Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trupi i Maradonës do të zhvarroset katër vite pas vdekjes, zbulohet arsyeja

Trupi i Diego Armando Maradonës do të zhvarroset pothuajse katër vjet pas vdekjes së tij. Sipas “The Sun” legjenda e  futbollit do të do të zhvendoset në një memorial të ri publik në Buenos Aires. Një gjykatës më në fund e vendosi të ligjshëm këtë veprim të martën e 1 tetorit, e cila do të […]

The post Trupi i Maradonës do të zhvarroset katër vite pas vdekjes, zbulohet arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Gjykata miraton transferimin e trupit të Diego Maradonës në mauzole

Sistemi i drejtësisë argjentinas ka autorizuar transferimin e trupit të Diego Maradonës në një mauzoleum në Buenos Aires, Argjentinë, raporton Relevo.

Varri do të ndërtohet në lagjen Puerto Madero në vitin 2025 me kërkesë të djemve të argjentinasit. Ajo do të jetë e hapur për publikun.

I ashtuquajturi ‘Memorial M10’ do të jetë vendi ku ikona e futbollit ‘do të gjejë prehje të përjetshme pranë popullit argjentinas’, kanë thënë trashëgimtarët e tij në një deklaratë të përbashkët.

Diego Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare për shkak të një arresti kardio-respirator.


* Mauzole është një ndërtim monumental, zakonisht i ndërtuar si varr, që shërben për të përkujtuar një person të rëndësishëm ose për të mbajtur eshtrat e tij.

Termi shpesh lidhet me Mauzoleun e Halikarnasit, një nga Shtatë Mrekullitë e Botës, i ndërtuar për mbretin Mausolus në shekullin e katërt para Krishtit.

Mauzoleu zakonisht karakterizohet nga arkitektura e veçantë dhe detajet artistike, dhe shpesh shndërrohet në një vend vizitor për ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e atij që është varrosur aty. /Telegrafi/

The post Gjykata miraton transferimin e trupit të Diego Maradonës në mauzole appeared first on Telegrafi.

❌