Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviç. Banesa, që ishte në ndërtim e sipër, u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pak pas mesnatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Lajmi është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë nga kreu aktual i kësaj komune, Izmir Zeqiri, i cili e dënoi shpërthimin. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për mediat se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo të lënduar, pasi objekti ishte ende pabanuar. Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

“Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por njësitet policore janë në vendin e ngjarjes,” tha Elshani për mediat vendase.

Ditë më parë, më 29 shtator, një shpërthim tjetër u raportua në një qytet tjetër të veriut të Kosovës, në Zveçan. Asokohe, policia njoftoi se nuk kishte të lënduar, megjithatë kishte dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe automjeteve aty pranë. Edhe për këtë incident, ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut appeared first on Euronews Albania.

❌