurrizore e sistemit të kujdesit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor për popullatën. Njohuria, trajnimi, sjellja dhe kujdesi i infermierëve ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e kujdesit, pasi studimet tregojnë se perspektiva e ofruesve të kujdesit ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për individët e moshuar.

Studimi i bazuar në anketë gjeti se Shqipëri infermierët përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme në institucionet e kujdesit për të moshuarit. Këto sfida lidhen me mjedisin fizik dhe pajisjet teknike të ambienteve, si dhe me nivelin arsimor të infermierëve.

Mungesa e trajnimit të stafit dhe e një mjedisi të përshtatshëm provohet nga faktet se ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për të moshuarit në ambientet e kujdesit për të moshuarit, vlerësoi studimi..

Gjatë punës në ambientet e azileve, infermierët kujdesen për personat me demencë dhe të moshuar të tjerë me gjendje të ndryshme shëndetësore, të cilët shprehin pasiguri në vendimmarrje në lidhje me terapinë apo vendime të tjera, veçanërisht në fund të jetës së tyre.

Si rezultat i përballjes me dilema të ndryshme morale dhe pamundësisë për të mbrojtur të moshuarit, infermierët ndeshen me probleme të ndryshme emocionale. Këto sfida intensifikohen kur banorët e moshuar shfaqin sjellje agresive në rritje, duke çuar në shqetësime psikologjike tek infermierët, ulje të orarit të punës, largim nga profesioni dhe, në fund të fundit, mungesë infermierësh.

Sipas Cens 2023 në të gjithë vendin u numëruan 755,950 njësi familjare, ku 49% e tyre dominohen nga persona në moshë pensioni. Të dhëna më të detajuara tregojnë se 195 mijë familje kishin persona të grup-moshës 6069 vjeç, të cilët përbëjnë 26 për qind të totalit të njësive familjare dhe është grupi dominues, raporton Monitor. /Telegrafi/

The post Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve, mungojnë azilet dhe stafet appeared first on Telegrafi.

Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e RTSH-së

Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zëvendësdrejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Ajo zëvendëson ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Vetëm 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së, Peza dha dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues.

Ai u vendos në qendër të kritikave për shkak të shkarkimeve masive të punonjësve të RTSH-së. /Telegrafi/

The post Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e RTSH-së appeared first on Telegrafi.

Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, u njohën zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Berisha, nuk u paraqit personalisht në zyrat e SPAK, por mbyllja e hetimeve u firmos nga avokatët e tij.

Sakaq në një konferencë me gazetarët, Berisha hodhi poshtë akuzat për përfitime të paligjshme nga ana e familjarëve të tij. Berisha tha se fëmijët e tij i kanë të gjitha pasuritë e deklaruara dhe nga vetingu 30-vjeçar ka rezultuar se nuk kanë asnjë pasuri nga burime të paqarta.

“SĂ« dyti, po tek vetingu, ndjehem krenar sepse nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur unĂ« jam i vetmi politikan nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« kam deklaruar se jam pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r fĂ«mijĂ«t e mi.

Sepse unë atyre në krye të radhës u kisha bërë të qartë se kërkesa ime numër një ndaj tyre ishte vetëm zbatimi i ligjit në raport me pushtetin e babait të tyre.

ÇfarĂ« rezulton?

Rezulton se nga ky veting, ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta.

Rezulton se ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga tendera, prokurime apo burime publike.

Rezulton se pasuria e tyre është e tëra e bazuar në punën që ata kanë bërë në OKB, në punën që ata kanë bërë në universitetet e vendit dhe jashtë vendit, në punën që ata kanë bërë si ekspertë në fushat e tyre.

Dhe mendoj se kjo përbën për mua, por edhe për çdo mik dashamirës, një tranparencë shumë të vyer.

Në këtë veting 30-vjeçar, rezulton se Sali Berishës nuk i ka paguar kush kurrë qoftë edhe një shpenzim të vetëm.

Nuk ka udhëtuar me bileta të paguar nga njeri.

Nuk ka fjetur në hotele 4500 euro të paguara nga të tjera.

Nuk ka ndërtuar vilë 75 metra themelet pa të ardhura.

Nuk ka firmosur kurrĂ« vendime siç ka firmosur Edi Rama pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« vĂ«llait tĂ« vet 38 mijĂ« metra katrorĂ«â€, tha Berisha. /Telegrafi/

The post Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta appeared first on Telegrafi.

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus

Në takimin anësor të bashkëorganizuar nga Shqipëria, për situatën në Sirinë verilindore, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se institucionet shqiptare kanë adoptuar dhe zbatuar me sukses një model për identifikimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përhapjes së radikalizmit.

“ShqipĂ«ria ka riatdhesuar vullnetarisht shumicĂ«n e grave dhe fĂ«mijĂ«ve tĂ« shtetasve shqiptarĂ« nga kampet siriane dhe irakiane. Kemi hartuar njĂ« program qĂ« ofron mundĂ«si specifike pĂ«r riintegrim, duke siguruar strehim, punĂ«, dhe ndihmĂ« pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar integrimin e tyre tĂ« plotĂ« nĂ« shoqĂ«ri. ËshtĂ« thelbĂ«sore qĂ« tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« promovojmĂ« njĂ« qasje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, nĂ« respekt tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe lirive themelore,” tha Hasani.

NĂ« eventin anĂ«sor tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« “LlogaridhĂ«nie pĂ«r UkrainĂ«n”, ministri pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se procesi i llogaridhĂ«nies duhet tĂ« ecĂ« paralelisht me pĂ«rpjekjet pĂ«r paqe.

“ShqipĂ«ria mbĂ«shtet plotĂ«sisht procesin e mbajtjes sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r agresionin ushtarak rus kundĂ«r UkrainĂ«s. Krijimi i regjistrit tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga agresioni rus Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt krijimit tĂ« njĂ« mekanizmi ndĂ«rkombĂ«tar kompensimi,” tha kryediplomati shqiptar.

Kryediplomati Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet iniciativën e BE-së për konfiskimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për të adresuar pasojat e ndryshme të agresionit rus kundër Ukrainës.

Në qershor 2024, Shqipëria iu bashkua Grupit Bërthamë për llogaridhënien për krimin e agresionit kundër Ukrainës, për ngritjen e një gjykate për ndjekjen penale të krimit të agresionit.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

The post Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus appeared first on Telegrafi.

Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon ambasada e BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i është përgjigjur interesimit të A2 për idenë e krijimit të shtetit sovran bektashi.

Delegacioni i BE-së shpreh mbështetjen për tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

“Nuk kemi komente nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«. Liria e mendimit, ndĂ«rgjegjes dhe fesĂ« Ă«shtĂ« e sanksionuar nĂ« nenin 10 tĂ« KartĂ«s sĂ« BE-sĂ« pĂ«r tĂ« drejtat themelore. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, BE-ja mbĂ«shtet tolerancĂ«n dhe dialogun ndĂ«rfetar. BE-ja nuk ka kompetencĂ« pĂ«r tĂ« rregulluar çështjet fetare”, lexohet nĂ« reagimin e BE-sĂ«.

The post Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon ambasada e BE-së appeared first on Telegrafi.

Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin e urdhëruesit të dyshuar të rrahjes së tij

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale i kërkon Gjykatës së Tiranës lirimin nga qelia të Dritan Nano, personit të dyshuar se ka porositur aktin, me argumentin se nuk ka asnjë konflikt as personal dhe as penal me këtë shtetas.

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, ku kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë së Nanos.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut.

Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson. /Telegrafi/

The post Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin e urdhëruesit të dyshuar të rrahjes së tij appeared first on Telegrafi.

Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e 26-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se Tirana humbi një nga djemtë e saj më të mirë, humbi Gert Bogdanin.

“Do doja tĂ« thoja dy fjalĂ« pĂ«r njĂ« mikun tonĂ«, njĂ« djalĂ« Tirane, njĂ« fĂ«mijĂ« i dy prindĂ«rve tĂ« shkĂ«lqyeshĂ«m, njĂ« student i shkĂ«lqyer, njĂ« qytetar dhe babi i dy fĂ«mijĂ«ve, i cili fatkeqĂ«sisht u nda nga jeta, pĂ«r mikun tonĂ« Gerti Bogdani. Ai ishte kreu u njĂ« prej njĂ«sive bashkiake tĂ« TiranĂ«s dhe dy herĂ« deputet ku e kreu me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« detyrĂ«n e tij. Prandaj duhet tĂ« mbajmĂ« 1 minutĂ« heshtje pĂ«r mikun tonĂ«â€, tha Teliti.

Më pas, Teliti në fjalën e tij u shpreh se, Veliaj dhe drejtorët e tij i kanë shpallur luftë tryezës dhe mirëqenies të çdo Tiranasi dhe shqiptari.

“JanĂ« vjedhur paratĂ« e çerdheve dhe kopshteve, pasi qeverisja vendore e Veliajt nĂ« vitin e 9 tĂ« tij u tha qytetarĂ«ve qĂ« ti do tĂ« jesh pa kopshte, me shkolla me dy turne, me trafik tĂ« rĂ«nduar pasi ne na duhen paratĂ« t’i vjedhim dhe grabisim”, tha Teliti.

AnĂ«tari i kryesisĂ« sĂ« PD dhe drejtuesi i qarkut tĂ« TiranĂ«s, Belind KĂ«lliçi nĂ« fjalĂ«n e tij pĂ«rpara protestuesve Ă«shtĂ« shprehur me pikĂ«llim se, “sot jemi nĂ« njĂ« moment, jo tĂ« mirĂ« pasi dje kemi pĂ«rcjellĂ« nĂ« banesĂ«n e fundit njĂ« nga mĂ« tĂ« mirĂ«t prej nesh, Gerti Bogdani”.

Më tej, Këlliçi u shpreh se, SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se, protestat e opozitës nuk do të ndalen.

“Ne jemi kĂ«tu sot, sepse pĂ«r fat tĂ« keq ky vend nuk ka drejtĂ«si, kemi njĂ« strukturĂ« tĂ« korruptuar kriminale dhe terroriste drejtĂ«sie qĂ« quhet SPAK”, tha Blushi.

“SPAK qĂ« kĂ«rcĂ«non e shantazhon pjesĂ«tarĂ«t e PD qĂ« po pĂ«rpiqet tĂ« krijojĂ« parti politike, po pĂ«rpiqet me çdo mjet tĂ« vrasĂ« pluralizmin e do tĂ« asgjĂ«sojĂ« drejtĂ«sinĂ«â€, theksoi Blushi. /Telegrafi/

The post Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës appeared first on Telegrafi.

MarrĂ«veshje pĂ«r emigrantĂ«t vetĂ«m me ItalinĂ«, Rama “i mbyll derĂ«n” BritanisĂ«

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën transferimit të mundshëm të emigrantëve nga shtete të tjera në Shqipëri, përveç Italisë, me të cilën kemi tashmë një marrëveshje.

Nga Brukseli, Rama tha nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r Euronews, se marrĂ«veshja e ItalinĂ« Ă«shtĂ« ekskluzive. “I duam tĂ« gjithĂ«, por me ItalinĂ« kemi dashuri pa kushte”, tha Rama tĂ« enjten.

Deklarata vjen pasi Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua nĂ« RomĂ« me homologen italiane Giorgia Meloni pĂ«r tĂ« diskutuar, ndĂ«r tĂ« tjera, edhe pĂ«r skemĂ«n qĂ« do tĂ« zbatohet mes ItalisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«. Sipas saj, emigrantĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« azil nĂ« Itali do tĂ« dĂ«rgohen nĂ« kampin e ngritur nĂ« ShĂ«ngjin nĂ« pritje tĂ« vlerĂ«simit tĂ« aplikimit tĂ« tyre, pĂ«r t’u dĂ«rguar mĂ« pas nĂ« Itali nĂ«se marrin pĂ«rgjigje pozitive, ose nĂ« vendin e origjinĂ«s nĂ«se aplikimi refuzohet. “VendosĂ«m tĂ« bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje bazuar te ndjenja e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« si fqinj, si europianĂ«â€, tha Rama.

Sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të dërgohen deri në 36 mijë azilkërkues në vit. BE nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen. /Telegrafi/

The post MarrĂ«veshje pĂ«r emigrantĂ«t vetĂ«m me ItalinĂ«, Rama “i mbyll derĂ«n” BritanisĂ« appeared first on Telegrafi.

Unaza e Madhe në Tirana, realizohen mbi 70 për qind e punimeve

Në kantierin e urës mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier, ku deri tani janë realizuar mbi 70 për qind e punimeve.

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve. /Telegrafi/

The post Unaza e Madhe në Tirana, realizohen mbi 70 për qind e punimeve appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme deri në orët e pasdites me intensitet të ulët e lokalisht mesatar me shtrëngata afatshkurtra të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore-malore te vendit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen nga 11 në 27 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Publikohet lista e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri

Ministria e Brendshme publikoi sot listën me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje përfshijnë 15 zyrtarë të interesuar.

Konkretisht thirrjes pĂ«r aplikim pĂ«r pozicionin e Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit i janĂ« pĂ«rgjigjur: Adriatik Tafçiu, Altin Mena, Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Hajrulla Xhivini, Ibrahim Disha, Idajet Faskaj, Ilir Proda, Lutfi Minxhozi, Neritan Nallbati, PĂ«llumb Seferi, Rebani Jaupi, Sami Rasha, Shemsi Prençi, SkĂ«nder Hita.

Procedurat e përzgjedhjes parashikojnë se brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit. Po ashtu, Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

The post Publikohet lista e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Policia e Shtetit ka raportuar sot një plagosje me thikë në një shkollë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, njoftoi policia lokale, e cila ka referuar materialet nĂ« ProkurorinĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ« nĂ« ngarkim tĂ« njĂ« tĂ« mituri 15 vjeç, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosja e lehtĂ« me dashje”.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, nĂ« ambientet e njĂ« shkolle private nĂ« rrugĂ«n “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta, Ă«shtĂ« konfliktuar me njĂ« bashkĂ«moshatarin e tij, dhe gjatĂ« konfliktit dyshohet se e ka goditur atĂ« me mjet prerĂ«s.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit. /Telegrafi/

The post Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin appeared first on Telegrafi.

Në kërkim në Kosovë, arrestohen në Tiranë dy të dënuar për trafik droge

Dy shtetas të shpallur në kërkim nga Kosova për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Tiranë me qëllim ekstradimin.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Operacionalja 17”, u vunĂ« nĂ« pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, tĂ« dy banues nĂ« TiranĂ«.

KĂ«ta shtetas ishin shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata Themelore e GjakovĂ«s, KosovĂ«, me vendimin e datĂ«s 19.08.2024, i ka dĂ«nuar me 2 vjet burgim, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e lĂ«ndĂ«ve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i KosovĂ«s.

Vijon bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet Interpol TiranĂ«s dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, pĂ«r t’i ekstraduar kĂ«ta shtetas, nĂ« KosovĂ«. /Telegrafi/

The post Në kërkim në Kosovë, arrestohen në Tiranë dy të dënuar për trafik droge appeared first on Telegrafi.

Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme, pasi në fundin e muajit gusht janë arrestuar për kërcënim ndaj kreut të FSHF, Armand Duka.

GjykatĂ«si, Paulin Cera ka vendosur ditĂ«n e sotme “detyrim paraqitje” pĂ«r Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

Nazmiu, president i klubit të futbollit Iliria dhe nipi i tij, ishin dy ndër 6 personat që i shkuan poshtë shtëpisë kreut të FSHF për ta kërcënuar, ku shkak i ngjarjes është bërë mosgrumbullimi në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut.

Gjykata e DurrĂ«sit la nĂ« burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin nĂ« datĂ«n 4 shtator, si dhe vendosi masĂ«n “detyrim paraqitje” pĂ«r Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin.

KujtojmĂ« qĂ«, Nazmi Selmani sĂ« bashku me tre djemtĂ« e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanosĂ«n me ‘sms’ kreun e FSHF-sĂ«.

Pas kësaj, shkuan në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë. /Telegrafi/

The post Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të relativisht paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës së enjte fillimisht në pjesën veriperëndimore si dhe përgjatë vijës bregdetare. Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

❌