❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Takimi i Procesit të Berlinit, cilat janë marrëveshjet rajonale që u diskutuan

Ministrat e jashtëm të vendeve evropiane dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan të martën në Berlin për të diskutuar planet për integrimin e rajonit në BE.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock priti takimin si pjesë e Procesit të Berlinit për të diskutuar integrimin e rajonit në bllok.

Sipas një deklarate pas takimit, pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor ranë dakord për elemente të shumta për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e tregut të përbashkët rajonal.

Në deklaratë thuhet se një arritje e dukshme nga procesi është Marrëveshja për Akses në Arsimin e Lartë dhe Pranimin në Studimet e Lartë në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo marrĂ«veshje synon t’u japĂ« studentĂ«ve tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« ndjekur studimet nĂ« institucione tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« tĂ« akredituar dhe promovon lĂ«vizshmĂ«rinĂ« e studentĂ«ve,” tha ajo.

Marrëveshja do të përmbyllet në Samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.

Pjesëmarrësit miratuan gjithashtu një deklaratë mbi Standardet Rajonale të Kontrollit të Investimeve të Huaja Direkte (FDI) për Ballkanin Perëndimor Gjashtë.

Një Deklaratë e përbashkët mbi Aksesin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit u ra dakord gjithashtu për të inkurajuar partneritetet kërkimore dhe inovative dhe për të lehtësuar një ekosistem dinamik rajonal të inovacionit.

Marrëveshjet dhe deklaratat e së martës do të përfundojnë në Samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme gjermane Angela Merkel për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përshpejtuar integrimin e këtyre vendeve në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Takimi i Procesit të Berlinit, cilat janë marrëveshjet rajonale që u diskutuan appeared first on Euronews Albania.

Panik në Izrael, Ambasada në Tel Aviv njoftim të rëndësishëm për shqiptarët atje

Ambasada shqiptare në Izrael ka dhënë një njoftim për të gjithë shqiptarët që ndodhen shumë pranë vatrave të nxehta të sulmeve ajrore iraniane.

Përmes deklaratës ju bëhet apel gjithë qytetarëve shqiptarë që në raste emergjence të kontakojnë përmes numrit të telefonit ose adresës elektronike të ambasadës.

Për lehtësi është sugjeruar që të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael të kontakotojnë për ndihmë përmes mesazheve në Whats App.

Ky njoftim vjen pasi këtë të martë Irani ka sulmuar me 200 raketa balistike Izraelin.

Njoftimi i ambasadës është kritik për sigurinë e qytetarëve shqiptarë atje, duke ofruar informacion të rëndësishëm dhe kanale kontakti në raste emergjente.

Njoftimi i Ambasadës:

“Duke marrĂ« parasysh situatĂ«n e vĂ«shtirĂ« tĂ« orĂ«ve tĂ« fundit, nĂ« rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni nĂ« numrat e kontaktit si mĂ« poshtĂ«:

+972 544806601

+972 549042813

si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

[email protected]

Sugjerohet, qĂ« pĂ«r lehtĂ«si komunikimi tĂ« pĂ«rdoren mesazhat nĂ« ËhatsApp apo nĂ« telefonat celularĂ«. Ju lutem, vini re se kĂ«ta numra kontakti janĂ« nĂ« dispozicion vetĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ« qĂ« ndodhen aktualisht nĂ« Izrael.

Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Faleminderit!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Panik në Izrael, Ambasada në Tel Aviv njoftim të rëndësishëm për shqiptarët atje appeared first on Euronews Albania.

A do të kthehet Libani si Gaza? Eksperti Beqa ngre alarmin

Këtë të martë Irani ka lëshuar 200 raketa balistike drejt izraelit, sulm të cilin Garda Revolucionare e Iranit e ka cilësuar si një hakmarrje ndaj  të vrasjes së Nasrallah dhe nëse Izraeli përgjigjet do të pësojë një goditje edhe më të fortë.

Nisur nga kjo situatë, eksperti i Marrdhënieve Ndërkombëtare, Mentor Beqa u shpreh në Noë me Erla Mëhillin se ekziston një rrezik i madh që Libani të kthehet në një vend si Gaza.

Në analizën e tij eksperti ngriti një hipotezë, nisur nga një deklaratë e Izarelit në vitin 1982 ku shprehej se pushtimi i Libanit Jugor ishte thjesht një inkursion i shkurtër, e megjithatë e mbajti të pushtuar për 18 vite.

Sipas Beqas, përsëritja e tensioneve dhe dhunës në Lindjen e Mesme, siç ishte rasti në vitin 1982 me invazionin izraelit në Liban, mund të ofrojë një perspektivë për atë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

NĂ«se Libani kthehet nĂ« njĂ« “Gaza tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, pĂ«r ekspertin kjo do tĂ« nĂ«nkuptonte njĂ« rritje tĂ« konflikteve dhe njĂ« krizĂ« humanitare tĂ« thellĂ«, duke pasur parasysh se Libani ka njĂ« histori tĂ« gjatĂ« tĂ« tensioneve etnike dhe politike.

“Izraeli ka njĂ« vit qĂ« po sulmon GazĂ«n dhe Hamasin, e nuk ka mundur ta mposht Hamasi, pĂ«rderisa nuk ka lĂ«shuar 100 pengjet. TĂ« gjithĂ« ekspertĂ«t ndĂ«rkombĂ«tar thonĂ« se Izraeli nuk e ka mposhtur Hamasin, natyrisht qĂ« i ka dhĂ«nĂ« njĂ« goditje tĂ« fortĂ«, por Hamasi Ă«shtĂ« ende aktiv pas njĂ« viti. Kryeministri izaelit thonĂ« do hyjmĂ« Liban, qĂ« tĂ« shkatĂ«rrojnĂ« edhe Hezbollahun. Po sa do zgjasĂ« kjo luftĂ« nĂ« Liban. Deri tani nga sulmet janĂ« zhvendosur 1 milionĂ« banorĂ« libanez, Ă«shtĂ« bombarduar kampi i palestienzĂ«ve me 180 mijĂ« banorĂ«. Tani  çfarĂ« duhet tĂ« presim tjetĂ«r nĂ« Liban,sepse e kemi njĂ« precedent tĂ« tillĂ« nĂ« Gaza, a do tĂ« pĂ«rsĂ«ritet e njĂ«jta gjĂ« edhe nĂ« Liban? Izraeli ka thĂ«n qĂ« do jetĂ« inkursion i shkurtĂ«r, po e njĂ«jta gjĂ« ka ndodhur nĂ« 1982, e njĂ«jta shkurtĂ«si ishte 18 vite. Ka dalĂ« nĂ« vitin 200 nga Libani, edhe nĂ« atĂ« kohĂ« janĂ« tĂ« njĂ«jtat deklarata. A Ă«shtĂ« legjitime tĂ« ngremĂ« shqetĂ«simin se  çfarĂ« do ndodhĂ« nĂ« Liban duke pasur parasysh precedentijn historic dhe atĂ« se  çfarĂ« po ndodh nĂ« Gaza?” – u shpreh eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do të kthehet Libani si Gaza? Eksperti Beqa ngre alarmin appeared first on Euronews Albania.

“NĂ«se do kalonin 40% e raketave nĂ« Izrael do ishte bĂ«rĂ« nami”, pĂ«rplasen ekspertĂ«t

 Irani ka goditur këtë të martë Izraelin me 200 raketa balistike, ku pas kësaj ka pohuar se 80% e raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat e tyre sonte.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmi është në përgjigje të vrasjes së Nasrallah dhe nëse Izraeli përgjigjet do të pësojë një goditje të fortë.

Për të diskutuar rreth ngjarjes dhe pasojave të këtij sulmi, 2 prej të ftuarve në Now me Erla Mëhillin ishin eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj dhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi.

Në fjalën e tij, Krisafi u shpreh se duke njohur gjuhën që përdorin izraelitët, ky sulm ishte shumë i vogël, pvarësisht formës se si u transmetua dhe gjithashtu Izraeli ishte i përgatitur për një kundërpërgjigje të tillë nga iranianët.

Sipas eksperit Krisafi mendohet se duhet të jenë përdorur më pak se 40% e numrit të përgjithshëm të raketave, sepse nëse kjo do të kishte ndodhjur pasojat do të kishin qenë të pallogaritshme.

Mirëpo, eksperti Goxhaj e kundërshtoi këtë qëndrim të Krisafit, duke thënë se mund të jenë përdorur rreth 40% e raketave, të cilat kanë goditur bazat ushtarake të Izraelit.

Pjesë nga emisioni:

Krisafi: Duke qenĂ« se e njoh gjuhĂ«n ibraike, nuk mendoj se ka qenĂ« dĂ«m, dĂ«mi ka qenĂ« shumĂ« i vogĂ«l. Flitet vetĂ«m pĂ«r njĂ« person tĂ« vrarĂ« nĂ« Bregun PerĂ«ndimor, qĂ« Ă«shtĂ« vrarĂ« nga copĂ«zat e raketave tĂ« hedhura nĂ« ajĂ«r. Izraeli ishte goxha i papĂ«rgatitur dhe kishin informacione qĂ« do tĂ« goditeshi. NĂ«se do kalonun mĂ« shumĂ« 40 % e numrit tĂ« raketave do ishte bĂ«rĂ« nami,”

Goxhaj: Janë goditur baza ushtarake, jo civilë. Irani nuk ka bërë sulm terrorist. Edhe kur u godit baza ushtarake, nuk u dha njoftim.

Krisafi: Nuk mendoj qĂ« Izraeli Ă«htĂ« gjetur i papĂ«rgatitur, sulmi Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r spektakĂ«l, nuk ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« bĂ«jĂ« ndonjĂ« dĂ«m tĂ« madh. Irani ishte i detyruar tĂ« pĂ«rgjigjej dhe mori kohĂ« tĂ« pĂ«rgjigjej. Ajo qĂ« kam parĂ« nga kohĂ«t e fundit pĂ«r iranianĂ«t Ă«shtĂ« se shihet njĂ« lloj frike dhe njĂ« lloj  çorientimi brenda tyre. Ka dy ndarje, Ă«shtĂ« pjesa e GardĂ«s Revolucionare qĂ« mendon se do pĂ«rgjigjen ashpĂ«r ndaj izraelit dhe pjesa e dytĂ« e presidentit qĂ« mendojnĂ« se s’ka nevojĂ« tĂ« shkohet deri nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«.

Sipas pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« Iranit nĂ« OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste tĂ« regjimit sionist – qĂ« pĂ«rfshinin shĂ«njestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombĂ«tar tĂ« RepublikĂ«s Islamike tĂ« Iranit”.

The post “NĂ«se do kalonin 40% e raketave nĂ« Izrael do ishte bĂ«rĂ« nami”, pĂ«rplasen ekspertĂ«t appeared first on Euronews Albania.

Takimi i Procesit të Berlinit| Bregu: Bashkëpunimi nuk është zgjedhje, domosdoshmëri

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që u zhvillua sot në kryeqytetin gjerman.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, vlerësoi punën e RCC-së dhe Sekretares së saj të Përgjithshme, Majlinda Bregu, duke theksuar kontributin thelbësor në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

“Duke bĂ«rĂ« bilancin e 10 viteve tĂ« Procesit tĂ« Berlinit, mund tĂ« them se ka shumĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« krenar pĂ«r arritjet konkrete pĂ«rmes agjendave tona tĂ« bashkĂ«punimit rajonal. Fluksi i pandĂ«rprerĂ« i mallrave kritike gjatĂ« pandemisĂ« dhe mĂ« tej, korsitĂ« e gjelbra qĂ« janĂ« tashmĂ« realitet jo vetĂ«m brenda Ballkanit, por janĂ« zgjeruar edhe me BE-nĂ«; dyfishimi i vĂ«llimit tĂ« tregtisĂ« brenda rajonit pĂ«r mallrat nĂ« 5 vite; rritja prej 500% e pĂ«rdorimit tĂ« roaming brenda Ballkanit PerĂ«ndimor; afro 1,200 kompani tĂ« reja kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« tregtinĂ« brenda rajonit; lehtĂ«simi i lĂ«vizjes sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore dhe trajtimi i dinamikave nĂ« ndryshim tĂ« tregut tĂ« punĂ«s dhe zhvendosjeve demografike me njohjen reciproke tĂ« kualifikimeve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« dhe tĂ« shtatĂ« profesioneve. TĂ« gjitha kĂ«to, tĂ« njohura dhe tĂ« panjohura, kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« 82% e qytetarĂ«ve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor tĂ« mbĂ«shtesin bashkĂ«punimin rajonal,” tha Bregu nĂ« takim.

Bregu theksoi se RCC, së bashku me partnerët, është duke punuar në planin e ri të të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratimi i të cilit pritet në Samitin e Procesit të Berlinit më vonë këtë muaj.

“BashkĂ«punimi rajonal nuk duhet tĂ« jetĂ« vetĂ«m pĂ«r nĂ«nshkrimin e marrĂ«veshjeve, por pĂ«r zbatimin e plotĂ« tĂ« angazhimeve. Nuk mjafton tĂ« drejtojmĂ« gishtin ose tĂ« presim qĂ« tĂ« tjerĂ«t tĂ« udhĂ«heqin. Ka hapĂ«sirĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ«. Ky Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«tim kolektiv nĂ«se duam tĂ« sjellim ndryshime tĂ« vĂ«rteta dhe tĂ« qĂ«ndrueshme. BashkĂ«punimi nuk Ă«shtĂ« njĂ« zgjedhje, por njĂ« domosdoshmĂ«ri! Ia kemi borxh vetes dhe brezave tĂ« ardhshĂ«m,” pĂ«rfundoi Bregu.

Pas takimit, Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor lëshuan një deklaratë mbi përforcimin e bashkëpunimit, duke vlerësuar arritjet në agjendat e koordinuara nga RCC për CRM.

Ata ranë dakord për Deklaratën e Përbashkët që riafirmon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, që pritet të miratohet në Samitin e Berlinit më vonë këtë muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Takimi i Procesit të Berlinit| Bregu: Bashkëpunimi nuk është zgjedhje, domosdoshmëri appeared first on Euronews Albania.

Sulmi raketor në Izrael, shefi i Pentagonit paralajmëron pasoja të rënda për Iranin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka thĂ«nĂ« homologut tĂ« tij izraelit Yoav Gallant se Uashingtoni kishte “rritur gatishmĂ«rinĂ« e forcave” nĂ« rajon nĂ« pritje tĂ« sulmit iranian.

Thirrja dukej se kishte ndodhur përpara se Irani të lëshonte qindra raketa drejt Izraelit.

“Sekretari dhe ministri Gallant diskutuan pasojat e rĂ«nda pĂ«r Iranin nĂ« rast se Irani zgjedh tĂ« nisĂ« njĂ« sulm tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ushtarak kundĂ«r Izraelit”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Pentagonit.

Irani ka lëshuar rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit.

Sipas pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« Iranit nĂ« OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste tĂ« regjimit sionist – qĂ« pĂ«rfshinin shĂ«njestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombĂ«tar tĂ« RepublikĂ«s Islamike tĂ« Iranit”.

Shtëpia e Bardhë, nga ana tjetër tha të martën mbrëma se presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris po monitorojnë situatën dhe po marrin përditësime të rregullta nga ekipet e tyre të sigurisë kombëtare.

Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ndihmonte mbrojtjen e Izraelit dhe të rrëzonte raketat që synonin Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi raketor në Izrael, shefi i Pentagonit paralajmëron pasoja të rënda për Iranin appeared first on Euronews Albania.

ShtĂ«pia e BardhĂ«| Biden urdhĂ«ron ushtrinĂ« amerikane t’i shkojĂ« nĂ« ndihmĂ« Izraelit

Shtëpia e Bardhë tha të martën mbrëma se presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris po monitorojnë situatën dhe po marrin përditësime të rregullta nga ekipet e tyre të sigurisë kombëtare.

Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ndihmonte mbrojtjen e Izraelit dhe të rrëzonte raketat që synonin Izraelin.

Pak më parë, qindra raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit, ngjarje që u bë e ditur në një deklaratë nga ushtria izraelite.

 

Paraprakisht sirenat e sulmit ajror kanë rënë në të gjithë Izraelin qendror, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm rakete.

Forcat e Mbrojtjes tĂ« Izraelit (IDF) u bĂ«jnĂ« thirrje izraelitĂ«ve qĂ« “tĂ« qĂ«ndrojnĂ« vigjilent dhe tĂ« ndjekin saktĂ«sisht udhĂ«zimet e komandĂ«s sĂ« frontit tĂ« brendshĂ«m”.

“Me tĂ« dĂ«gjuar njĂ« sirenĂ«, duhet tĂ« hyni nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​tĂ« mbrojtur dhe tĂ« qĂ«ndroni atje deri nĂ« njoftimin e dytĂ«â€, thuhet nga IDF.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ShtĂ«pia e BardhĂ«| Biden urdhĂ«ron ushtrinĂ« amerikane t’i shkojĂ« nĂ« ndihmĂ« Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, IDF jep grafikun e vendeve nën alarmin e sulmeve

Pak më parë, qindra raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit, ngjarje që u bë e ditur në një deklaratë nga ushtria izraelite.

Paraprakisht sirenat e sulmit ajror kanë rënë në të gjithë Izraelin qendror, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm rakete.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA ka konfirmuar tani se ushtria e Teheranit ka nisur të lëshojë raketa balistike drejt Izraelit.

IDF ndau një grafik që tregon vendndodhjet e alarmeve për sulm ajror të lëshuara në të gjithë Izraelin në minutat e fundit.

Forcat e Mbrojtjes tĂ« Izraelit (IDF) u bĂ«jnĂ« thirrje izraelitĂ«ve qĂ« “tĂ« qĂ«ndrojnĂ« vigjilent dhe tĂ« ndjekin saktĂ«sisht udhĂ«zimet e komandĂ«s sĂ« frontit tĂ« brendshĂ«m”.

“Me tĂ« dĂ«gjuar njĂ« sirenĂ«, duhet tĂ« hyni nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​tĂ« mbrojtur dhe tĂ« qĂ«ndroni atje deri nĂ« njoftimin e dytĂ«â€, thuhet nga IDF.

The post Irani lëshon raketa drejt Izraelit, IDF jep grafikun e vendeve nën alarmin e sulmeve appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër| Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë tokën me lajthi

Në Gjirokastër janë rikthyer vatrat e zjarreve ndërsa flakët kanë përfshirë sipërfaqe bujaësore të mbjella me lajthi në zonën e Odries.

Zjarri u shfaq rreth orĂ«s 15:25 nĂ« rrethinat e fshatit “Andon Poçi”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës dhe 1 automjet mbështetës me 6 efektivë.

Zjarri ndodhej në krahun jugor të fshatit dhe për shkak të bimësisë dhe favorizimit nga era flakët rrezikonin të përhapeshin në dy parcela të mbjella me lajthi që ndodheshin në këtë zonë.

Falë ndërhyrjes në kohë u bë e mundur izolimi i zjarrit në blloqet me lajthi dhe fikja e plotë e tij.

U dogj një sipërfaqe me barëra e shkurre ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër| Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë tokën me lajthi appeared first on Euronews Albania.

Konflikti në rritje Izreal-Hezbollah, SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara kanĂ« vendosur tĂ« shtojnĂ« numrin e trupave e tyre nĂ« Lindjen e Mesme pĂ«r “disa mijĂ«ra”, duke sjellĂ« njĂ«si tĂ« reja dhe duke i zgjeruar disa nga njĂ«sitĂ« qĂ« tashmĂ« ishin tĂ« dislokuara atje, tha Pentagoni.

Rritja e pranisë ushtarake të Uashingtonit në Lindjen e Mesme vjen në një kohë konflikti në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupit militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, duke ngritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

“NjĂ« numĂ«r i caktuar njĂ«sish tĂ« dislokuara tashmĂ« nĂ« rajonin e Lindjes sĂ« Mesme
 do tĂ« zgjerohen, dhe forcat qĂ« ishin tĂ« destinuara t’i zĂ«vendĂ«sonin njĂ«sitĂ« ekzistuese tani do tĂ« shtohen nĂ« vend se tĂ« zĂ«vendĂ«sojnĂ« [ato ekzistuese]”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja e nĂ«ndegĂ«s sĂ« shtypit tĂ« Pentagonit, Sabrina Singh.

“KĂ«to forca tĂ« shtuar pĂ«rfshijnĂ« avionĂ«t luftarakĂ« F-16, F-15E, A-10, F-22 dhe personelin pĂ«rkatĂ«s”, tha Singh, duke shtuar se, si rezultat, SHBA-ja do tĂ« ketĂ« “disa mijĂ«ra” ushtarĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« rajon.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi të martën se tre skuadra shtesë avionësh luftarakë po arrinin në rajon, ndërsa një skuadër tjetër ishte tashmë e pranishme.

Izraeli njoftoi tĂ« martĂ«n se ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, e kishte informuar sekretarin e Mbrojtjes tĂ« SHBA-sĂ«, Lloyd Austin, mbi operacionet tokĂ«sore “tĂ« lokalizuara dhe tĂ« shĂ«njestruara” qĂ« kishin pĂ«r objektiv pozitat e Hezbollahut nĂ« Jug tĂ« Libanit.

Austin tha se mbrĂ«mjen e kaluar kishte ofruar mbĂ«shtetje pĂ«r Gallant pĂ«r “zhbllokimin e infrastrukturĂ«s sulmuese” tĂ« Hezbollahut pĂ«rgjatĂ« kufirit me Libanin.

Ai gjithashtu paralajmĂ«roi Iranin pĂ«r “pasoja serioze” nĂ«se ai godet drejtpĂ«rdrejt Izraelin nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« sulmeve ndaj grupit militant tĂ« mbĂ«shtetur nga Teherani./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti në rritje Izreal-Hezbollah, SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca

Arkeologët që punojnë në Peru, të ndihmuar nga inteligjenca artificiale, kanë zbuluar 303 simbole gjigante të panjohura më parë, të gdhendura në shkretëtirën Nazca.

Gjetjet përfshijnë zogj, bimë, merimanga, figura njerëzore me mbulesa koke, koka të prera dhe një orkë me thikë.

Sipas mediave të huaja, zbulimi pothuajse dyfishon numrin e gjeoglifeve të njohura të Nazca-s , vepra arti misterioze të formuara në tokë nga lëvizja e gurëve ose zhavorrit që datojnë rreth 2000 vjet më parë.

Gjetjet e studiuesve hedhin dritë mbi qëllimin enigmatik të simboleve.

Të vendosura 50 kilometra në brendësi të bregut jugor të Perusë, simbolet e mëdha u gjetën në shkretëtirë duke filluar nga fillimi i shekullit të 20-të. Rreth 500 metra mbi nivelin e detit, gjeoglifet i kanë mbijetuar epokave.

Shkalla e gjetjeve të reja është rritur vitet e fundit, me një mesatare prej 19 gjeoglife të gjetur çdo vit nga viti 2000 deri në vitin 2020.

PĂ«rdorimi i AI ka ndikuar nĂ« rritjen e numrit tĂ« simboleve si dhe premton “njĂ« revolucion nĂ« zbulimet arkeologjike.

Studiuesit vunë në dukje se përdorimi i AI ngushtoi kërkimin për gjetjen e simboleve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca appeared first on Euronews Albania.

“Porta e poezisĂ« elbasanase”, regjisorja Egla Ceno tregon risitĂ« e kĂ«tij edicioni

NĂ«n tingujt e violinĂ«s sĂ« maestro Zeqir Sulkuqi, nĂ« teatrin “Skampa” Elbasan u zhvillua edicioni i katĂ«rt i “Porta e PoezisĂ« Elbasanase”.

Nën regjinë e Egla Cenos, dhe një skenografi sa magjike aq edhe domethënëse u prezantuan mbi 20 poezi vetem të poetëve të Qarkut Elbasan.

Intepretimi nga regjisoria Ceno shoqëruar me tinguj e violinës bënë që të gjithë poezitë të duartrokiteshin nga publiku.

Maestro Zeqir Sulkuqi tregoi për Euronews Albania pse është e veçantë për të kjo pjesmarrje.

“PĂ«r mua bĂ«n pjesĂ« ne njĂ« eksperiencĂ« shumĂ« tĂ« bukur, qĂ« unĂ« e kam provuar dhe herĂ« tjetĂ«r por si kĂ«tĂ« rradhĂ« do tĂ« thosha qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« organizim apsolut. Elbasani ka poetĂ« tĂ« mrekullueshĂ«m dhe i ka pasur keto prej vitesh dhe sot ne do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« prezantim tĂ« krijimtarisĂ« sĂ« tyre me tĂ« bukur,” –u shpreh Sulkuqi.

Risitë e edicionit të katërt i tregon regjisorja, e cila thotë se kur fjala dhe tingulli bëhen bashkë çdo gjë është me e bukur.

“Kemi ardhur nĂ« edicionin e katĂ«r PEPE, “Porta E PoezisĂ« Elbasan”, qĂ« merret eksluzivisht me poetĂ«t dhe poezitĂ« qĂ« poetĂ«t e Elbasanit shkuajnĂ«.  PĂ«r mua Ă«shtĂ« nder dhe fat i madh tĂ« ndaj skenĂ«n me maestro Zeqir Sulkuqin. Risia Ă«shtĂ« qĂ« fjala dhe tingulli bĂ«hen bashkĂ«. 01:36 Kemi me tepĂ«r se 20 poetĂ« tĂ« Elbasanit nĂ« kĂ«tĂ« edicion dhe poezitĂ« janĂ« pĂ«rzgjidhur nga Klubi i Krijuesve Elbasan me shumĂ« kujdes,” –tha Ceno.

Sulkuqi, me intepretimin ne violinë por edhe gjatë shfaqjes vuri në dukje se poetët janë më afër paqes se askush tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Porta e poezisĂ« elbasanase”, regjisorja Egla Ceno tregon risitĂ« e kĂ«tij edicioni appeared first on Euronews Albania.

Rritet “frikshĂ«m” numri i aksidenteve nĂ« ShqipĂ«ri, ja çfarĂ« tregojnĂ« shifrat

Aksidentet rrugore nuk po e ndalojnë trajektoren rritëse.

Gushti ka shënuar sërish një rekord të ri me 173 aksidente rrugore, shifër kjo 48% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Sipas raportit  të fundit të INSTAT, krahas aksidenteve është shtuar dhe numri I të plagosurve dhe viktimave të përfshirë në to.

NĂ« gusht 2024 kishte gjithsej 252 janĂ« tĂ« aksidentuar (tĂ« vrarĂ« dhe táșœ plagosur), me njĂ« rritje prej 40% nĂ«  krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Ekspertët kanë nxjerr në pah se në 8 muajt e vitit në të cilin jemi janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.

Nga këto aksidente janë dëmtuar rreth 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Pozitiv është fakti, se fatalitetet janë ulur, nga 15,7 viktima për 100 aksidente në 2023 ka rënë në 9,2  viktima.

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Grup-mosha 25-34 vjeç vazhdon të përbëjë shumicen e drejtuesve të mjeteve që i shkaktojnë aksidentet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet “frikshĂ«m” numri i aksidenteve nĂ« ShqipĂ«ri, ja çfarĂ« tregojnĂ« shifrat appeared first on Euronews Albania.

1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit

Elbasani u pĂ«rzgjodh mes qyteteve tĂ« ShqipĂ«risĂ« nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale pĂ«r tĂ« lançuar fushatĂ«n kombĂ«tare tĂ« Tetorit rozĂ« pĂ«r parandalimin dhe kapjen nĂ« kohĂ« tĂ« kancerit tĂ« gjirit me sloganin “Ia vlen tĂ« jetosh”.

1 në 8 gra rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit.

“Ajo çfarĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja Ă«shtĂ« se duhet t’ja themi edhe vetĂ« vetes, jo vetĂ«m nĂ« Tetor, por nĂ« çdo fillim muaji, nĂ« çdo fillim dite e jave. Duhet t’ja kujtojmĂ« vetes se “Ia vlen tĂ« jetosh” çdo sekond. E qĂ« tĂ« mund tĂ« jetosh duhet tĂ« parandalosh. E qĂ« tĂ« mund tĂ« parandalosh, duhet tĂ« kontrollohesh dhe tĂ« kurohesh nĂ« kohĂ«n e duhur,” –u shpreh ministrja Albana Koçiu.

Përgjatë 31 ditëve të tetorit, në të gjithë Shqipërinë do të ofrohen mamografi falas edhe pa nevojën e ndjekjes së sistemit të referimit.

“Vajzat dhe gratĂ« e moshĂ«s 30- 50 vjeç do tĂ« marrin njĂ« mesazh njoftuese nĂ« llogarinĂ« e tyre nĂ« e-Albania, qĂ« do t’ju kujtojĂ« dhe ftojĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ekzaminimet e nevojshme. GratĂ« 50-70 vjeç, do tĂ« marrin njĂ« mesazh njoftuese nĂ« llogarinĂ« e tyre nĂ« E-Albania, qĂ« do t’ju kujtojĂ« dhe ftojĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« periodikisht mamografinĂ« e radhĂ«s,” –sqaroi Koçiu.

Në shërbim të zonave të thella do të jenë edhe mamografitë e lëvizshme.

Përgjatë vitit 2023 në të gjithë vendin janë kryer 25 mijë mamografi nga të cilat, 5 mijë janë ekzaminime nga njësitë e mamografive të lëvizshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit appeared first on Euronews Albania.

E ngarkuara me Punë e SHBA takim me gjyqtarët e Kushtetueses, zbardhen diskutimet

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja, Holta Zaçaj, ka zhvilluar sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Shqipëri,  Nancy VanHorn.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të vendimeve të saj.

Në vijim, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese, si një prej institucioneve më të larta në hierarkinë shtetërore, palët në takim shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

The post E ngarkuara me Punë e SHBA takim me gjyqtarët e Kushtetueses, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

Doreza e boksierit të famshëm Muhamed Ali del në ankand, ja çmimi i saj

Një dorezë boksi e veshur nga Muhammad Ali pritet të shitet për miliona paund kur të dalë në ankand.

Dorez e boksit tĂ« dorĂ«s sĂ« majtĂ«, Baily’s of Glastonbury, u vesh nga Ali gjatĂ« duelit tĂ« tij nĂ« vitin 1963 kundĂ«r Henry Cooper.

Dueli i vitit 1963 ka hyrë në historinë e boksit për disa arsye.

Së pari është ajo që çoi në një kërkesë që të disponohen një palë doreza shtesë boksi.

Për më tepër, është e dukshme si një luftë e rrallë, një nga vetëm katër duelet, në të cilën Ali u rrëzua në ring.

Edhe pse përfundimisht Ali u shpall fitues pas raundit të pestë.

Tani, doreza e kuqe e lëkurës së deleve nga ajo lojë është në ankand nga Stuart Bull Auctions.

“UnĂ« deklaroj se kjo dorezĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. UnĂ« kam qenĂ« gjithmonĂ« i vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ«, sigurinĂ« dhe prejardhjen e saj”, tha nĂ« njĂ« letĂ«r Richard Mayers, drejtor menaxhues i Baily, i cili prodhoi dorezĂ«n origjinale.

Ankandi online , i cili përfundon më 31 tetor, pritet të arrijë midis 4-6 milionë paund (4,8-7,2 milionë euro).

Besohet se doreza e dorës së djathtë nga boksieri aktualisht i përket një anëtari të familjes mbretërore të Katarit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Doreza e boksierit të famshëm Muhamed Ali del në ankand, ja çmimi i saj appeared first on Euronews Albania.

“GjyqĂ«sori Ă«shtĂ« nĂ«n sundimin politik”, Bylykbashi nga PPE: Duam mbĂ«shtetjen tuaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ishte pjesë e takimit të Asamblesë Politike të PPE në Bruksel këtë të martë.

Në fjalën e tij, Bylykabshi është ndalur në tre pika kryesore sa i takon ngjarjeve të fundit për të cilat opozita do të organizojë edhe një aksion politik, duke përfshirë injorimet e vendimeve të Gjyktyës Kushtetuese, presionin e qeverisë mbi median dhe kontrollin politik mbi sistemin gjyqësor në Shqipëri.

“Ne e kuptojmĂ« se ndonjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« kuptosh dhe tĂ« besosh atĂ« qĂ« po ndodh nĂ« ShqipĂ«ri. Propaganda dhe lobimi i paguar me miliona euro nga korrupsioni, pikturojnĂ« njĂ« fasadĂ« vezulluese. Por, pĂ«rtej lajmeve pĂ«r lulĂ«zimin e turizmit dhe gjesteve pompoze tĂ« kryeministrit Rama me liderĂ«t europianĂ«, ekziston njĂ« realitet i ashpĂ«r i bashkĂ«punimit tĂ« pushtetit shtetĂ«ror, politikĂ«s dhe krimit tĂ« organizuar.

  • Vendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisĂ«se.
  • Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarĂ« gjithashtu janĂ« kontrolluar dhe arrestuar pa urdhĂ«r gjykate.
  • GjyqĂ«sori Ă«shtĂ« nĂ«n kontrollin politik ndĂ«rsa ekonomia Ă«shtĂ« e centralizuar nĂ« duart e miqve tĂ« kryeministrit dhe oligarkĂ«ve.” -u shpreh Bylykbashi.

Ndërkaq nënkryetari është shprehur se nisur nga këto tre pika, rikthimi i PArtisë Demokratike në këto forume në PPE është i rëndësishëm për të adresuar edhe çështje të tjera me të cilat po përballet ky subjekt, përfshirë këtu arrestimin e deputetit Ervin Salianji, kryetarit të bashkisë Himarë, Fredi Beleri(dy ditë para zgjedhjeve) dhe vendosjen në arrest shtëpie për kreun e PD, Sali Berisha.

“PĂ«r momentin, tre figura politike tĂ« opozitĂ«s janĂ« nĂ« arrest politik ose nĂ« burg; dy janĂ« deputetĂ« tĂ« grupit parlamentar tĂ« partisĂ« demokratike.

  1. Kreu i PD-së dhe opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej një viti. Asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët. Arrestimi i tij është antikushtetues pasi Parlamentit nuk iu kërkua heqja e imunitetit që kërkohet përpara kufizimit të lirisë së një deputeti.
  2. Kryetari i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga opozita, Fredi Bejleri, nga minoriteti grek, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai fitoi zgjedhjet, por u bllokua nga prokurorët dhe gjykatat për të bërë betimin me urdhër të kryeministrit Rama.
  3. Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike.

Të tre rastet janë të bazuara në prova të fabrikuara.
Këto janë fakte të pastra. Nuk është çudi nëse ne që përfaqësojmë sot PDSH-në këtu në këtë Asamble Politike, mund të arrestohemi për denoncimin e kryeministrit Rama.

Kjo është arsyeja pse kthimi i PDSH-së në forumet e PPE-së është kaq i rëndësishëm në këto muaj para zgjedhjeve.

Ne sot bĂ«jmĂ« thirrje pĂ«r mbĂ«shtetjen e fortĂ« dhe tĂ« zĂ«shme tĂ« PPE-sĂ« dhe partive simotra, nĂ« pĂ«rpjekjet tona pĂ«r tĂ« rikthyer demokracinĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rmes zgjedhjeve tĂ« lira dhe tĂ« ndershme dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tĂ« mundur rotacionin demokratik tĂ« pushtetit,” -tha ai.

The post “GjyqĂ«sori Ă«shtĂ« nĂ«n sundimin politik”, Bylykbashi nga PPE: Duam mbĂ«shtetjen tuaj appeared first on Euronews Albania.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkon papritur 4 zyrtarë ushtarakë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov njoftoi këtë të martë se i ka paraqitur një kërkesë Kabinetit të Ministrave të vendit për shkarkimin e katër zyrtarëve ushtarakë.

Sipas një deklarate të postuar në Facebook nga ministri, shkarkimet përfshijnë Stanislav Haider, Oleksandr Serhiy, Yuriy Dzhygyr dhe Liudmila Darahan.

“Sistemi i MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« UkrainĂ«s – Forcat e Armatosura, Drejtoria kryesore e InteligjencĂ«s dhe ShĂ«rbimi Special i Transportit ShtetĂ«ror – Ă«shtĂ« njĂ« perimetĂ«r i mbyllur gjatĂ« gjendjes ushtarake. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« gjitha proceset brenda duhet tĂ« jenĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« kontrolluara. Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ndikuar tek ata, qoftĂ« e jashtme apo e brendshme, Ă«shtĂ« e papranueshme”, ka thĂ«nĂ« Umerov, duke mos sqaruar arsyet specifike pĂ«r shkarkimin e tyre.

Ai tha gjithashtu se do të informojë opinionin për emërimet e reja, përfshirë ato që kanë të bëjnë me deputetët e tij.

Që nga marrja e rolit të tij në shtator 2023, Umerov ka theksuar se lufta kundër korrupsionit do të jetë përparësia e tij kryesore gjatë kohës që është në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkon papritur 4 zyrtarë ushtarakë appeared first on Euronews Albania.

Forca e reagimit të NATO dislokohen në Ballkanin Perëndimor, shkak stërvitja rutinë

NATO tha të hënën se rreth 200 personel nga Forca Aleate e Reagimit (ARF) e formuar së fundmi do të dislokohen në Ballkanin Perëndimor midis 30 shtatorit dhe 16 tetorit.

Personeli do tĂ« vendoset “pĂ«r tĂ« kryer trajnime pĂ«r tĂ« siguruar gatishmĂ«rinĂ« e tij dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ForcĂ«n e KosovĂ«s (KFOR) tĂ« udhĂ«hequr nga NATO”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« KomandĂ«s sĂ« PĂ«rbashkĂ«t Aleate nĂ« Napoli.

Në deklaratë theksohet se ky është misioni i parë operacional i FSHSH-së që nga themelimi i saj në korrik të këtij viti.

“NjĂ« kontingjent ushtarak i Ekipit Operacional tĂ« NdĂ«rlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) tĂ« ARF-sĂ« prej rreth 50 vetĂ«sh do tĂ« jetĂ« nĂ« KosovĂ« dhe njĂ« nyje komanduese me rreth 150 personel do tĂ« krijohet nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut”, thuhet nĂ« njoftim.

Duke vënë në dukje se forcat e dislokuara do të kryejnë stërvitje trajnimi për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për të mobilizuar shpejt një forcë më të madhe, ai shtoi se një pjesë e shtabit të FSHP-së do të integrohet përkohësisht në strukturat komanduese dhe kontrolluese të KFOR-it.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forca e reagimit të NATO dislokohen në Ballkanin Perëndimor, shkak stërvitja rutinë appeared first on Euronews Albania.

OKB zgjat misionin e sigurisë në Haiti edhe për një vit, shkak dhuna e bandave

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zgjatur mandatin e një misioni policor shumëkombësh në Haiti për një vit tjetër, ndërsa kombi i Karaibeve lufton për të frenuar një rritje të dhunës dhe paqëndrueshmërisë së bandave.

Rezoluta, e miratuar unanimisht tĂ« hĂ«nĂ«n, shprehu “shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« pĂ«r situatĂ«n nĂ« Haiti duke pĂ«rfshirĂ« dhunĂ«n, aktivitetet kriminale dhe zhvendosjen masive”.

Kombet e Bashkuara zgjatën misionin e policisë të drejtuar nga Kenia, i cili po kërkon të ndihmojë Policinë Kombëtare të Haitit për të rimarrë kontrollin e zonave nën kontrollin e bandave, deri më 2 tetor 2025.

Vendimi vjen vetĂ«m disa ditĂ« pasi OKB-ja raportoi se tĂ« paktĂ«n 3,661 njerĂ«z ishin vrarĂ« nĂ« Haiti nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2024 mes dhunĂ«s “tĂ« pakuptimtĂ«â€ tĂ« bandave qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« vendin.

UdhĂ«heqĂ«sit haitianĂ« paralajmĂ«ruan javĂ«n e kaluar se ata “nuk janĂ« afĂ«r fitimit” tĂ« betejĂ«s kundĂ«r grupeve tĂ« armatosura, tĂ« cilat prej muajsh kanĂ« kryer sulme dhe rrĂ«mbime nĂ« tĂ« gjithĂ« kryeqytetin Port-au-Prince dhe nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB zgjat misionin e sigurisë në Haiti edhe për një vit, shkak dhuna e bandave appeared first on Euronews Albania.

❌