Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri në veri të Athinës, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në një zjarr në pyll që përfshiu pjesën veriore të Athinës të hënën, pranë liqenit Maraton.

Sipas autoriteteve greke, të paktën 18 persona mbetën të plagosur, kryesisht për shkak të tymit, shkruan AP.

Zjarri shkaktoi evakuime të shumta pasi erërat e forta penguan përpjekjet e qindra zjarrfikësve dhe avionëve që përpiqeshin të frenonin zjarrin.

Observatori Kombëtar Grek njoftoi se pamjet satelitore tregojnë se zjarri ka përfshirë rreth 10 mijë hektarë.

Serbia dhe Rumania do të ofrojnë ndihmë për Greqinë, si dhe Francën, Italinë dhe Republikën Çeke, të cilat do të dërgojnë avionë dhe dhjetëra zjarrfikës për të ndihmuar.

Ministri për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjen Civile Vasilis Kikilias vlerësoi se zjarri është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe se zjarrfikësit po luftojnë për më shumë se 20 orë në rrethana dramatike. Ai shtoi se disa zona nën zjarr në malin Pendeli ishin veçanërisht të vështira për t’u aksesuar./abcnews.al

Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, Altin Dumani po merr pjesë këtë të enjte në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi.

Gjatë këtij aktiviteti, i cili nisi në datë 24 Shtator e deri ditën e sotme, Altin Dumani zhvilloi një takim me Administratoren e DEA-s, Anne Milgram.

Në bisedë, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Mediat në Athinë: Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike”

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”, mes të cilave janë Greqia dhe Qiproja, u bë publike nga qeveria, pas një vendimi të kryeministrit Mikhail Mishustin.

Sipas mediave greke, lista është një përsëritje e listës së vendeve “jomiqësore” ndaj Rusisë, e cila u krijua pas vendosjes së sanksioneve të ndërsjella, me nisjen e luftës në Ukrainë. Përveç Greqisë dhe Qipros, janë përfshirë pothuajse të gjitha vendet e BE-së, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, si dhe vendet e NATO-s, përveç Turqisë.

Kjo listë përfshin gjithsej 47 vende dhe territore, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e të ashtuquajturit “koalicioni perëndimor”, pra Japonia, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, por edhe Tajvani.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS duke cituar burime, lista erdhi si vazhdim i një dekreti të Presidentit Vladimir Putin, sipas të cilit Moska tani e tutje do të ofrojë mbështetje humanitare, si dhe lehtësira për lëvizjen dhe vendosjen e tyre në Rusi për qytetarët e disa vendeve, të cilët sipas tyre “ndajnë vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse”.

Dekreti i presidentit rus parashikon një procedurë të thjeshtuar për ata që “nuk pranojnë qëndrimet destruktive neoliberale në vendet e tyre, të cilat janë në kundërshtim me vlerat tradicionale”, për t’u zhvendosur në Rusi. Sipas burimeve diplomatike ruse, numri i qytetarëve perëndimorë që përfitojnë nga ky proces është “tashmë disa dhjetëra”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mediat në Athinë: Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike” appeared first on Euronews Albania.

❌