Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 September 2024Main stream

Mediat në Athinë: Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike”

By: rom ario
21 September 2024 at 15:54

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”, mes të cilave janë Greqia dhe Qiproja, u bë publike nga qeveria, pas një vendimi të kryeministrit Mikhail Mishustin.

Sipas mediave greke, lista është një përsëritje e listës së vendeve “jomiqësore” ndaj Rusisë, e cila u krijua pas vendosjes së sanksioneve të ndërsjella, me nisjen e luftës në Ukrainë. Përveç Greqisë dhe Qipros, janë përfshirë pothuajse të gjitha vendet e BE-së, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, si dhe vendet e NATO-s, përveç Turqisë.

Kjo listë përfshin gjithsej 47 vende dhe territore, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e të ashtuquajturit “koalicioni perëndimor”, pra Japonia, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, por edhe Tajvani.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS duke cituar burime, lista erdhi si vazhdim i një dekreti të Presidentit Vladimir Putin, sipas të cilit Moska tani e tutje do të ofrojë mbështetje humanitare, si dhe lehtësira për lëvizjen dhe vendosjen e tyre në Rusi për qytetarët e disa vendeve, të cilët sipas tyre “ndajnë vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse”.

Dekreti i presidentit rus parashikon një procedurë të thjeshtuar për ata që “nuk pranojnë qëndrimet destruktive neoliberale në vendet e tyre, të cilat janë në kundërshtim me vlerat tradicionale”, për t’u zhvendosur në Rusi. Sipas burimeve diplomatike ruse, numri i qytetarëve perëndimorë që përfitojnë nga ky proces është “tashmë disa dhjetëra”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mediat në Athinë: Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌