Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Tensione diplomatike mes Spanjës dhe Meksikës, mbreti Felipe nuk ftohet në betimin e presidentes meksikane

By: D Marku
2 October 2024 at 15:35

Duke iu përgjigjur vendimit të Meksikës për të mos ftuar mbretin e Spanjës në betimin e presidentes së ardhshme të Meksikës, Madridi tha sot se nuk do të dërgojë asnjë zyrtar në ceremoni, transmeton Anadolu.

Qeveria spanjolle e konsideron “të papranueshme” që Felipe IV u la jashtë listës së të ftuarve për inaugurimin e 1 tetorit të presidentes së zgjedhur të Meksikës Claudia Sheinbaum Pardo në Meksiko, tha Ministria e Jashtme, duke shtuar se rrjedhimisht, ka vendosur të mos dërgojë askënd.
Felipe njihet për përfaqësimin e vendit, veçanërisht në ceremonitë zyrtare që mbahen në vendet e Amerikës Latine.

Një faktor i dyshuar në tensionet mes dy vendeve është deklarata e Pardos në korrik se “Spanja duhet të kërkojë amnisti për pushtimin spanjoll, i cili la pas shumë masakra dhe dhunë”.

Andres Manuel Lopez Obrador, presidenti në largim i Meksikës, i ka bërë më parë të njëjtën kërkesë Spanjës.

Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Spanjës EFE, duke cituar burime të Ministrisë së Jashtme, tha se qeveria spanjolle e ka përshkruar përgjigjen ndaj Meksikës si “logjike, të qartë dhe të fortë”.

Pardo më 2 qershor u zgjodh presidentja e parë grua e Meksikës.

The post Tensione diplomatike mes Spanjës dhe Meksikës, mbreti Felipe nuk ftohet në betimin e presidentes meksikane appeared first on Albeu.com.

Spanja i bën thirrje Izraelit të ndërpresë sulmet tokësore në Liban

By: E.K
2 October 2024 at 07:26

Izraeli duhet të pushojë së kryeri sulme tokësore në Libanin jugor për të shmangur një përshkallëzim të konfliktit që përfshin rajonin më të gjerë, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares. “Ne këmbëngulim që inkursioni tokësor duhet të ndalet, pasi po marrim informacione shumë shqetësuese,” tha Albares, duke shtuar se “ishte e […]

The post Spanja i bën thirrje Izraelit të ndërpresë sulmet tokësore në Liban appeared first on FaxWeb.

❌
❌