Dua Lipa tregon se nuk Ă«shtĂ« e angazhuar vetĂ«m me punĂ«, por gjen kohĂ« edhe argĂ«tim, pasi i la flokĂ«t nĂ« valĂ« tĂ« lirshme nĂ« Las Vegas pas njĂ« performance nĂ« âiHeartRadio Music Festivalâ gjatĂ« fundjavĂ«s.
Këngëtarja, 29 vjeçe, e kaloi kohën në kazinotë e shtetit të njohur për lojërat e fatit me shoqërinë e saj dhe ndau disa momente nga udhëtimi i saj në Sin City në Instagram.
Disa nga pamjet e saj përfshinin fotografi brenda kazinosë dhe poza jashtë një moteli, ndërsa shijonte edhe ushqim meksikan për drekë, shkruan DailyMail.
NĂ« disa fotografi, fituesja e âBrit Awardâ dukej mahnitĂ«se nĂ« njĂ« fustan tĂ« bardhĂ« me korsete pa mĂ«ngĂ«, i cili kishte njĂ« fund tĂ« zi dhe elegant.
Ajo e theksoi linjën e saj duke kombinuar fustanin me një palë çizme të zeza të gjata deri te gjuri dhe kishte me vete një çantë të vogël të kuqe.
Dua dukej në humor të mirë në një fotografi tjetër teksa pozonte përpara një makinerie lojërash në kazino.
Ajo e shfaqi figurën e saj të shkëlqyer të trupit duke veshur një bluzë gri të madhe, e cila ekspozonte barkun e saj.
KĂ«ngĂ«tarja e bukur kishte veshur njĂ« fund tĂ« zi me material lĂ«kure dhe çizme me kĂ«tĂ« veshje, duke mbajtur gjĂ«rat e saj nĂ« njĂ« çantĂ« âGucciâ.
Para njĂ« nate jashtĂ«, Dua pozoi pĂ«r njĂ« âselfieâ nĂ« pasqyrĂ« me njĂ« bluzĂ« tĂ« shkurtĂ«r tĂ« zezĂ« dhe njĂ« fund tĂ« koordinuar.
Ajo gjithashtu pozoi për fotografi në mbrëmje përpara Sferës së famshme, duke veshur një fustan me vija dhe syze dielli.
PĂ«rpara se tĂ« publikonte fotografitĂ«, Dua doli nĂ« skenĂ« pĂ«r tĂ« performuar njĂ« miks tĂ« hiteve tĂ« saj nĂ« âiHeartRadio Music Festivalâ.
Ajo dukej mahnitëse në një veshje të errët me shkëlqim, të cilën e kombinonte me çorape me material rrjete dhe çizme të larta me pika.
Kjo vjen pas njĂ« zhgĂ«njimi tĂ« madh tĂ« fansave tĂ« Duas, tĂ« cilĂ«t u munduan tĂ« siguronin bileta pĂ«r turneun e saj tĂ« ardhshĂ«m âRadical Optimismâ.
Këngëtarja do të udhëtojë nëpër botë me shfaqjen e saj të re, e cila do të fillojë në Singapor në nëntor dhe do të vazhdojë deri në tetor 2025.
Fansat kanë qenë përsëri viktima të problemeve të Ticketmaster, pasi ata ngelën në radhë të gjatë pritjeje dhe faqja u prish përpara se të përfundonin blerjen e biletave.
Ămimet e biletave pĂ«r riblerje janĂ« kthyer nĂ« shitje â por fansat duhet tĂ« paguajnĂ« shuma âtĂ« frikshmeâ pĂ«r tâi blerĂ« ato. /Telegrafi/
The post Dua Lipa gjen pak kohë për pushim, shijon me shoqet një ditë në kazinot e Las Vegasit appeared first on Telegrafi.