Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PD rikthehet tek kaosi në Kuvend, deputetja Çupi: Aksion opozitar dhe mosbindje civile për të fituar

23 deputetë të PD-së kanë përfunduar në SPAK, pas veprimeve që bënë në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj. Deputeti i PS-së, Petro Koçi u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend një ditë më parë nuk është normale dhe i cilësoi si veprime ordinere, teksa deputetja e PD-së, Dhurata Çupi replikoi duke u shprehur se ajo që ka ndodhur është mosbindje civile. Koçi: Në SPAK nuk vihet për arsye politike por për…

Source

Deputetja e PD i kundërpërgjigjet ministrit Hoxha: Ja krimet që duhet të të shqetësojnë

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i cili tha sot se ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë do të referohen në SPAK.

Ajo thekson se Rama ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, duke renditur të tjera “krime” që sipas saj duhet të shqetësojnë ministrin e Brendshëm.

“Dikush duhet t’i thotë Ministrit të Brendshëm se ky parlamenti ynë mjeran nuk ka lidhje me demokracinë.
Partia Socialiste qëndron në pushtet, sepse Edi Rama investoi paratë e korrupsionit, ndërsa krimi i organizuar investoi paratë e drogës. Parlamenti është tempulli i Edi Ramës prej nga sundon kundër interesit të Shqipërisë, që u ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, ka shkatërruar me mijëra hektarë pronë publike dhe private për interesa korruptive private, i ka dhënë krimit të organizuar ekonominë në dorë dhe tani ka menduar të copëtojë edhe shtetin shqiptar.
Këto janë krimet që duhet ta shqetësojnë Ministrin e Brendshëm, sepse këto krime ngjajnë shumë me pushtetin e atyre forcave antidemokratike në Europën e së shkuarës!”, shkruan Çupi.

The post Deputetja e PD i kundërpërgjigjet ministrit Hoxha: Ja krimet që duhet të të shqetësojnë appeared first on Lapsi.al.

Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë

Anëtarët e opozitës kundërshtuan kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë si Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i propozuar nga Këshilli i Ministrave. Gjatë një dëgjese të zhvilluar të martën në Komisionin e Ligjeve, Dervishi u përball me akuza për konflikt interesi dhe për moskompetencë në […]

The post Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë appeared first on Reporter.al.

Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç

Nënkomisioni i Posaçëm i Ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në organet drejtuese të drejtësisë dështoi sërish të gjente konsensus për emrat që do t’i dërgohen për të votuar Kuvendit për dy vende vakante në KLGJ e KLP duke ia lënë në dorë shortit. Në garë ishin vetëm dy emra për dy vende vakante, Erjon Fejzulla […]

The post Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç appeared first on Reporter.al.

Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme

Procedura e hedhjes së shortit publik e mbajtur në ndërtesën ‘Poli i Drejtësisë” përzgjedhi trupën e re gjyqësore me mandat 4-vjeçar, që do të nisë nga puna me gjykimin e procesity zgjedhor më të afërt, atë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në pranverën e vitit tjetër. Në përfundim të shortit gjyqtarët e kësaj trupe do […]

The post Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme appeared first on Reporter.al.

Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë […]

The post Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka appeared first on Reporter.al.

❌