❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kriminel lufte dhe mbrojtĂ«s i pĂ«rdhunuesve”, komuniteti shqiptaro-amerikan kundĂ«rshton pjesĂ«marrjen e Vuçiqit nĂ« OKB

Komuniteti shqiptaro-amerikan në New York ka protestuar ndaj pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Harry Bajraktari, njĂ« aktivist i njohur i komunitetit shqiptar, nĂ« njĂ« postim nĂ« “X” ka publikuar njĂ« video ku shihet njĂ« kamion me njĂ« ekran gjigand ku shfaqte mesazhe kundĂ«r Vuçiqit dhe fakte nga lufta nĂ« KosovĂ«.

“Serbia ka gjak nĂ« duart e saja, ndaloni sĂ« mbrojturi kriminelĂ«t”, “DrejtĂ«si pĂ«r vĂ«llezĂ«rit Bytyqi”, Vuçiq=Millosheviqi 2.0”, ishin disa prej kĂ«tyre mesazheve qĂ« u shfaqĂ«n kohĂ« pas kohe nĂ« ekran.

Bajraktari e ka quajtur Vuçiqin “kriminel lufte dhe mbrojtĂ«s tĂ« pĂ«rdhunuesve”.

Ai ka theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan e ka mirĂ«pritur Vuçiqin me njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«: “PĂ«rdhunimi i pĂ«rdorur si armĂ« lufte.”

Bajraktari ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë dhe ka denoncuar vonesën në ndëshkimin e krimeve të luftës. /Telegrafi/

Yesterday, the Albanian-American community welcomed the war criminal & rapist protector Serbian President Aleksandar Vucic at the UN General Assembly in NYC with a clear message
*“Rape used as a weapon of war#JusticeforKosova #Justicedelayedisjusticedenied đŸ‡œđŸ‡°đŸ‡œđŸ‡° pic.twitter.com/fJt5oHi7Us

— Harry Bajraktari (@HarryBajraktari) September 25, 2024

The post “Kriminel lufte dhe mbrojtĂ«s i pĂ«rdhunuesve”, komuniteti shqiptaro-amerikan kundĂ«rshton pjesĂ«marrjen e Vuçiqit nĂ« OKB appeared first on Telegrafi.

“Nuk mund tĂ« heshtim pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, “Fushata nis nga 6-7 janari” – pezullimi nga shkolla i nxĂ«nĂ«ses me shami nĂ« PejĂ«, pĂ«rplas deputetin e VV-sĂ« me KonjufcĂ«n

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për çështjen e largimit nga shkolla të nxënëses A.D nga Peja, për shkak të bartjes së shamisë.

Korenica tha se ka katër javë që nxënësja në fjalë nuk po vijon procesin mësimorë.

“Ka katĂ«r javĂ« qĂ« njĂ« vajzĂ« nuk po vijon procesin mĂ«simorĂ« nĂ« PejĂ«, Ă«shtĂ« e moshĂ«s madhore i ka 18 vjet. Çdo tĂ« dytĂ«n ditĂ« paraqitet nĂ« shkollĂ« dhe pĂ«rjashtohet nga drejtori Musa Nikçi, dhe nuk e kuptoj se sa e drejtĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ne tĂ« qĂ«ndrojmĂ« kĂ«tu si deputet dhe ju si kryetar nĂ« krye tĂ« Kuvendit dhe vetĂ« ministrja e Arsimit dhe tĂ« mos merret me rastin dhe mi jep tĂ« drejtĂ«n vajzĂ«s me shku nĂ« shkollĂ«â€, tha Korenica.

Deputeti shtoi se është përgjegjësi e tyre kolektive që si të zgjedhur nga populli të merrem ne këtë rast.

“Ne e kemi pĂ«rgjegjĂ«si kolektive si deputet edhe ju si kryetar i Kuvendit, dhe nuk ka kuptim me vazhdu me procesin e votimit dhe mos me trajtu kĂ«tĂ« rast dhe me i jep tĂ« drejtĂ«n sikurse e kanĂ« tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«t e tjerĂ« pĂ«r shkollim e arsimim”, tha Korenica.

Ai pati edhe një mesazh për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“I dĂ«rgoj mesazh tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ministres sĂ« Arsimit tĂ« merret me rastin dhe mos tĂ« lejojĂ« tĂ« na paraqiten tĂ« njĂ«jtat probleme çdo vit pĂ«r njĂ« faj qĂ« ne e kemi trashĂ«guar nga dikush tjetĂ«r qĂ« e ka vendos nĂ« fuqi njĂ« udhĂ«zim administrativ diskriminues”, tha Korenica.

E pas këtij deklarimi reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Konjufca ia tërhoqi vërejtjen deputetit Korenica se ishte jashtë rendit të ditës.

“UnĂ« si kryetar i Kuvendit pasi po kĂ«rkon me qenĂ« profesional mĂ« duhet ta tĂ«rheq vĂ«rejtjen se ishe jashtĂ« rendit ditĂ«s. Fushata fillon nga 6-7 janari dhe e keni gjithĂ« kohĂ«n e mjaftueshme mi ngrit gjitha problemet”, tha Konjufca.

NxĂ«nĂ«sja A.D e gjimnazit “Bedri Pejani” nĂ« PejĂ«, Ă«shtĂ« pezulluar sĂ« fundmi nga vijimi i mĂ«simit pĂ«r shkak se njĂ«jta ka vendosur qĂ« tĂ« bartĂ« shaminĂ«.

Drejtori i gjimnazit, Musa Nikçi në një prononcim për Telegrafin ditë më parë ka thënë se nxënësja nuk është përjashtuar por pezulluar.

“Nuk Ă«shtĂ« pĂ«rjashtuar, Ă«shtĂ« largu derisa te largon shaminĂ« nĂ«se don me ardh si nxĂ«nĂ«se e rregullt pĂ«r shkak tĂ« ligjeve dhe udhĂ«zimit qĂ« ka shkolla nĂ« fuqi”, tha Nikçi.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet. Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Pasi kemi pranuar informatat pĂ«rmes email-it zyrtar pĂ«r rastin nĂ« fjalĂ«, çështja i Ă«shtĂ« ndarĂ« njĂ« prokurorit tĂ« shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente tĂ« veprĂ«s penale “Shkelja e statusit tĂ« barabartĂ« tĂ« shtetasve dhe banorĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, nga neni 190 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Nikçi. /Telegrafi/

The post “Nuk mund tĂ« heshtim pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, “Fushata nis nga 6-7 janari” – pezullimi nga shkolla i nxĂ«nĂ«ses me shami nĂ« PejĂ«, pĂ«rplas deputetin e VV-sĂ« me KonjufcĂ«n appeared first on Telegrafi.

Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka përmendur masat e marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global.

Sipas tij, këto masa përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon, një fakt i konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Masat qĂ« kemi ndĂ«rmarrĂ« si qeveri pĂ«rbĂ«jnĂ« pakon mĂ« tĂ« madhe mbĂ«shtetĂ«se nĂ« rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjĂ« kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndĂ«rkombĂ«tare”, ka shkruar Murati.

Murati përmendi disa nga masat kyçe, duke përfshirë subvencionimin e faturave të energjisë për mbi 200 mijë familje, rritjen e pagës minimale në 350 euro, subvencionimin e bujqësisë, mbështetjen për pensionistët, studentët dhe fëmijët, si dhe miratimin e Ligjit të Pagave në sektorin publik.

Ai gjithashtu pĂ«rmendi sfidat e pĂ«rballura nga qeveria, pĂ«rfshirĂ« bllokadat nga opozita nĂ« miratimin e Ligjit pĂ«r Çmimet Tavan, qĂ« synonte tĂ« kufizonte rritjen e çmimeve nĂ« treg.

“Nuk ka asnjĂ« qeveri nĂ« rajon qĂ« ka ndĂ«rmarrĂ« kaq shumĂ« masa pĂ«r mbĂ«shtetjen e qytetarĂ«ve dhe bizneseve pĂ«r pĂ«rballjen me inflacionin,” theksoi Murati. /Telegrafi/

The post Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon appeared first on Telegrafi.

Axha i Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale, e jo selektive

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut 18 vjeçar nga Podujeva, Lulzim Fejzhullahu.

Axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu tha se ata si familjar kërkojnë  vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit mĂ« nuk jam mirĂ« as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepĂ«rta nuk po mundem ti pĂ«rballoj. Duam vetĂ«m drejtĂ«si reale jo selektive, po nĂ«se s’ka drejtĂ«si kom me thirr protestĂ« gjithĂ« popullore”, tha axha i tĂ« ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndĂ«rmjetĂ«sim pĂ«rmes hoxhallarĂ«ve dy herĂ« nga njĂ« muaj besĂ«, mĂ« kurrĂ«. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinĂ« tĂ« gjithĂ« se borxh mĂ« kanĂ« sa tĂ« kanĂ« ymĂ«r”, tha Fejzullahu.

Ndërkaq avokati Tomë Gashi tha se familjarët e Lulzimit i besojnë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm atë.

“Ndoshta Ă«shtĂ« koha qĂ« Ministria e DrejtĂ«sisĂ« tĂ« ndryshoj ligjin pĂ«r tĂ« miturit sepse mund tĂ« jetĂ« diçka ligjore por nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ«. Sepse imagjinoni se nĂ«se dikush vepron nĂ« formĂ« tĂ« tillĂ« dhe ka pak ditĂ«, pak javĂ« apo muaj mĂ« pak se personi qĂ« ja merr jetĂ«n ai ka shanse edhe pĂ«r njĂ« jetĂ« tjetĂ«r ndĂ«rsa viktima mĂ« nuk kthehet”, tha Gashi. /Telegrafi/

The post Axha i Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale, e jo selektive appeared first on Telegrafi.

Koci: 42 tĂ« arratisurit pĂ«r sulmin nĂ« BanjskĂ« janĂ« nĂ« “Red Notice” tĂ« INTERPOL-it

ËshtĂ« shtyrĂ« pĂ«r 9 tetor seanca fillestare ndaj tre tĂ« akuzuarve tĂ« arrestuar pĂ«r sulmin terrorist nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Shtyrja u vendos pasi avokatët e të akuzuarve Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq kërkuan më shumë kohë për të lexuar shkresën e lëndës dhe provat e Prokurorisë.

E pas përfundimit të seancës, Arianit Koci, avokati i familjes së policit të ndjerë Afrim Bunjaku, tha se ky është një gjykim kompleks me pasoja të rënda për vetë palët e dëmtuara.

Ai tha se kanë interes që sa më shpejt të kryhet ky proces.

“Jam pĂ«rfaqĂ«sues i familjes sĂ« policit tĂ« ndjerĂ« Afrim Bunjaku. Ne kemi interes qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« kryhet ky proces, pĂ«r shkak se drejtĂ«sia e vonuar Ă«shtĂ« drejtĂ«si e mohuar, por nuk guxojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« asnjĂ« gabim procedural nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Gjykata e Apelit mos ta kthen nĂ« rigjykim pra”, tha Koci.

Ai shtoi se sulmi që ka ndodhur në Banjskë, ka mundur të ketë pasoja të rënda për vetë rendin kushtetues të Kosovës.

“I kemi 42 persona qĂ« janĂ« nĂ« arrati, lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« qĂ« janĂ« nĂ« “Red Notice” tĂ« INTERPOL-it dhe asnjĂ«ri prej tyre nuk mund ta lĂ«shoj SerbinĂ« sepse mund tĂ« arrestohet menjĂ«herĂ«â€, tha Koci.

Avokati tutje shtoi se mbrojtja e të akuzuarve i pati disa kërkesa rreth printimit të dokumenteve.

“Besoj qĂ« Prokuroria nuk ka bĂ«rĂ« asnjĂ« gabim nĂ« kĂ«tĂ« rast. E ftoj ProkurorinĂ« qĂ« sa mĂ« pak tĂ« deklarohet pĂ«r kĂ«tĂ« rast”, tha ai.

Sa i përket propozimit që të merret mendim nga Gjykata Supreme për gjykim në mungesë, Koci tha se presin që Supremja të jap një mendim pozitiv, por pavarësisht çfarëdo vendimi do ta respektojnë. /Telegrafi/

The post Koci: 42 tĂ« arratisurit pĂ«r sulmin nĂ« BanjskĂ« janĂ« nĂ« “Red Notice” tĂ« INTERPOL-it appeared first on Telegrafi.

Sveçla: Reformimi i administratës publike, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ministri i PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« KosovĂ«s, Xhelal Sveçla, ka mbajtur njĂ« fjalim nĂ« ceremoninĂ« hapĂ«se tĂ« KonferencĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r AdministratĂ« Publike, “KosovaPAR2024”, ku theksoi pĂ«rparimet e bĂ«ra nĂ« reformimin e administratĂ«s publike dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«tyre reformave pĂ«r rrugĂ«n drejt integrimit nĂ« Bashkimin Evropian.

Sveçla nënvizoi progresin në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe civile, luftës kundër korrupsionit, si dhe lirisë së shtypit.

Ai vuri në pah përmirësimet e dukshme në administratën publike, veçanërisht në rritjen e numrit të shërbimeve digjitale të ofruara për qytetarët përmes platformës e-Kosova, që nga 120 shërbime në vitin e kaluar në mbi 180 shërbime këtë vit.

“NjĂ« pĂ«rparim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« pĂ«rfshirjen e grave nĂ« administratĂ«, ku 63.3% e zyrtarĂ«ve tĂ« rekrutuar kĂ«tĂ« vit janĂ« gra,” tha Sveçla, duke theksuar angazhimin pĂ«r barazinĂ« gjinore dhe krijimin e mundĂ«sive tĂ« barabarta.

Ai gjithashtu përmendi sfidat që mbeten, duke përfshirë menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe njoftoi planet për krijimin e Shkollës Kombëtare të Administratës Publike në bashkëpunim me bordin këshillues për administratë publike.

Sveçla theksoi se kjo shkollë do të shërbejë si model për rajonin.

Në përfundim, ministri falënderoi pjesëmarrësit dhe shprehu përkushtimin e institucioneve për vazhdimin e reformave në administratë publike.

Fjalimi i tij i plotë:

Mirëserdhët në Konferencën e dytë ndërkombëtare për Administratë publike KosovaPAR2024. Prania juaj për të dytën herë brenda një viti, tregon përkushtimin tuaj për suksesin e konferencës.

Ju falënderoj të gjithëve për ardhjen tuaj dhe pjesëmarrjen aktive në diskutimet rreth transformimit dhe modernizimit të administratës publike.

NĂ« vitin e kaluar, konferenca trajtoi temĂ«n “Reformat nĂ« administratĂ«n publike pĂ«r qeverisje fleksibile dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”. KĂ«tĂ« vit, kemi zgjeruar temĂ«n pĂ«r tĂ« shqyrtuar nĂ«se pĂ«rpjekjet pĂ«r reforma burojnĂ« nga nevoja pĂ«r tĂ« kapur hapin e humbur apo pĂ«r tĂ« avancuar mĂ« tutje. PĂ«r mendimin tim, tĂ« dyja kĂ«to qĂ«ndrojnĂ«. Jo vetĂ«m qĂ« gjendja nĂ« administratĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe Ă«shtĂ« nĂ« drejtimin e duhur, por gjendja nĂ« pĂ«rgjithĂ«si nĂ« KosovĂ«, qoftĂ« nĂ« aspektin ekonomik, shtet ligjor e demokraci Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« premtuese.

Republika e Kosovës renditet e para në Ballkanin Perëndimor për përmirësimin e sundimit të ligjit nga Projekti Botëror i Drejtësisë; për përmirësimin e të drejtave politike dhe lirive civile nga Freedom House; për avancimin në luftën kundër korrupsionit nga Transparency International; dhe për lirinë e shtypit nga Reporterët pa Kufij e shumë procese të tjera.

PavarĂ«sisht sfidave edhe nĂ« fushĂ«n e administratĂ«s publike, kemi arritur njĂ« progres tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m. ËshtĂ« shĂ«nuar pĂ«rparim nĂ« implementimin e ligjit tĂ« pagave dhe tĂ« zyrtarĂ«ve publik, duke shtyrĂ« pĂ«rpara procesin e reformave tĂ« nevojshme nĂ« administratĂ«, me synimin e modernizimit, profesionalizimit si dhe ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve cilĂ«sore dhe tĂ« shpejta nĂ« administratĂ«n publike. TĂ« gjitha kĂ«to nĂ« shĂ«rbim tĂ« pĂ«rkushtimit tonĂ« drejt integrimit nĂ« BE.

Gjithashtu, është shënuar progres dhe në ristrukturimi i ministrive dhe agjencive e me theks të veçantë në fushën e digjitalizimit të procedurave administrative dhe shërbimeve publike.
Në krahasim me gjendjen e vitit të kaluar kur ofroheshin rreth 120 shërbime publike, sot platforma digjitale e-Kosova i ofron mundësinë qytetarëve qasje në mbi 180 shërbime, apo rritje prej 50% në ofrimin e shërbimeve digjitale.

Një tjetër aspekt pozitiv në trendin e përgjithshëm është padyshim zvogëlimi i hendekut në administratë mes përfshirjes së grave dhe burrave. Gjatë vitit 2023 kanë qenë 48.3% gra të punësuara në administratë publike, ndërsa këtë vit, 63.3% e zyrtarëve të rekrutuar në administratë publike janë gra. Padyshim se kjo rritje është edhe si rrjedhojë e ligjit të ri për zyrtarët publik që ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë dhe hapjen e administratës, për një brez të ri që sjellin energji dhe njohuri të reja në administratë publike. Ky është një tregues i përparimeve që kemi bërë për barazinë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Megjithatë sfidat mbeten andaj takimet si këto përveç se na mundësojnë diskutimet rreth tyre, ndihmojnë dhe në ofrimin e rekomandimeve konkrete dhe profesionale në rrugën përpara.
Padyshim se dhe për një kohë, sfida më e madhe do të mbetet kryesisht në menaxhimin e burimeve njerëzore. Andaj, po punojmë të jetësojmë krijimin e një Shkolle Kombëtare të Administratës Publike, në bashkëpunim të ngushtë me bordin këshillues për administratë publike. Kjo shkollë, e cila do të tejkalojë kapacitetet e Institutit të Administratës Publike (IKAP) do të shërbejë si model për rajonin.

Të nderuar pjesëmarrës,

Kosova ka bërë përparime të rëndësishme falë përkushtimit të institucioneve tona dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë dhe shumë miqve dhe profesionistëve. Andaj, duke qenë të vetëdijshëm se reformat në administratën publike janë një element kyç për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe për ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme, angazhimi ynë do të jetë maksimal.

Ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj dhe ju uroj punime të suksesshme në këtë konferencë! /Telegrafi/

The post Sveçla: Reformimi i administratës publike, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Forcat rezervë të NATO-s vazhdojnë dislokimin për stërvitje me KFOR-in në Kosovë

Regjimenti Mbretëror Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar ka vazhduar dislokimin e tij të përkohshëm në Kosovë, si forcë rezervë e caktuar në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR.

Personeli dhe automjetet kanë zbarkuar në Durrës, Shqipëri, dhe do të udhëtojnë në Kosovë me rrugë tokësore.

“Siç Ă«shtĂ« njoftuar mĂ« herĂ«t, Regjimenti MbretĂ«ror Yorkshire do tĂ« punojĂ« sĂ« bashku me njĂ«sitĂ« e tjera tĂ« KFOR-it, nĂ« njĂ« stĂ«rvitje rutinĂ« tĂ« quajtur ‘Operational Rehearsal Training’, deri nĂ« fund tĂ« muajit tetor,” thuhet nĂ« njoftimin e KFOR-it.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është testimi i procedurave ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në misionin e KFOR-it.

“StĂ«rvitja mbĂ«shtet gatishmĂ«rinĂ« e KFOR-it pĂ«r tĂ« reaguar ndaj zhvillimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« sigurisĂ«, pĂ«r tĂ« siguruar zbatimin e vazhdueshĂ«m dhe efektiv tĂ« mandatit tonĂ« nga Kombet e Bashkuara – bazuar nĂ« RezolutĂ«n 1244 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« tĂ« vitit 1999 – pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« ambient tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit dhe komunitetet qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe pĂ«r lirinĂ« e lĂ«vizjes, nĂ« çdo kohĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paanshme,” thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti do të tërhiqet dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR do tĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r tĂ« zbutur efektet nĂ« trafikun rrugor, qĂ« mund tĂ« shkaktohen si rezultat i lĂ«vizjes sĂ« personelit dhe automjeteve ushtarake nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« kĂ«saj stĂ«rvitjeje”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Forcat rezervë të NATO-s vazhdojnë dislokimin për stërvitje me KFOR-in në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS: Mos ndani të dhëna personale

Posta e Kosovës ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për publikun, duke paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e një mashtrimi që po qarkullon përmes SMS-ve.

Sipas Postës së Kosovës, palë të panjohura po dërgojnë mesazhe telefonike, duke u paraqitur në emër të institucionit, me qëllim përfitimi të paligjshëm.

“MenjĂ«herĂ« pasi kemi marrĂ« informata pĂ«r kĂ«tĂ« mashtrim, kemi njoftuar organet kompetente dhe po bashkĂ«punojmĂ« ngushtĂ« me to pĂ«r tĂ« ndaluar kĂ«tĂ« aktivitet tĂ« paligjshĂ«m,” thuhet nĂ« njoftimin e PostĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Institucioni thekson se komunikimi i tij zyrtar bëhet vetëm përmes kanaleve të verifikuara, duke përfshirë web-faqen zyrtare dhe platformat në rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe LinkedIn.

Numrat e kontaktit gjithashtu janë të publikuar zyrtarisht.

“Ju lutemi mos klikoni nĂ« asnjĂ« link qĂ« mund tĂ« merrni pĂ«rmes kĂ«tyre mesazheve dhe mos bashkĂ«punoni me numra tĂ« paidentifikuar qĂ« nuk janĂ« zyrtarĂ« tĂ« PostĂ«s sĂ« KosovĂ«s. NĂ« asnjĂ« rast nuk do t’ju kĂ«rkojmĂ« tĂ« dhĂ«na personale apo numra tĂ« kartelave bankare,” paralajmĂ«ron Posta.

Posta e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për të mbrojtur qytetarët dhe ka njoftuar se po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të ndjekur keqbërësit pas këtij incidenti.

Institucioni gjithashtu bëri të ditur se posta të tjera në rajon janë përballur me sulme të ngjashme nga mashtrues të panjohur. /Telegrafi/

The post Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS: Mos ndani të dhëna personale appeared first on Telegrafi.

Kurti takon Von der Leyen, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe heqjen e masave restriktive

Me ftesë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit për media Kurti fillimisht uroi Von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus nĂ« UkrainĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« paqen dhe unitetin e EvropĂ«s. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, kryeministri Kurti bĂ«ri thirrje qĂ« tĂ« trajtohet aplikimi i KosovĂ«s nĂ« Bashkimin Evropian dhe KosovĂ«s t’i jepet pyetĂ«sori dhe statusi i vendit kandidat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, kĂ«rkoi qĂ« masat restriktive mbi KosovĂ«n, tĂ« cilat i quajti tĂ« padrejta dhe jo fer, tĂ« hiqen”, thuhet nĂ« njoftim.

Sa i përket Planit të Rritjes, Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

“NĂ« prag tĂ« 10-vjetorit tĂ« Procesit tĂ« Berlinit, ai i konfirmoi mbĂ«shtetjen pĂ«r kĂ«tĂ« proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe tĂ« QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r marrĂ«veshje tĂ« reja, dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e zbatimit tĂ« plotĂ« tĂ« katĂ«r marrĂ«veshjeve tĂ« mobilitetet tĂ« nĂ«nshkruara nĂ« vitin 2022 nĂ« Berlin”, thuhet tutje nĂ« njoftim.

Çështje tĂ« tjera qĂ« u adresuan nga kryeministri gjatĂ« drekĂ«s ishin edhe Programi i Transportit dhe LehtĂ«simit, tregu unik digjital, Zona e PĂ«rbashkĂ«t Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i PĂ«rbashkĂ«t Rajonal dhe bashkĂ«punimi e siguria rajonale. /Telegrafi/

The post Kurti takon Von der Leyen, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe heqjen e masave restriktive appeared first on Telegrafi.

​FSK e gatshme pĂ«r garĂ«n “Cambrian Patrol 2024”

NĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgatitjeve pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« garĂ«n “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe njĂ« skuadĂ«r nga Forcat e Armatosura tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« koordinim me AmbasadĂ«n e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe me qĂ«llim vlerĂ«simin e skuadrave pjesĂ«marrĂ«se nĂ« garĂ«, kanĂ« realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”.

Skuadrat sipas FSK-së u testuan dhe kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës.

“Skuadrat treguan disiplinĂ«, motiv e pĂ«rkushtim tĂ« lartĂ«, duke bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n pĂ«r tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar vendet tona nĂ« garĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« ushtrive tĂ« botĂ«s siç Ă«shtĂ« gara ‘Cambrian Patrol’, qĂ« realizohet çdo vit nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe me pjesĂ«marrjen e njĂ« numri tĂ« madhe nga tĂ« gjitha vendet e botĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e FSK-sĂ«. /Telegrafi/

The post ​FSK e gatshme pĂ«r garĂ«n “Cambrian Patrol 2024” appeared first on Telegrafi.

Shtetasi polak ndalohet në Zveçan për kalim ilegal të kufirit

Të mërkur në fshatin Izvor, Zveçan, njësia policore ndaloi një shtetas polak.

I njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Pas ndalimit, prokurori kujdestar urdhëroi që i dyshuari të lirohet, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Shtetasi polak ndalohet në Zveçan për kalim ilegal të kufirit appeared first on Telegrafi.

❌