Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Shtetet e vogla, të mallkuara”- Eksperti: Qeveria Kurti ka dëmtuar raportet me SHBA

By: rom ario

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, është shprehur se qeveria e kryeministrit Albin Kurti i ka cënuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet Arifi i bëri në një lidhje për emisionin ‘Balkan Talks’ me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania, ku tha se qeveria e Kosovës ecën me idenë se mund t’i zgjidhë vetë punët e veta, pa ndihmën ndërkombëtare.

Ai shtoi gjithashtu se është Kosova ajo që ka nevojë për SHBA dhe jo anasjelltas, pasi sipas tij, vendet e vogëla janë ‘të mallkuara’ dhe nuk mund të mbijetojnë dot pa aleanca ndërkombëtare.

“Raporti mes dy vendeve ka qenë stabil. Por me ardhjen e qeverisë Kurti janë dëmtuar marrëdhëniet. Jo se Kurti është anti-amerikan, por mënyra sesi i ka promovuar problemet dhe raportet Kurti në publik, i kanë cënuar jashtëzakonisht shumë raportet me SHBA. Kurti me vetëdije apo pa vetëdije ka krijuar një klimë anti-amerikane.

Në rrjetet sociale ka një mllef të madh ndaj ambasadorit amerikan kur jep një deklaratë ndaj një politike të caktuar të republikës. Në politikë ka fatura, për çdo veprim paguhet një faturë. Ne nuk e dimë çmimin e veprimeve tona. Nuk duhet të marrim kaq vrull dhe këtë valë anti-amerikanizmi të pakuptueshëm.

Nëse SHBA e anashkalon republikën e Kosovës, ne si republikë as deri në Tiranë nuk mund të kemi ndonjë influencë. SHBA nuk ka nevojë për Kosovën, por Kosova ka nevojë për SHBA dhe BE. Ndërtimi i politikave të kësaj qeverie ka qenë në një mënyrë jo të duhur, duke menduar se gjithçka mund ta arrijmë vetë. Shtetet e vogla janë të mallkuara dhe duhet të krijojnë aleanca dhe kanë nevojë për përkrahje”, tha Arifi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shtetet e vogla, të mallkuara”- Eksperti: Qeveria Kurti ka dëmtuar raportet me SHBA appeared first on Euronews Albania.

❌