Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus si Ukraina

By: lia rda

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është përfshirë në një skandal të brendshëm politik, pasi një prej këshilltarëve të tij më të afërt është përballur me kritika nga opozita në Hungari, për shkak se ai ka sugjeruar se Budapesti nuk do të kishte luftuar për të zmbrapsur një pushtim rus, siç po bën Ukraina.

Balazs Orban, drejtori politik i kryeministrit hungarez, tha për ueb-faqen Mandier më 26 shtator se vendimi i Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës të nisur nga Moska ishte “i papërgjegjshëm” dhe tërhoqi paralele me pushtimin sovjetik të Hungarisë më 1956 që u përball me rezistencë të armatosur popullore, e cila u shtyp.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e vitit 1956, ne me gjasë nuk do të bënim çfarë presidenti [ukrainas Volodymyr] Zelenksy bëri dy vjet e gjysmë më herët, pasi është e papërgjegjshme, për shkak se ne mund të shohim se ai e çoi shtetin e tij në një luftë defensive, shumë jetë u humbën dhe territore u humbën”, tha Balazs Orban, i cili është edhe anëtar i Parlamentit hungarez.

“Sërish, është e drejta e tyre, është vendimi i tyre sovran, ata kanë të drejtë të veprojnë kështu. Por, nëse ne do të pyeteshim, ne nuk do të kishim këshilluar këtë, bazuar në atë që ndodhi më 1956”, shtoi ai.

Afër 2.500 deri në 3.000 hungarezë, shumica civilë të armatosur, u vranë gjatë luftimeve ndërmjet 23 tetorit deri më 4 nëntor të vitit 1956, kundër trupave sovjetike që kishin ndërhyrë për të rrëzuar Qeverinë reformiste të Imre Nagy.

Por, në një video të publikuar më pas në Facebook, Balazs Orban, tha se fjalët e tij “qëllimshëm janë keqinterpretuar” dhe se “heronjtë e vitit 1956 janë heronjtë tanë kombëtarë”.

Por, ky shpjegim nuk u përfill nga opozita.

Peter Magyar, lideri i partisë opozitare të qendrës së djathtë, Tisza, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Balaz Orban, i cili nuk ka lidhje familjare me kryeministri hungarez.

Kryeministri hungarez, që ka lidhje të ngushta me presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë./rel

Rijetëzimi i tregut ‘Rus’ në Shkodër

Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci, premtoi investim të menjëhershëm në tregun kryesor të qytetit, në lagjen Rus. 

 “Kjo zonë tregtare ka nevojë për kualifikim dhe investim të menjëhershëmDuhen plotësuar kërkesat e tregtarëve, por dhe të blerësve, në mënyrë që të kenë kushte higjieno-sanitare dhe të denja për ta kryer veprimtarinë tregtare në këtë zonë.”, premtoi Beci.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Benet Beci u votbesua nga 34,531 shkodranë. Kjo ishte hera e parë që socialistët fituan Shkodrën, që njihet si bastion i demokratëve prej vitit 1991, kur në Shqipëri u vendos pluralizmi politik. 

Fakt 

Punimet për rehabilitimin e tregut në lagjen Rus nisën në fund të korrikut, një vit pasi Beci mori zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut te Shkodrës.

“Sot është ditë shumë e mirë për ne me thënë të drejtën, që ia arritëm ditës me fillu tregun e Rusit se më beter s’ka si me qënë. Ka qënë turp.”, u shpreh Beci në çelje të punimeve.

Sipas tij, markata e re pritet të jetë gati këtë fundvit. 

“Shpresoj shumë që në katër muaj ne të kemi tregun me kushte cilësore shumë të mira, të pastrimit, të pastërtisë, të ndriçimit, të tregtimit.”, premtoi Beci. 

Mirëpo, në një përgjigje zyrtare për Faktoje, Bashkia e Shkodrës jep tjetër afat. 

“Në tregun e lagjes rus, kanë filluar punimet të cilat sipas grafikut të punimeve janë parashikuar të zgjasin 1 vit.” – Bashkia Shkodër. 

Edhe në tabelën e punimeve në hyrje të tregut të Rusit, investimi planifikohet të përfundojë në 12 muaj- verën e vitit të ardhshëm.  

Punimet në tregun e lagjes Rus, Shkodër (17 shtator 2024)

‘Nga qendra në periferi’

Kohëzgjatja e punimeve prek aktivitetin e 52 tregtarëve që zhvillonin tregti në markatën e lagjes Rus. Prej muajit korrik ata janë zhvendosur nga qendra në periferi, në afërsi të Sheshit Ura e Maxharrit (kryqëzimi për Dobraç).

Tregu në Dobraç, Shkodër (17 shtator 2024)

 “Ata na kanë thënë për katër muaj, se sa zgjat s’di gjë. Ata ndoshta e bëjnë edhe më shpejt, ndoshta e bëjnë edhe më ngadalë.”, i tha Faktoje tregtari Fadil Cekaj, teksa ankohej se vendi ku po tregtojnë aktualisht nuk ka kushtet e duhura. 

“Atje është qendra e qytetit, normale që është më mirë. Si thu ti, a vjen e merr ti 1 kg domate, 1 kg speca gjysëm ore larg, apo çerek ore larg? Më mirë e merr 20 lekë më shtrenjtë aty në vend.”, argumenton ai. 

Life Smakaj, një tjetër tregtare e zhvendosur nga tregu i Rusit në Dobraç, ndan mirëkuptim.

“Ne nuk mërzitena, ta bëjnë kur të dojnë se ajo shtëpia e re ka punë. Ne fort keq nuk jena…”, pohon tregtarja. 

Tregu i ri në lagjen Rus është pjesë e projekteve të financuara nga Agjencia për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor. Kosto totale e investimit parashikohet prej 36 milionë lekësh, nga të cilat 7,4 milionë janë nga buxheti i Bashkisë Shkodër. 

Përfundim 

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi në terren, premtimin e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, për investim të menjëhershëm në tregun Rus, e vlerësojmë të mbajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Rijetëzimi i tregut ‘Rus’ në Shkodër appeared first on Faktoje.al.

Japonia: Avionë ushtarak rusë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore

Një avion patrullues ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore japoneze pranë ishullit Rebun të Hokkaido-s në tre raste të hënën, duke bërë që Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë të dërgonin aeroplanë në një përgjigje emergjente dhe të gjuanin flakë.

Është hera e parë që avioni SDF i Japonisë ka lëshuar flakë në “një veprim kundër shkeljes së hapësirës ajrore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë, Yoshimasa Hayashi.

Avionët luftarakë të SDF – F15 dhe F35 – paralajmëruan ushtrinë ruse përmes radios përpara se të gjuanin flakët gjatë inkursionit të tretë, u tha gazetarëve Ministri i Mbrojtjes, Minoru Kihara.

Qeveria japoneze i ka protestuar Rusisë përmes kanaleve diplomatike dhe ka kërkuar që ajo të parandalojë çdo përsëritje të shkeljeve të tilla, shkruan Reuters.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Japonia: Avionë ushtarak rusë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore appeared first on Euronews Albania.

Viruset nuk janë krijime të industrisë farmaceutike

Pretendimi: Viruset nuk ekzistojnë, por janë krijuar nga industria farmaceutike.

Verdikti: E paprovuar

———————————————————

Konspiracionistët në rrjet po shpërndajnë pretendimin se “sëmundjet dhe viruset nuk ekzistojnë.” Sipas këtij pretendimi, këto janë krijime të industrisë farmaceutike për të shitur ilaçe.

Pretendime të tilla të jashtëzakonshme duhet, detyrimisht, të shoqërohen me prova të jashtëzakonshme. Postimet në rrjet nuk ofrojnë asnjë provë, aq më pak të jashtëzakonshme.

Viruset janë organizma mikroskopike që mund të infektojnë organizmat bartës. Ato mund të shumohen vetëm brenda qelizave të gjalla të një bartësi. 

Viruset gjenden pothuajse në çdo ekosistem në Tokë dhe besohet se janë entitetet biologjikë më të shumtë në planet. Mijëra prej tyre janë klasifikuar shkencërisht, por mendohet se ekzistojnë miliona specie virusesh.

Virusi Varicella, që shkakton linë e dhenve (imazh nga mikroskopi me elektrone)

Kjo, sepse, për shumicën e historisë, shkenca është përqendruar tek patogjenët, viruset që dëmtojnë njerëzit.

Rreth 300 milionë njerëz vdiqën në shekullin e XX si pasojë e sëmundjes së lisë, shkaktuar nga viruset Variola major dhe Variola minor. Epidemia e Gripit Spanjoll (virusi A/H1N1) që pushtoi botën në vitin 1918 vrau rreth 50 milionë njerëz.

Virologia Lynda Coughlin shpjegoi për Reuters se “ka shembuj të shumtë virusesh që njihen të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit. Në të njëjtën mënyrë që mund të gjurmojmë ADN-në e mbetur në vendin e krimit, shkencëtarët mund të identifikojnë viruset që janë shkaku i sëmundjeve njerëzore duke i izoluar nga individët e infektuar, duke sekuencuar materialin e tyre gjenetik për t’i identifikuar, duke i vizualizuar drejtpërdrejt (me mikroskop elektronik) dhe duke vizualizuar në mënyrë indirekte efektet e tyre në qeliza, si dhe duke konfirmuar aftësinë e tyre për të shkaktuar sëmundje duke testuar viruse të izoluara dhe tek modelet e kafshëve.”

“Kombinimi i shumë teknikave më të fundit mund të na lejojë të gjurmojmë transmetimin e virusit tek njerëzit, për të identifikuar se cilat proteina virale janë të përfshira në hyrjen në qelizat tona ose në shkaktimin e simptomave të sëmundjes. Aftësia jonë për të kuptuar këto procese na lejon të krijojmë vaksina, të cilat mund të gjenerojnë një përgjigje imunitare për të bllokuar infeksionin dhe më pas për të parandaluar e sëmundjeve,” tha ajo.

Disa nga viruset më shkatërrimtare për njerëzimin përfshijnë linë, fruthin, poliomielitin, tërbimin dhe ethet e verdha.

Disa nga viruset kryesorë që shkaktojnë sëmundje tek njerëzit

Megjithatë, shumica e viruseve nuk janë patogjenë të njerëzve dhe shumë prej tyre luajnë rol kyç në ekosistem. Viruset që infektojnë bakteret shërbejnë si rregullatorë të popullsive bakteriale, sidomos në oqeane, duke lejuar planktonin oksigjen-prodhues të ketë majftueshëm ushqim për të kryer procesin e fotosintezës. Viruse të tjerë luajnë të njejtin rol të kontrollit të popullatës për specie të tjera.

‘Lufta’ miliarda-vjeçare mes viruseve dhe bartësve ka qenë dhe mbetet një nga forcat shtytëse të evolucionit. Sistemet imunitare të organizmave detyrojnë viruset të ndryshojnë për t’i shpëtuar sulmeve mbrojtëse të bartësve. Si kundërpërgjigje, sistemet imunitare evolojnë për të luftuar versionin e ri të virusit. Ky cikël përsëritet vazhdimisht. Organizmat dhe viruset ndryshojnë vazhdimisht për t’ju përshtatur kushteve. Ky quhet evolucion.

Më tej, duke qenë se janë vazhdimisht duke u shumuar dhe duke pësuar mutacione, viruset shërbejnë si depozita masive inovacioni gjenetik nga ku organizma të tjerë mund të tërheqin këtë informacion. Elementet virale përbëjnë rreth 8% të gjenomit njerëzor.

Evolucioni i placentës së gjitarëve është si rezultat, pjesërisht, i viruseve. Provat tregojnë se aftësia e njerëzve për të patur lindje të gjalla është pasojë e një pjese kodi gjenetik të marrë nga retroviruset e lashtë që kanë infektuar paraardhësit tanë mbi 130 milionë vjet më parë. 

Pra, nëse viruset nuk do të ekzistonin, nuk do të kishte as konspiracionistë që mohojnë pa asnjë provë ekzistencën e tyre në internet.

The post Viruset nuk janë krijime të industrisë farmaceutike appeared first on Faktoje.al.

❌