Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vjeshta në Gjirokastër me prodhime të mbara, problem mungesa e tregut për fermerët

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 16:58

Prodhimet bujqësore të sezonit të vjeshtës kanë qenë të mbara për fermerët e zonës së Gjirokastrës kryesisht në vreshtari dhe frutikultura.

Tashmë prodhimet bio të zonës së Lunxhërisë, Cepos, Antigonesë, janë të kërkuara në sektorin e agroturizmit por problem për fermerët mbetet mungesa e tregut përgjatë gjithë vitit.

Për të shitur pjesën më të madhe të produkteve të stinës fermerët I drejtohen tregut të pakicës në qytetin e Gjirokastrës por kjo është një mundësi e kufizuar në krahasim me sasinë që prodhojnë.

“Kërkesa ka por është problem i transportit dhe nuk mund të arrijmë dot me mjet, prodhojmë dhe rreth 3 dynim pjepër që mbollëm sivjet e shitëm në qytet, këtu në Gjirokastër,” –shprehet një fermer.

Gjirokastra është një zonë me traditë përsa i përket produkteve bujqësore në vreshtari, kryesisht rrushit që përdoret për prodhimin e rakisë dhe verës karakteristike, mjaft të kërkuara nga turistët.

Mbështetja e fermerëve lokalë do të rriste të ardhurat ekonomike të tyre si dhe do të ndikonte pozitivisht për prodhimin bujqësor vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vjeshta në Gjirokastër me prodhime të mbara, problem mungesa e tregut për fermerët appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ AMP arreston shefin e Operacionales në Gjirokastër: Ka bashkëpunuar me një grup kriminal

By: D Marku
13 September 2024 at 17:49

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë, Kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Fejzo, sipas AMP ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë, Kryekomisar A.F., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”

Nga hetimet intensive disa mujore nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, u siguruan prova se punonjësi i policisë ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

The post EMRI/ AMP arreston shefin e Operacionales në Gjirokastër: Ka bashkëpunuar me një grup kriminal appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Gjirokastër, 55-vjeçari i jep fund jetës, dyshimet e para

By: V K
8 September 2024 at 13:32

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetë**arur në lagjen “Grehot”.

Viktima është shtetasi A.I që dyshohet se ka ndërmarrë vendimin fatal në kushte të rënduara psikologjike.

Sipas një njoftimi zyrtar, më datë 07.09.2024, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike shtetasi A.I, 55-vjeç, është vetë**arur në një pemë, në afërsi të banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Gjirokastër, 55-vjeçari i jep fund jetës, dyshimet e para appeared first on Albeu.com.

RENEA aksion në Gjirokastër/ Arrestohet vrasësi i Edmond Papës, në pranga edhe Julian e Adriatik Kalemi (VIDEO)

By: V K
28 August 2024 at 10:57

Uniformat blu në Gjirokastër, kane vënë në pranga një 45-vjeçar i cili ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës.

Gjithashtu, në pranga ka rënë shtetasi Edvin alias Andrew Bode, i cili ishte shpallur në kërkim si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Aksioni për arrestimin e tij është bërë nga Policia e Gjirokastrës dhe forcat RENEA.

Po ashtu, në pranga janë vënë Julian Kalemi, pasi kishte strehuar në banesë Andrew Boden që ishte në kërkim.

Në kuadër të operacionit ‘Plani’, polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin (Andrea), babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj, vetëm pak javë më parë.

Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.

Gjatë kontrollit në banesën e Adriatik Kalemit, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40,145 euro, 438,550 lekë të rinj dhe 3,470 dollarë.

Sipas policisë 52-vjeçari Adriatik Kalemiu arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

The post RENEA aksion në Gjirokastër/ Arrestohet vrasësi i Edmond Papës, në pranga edhe Julian e Adriatik Kalemi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌