Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’?

Prej disa kohësh është përfolur se Milaim Zeka do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’ në këtë edicion, në rolin e opinionistit. Mirëpo, në rrjet po thuhet se edhe Einxhel Shkira do jetë po ashtu opinioniste.

Tashmë produksionit i është bashkuar Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive. Nga ana tjetër moderatorët do vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Deri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Fatlume Popovci, Arbër Zeka etj. Por në një intervistë, Olsa tha se asnjë prej emrave të përfolur nuk do jetë pjesë e BBVK3, duke shtuar se ky kast do jetë përtej të gjitha pritshmërive.

Kujtojmë se edhe Einxhel Shkira ka dalë nga një program si Big Brother Vip 1, ku në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë.

Ky format pritet të startojë këtë javë, ndaj ka mbetur edhe shumë pak ditë deri kur të zbulojmë se kush do jenë banorët, moderatorët dhe opinionistët.

The post Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’? appeared first on Albeu.com.

Përshkallëzohet lufta/ Vriten tetë ushtarë izraelitë nga luftimet me Hezbollahun në Liban

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se shtatë ushtarë të tjerë janë vrarë të mërkurën si pasojë e luftimeve me Hezbollahun në territorin libanez.

Ushtria ka njoftuar më herët të mërkurën për ushtarin e parë të vrarë në fushën e betejës, raporton BBC.
Shtatë ushtarë të tjerë janë të lënduar, sipas IDF-së.
Izraeli ka nisur të martën inkursionin në pjesën jugore të Libanit, duke dhënë urdhër për evakuimin e popullatës në atë pjesë.

The post Përshkallëzohet lufta/ Vriten tetë ushtarë izraelitë nga luftimet me Hezbollahun në Liban appeared first on Albeu.com.

“Tenxherja Kapakun”/ Elvana dhe Romeo flasin për serialin: Kemi një vit që xhirojmë

Këtë të shtunë, do startojë seriali që bën bashkë aktorin Romeo Veshaj dhe këngëtaren Elvana Gjata. ‘Tenxherja Kapakun’ do të startojë më 5 tetor në ekranin e Top Channel.

Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, të dy ata kanë treguar sfidat që kanë kaluar gjatë xhirimeve të këtij seriali, teksa gjithashtu kanë zbuluar dhe surprizat që priten nga ky serial.
“Përtej shakasë ka qenë një gjë shumë e bukur. Romeo ka qenë surprizë, sepse është një aktor shumë i mirë. Ka skena që i kemi bërë me një xhirim, ka skena që kanë zgjatur. Jemi njerëz në fund të ditës, pavarësisht se mundohemi të përshtatemi me personazhin. Ishte një projekt sfidues, por ja kemi dalë siç duhet. Kush vjen i pari në xhirime? Me kë po e bën intervistën e parë?! (qesh)”, u shpreh Elvana.

Ndërsa Romeo u shpreh:

“Elvana është një super artiste. Përveç se një këngëtare është dhe një aktore shumë e mirë komedie. Është privilegj të kesh një kolege të tillë. Në këtë serial do të qeshni. Janë xhiruar aq shumë materiale sa që se di sa kohë kemi që xhirojmë. Që unë vij i pari në xhirime janë vetëm llafe, sepse unë vij me një orë me vonesë (qesh). Të shkretët partnerët e mi, sepse më presin një orë. Unë këta ose i bëj që të punojnë të gjithë, ose s’ka. Seriali? Janë situata në çift, zënkat, jeta e një çifti në të gjitha dimensionet. Do ta gjejnë veten të gjithë çiftet, ose ata që do të bëhen çifte.

Gëzimi këtu është i shpesh, por zgjat shumë pak. Duhet të xhirosh shumë shpejt dhe nuk ke kohë të gëzohesh fare. Jemi bërë si “Game of Thrones”. Kam hyrë 27 vjeç e nuk e di kur do dalë. Kemi një vit që xhirojmë. Është bërë një super punë. Është një nga produksionet më të arrira.

Xhirohet vetëm me një dubël dhe teksti është fantastik. Regjisorja është fantastike, Andia Xhunga. Kemi një super staf. Jemi një familje e madhe që shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përveç se janë njerëz të mirë, janë dhe shumë profesionist. Batutat që kam jashtë i fus brenda, ato që bëj brenda nuk i nxjerr jashtë.

10 seri të tjera? Patjetër që po. Është fat që jam këtu dhe punoj me këta njerëz për këtë projekt”, tha Romeo.

The post “Tenxherja Kapakun”/ Elvana dhe Romeo flasin për serialin: Kemi një vit që xhirojmë appeared first on Albeu.com.

Cilat ushqime ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit?

Ushqimet që mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit

Mbani në mend se shumë faktorë lidhen me zhvillimin e kancerit të gjirit. Ndërsa përmirësimi i dietës suaj mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të zvogëlojë rrezikun e kancerit në përgjithësi, është vetëm një pjesë e enigmës.

Edhe me një dietë të pasur me lëndë ushqyese, ju ende keni nevojë për ekzaminime të rregullta të kancerit të gjirit si mamografi dhe kontrolle manuale.

Gjithsesi, studimet sugjerojnë se këto ushqime mund të ulin rrezikun tuaj.

1. Perime jeshile me gjethe
Këto janë vetëm disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të kenë veti antikancerogjene:

lakra jeshile
rukola
spinaq

2. Agrumet
Agrumet përfshijnë:

portokallet
limonët
mandarina
Agrumet dhe lëvozhgat e tyre janë të mbushura me komponime që mund të mbrojnë kundër kancerit të gjirit, duke përfshirë:

vitaminë C
karotenoidet si beta-kriptoksantina dhe beta-karotina
Antioksidantë flavonoide si kuercetina, hesperetina dhe naringenina

3. Manaferrat

Konsumimi i rregullt i manaferrave mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të caktuar, përfshirë kancerin e gjirit.

Veçanërisht, një studim i vjetër i vitit 2013 që përfshinte 75,929 gra lidhën një konsum më të lartë të manave – dhe në veçanti të boronicave – me një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit receptor-negativ të estrogjenit.

4. Pjeshkë, mollë, dardha dhe rrush
Frutat – veçanërisht pjeshkët, mollët, dardhat dhe rrushi – janë treguar se mbrojnë kundër kancerit të gjirit.

Në studimin e madh të vitit 2013 të përmendur më sipër, gratë që konsumonin të paktën dy racione pjeshkë çdo javë kishin një rrezik të reduktuar deri në 41% të zhvillimit të kancerit të gjirit receptor-negativ të estrogjenit.

5. Peshku i yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm, duke përfshirë salmonin, sardelet, janë të njohur për përfitimet e tyre mbresëlënëse shëndetësore. Disa studime tregojnë se ngrënia e peshkut të yndyrshëm mund të zvogëlojë në mënyrë specifike rrezikun e kancerit të gjirit.

6.Fasule

Fasulet janë të ngarkuara me fibra, vitamina dhe minerale. Në mënyrë të veçantë, përmbajtja e tyre e lartë e fibrave mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.

7.Arra
Arrat kanë shumë përfitime dhe janë një burim i madh i yndyrave të shëndetshme për zemrën, duke përfshirë acidin alfa-linolenik.

Është interesante se disa kërkime sugjerojnë se shtimi i arrave dhe llojeve të tjera të arrave në dietën tuaj mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit.

The post Cilat ushqime ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit? appeared first on Albeu.com.

Nëntori Shqiptar në New York – Edicioni i 4-të!

Qyteti i New York-ut mirëpret edicionin e katërt të “Nëntorit Shqiptar”, një ngjarje e veçantë që feston kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Si çdo vit, në New York është organizuar “Nëntori Shqiptar në New York” për nder të Shqipërisë dhe të festës së pavarësisë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë shfaqje artistike dhe të ndihen si në shtëpi, në një atmosferë festive. Ky event do të fillojë nga ora 20:00.

Ngjarja më e madhe festive shqiptare në zemër të New Yorkut, do të mbahet në me 15 nëntor në Gotham Hall, nën moderimin e Teni Vllacaj, dhe Cindy Marina. Në këtë event do të përformojnë dy ikonat e muzikës shqipare, Aurela Gace, Imra Libohova.

Nëntori është një muaj i veçantë për ne; le të bëjmë që ta ndjejmë këtë bashkim!

The post Nëntori Shqiptar në New York – Edicioni i 4-të! appeared first on Albeu.com.

Kiara e hoqi nga ‘Portokallia’? Salsano ‘paralajmëron’ moderatoren: Mbaje mend…

Thashethemet se Salsano Rrapi nuk do të jetë më pjesë e ‘Portokallisë’, dhe kjo për shkak të moderatores Kiara Tito, kanë ditë që po qarkullojnë në rrjet.

Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin. Por këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.
“Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

ProfitSence Logo

Ndërkohë aktori i dashur për publikun me humor ‘paralajmëron’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

Pjesë nga biseda:

Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

Kiara: Përshëndetje

Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

Kiara: Jo, kurrë, kurrë

Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

The post Kiara e hoqi nga ‘Portokallia’? Salsano ‘paralajmëron’ moderatoren: Mbaje mend… appeared first on Albeu.com.

Padi e re: Pecetat higjenike Carefree përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer

Një markë e njohur e pecetave higjenike për kujdesin menstrual të grave, Carefree, përmban një kimikat që dihet se shkakton kancer dhe toksicitet, pretendon një padi e re e ngritur të hënën.

Një test i pavarur laboratorik zbuloi praninë e acidit perfluorooctanoic (PFOA) në pecetat Carefree, sipas ankesës së Gjykatës së Lartë të Los Angeles të sjellë nga Ecological Alliance LLC. Ekspozimi ndaj PFOA ka qenë i lidhur me probleme të ndryshme shëndetësore tek njerëzit, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, rritjen e kolesterolit, efektet e zhvillimit, ndërprerjen e sistemit imunitar dhe rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit.

Padia u ngrit kundër Edgewell Personal Care Brands LLC, zotërues të Carefree.

Si një nga markat më të mira në vend, pecetat Carefree përbëjnë një shqetësim të rëndësishëm për shëndetin për shkak të kontaktit të tyre të zgjatur me zonën vaginale, e cila është shumë e ndjeshme ndaj thithjes së kimikateve të dëmshme drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut, pretendohet në padi.

Avokati Vineet Dubey, që përfaqëson Ecological Alliance LLC në padi, tha se kompania me bazë në Connecticut duhet të eliminojë PFOA nga pecetat ose të shtojë një etiketë në paketimin e saj që paralajmëron konsumatorët.

“PFOA është një toksinë riprodhuese e njohur dhe asnjë sasi nuk konsiderohet e sigurt,” tha Dubey. “Kjo është një çështje e shëndetit publik. Ky kimikat sintetik grumbullohet me kalimin e kohës në trupin e njeriut, duke çuar në efekte të pafavorshme riprodhuese, si ulja e fertilitetit dhe ndërhyrje hormonale. Përveç kësaj, mund të rrisë hipertensionin tek gratë shtatzëna. Gratë e përdorin këtë produkt për 8 deri 10 orë, gjë që rezulton në ekspozim të vazhdueshëm ndaj PFOA, potencialisht në baza ditore.”

PFOA mund të qëndrojë në trupin e dikujt deri në 50 vjet dhe rrit mundësinë që fëmijët të kenë peshë të ulët në lindje dhe të përjetojnë vonesa në zhvillimin e tyre, si dhe rrit shanset për të zhvilluar kancer të veshkave, prostatës ose testikujve, pretendon padia.

“Në nivel kombëtar, ka një rritje të ndërgjegjësimit dhe shqyrtimit të produkteve të kujdesit personal që përmbajnë PFOA dhe PFAS të tjera,” tha Dubey. “Carefree i prodhon produktet e saj në SHBA dhe konsumatorët mund të presin që një produkt i suksesshëm i prodhuar nga Amerika të përmbushë, nëse nuk i tejkalon, standardet më të rrepta të shëndetit dhe sigurisë. Megjithatë, siç tregon kjo padi, edhe produktet e prodhuara në vend mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme për konsumatorët kur kimikate të dëmshme si PFOA janë të pranishme.”

Studimet e fundit kanë ngritur shqetësime për praninë e metaleve toksike dhe kimikateve në tampona. Hulumtimet e publikuara në vitin 2024 zbuluan se marka të shumta tamponësh, si në SHBA ashtu edhe në Evropë, përmbanin metale të dëmshme si plumbi, arseniku dhe merkuri. PFAS përdoren gjerësisht në produktet e konsumit për vetitë e tyre rezistente ndaj ujit. Tamponët dhe produktet e tjera menstruale, të cilat vijnë në kontakt të zgjatur me indet e ndjeshme, mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shkak të këtij ekspozimi.

Burimi: Fox LA

The post Padi e re: Pecetat higjenike Carefree përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer appeared first on Albeu.com.

“UNAZA E ZJARRIT”/ Çfarë ndodhë në qiell për 6 minuta e 23 sekonda sot në mbrëmje?

Bëhuni gati për të parë eklips unazor diellor, i cili do të krijojë një ‘unazë zjarri’ mbi pjesë të Amerikës së Jugut…

Eklipsi do të jetë i dukshëm mbi ishullin e Pashkëve dhe majat e Argjentinës dhe Kilit dhe është spektakli i fundit diellor i viti dhe do të zgjasë 6 minuta dhe 23 sekonda.

Eklipset diellore ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen pikërisht kështu.

Hëna hedh një hije që mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht dritën e diellit.

Gjatë një eklipsi unazor, hëna errëson gjithçka, përveç një copëze dielli në formë unaze. Kjo për shkak se Hëna është në një pikë në orbitën e saj që është më larg nga Toka.

“Hëna nuk është mjaft e madhe për të mbuluar diellin”, thanë shkencëtarët.

Eklipset diellore ndodhin rreth dy deri në pesë herë në vit. Eklipsi i plotë i diellit i prillit mahniti vëzhguesit e qiellit në pjesë të Meksikës, Kanadasë dhe SHBA-së.

Eklipsi unazor është i sigurt për t’u dalluar duke veshur syze të eklipsit diellor, të cilat bllokojnë dritën ultravjollcë nga dielli dhe pothuajse të gjithë dritën e dukshme..

Ndërsa shkencëtarët bëjnë me dije se dy eklipse diellore të pjesshme do të zbukurojnë qiejt vitin e ardhshëm në mars dhe shtator.

Eklipsi tjetër i plotë diellor nuk do të arrijë deri në vitin 2026 dhe do të kalojë mbi skajet veriore të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës

The post “UNAZA E ZJARRIT”/ Çfarë ndodhë në qiell për 6 minuta e 23 sekonda sot në mbrëmje? appeared first on Albeu.com.

Tetori vjen me xhepat plotë për këto shenja të horoskopit

Tetori ka ardhur dhe sjell me vete jo vetëm shëtitje vjeshte dhe çokollata të ngrohta, por edhe surpriza të këndshme në sektorin financiar!

A jeni gati të zbuloni se cilat shenja të horoskopit do të kenë fatin në anën e tyre këtë muaj? Nëse po, atëherë jeni në vendin e duhur!

Demi
Tetori është muaji juaj! Çështjet tuaja financiare do të lulëzojnë dhe investimet që keni bërë në të kaluarën do të fillojnë të japin fryte. Ju gjithashtu mund të merrni një ofertë ose ngritje të papritur. Bëhuni gati për të shijuar paratë që do të jenë në xhepin tuaj!

Luani
Luanë, bëhuni gati për një rilindje financiare! Tetori është koha e përkryer për të përfituar nga idetë tuaja krijuese dhe për t’i kthyer ato në para. Një partneritet i ri mund të hapë dyer që nuk i kishit imagjinuar kurrë. Shkëlqimi juaj do t’ju bëjë të dalloheni!

Peshorja
Situata juaj financiare duket se po përmirësohet dhe kjo mund të vijë nga marrëveshjet apo partneritetet që do të bëni. Mos kini frikë të kërkoni atë që meritoni. Tetori ju përgatit për suksese të mëdha!

Bricjapi
Bricjap, është koha për të realizuar ëndrrat tuaja! Tetori do t’ju sjellë mundësi që do t’ju lejojnë të investoni me zgjuarsi dhe t’i shihni paratë tuaja të shumëfishohen. Mos hezitoni të bëni lëvizje që do t’ju sjellin fitime. Puna dhe durimi do të shpërblehen!

Peshqit
Peshq, ky muaj mund të jetë magjik për ju! Mundësitë financiare mund të lindin nga jeta juaj shoqërore. Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja, pasi ato mund t’i lënë përshtypje dikujt që mund t’ju mbështesë financiarisht. Gjithashtu, intuita juaj do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të mira.
Pra, është koha për të marrë masa! Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, përgatituni për një periudhë që do t’ju sjellë pranë prosperitetit financiar. Sa për ju që nuk i përkisni, mos u dëshpëroni! Çdo muaj ka mundësitë e veta, dhe ju mund të jeni me fat!

The post Tetori vjen me xhepat plotë për këto shenja të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Tensione diplomatike mes Spanjës dhe Meksikës, mbreti Felipe nuk ftohet në betimin e presidentes meksikane

Duke iu përgjigjur vendimit të Meksikës për të mos ftuar mbretin e Spanjës në betimin e presidentes së ardhshme të Meksikës, Madridi tha sot se nuk do të dërgojë asnjë zyrtar në ceremoni, transmeton Anadolu.

Qeveria spanjolle e konsideron “të papranueshme” që Felipe IV u la jashtë listës së të ftuarve për inaugurimin e 1 tetorit të presidentes së zgjedhur të Meksikës Claudia Sheinbaum Pardo në Meksiko, tha Ministria e Jashtme, duke shtuar se rrjedhimisht, ka vendosur të mos dërgojë askënd.
Felipe njihet për përfaqësimin e vendit, veçanërisht në ceremonitë zyrtare që mbahen në vendet e Amerikës Latine.

Një faktor i dyshuar në tensionet mes dy vendeve është deklarata e Pardos në korrik se “Spanja duhet të kërkojë amnisti për pushtimin spanjoll, i cili la pas shumë masakra dhe dhunë”.

Andres Manuel Lopez Obrador, presidenti në largim i Meksikës, i ka bërë më parë të njëjtën kërkesë Spanjës.

Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Spanjës EFE, duke cituar burime të Ministrisë së Jashtme, tha se qeveria spanjolle e ka përshkruar përgjigjen ndaj Meksikës si “logjike, të qartë dhe të fortë”.

Pardo më 2 qershor u zgjodh presidentja e parë grua e Meksikës.

The post Tensione diplomatike mes Spanjës dhe Meksikës, mbreti Felipe nuk ftohet në betimin e presidentes meksikane appeared first on Albeu.com.

PROVAT/ Pas skandalit të Diddyt, rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n

Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë. Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.
Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones.
Asoikohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi.” Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale të tilla si:

The post PROVAT/ Pas skandalit të Diddyt, rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n appeared first on Albeu.com.

Kosovë – Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, sigurohen 85 mijë doza

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP) njofton se që nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin.
Sipas një njoftimi të IKSHPK vaksinimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse.

“Grupet me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: Punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ekipet e vaksinimit sipas IKSHPK-së janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit.

“Ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit. Sivjet, furnizimi me vaksina të gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza”, thuhet në njoftim.

The post Kosovë – Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, sigurohen 85 mijë doza appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Ma sill ta q*”- Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko i thur poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

Albano Bogdo ka qenë i ftuar në episodin e fundit të Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet”.

Mirëpo nuk dihet se çfarë e ka nxitur dyshen që të tallen dhe të ofendojnë ish-fermerin, Gledis Gegaj.

Gjatë intervistës, Albano e pyet papritur Robertin se si do të reagonte nëse do të niste një romancë të re dhe partnerja e tij do t’i thoshte se e ka tradhtuar duke bërë seks me ‘Buçkon’ dhe Valerin.

Në përgjigjen e tij, Roberti shprehet si fillim me shaka duke iu drejtuar partneres imagjinare se pas këtij veprimi e do më shumë pasi më mirë ta tradhtojë me Buçkon dhe Valerin sepse janë “burra” e më pas thotë: “Ma sill ta q*”.

Pas këtyre fyerjeve, ka ardhur menjëherë reagimi i Buçkos i cili ka përgatitur disa biskota në formën e dorës. Ajo që vihet re është se me anë të biskotave ai i ka drejtuar gishtin e mesit, teksa ka treguar dhe recetën me anë rtë një poezie teksa shpesh flet edhe për dy ish-fermerët.

@cookerboybucko

Pershendetje ish fermer Albano & Roberti

♬ suono originale – CookerBoy

 

The post VIDEO/ “Ma sill ta q*”- Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko i thur poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë… appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e vajzave ‘live’ në emision: Të legalizohet ha*shashi

Intervistat që gazetari Kledisi, i merr qytetarëve në rrugë janë të shumta.
Mbrëmjen e djeshme dy vajza, ndaluan makinën për t’iu përgjigjur pyetjeve.

E ndërsa tema kishte të bënte mbi materializmin, vjazat kishin dhe një kërkesë specifike në fund.

Pjesë nga intervista:

Kledisi: Kam një pyetje direkte për temën, kush mendoni se janë më materialist sot meshkujt apo femrat?

Vajza: Femrat kanë më shumë shpenzime, mendoj unë nga të gjitha anët, më shumë se meshkujt.

Vajza tjetër: Janë bërë dhe meshkujt pak,jo shumë po pak.

Kledisi: Lule spo prisni më ju po presin çunat.

Vjaza: Po duhet ndryshuar, e vërtetë. Kanë filluar veshin funde.

Dajana: Lulet këtu i hanë gomerët.

Kledisi: Lulet i hanë gomerët ne duam ndonjë shtëpi, helikopter.

Vajzat: Dhuratat i pranon dhe mbreti, pse mos të pretendojmë ? Ku ka më mirë ?

Kledisi: Çfarë keni ndonjë kërkesë ?

Vajza: Kërkesë të legalizohet hashashi.

The post Kërkesa e vajzave ‘live’ në emision: Të legalizohet ha*shashi appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Cubi “plas” bombën: Kiara më mori moderimin e “Portokallisë”

E ftuar në “Top Albania Radio” ka qenë aktorja e humorit, Esmeralda Metka e njohur si Cubi. Kjo e fundit është pyetur nga Salsano nëse do të kishte dëshirë të ishte pjesë e moderimit të emisionit të humorit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor. Mirëpo me përgjigjen e saj, ajo i ka “habitur” të gjithë.

Pjesë nga biseda: 

Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?

Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit. 

Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?

Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).

Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.

Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë? 

Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…

Edhe përse Cubi e bëri deklaratën me shaka, shakaja është gjysma e së vërtetë.

 

The post VIDEO/ Cubi “plas” bombën: Kiara më mori moderimin e “Portokallisë” appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Lajm i bukur nga familja mbretërore, princesha në pritje të ëmbël

Princesha Beatrice, mbesa e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ka ndarë një lajm emocionues me publikun.

Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.
Njoftimi u bë përmes një postimi zyrtar në Instagramin e Pallatit Buckingham, ku u theksua se të dyja familjet janë “të lumtura” nga lajmi.

Krahas fotove të Princeshës Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi, në njoftim thuhej:

Lartësia e saj mbretërore Princesha Beatrice dhe z. Edoardo Mapelli Mozzi janë shumë të lumtur të njoftojnë se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku në fillim të vitit të ri; një vëlla e motra për Wolfie-n dhe Sienna-n.”

The post FOTO/ Lajm i bukur nga familja mbretërore, princesha në pritje të ëmbël appeared first on Albeu.com.

Më shumë se 100 persona kanë paditur Diddy-n për sulm, shfrytëzim sek*ual dhe për*hunim, mes tyre edhe të mitur 9 vjeç

Më shumë se 100 njerëz po padisin reperin Sean‘Diddy’ Combs për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual. Këtë e ka bërë të ditur një avokat amerikan. Avokati me bazë në Teksas, Tony Buzbee tha se disa nga viktimat përfshijnë të mitur deri në nëntë vjeç.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta ndjekim në mënyrë agresive,” u tha Buzbee gazetarëve.
Erica Wolff, një avokate që përfaqëson  Combs, tha se reperi i mohon akuzat, duke thënë se ato janë “të rreme dhe shpifëse”. Duke folur në një konferencë shtypi të martën, Buzbee tha se ai dhe ekipi i tij “nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur palët e mundshme përgjegjëse” në abuzimin e supozuar, ose “çdo individ që ka marrë pjesë ose ka përfituar nga kjo sjellje skandaloze”.
Wolff tha në një deklaratë për BBC se Combs pret me padurim të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime. Combs u arrestua javën e kaluar dhe po përballet me akuza penale për shantazh dhe trafik seksual. Ai aktualisht është në paraburgim federal pasi iu mohua lirimi me kusht, të cilin ai po e apelon. Ai ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje kriminale.

Sipas Buzbee, i cili është i licencuar për të ushtruar profesionin e avokatit në Teksas dhe Nju Jork, numri i përgjithshëm i viktimave të supozuara që ai përfaqëson është 120, ku gjysma e tyre janë burra dhe gjysma tjetër gra që vijnë nga më shumë se 25 shtete në të gjithë SHBA.  Ai shtoi se 25 nga viktimat e supozuara që ai përfaqëson ishin të mitur. Kjo është hera e parë që Combs akuzohet për abuzim seksual me fëmijë.

Akuzat shtrihen nga viti 1991 deri në këtë vit me incidentet që ndodhën në Los Anxhelos, Nju Jork dhe Miami, tha Buzbee. Ai shtoi se shumica e incidenteve kanë ndodhur pas vitit 2015. Shumica e paditësve, tha ai, pretendojnë se u përdhunuan gjatë festave të organizuara nga Combs dhe që u mbajtën në rezidenca private dhe hotele.

“Shumë herë, veçanërisht të rinjtë që dëshironin të futeshin në industri, u detyruan në këtë lloj sjelljeje me premtimin se do të bëheshin yll ose premtimi se Sean Combs do të dëgjonte kasetën e tyre,” pohoi Buzbee. Buzbee tha se kjo nuk është një padi në grup dhe se do të ketë raste individuale për çdo viktimë të supozuar.

 

The post Më shumë se 100 persona kanë paditur Diddy-n për sulm, shfrytëzim sek*ual dhe për*hunim, mes tyre edhe të mitur 9 vjeç appeared first on Albeu.com.

Projekte të reja! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv

Ish-banorin e ‘Big Brother VIP Albania’, Meriton Mjekiqin do ta shohim shumë shpejt në ekran.

‘Vip Magazine’ mëson se Meritoni do po përgatitet të sjellë në televizion programin e tij ikonik me intervista, i cili ka zbuluar jo pak talente të reja në fushën e repit. Ky emision, do të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’.
Meritoni e bën prej vitesh këtë program në kanalin e tij në YouTube, por tani është koha ta shohim në ekranet shqiptare.

Meritoni foli pak ditë më parë për emisionin me anë të një video në rrjetet sociale, megjithatë nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me përgatitjet për nisjen e tij.

Emri i tij u lakua në disa media, duke ngritur shqetësim për shëndetin e reperit pasi u aludua se ishte përfshirë në një aksident të rëndë. Duke përgenjeshtruar titujt që po qarkullonin, Meritoni tha se gëzon shëndet të plotë dhe po vijon punën për emisionin e tij që do të shfaqet në ekranin më të madh në vend.

The post Projekte të reja! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv appeared first on Albeu.com.

Zbuloni simptomat e kancerit të gjirit

Për shumë njerëz, shenja e parë e kancerit të gjirit është shfaqja e një kokrre (gunge) në gji. Mirëpo, simptomat e kancerit të gjirit janë të ndryshme – nga kokrra deri tek simptomat më pak të dukshme, siç janë ndryshimet në lëkurë. Nëse zbuloni ndonjë nga këto simptoma, nuk do të thotë automatikisht që keni kancer të gjirit, por është absolutisht thelbësore të vizitoni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Kanceri i gjirit duhet të identifikohet dhe trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Për pacientët me kancer të hershëm të gjirit kjo mund të ofrojë mundësinë më të mirë të shërimit ndërsa pacientëve, sëmundja e të cilëve është përhapur në organe të tjera do t’ ju mundësojë trajtimin e personalizuar, i cili do të sigurojë rezultatin më të mirë të mundshëm të mjekimit. Njihuni me simptomat e kancerit të gjirit dhe veproni menjëherë.
Ndryshimet në teksturën e lëkurës në ose rreth gjirit:
rrudhosja e lëkurës
formimi i gropëzave në lëkurë

Trashja e indit të gjirit

Shfaqja e erupsioneve lëkurore (ang. rash) ose përskuqja në thithkë ose në zonën përreth saj
Ndryshimet në thithkë të tilla si tërheqja e thithkës ose ndryshim i formës së saj
Venat e dukshme në gji
Ënjtje në sqetull

Kontrolloni rregullisht gjinjtë tuaj. Njihuni me simptomat e kancerit të gjirit. Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë. Diagnoza dhe trajtimi i kancerit të gjirit para se të përhapet ju jep mundësinë më të mirë të shërimit.

The post Zbuloni simptomat e kancerit të gjirit appeared first on Albeu.com.

Sulmi i Iranit, Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet

Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve iraniane dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.

Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare.

Deklarata, e cila u lëshua pas fillimit të sulmit iranian ndaj Izraelit, tha: “Ata rishikuan gjendjen e përgatitjeve të SHBA për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”.

SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni, me qëllim, siç thotë, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.

Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit.

The post Sulmi i Iranit, Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet appeared first on Albeu.com.

❌