Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përqafimi është një veprim i thjeshtë, por me efekte të mëdha: Rëndësia dhe ndikimi që ka në trupin e njeriut

Përqafimi është një gjest i thjeshtë, por me një ndikim të thellë në shëndetin tonë mendor dhe emocional

Gjatë viteve të fundit, shkenca ka filluar të hetojë më në detaje përfitimet e këtij veprimi, veçanërisht në lidhje me ankthin dhe stresin.

Një nga mekanizmat kryesorë përmes të cilit përqafimet ndihmojnë në uljen e ankthit është çlirimi i oksitocinës, një hormon i njohur si “hormoni i dashurisë”.

Ky hormon ka efekte qetësuese dhe ndihmon në forcimin e lidhjeve emocionale midis individëve.

Studimet kanë treguar se oksitocina kontribuon në uljen e nivelit të kortizolit, hormoneve të stresit, duke rezultuar në një ndjenjë të përgjithshme qetësie dhe relaksimi.

Një përqafim mund të krijojë një ndjenjë të menjëhershme të ngrohtësisë dhe mbështetjes, duke ndihmuar në lehtësimin e ndjenjave të ankthit.

Hulumtimet tregojnë se kontakti fizik, si përqafimi, rrit ndjeshëm ndjenjat e mirëqenies dhe lumturisë. Kjo ndodh sepse përqafimet aktivizojnë sistemin tonë nervor parasimpatik, i cili ndihmon trupin të kalojë nga një gjendje stresi në një gjendje relaksimi.

Një studim i publikuar në revistën “Psychosomatic Medicine” zbuloi se individët që përjetonin më shumë kontakte fizike, përfshirë përqafimet, kishin nivele më të ulëta të ankthit dhe depresionit.

GettyImages

Një tjetër studim nga Universiteti i Kembrixhit tregoi se përqafimet e rregullta mund të rrisin ndjeshëm ndjenjat e sigurisë dhe besimit, duke ndihmuar individët të përballen më mirë me situata stresuese.

Përveç reduktimit të ankthit, përqafimet kontribuojnë në rritjen e vetëvlerësimit dhe ndihmojnë në ndihmën ndaj ndjenjave të izolimit dhe vetmisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohë të vështira, kur ndjenja e mbështetjes sociale është thelbësore për shëndetin emocional.

Duke ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve të forta midis individëve, përqafimet luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të mbështetur.

Në një botë që shpesh na ofron sfida dhe stres, përqafimet janë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të përmirësuar shëndetin tonë mendor. Ato ofrojnë ngrohtësi, mbështetje dhe ndihmojnë në uljen e ankthit, duke krijuar një ndjenjë të fortë lidhjeje dhe mirëqenieje.

Pra, mos hezitoni të ndiheni të lirë të përqafoheni dhe të ndani këtë akt të dashurisë me ata që ju rrethojnë. /Telegrafi/

The post Përqafimi është një veprim i thjeshtë, por me efekte të mëdha: Rëndësia dhe ndikimi që ka në trupin e njeriut appeared first on Telegrafi.

Katy Perry flet për mënyrën se si i humbi 9 kilogramë

Këngëtarja ka pësuar një ndryshim në trupin e saj muajt e fundit dhe kjo nuk e ka penguar që transformimin dhe sekretin për këtë ndryshim ta ndajë virtualisht me të tjerët

Katy Perry ka humbur 9 kilogramë duke hequr dorë nga sheqeri dhe ushqimet e përpunuara, ndërkohë që ka nisur të stërvitet rregullisht me të fejuarin, Orlando Bloom.

Në një postim në Instagram, ajo ka detajuar regjimin ditor, krahas disa sekreteve të vogla në mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës.

Këngëtarja e “Roar” zbuloi se konsumon disa vezë në ditë, duke zgjedhur një ushqim të pasur me proteina në vend të opsioneve të tjera jo të shëndetshme.

“Unë ha shumë vezë të ziera, sepse ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave,” tha ajo teksa qëndronte përpara një tavoline plot me ushqime të shijshme.

Gjatë videos, Katy shihet duke plasaritur një vezë të zier në ballë, teksa ulet në karrige dhe merret me flokët dhe grimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Katy përpiqet të ndjekë shembullin e Orlando-s duke ngrënë ushqime të shëndetshme si mish pule ose peshk dhe shumë fruta, perime dhe arra.

Në vazhdën e detajeve që ajo jep në video, artistja tha se e nis duket gjithmonë me një gotë ujë dhe uthull molle, e më pas me një gotë lëng selinoje.

Vaktet e tjera të ditës janë të gjitha të shëndetshme, duke nisur nga sallatat, pulën e pjekur në skarë, pastat dy herë në javë dhe shumë fruta.

Epo, urime për vullnetin Katy! /Telegrafi/

The post Katy Perry flet për mënyrën se si i humbi 9 kilogramë appeared first on Telegrafi.

Përse në vjegëzën e çelësave të makinës assesi nuk bën të vendosni çelësa të tjerë?

Shumica e bëjnë këtë gabim të madh i cili mund të jetë i dëmshëm për makinën.

Shumica nga ne çdo ditë me vete patjetër duhet të bartim një grumbull çelësash dhe në mënyrë që rastësisht të mos i harrojmë, të gjithë i vëmë në një vjegëz.

Mirëpo, kjo shprehi mund të jetë e rrezikshme për veturën, aq më parë nëse në vjegëz, pos çelësave, kemi edhe gjëra të tjera të shumta siç janë mini-llambat me bateri apo çelës të shisheve.

Vjegëza e rëndë për çelësa mund të ngarkojë bravën e ndezjes së veturës dhe me kalimin e kohës që çojë deri te prishja e saj, transmeton Telegrafi.

Kur e fusim çelësin në bravë, pesha e gjërave të tjera në vjegëz me ndihmën e gravitacionit ngarkon bravën e ndezjes së veturës gjatë drejtimit të saj.

E gjithë ajo shtesë shumë shpejt mund të shpenzojë ndërprerësit e ndezjes dhe më vonë kjo mund t’i bëjë dëm nga i cili më nuk është e mundshme të ndezim veturën.

Ekspertët këshillojnë që assesi nuk do të duhej të kemi më shumë se disa çelësa në të njëjtën vjegëz në të cilën është çelësi për ndezjen e automobilit dhe gjykuar sipas të dhënave të kompanisë së Mercedesit, njëri ndër shkaqet më të shpeshta për “bllokadën” e bravës së ndezjes është pikërisht numri tepër i madh i çelësave në vjegëz.

Prandaj këshillohet që në vjegëz të keni maksimum dy çelësa dhe alarmin. /Telegrafi/

The post Përse në vjegëzën e çelësave të makinës assesi nuk bën të vendosni çelësa të tjerë? appeared first on Telegrafi.

Kanceri i gjirit – Rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit

Kanceri i gjirit vazhdon të paraqesë një sfidë të madhe për shëndetin publik, por përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore, edukimi dhe avancimet në trajtim ofrojnë shpresë për të reduktuar incidencën dhe mortalitetin e kësaj sëmundjeje. Njohja e faktorëve të rrezikut dhe rëndësia e diagnostikimit të hershëm mbeten çelësi në luftën kundër kancerit të gjirit

Prof.dr. Emine Devolli Disha
Radio-onkologe & ultrasoniste
Tel. 044 193 445

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të ndikimit të thellë që kanceri i gjirit ka në jetët tona, familjet tona dhe shoqërinë në tërësi. Çdo tetor, muaji i luftës për kancerin e gjirit na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, edukimit dhe mbështetjes së atyre që preken nga kjo sëmundje. Kanceri i gjirit është një ndër karcinomat më të shpeshtë te gratë dhe shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri. Rritja e numrit të kancerit të gjirit tregon nevojën për të përmirësuar njohuritë tona mbi faktorët e rrezikut, metodat e parandalimit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Çdo e 8 grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit dhe rreziku rritet me moshë. Incidenca është e ulët në moshën 20 vjeçare, rritet mbi moshën 30 e sidomos 40 vjeçare. Rritje më të madhe kemi mbi moshën 50 vjeçare, ku mbi 75% të grave të diagnostikuara me kancer të gjirit janë mbi moshën 50 vjeçare. Kanceri i gjirit mund të prek edhe meshkujt në raport 1:100.

Duke qenë se nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar sëmundjen, qëllimi i vetëm është zbulimi i saj në fazën fillestare. Kur tumori zbulohet në kohë (madhësia deri në 1 cm), është i shërueshëm në mbi 90% të rasteve. Përveç madhësisë së tumorit, për prognozën e sëmundjes janë të rëndësishme edhe lloji i kancerit, shkalla e malinjitetit (gradusi), shtrirja në nyjet limfatike të nënsqetullës, statusi hormonal dhe statusi HER-2. Të gjithë parametrat e përmendur janë të rëndësishëm edhe për llojin e trajtimit.

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Shkaku i saktë i kancerit të gjirit është i panjohur, por janë identifikuar disa faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjes.

Faktorët e rrezikut që mund të ndikojnë në paraqitjen e kancerit të gjirit janë:

Menarha para moshës 12 vjeçare, menopauza pas moshës 50 vjeçare,
Gratë që nuk kanë lindur, lindja e parë pas moshës 30-35 vjeçare,
Gratë me ndërrime fibrocistike të gjinjve me hiperpalazi epiteliale dhe qeliza atipike si dhe me papillomatoz multiple janë më të rrezikuar nga kanceri I gjirit,
Gratë që janë mjekuar nga kanceri i njërit gji, janë më të rrezikuar të sëmurën nga kanceri në organet tjera si dhe në gjirin tjetër,
Gratë me anamnezë familjare pozitive, pra me kancer të gjirit në familjen e ngushtë (nëna, motra, gjyshja, tezja) janë më të rrezikuara; rreziku rritet nëse ai i afërm është diagnostikuar me kancer të gjirit para menopauzës,
Ndërrimet në gjenin BRCA 1 dhe BRCA 2 e rrisin rrezikun për kancerin e gjirit.
v Rrezatimi jonizues ka ndikim të dëmshëm nëse është bërë në periudhën e zhvillimit të gjinjve,
Gratë në menopauzë që marrin terapi plotësuese hormonale janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit,
Jo ushqyerja me gji,
Përdorimi afatgjatë i pijeve alkoolike, dy ose me shumë gota në ditë,
Obeziteti, konsumimi i duhanit, pasiviteti fizik e tjera.

Simptomat e kancerit të gjirit

Duhet cekur se kanceri i gjirit në stadin e hershëm nuk ka simptome. Si simptoma të kancerit të gjirit janë:

Nodusi që nuk shkakton dhimbje. Varësisht prej stadit të sëmundjes mund të jetë i lëvizshëm në stadet e hershme ose i fiksuar për muskujt pektoral ose lëkurë,
Tërheqja e mamillës (thithit) brenda kjo ndodh kur kanceri është i lokalizuar në regjionin prapa saj,
Sekrecioni me ngjyrë të kuqe nga mamilla, edhepse në 50% të rasteve mund shkaktohet si pasojë e ndërrimeve beninje intraduktale papillomave,
Ndryshime në pamjen e mamillës (thithit) si skuqje, qarje,
Gjëndra në nënsqetull,
Skuqja, ënjtja e gjirit ku lëkura e gjirit merr dukjen si lëvorja e portokallit.

Diagnostikimi i kancerit të gjirit

Gjiri i takon organeve që lehtë mund të kontrollohet që ka rëndësi për diagnostikimin e shpejt dhe të suksesshëm. Këtu bëjnë pjesë:

• Vetëkontrollimi i gjinjve,
• Ekzaminimi klinik.

Prej metodave imazherike:

• Ultrazëri,
• Mamografia,
• Rrezonanca magnetike,
• Citodiagnostika, core biopsia dhe biopsia.

Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të bëhet një herë në muaj pas ciklit menstrual, kjo shprehi nevojitet të përsëritet tërë jetën, poashtu gratë në menopauzë vetëkontrollimin e gjinjve duhet ta bëjnë një herë në muaj.

Gjatë vetëkontrollimit të gjinjve duhet qëndruar para pasqyrës me duar të lëshuar poshtë, duke i ngritur ngadalë mbi kokë, duke përqendruar vëmendjen në ndryshimin e formës dhe madhësisë së gjirit, në kokërrzat, në rrudhjen e lëkurës, në retrakcionin e mamillës, në shtrydhje të mamillës a rrjedh lëng me ngjyrë të bardh, të verdhë, kafe apo të kuqe.

Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të bëhet në pozitë të shtrirë dhe në këmbë gjatë dushit.

Mamografia

Është metoda më e zakonshme e ekzaminimit e cila nuk është e dëmshme, sepse pajisjet e gjeneratës së re lëshojnë rrezatim minimal. Mamografia mund të zbulojë tumoret që nuk janë klinikisht të prekshëm, sidomos mikrokalcifikatet që janë shenjë e hershme e kancerit të gjirit.

Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha tumoret ekzistuese mund të shfaqen në mamografi (gjetjet false negative janë deri në 30%).

Ultrazëri

Ultrazëri luan një rol të rëndësishëm në diagnostikimin e kancerit të gjirit, është një teknikë imazherike e cila nuk ka rrezatim, që krijon imazhe në kohë reale të gjinjëve tuaj, duke ofruar një metodë të sigurt dhe jo invazive për vlerësimin e masave të dyshimta në indin e gjirit.

Ultrazëri është metodë themelore diagnostike te mosha e re kur parenhima gjëndrore e gjinjëve është më e dendur, te shtatzënat, te gratë në fazën e laktacionit, te gratë që marrin terapi plotësuese hormonale. Duke qenë se ekzaminimi me ultrazë nuk ka rrezatim ajo mund të kryhet pavarësisht nga cikli menstrual. Me kombinimin e ultrazërit dhe mamografisë, diagnostikimi i tumoreve mund të bëhet në mbi 90% të rasteve.

Ultrazëri poashtu ka rëndësi për ekzaminimin e gjëndrave limfatike të regjionit të nënsqetullës, të regjionit supra dhe infraklavikular ku mund të dallohen gjëndrat limfatike metastatike nga gjëndrat limfatike normale. Ultrazëri ka rëndësi për ekzaminimin e muskujve pektoral ku mund të vërehet thellësia e infiltrimit të muskulit pektoral dhe strukturave tjera që ka rëndësi për planifikimin e intervenimit kirurgjik.

Rezonanca magnetike

Nuk është një ekzaminim rutinë i zakonshëm, mund të përdoret në rrethana të caktuara, si te pacientët me një histori familjare të kancerit të gjirit, me mutacione në gjenin BRCA1 dhe BRCA 2, me implante të gjirit, nëse ekziston dyshimi për tumore multicentrike ose nëse rezultatet e teknikave tjera imazherike nuk japin rezultat përfundimtar. Rezonanca magnetike përdoret gjithashtu për të parë nëse një tumor i është përgjigjur trajtimit si dhe për të planifikuar terapi të mëtejshme.

Biopsia

Është metoda më e sigurt dhe më e saktë e vënies së diagnozës së kancerit të gjirit. Biopsia e tumorit jep informacion rreth llojit të kancerit të gjirit dhe ndihmon në planifikimin e trajtimit.

Metodat për trajtimin e kancerit të gjirit

Varësisht nga stadi i sëmundjes trajtimi bëhet me:

Intervenim kirurgjik,
Kimioterapi,
Radioterapi,
Hormonoterapi,
Terapi të synuar dhe
Trajtim paliativ.

Kirurgjia

Dy llojet e operacioneve për kancerin e gjirit janë operacioni kursyes i gjirit, në të cilin kirurgu heq tumorin, por e ruan gjirin dhe mastektomia, kur hiqet i gjithë gjiri. Nëse nyjet limfatike të nënsqetullës duken se nuk janë prekur nga kanceri në testet e imazherike, atëherë duhet të kryhet një teknikë e quajtur biopsi e nyjeve limfatike sentinel. Kjo identifikon nyjen limfatike më të afërt, nëse në atë nyje nuk zbulohen qeliza kanceroze, atëherë nuk hiqet asnjë nyje tjetër limfatike, por nëse kanceri gjendet në atë nyje limfatike, duhet të hiqen më shumë nyje limfatike pra bëhet disekcioni axillar.

Pacientëve që i nënshtrohen mastektomisë, zakonisht duhet t’u ofrohet rindërtim i menjëhershëm ose i vonuar i gjirit, përveç në rastin e kancerit inflamator të gjirit.

Radioterapia

Radioterapia është trajtim me rrezatimin jonizues, i cili dëmton acidin dezoksiribonukleinik (ADN-në) të qelizave kancerogjene, duke shkaktuar vdekjen e tyre. Radioterapia zakonisht bëhet pas operacioneve kursyese të gjirit pra te ruajtja e gjirit dhe mund të bëhet edhe pas mastektomisë. Te pacientët me sëmundje të avansuar radioterapia mund të aplikohet pas trajtimit sistemik. Radioterapia poashtu aplikohet te pacientët me metastaza në kocka për të trajtuar simptomat e dhimbjes si dhe te metastazat në tru për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.

Terapia sistemike

Ekzistojnë disa lloje të terapisë sistemike me të cilat mund të mjekohen pacientët me kancer te gjirit, varësisht nga lloji dhe faza e sëmundjes:

Kimioterapia

Kimioterapia shkatërron qelizat kancerogjene dhe përdoret për të trajtuar kanceret negative të trefishta, HER2 pozitive dhe luminale B. Kimioterapia zakonisht jepet çdo 1–3 javë si infuzione intravenoze. Disa pacientëve mund t’u ofrohet edhe kimioterapi shtesë orale pas përfundimit të kimioterapisë standarde intravenoze.

Terapia endokrine

Terapia endokrine synon të zvogëlojë efektet e estrogjenit në kancerin e gjirit estrogjen pozitiv. Ky është lloji më i rëndësishëm i trajtimit sistemik për tumoret estrogjen pozitiv, të quajtur edhe tumore të varura nga hormonet.

Terapia e synuar

Terapia e synuar për kancerin e gjirit është një qasje moderne që fokusohet në targetimin e veçorive specifike të qelizave kancerogjene. Kjo metodë përdor ilaçe që bllokojnë receptorët ose rrugët molekulare që ndihmojnë në rritjen dhe përhapjen e kancerit.

Trajtimi paliativ

Trajtimi paliativ përfshin menaxhimin e simptomave te pacientet me metastaza. Pacientët me metastaza në kocka duhet të trajtohen me ilaçe si bifosfonate në kombinim me shtesat e kalciumit dhe vitaminës D. Kjo terapi forcon kockën duke zvogëluar dhimbjen e kockave dhe rrezikun e frakturave patologjike.

Mbështetja për të pacientet me kancer të gjirit

Për gratë që janë diagnostikuar me kancer të gjirit, mbështetja emocionale dhe psikologjike është po aq e rëndësishme sa trajtimi mjekësor, pasi ndihmon në përballimin e frikës dhe ankthit, përmirëson cilësinë e jetës dhe rrit aftësinë për të përballuar sfidat e sëmundjes. Kjo mbështetje mund të ofrohet përmes grupeve mbështetjeje, këshillimit profesional dhe resurseve për edukimin dhe informimin e pacientëve dhe familjeve të tyre.

Sa shpesh duhet të bëhet përcjellja e pacientëve të mjekuar?

Pasi të ketë mbaruar trajtimi, kontrollet duhet të bëhen çdo 3-4 muaj në 2 vitet e para, çdo 6-8 muaj nga vitet 3-5 dhe një herë në vit pas kësaj.

Angazhimi ynë për të rritur ndërgjegjësimin, ofruar mbështetje dhe zhvilluar trajtime të reja është thelbësor për të luftuar kancerin e gjirit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje. /Telegrafi/

The post Kanceri i gjirit – Rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit appeared first on Telegrafi.

Kashmiri blu është një zgjedhje e shkëlqyer për vjeshtë dhe dimër

Gigi Hadid ka braktisur flokët ngjyrë platini

Supermodelja në New York City u paraqit me një prerje dhe ngjyrë të freskët, të njëtrajtshme.

Koloristët e përshkruajnë këtë ngjyrë si kashmir blu.

Kjo nuancë karakterizohet nga një pamje e butë, luksoze që kombinon tonet e ftohta dhe të ngrohta.

Gigi Hadid ka lyer flokët me një nuancë të re blu dhe ka vendosur menjëherë trendin e vjeshtës.

Në fakt, koloristët e përshkruajnë ngjyrën e saj të re si blu Kashmiri, transmeton Telegrafi.

Kjo blu kremoze duket se është një zgjedhje e shkëlqyer për vjeshtë dhe dimër. Karakterizohet nga një pamje e butë, luksoze që kombinon tonet e ftohta dhe të ngrohta.

Është projektuar në mënyrë që të duket natyrale dhe “e pasur”, pa mprehtësinë dhe tranzicionet e vrazhda që janë të zakonshme në nuancat blu.

/Telegrafi/

The post Kashmiri blu është një zgjedhje e shkëlqyer për vjeshtë dhe dimër appeared first on Telegrafi.

Si ndikon ekspozimi ndaj dritës së diellit herët në mëngjes në një gjumë më të mirë?

Në një botë ku ritmi i jetës është gjithmonë në lëvizje, cilësia e gjumit shpesh ndikohet nga faktorë të shumtë

Një studim i publikuar në “Journal of Clinical Sleep Medicine”, nxjerr në pah një faktor të rëndësishëm: Ekspozimin ndaj dritës natyrale.

Drita e diellit dhe ritmet biologjike

Sipas studimit, drita natyrale, veçanërisht ajo që merrni herët në mëngjes, ndihmon në rregullimin e ritmeve të gjumit dhe zgjimit.

Drita e diellit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit.

Kur ekspozoheni ndaj dritës së diellit në orët e para të ditës, trupi juaj merr një sinjal që është koha për t’u zgjuar dhe për të qenë aktivë, duke rezultuar në një gjumë më të qetë gjatë natës.

Pse është e rëndësishme?

Mungesa e dritës natyrale në mëngjes mund të çojë në shqetësime të gjumit, përfshirë vështirësi në të fjetur dhe zgjim të shpeshtë gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që punojnë në mjedise të errëta ose për ata që kalojnë shumë kohë brenda.

Ekspozimi i rregullt ndaj dritës natyrale ndihmon në rregullimin e ritmeve biologjike dhe mund të përmirësojë jo vetëm cilësinë e gjumit, por edhe humorin dhe energjinë përgjatë ditës.

stock

Si ta shfrytëzoni dritën e diellit?

Rritja e nivelit të ekspozimit: Niseni ditën duke lejuar që drita natyrale të hyjë në dhomën tuaj.

Dalja në natyrë: Bëni një shëtitje në mëngjes për të përfituar nga drita e diellit dhe ajri i pastër.

Krijoni një rutinë mëngjesi: Mundohuni të krijoni një rutinë të përditshme ku kaloni disa minuta çdo mëngjes jashtë.

Drita e diellit ka një rol thelbësor në cilësinë e gjumit dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Prandaj, herën tjetër që ndiheni të lodhur, mendoni për përfshirjen më tepër të dritës natyrale në rutinën tuaj të përditshme, citon Anabel.

Bëjeni dritën e diellit një mike në përpjekjen tuaj për një gjumë më të mirë dhe një ditë më të frytshme! /Telegrafi/

The post Si ndikon ekspozimi ndaj dritës së diellit herët në mëngjes në një gjumë më të mirë? appeared first on Telegrafi.

Në çfarë mënyre mund ta rrisim energjinë tonë?

“Energjia është gardëroba më e bukur që mund të vishni” (E.Ll.)

 

Shkruan: Edona Llonçari

Ngritja e energjisë është e rëndësishme për të përmirësuar produktivitetin dhe disponimin tuaj. Ja disa mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë të rrisni energjinë tuaj:

▪ Aktiviteti fizik: ushtrimet fizike rrisin qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në prodhimin e endorfinave, hormoneve të lumturisë. E thjeshtë, si ecja, vrapimi ose ushtrime të lehta mund të bëjnë mrekulli.

▪ Ushqimi i shëndetshëm: Konsumoni ushqime të pasura me proteina, fibra dhe vitamina. Shmangni ushqimet me sheqer të lartë që mund të shkaktojnë rënie të energjisë. Perimet, frutat, arrat dhe drithërat e plota janë zgjedhje të shkëlqyera.

▪ Hidratimi i mjaftueshëm: Pini ujë në sasi të mjaftueshme. Dehidratimi mund të ndikojë negativisht në energjinë tuaj dhe fokusin.

▪ Gjumi i mjaftueshëm: Sigurohuni që të flini mjaftueshëm çdo natë. Gjumë i mirë ndihmon në rigjenerimin e energjisë dhe në përmirësimin e funksionit mendor.

▪ Reagimi ndaj stresit: Praktikoni teknika relaksuese si meditimin, jogën ose praktika të cilat do t’ju ndihmojnë për të menaxhuar stresin dhe për të rritur energjinë tuaj.

▪ Muzika: Dëgjoni muzikë që ju frymëzon ose ju jep energji. Muzika mund të përmirësojë humorin dhe të rrisë motivimin.

pexels

▪ Ekspozimi në dritë natyrale: Ekspozimi në dritë natyrale, sidomos në mëngjes, ndihmon në rregullimin e ritmeve të brendshme dhe rritë energjinë.

▪ Pushime të shkurtra: Merrni pushime të shkurtra gjatë ditës për të çlodhur mendjen dhe trupin. Vetëm disa minuta larg punës mund të ndihmojnë në rritjen e fokusit dhe energjisë.

▪ Angazhimi në aktivitete që pëlqeni: Bëni aktivitete që ju pëlqejnë ose që ju japin kënaqësi. Kjo mund të rrisë energjinë tuaj emocionale.

▪ Rrethohuni me energji pozitive: Kaloni kohë me njerëz pozitivë dhe frymëzues. Energjia pozitive nga të tjerët është ngjitëse. Evitoni situata dhe njerëz negativ.

Zbatoni këto strategji që të ndihmoni vetën në rritjen e energjisë tuaj dhe përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj.

Nuk është e domosdoshme t’i zbatoni të gjithat, filloni me disa nga to dhe observoni se si po evoluon gjendja e energjisë tuaj! Sukses! /Telegrafi/

The post Në çfarë mënyre mund ta rrisim energjinë tonë? appeared first on Telegrafi.

Prindër, kushtoni kujdes: Në cilën moshë fëmija duhet të zgjedhë me cilën dorë do të shërbehet

Fëmija juaj nga viti i katërt do të përcaktohet me cilën dorë do të shërbehet

Te disa fëmijë është menjëherë e qartë a është majtak apo djathtak, mirëpo shumica do t’i përdorin në mënyrë alternative të dyja duart nga viti i katërt, dhe prandaj zgjedhin me cilën do të shërbehen.

Zgjedhja e tyre duhet të jetë e qartë më së voni deri kur të fillojnë të shkojnë në shkollë, thotë psikoterapeutisjtja gjermane Johanna Barbara Sattler, transmeton Telegrafi.

Prindërit, të cilët dyshojnë që fëmija u është majtak, Sattler i këshillon që të vendosin objekte të caktuara në mes, ngjyrën në mes të letrës apo lugën në mes të pjatës. Kështu fëmija kanë lirinë dhe mundësinë e zgjedhjes.

Prindërit assesi nuk duhet të provojnë t’i bindin fëmijët që të ndërrojnë dorën. Kjo mund të shkaktojë probleme në motoriken e mirë, kujtesën dhe përqendrimin. /Telegrafi/

The post Prindër, kushtoni kujdes: Në cilën moshë fëmija duhet të zgjedhë me cilën dorë do të shërbehet appeared first on Telegrafi.

Terapia në kohën e duhur: Ilaçi i marrë në kohën e gabuar ndoshta nuk do të jetë efikas

Thonë që çdo gjë në kohën e vet, ndonëse këtë nuk do të mundë ta mësoni nëse lexoni udhëzimet për përdorimin e ilaçeve

Në shumicën e tyre shkruan sa pilula do të duhej të pini, por jo edhe kur duhet t’i pini.

Kjo paraqet problem, sepse “simptomat e shërimit efikas oscilojnë varësisht nga orët e ditës”, thotë Michael Smolenski, profesor i inxhinieringut biomedicinal në Universitetin Texas në Austin.

Për shembull, pika në tru më së shpeshti ndodh në orët e mëngjesit, ndërkaq sulmet e astmës zakonisht natën.

Nëse merrni ilaçe në kohë të gabuar, ndoshta nuk do të jenë efikase… ose do të mundë të ndodhë që të keni veprime të padëshirueshme dhe toksike, transmeton Telegrafi.

GettyImages

Njerëzit dhe kafshët kanë një sërë orësh të brendshme në tru, në organe, në inde dhe qeliza, të cilat janë të sinkronizuara në mënyrë natyrale me ciklin 24-orësh të Tokës të ndërrimit të dritës dhe errësirës.

Harmonizimi i kohës për marrje të ilaçeve me ato ritme cirkadike quhet kronoterapi dhe ajo fushë është për shumicën e huaj.

Biologu Jorgos Paskos i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë propozon zgjidhjen: “Më shumë testime klinike në mënyrë që të mësohet koha optimale e marrjes së ilaçeve”. /Telegrafi/

The post Terapia në kohën e duhur: Ilaçi i marrë në kohën e gabuar ndoshta nuk do të jetë efikas appeared first on Telegrafi.

Ke një fëmijë që bën shumë pyetje? Ja si ta menaxhosh situatën

Kur fëmija yt fillon të të bombardojë me pyetje të panumërta që nisin me “pse”, mos u shqetëso – nuk je vetëm!

Kjo është një fazë normale dhe e rëndësishme në zhvillimin e tij, por ndonjëherë mund të të bëjë të ndihesh i/e mbingarkuar.

Tani, le të zbulojmë disa truke të thjeshta që do të të ndihmojnë ta përballosh këtë periudhë pa humbur durimin.

1. Përgjigju thjesht dhe qartë

Kur fëmija të pyet: “Pse qielli është blu?” ose “Pse njerëzit flenë?”, është e rëndësishme që përgjigjet të jenë sa më të thjeshta dhe të kuptueshme. Fëmijët kanë nevojë për sqarime të thjeshta, pasi konceptet e ndërlikuara mund t’i ngatërrojnë. Për shembull, në vend të një përgjigje shkencore të detajuar për qiellin e kaltër, mund t’i thuash: “Qielli duket blu për shkak të dritës së diellit.”

2. Bëje bisedën argëtuese

Një mënyrë tjetër për ta kaluar më lehtë këtë fazë është duke e bërë procesin argëtues dhe ndërveprues. Përgjigju me pyetje të tjera si: “Çfarë mendon ti për këtë?”. Kjo mënyrë e bën fëmijën të ndihet më i përfshirë dhe ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik. Gjithashtu, krijon mundësi për biseda më të gjata dhe të thella me fëmijën tënd.

3. Dëgjo me vëmendje

Ki parasysh se shumë nga këto “pse” janë të lidhura me kureshtjen e tyre të natyrshme. Duke dëgjuar me vëmendje, jo vetëm që ndihmon fëmijën të mësojë më shumë, por gjithashtu i jep atij një ndjenjë sigurie dhe vlerësimi. Në këtë mënyrë, ai ndjen se bota e tij e brendshme është e rëndësishme për ty.

4. Mos ki frikë të thuash “nuk e di”

Jo gjithmonë do të kesh një përgjigje të gatshme dhe kjo është në rregull. Nuk ke pse t’i dish të gjitha! Nëse të pyet diçka që nuk e di, thjesht mund të thuash: “Nuk e di, le të kërkojmë bashkë përgjigjen.” Kjo i mëson fëmijës se të mësuarit është një proces i vazhdueshëm dhe se të kërkosh informacione është pjesë e rritjes.

5. Jep përgjigje krijuese

Faza e “pse-ve” është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të përdorur imagjinatën. Nëse fëmija të pyet diçka si: “Pse bie shi?”, në vend që t’i japësh një përgjigje shumë teknike, mund ta kthesh në një tregim: “Shiu është si një peshkatar që hedh rrjetën e tij nga retë për të kapur pika uji.” Krijo një histori të shkurtër që jo vetëm i përgjigjet pyetjes, por edhe e bën më argëtuese.

6. Shpjegoja ngadalë konceptet më të ndërlikuara

Jo çdo përgjigje ka një shpjegim të thjeshtë. Për disa pyetje më të ndërlikuara, si: “Pse njerëzit sëmuren?” apo: “Pse nuk mund të fluturojmë?”, është e rëndësishme të fillosh me një përgjigje bazë dhe ta thellosh më tej ndërsa fëmija rritet. Mësoje gradualisht dhe lejoje të eksplorojë botën në mënyrën e vet.

7. Kujto se është një fazë kalimtare

Mos harro: Faza e “pse-ve” është një fazë kalimtare. Ajo tregon që fëmija yt po zhvillohet dhe po zbulon dalëngadalë botën që e rrethon. Sado e lodhshme të duket, pyetjet e tij janë një shenjë që ai po mendon dhe mëson gjithnjë e më shumë, citon Anabel.

Pra, herën tjetër kur fëmija yt të të pyesë “pse?”, mos u streso! Me këto truke të thjeshta, do ta kalosh këtë fazë me lehtësi dhe do të ndihesh krenar/e që po e ndihmon fëmijën të eksplorojë botën përmes kureshtjes. /Telegrafi/

The post Ke një fëmijë që bën shumë pyetje? Ja si ta menaxhosh situatën appeared first on Telegrafi.

Pekmez pa sheqer nga vetëm një përbërës

Receta në të cilën nuk do ta shpenzoni gjithë ditën

Nëse dëshironi të bëni nga kumbullat pekmez të mirë pa sheqer, zgjidhni kumbullat sa më të pjekura.

Kur përgatisni në furrë nuk do të detyroheni të qëndroni afër shporetit dhe vazhdimisht ta përzieni pekmezin gjë që edhe më shumë e lehtëson përgatitjen.

Nga përbërësit ju nevojiten vetëm kumbullat, por nëse dëshironi mund të shtoni kanellë, xhenxhefil, çokollatë apo vanilje, transmeton Telegrafi.

Përgatitja:

1. Lani 4 kg kumbulla, nxirrjani bërthamat dhe bluani në makinë mishi dhe përzieni.

2. Qitni kumbullat në një enë të thellë së cilës mund t’ia vëni kapakun ose ta mbuloni me folie dhe piqni në 180 gradë Celsius.

3. Pekmezin përzieni në çdo gjysmë ore. Kur të zvogëlohet sasia në gjysmë, pekmezi është gati.

4. Qiteni në kavanoza qelqi të sterilizuar. /Telegrafi/

The post Pekmez pa sheqer nga vetëm një përbërës appeared first on Telegrafi.

Nuancat e kokosit në flokë: Kjo ngjyrë është trend kryesor në vjeshtë

Zeshkane kushtoni kujdes, sepse po ju prezantojmë edhe një trend shumë të bukur për nuancimin e flokëve të cilin duhet ta provoni sa më parë

Është dalë trendi i ri i ngjyrosjes së flokëve, përkatësisht nuanca e ashtuquajtur e kokosit të pjekur është lajmëruar si hit i vjeshtës që po vjen.

Hiti aktual sjell freski të përsosur për zeshkanet, pa u lodhur shumë.

Pikërisht, fjala është për variantin modern të trendit ombre, i cili ju lejon që ta mbani tamam rrënjën dhe vetvetiu lehtëson mbajtjen e ngjyrës, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga ombre klasik, teknika e re ka kalim më të butë nga nuanca e zeshkët në nuancën bionde dhe ngjyrat duken sikur derdhen në njëra-tjetrën.

Nuanca origjinale e kokosit të pjekur përfshin tamam rrënjën natyrale dhe majat e akullta bionde.

Për shkak të kalimit të lehtë, ngjyra vepron më natyrshëm se sa te ombre klasik, edhe pse njëkohësisht është shumë e efektshme andaj do të transformojë dukjen tuaj. /Telegrafi/

The post Nuancat e kokosit në flokë: Kjo ngjyrë është trend kryesor në vjeshtë appeared first on Telegrafi.

Shtatë mënyra si mund ta ndihmosh dikë që po kalon një divorc

Një divorc është një nga përvojat më të vështira që një person mund të kalojë

Nëse një mik/e po përballet me një divorc, ka disa mënyra se si mund ta mbështesësh dhe t’i japësh ngushëllim në këtë kohë të vështirë.

1. Thjesht dëgjo

Shpesh, ajo që një mik ka më shumë nevojë është dikush që thjesht të dëgjojë pa dhënë këshilla të padëshiruara. Lejoje të shprehë ndjenjat e veta pa gjykim. Dhe mos harro: Mbaje gjithçka konfidenciale. Shpërndarja e bisedave private mund të krijojë thashetheme që i shtojnë dhimbjen.

2. Ofro ndihmë praktike

Divorci mund të jetë i mbushur me takime ligjore, këshillime për fëmijët dhe një kalendar të stërngarkuar. Ndihmoje duke marrë përsipër detyra të vogla, si dërgimi i fëmijëve në shkollë ose duke sjellë një vakt të gatuar.

3. Ji në dispozicion

Gjatë një divorci, humori i një personi mund të jetë i paparashikueshëm. Ndonjëherë ata mund të dëshirojnë të jenë vetëm, ndërsa herë të tjera kanë nevojë për dikë që t’i dëgjojë ose t’i largojë mendjen nga problemet. Jepi hapësirën e nevojshme, por bëje të ditur se je aty për të.

4. Inkurajoje kujdesin për veten

Në një periudhë stresi, kujdesi për veten shpesh anashkalohet. Ndihmoje të kujdeset për veten duke propozuar aktivitete që promovojnë mirëqenien, si një drekë, ecje ose një aktivitet relaksues si yoga apo meditimi.

5. Ji i durueshëm

Shërimi nga një divorc nuk ndodh brenda natës dhe mund të zgjasë për shumë kohë. Mos e nxit të kalojë shpejt përmes ndjenjave të tij ose të kërkosh zgjidhje të shpejta. Jep këshilla vetëm kur të të kërkohet.

6. Jepi siguri

Ndihmoje duke i siguruar se ndjenjat e tij janë normale, por që shpesh shqetësimet janë të ekzagjeruara. Kjo lloj mbështetje është e domosdoshme gjatë një krize të madhe si kjo.

7. Shmang bisedat negative

Shmang thashethemet dhe të folurit keq për ish-partnerin/en e mikut/es tënd/e. Pavarësisht nga emocionet e forta, bisedat negative mund të dëmtojnë më shumë sesa ndihmojnë. Mbështete pa marrë anë dhe përpiqu të fokusohesh tek e ardhmja.

Duke ndjekur këto hapa, mund të jesh një mbështetje e madhe për një mik/e që po kalon një periudhë të vështirë dhe t’i japësh ndihmën që i nevojitet për të kaluar këtë kapitull të vështirë të jetës. /Telegrafi/

The post Shtatë mënyra si mund ta ndihmosh dikë që po kalon një divorc appeared first on Telegrafi.

Kështu përgatiten drithërat: si dhe sa gjatë zihen orizi, elbi dhe meli!

Përgatitni në mënyrë të përsosur tërshërën, elbin, orizin dhe shumë drithëra me këto udhëzime të vogla dhe të thjeshta.

Pasuroni menynë tuaj me drithëra të shëndetshme plot fibra dhe albumina, transmeton Telegrafi.

ELBI

Masa: Në një gotë elb qiten tri gota ujë.
Mënyra e zierjes: Elbin qiteni në ujë të ftohtë dhe zieni. Mbulojeni me kapak dhe uljani zjarrin.
Koha e zierjes: 30 deri 45 minuta në zjarr të vogël.

MELI

Masa: Në një gotë qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Melin më parë duhet shpëlarë, pastaj duhet fërguar në tenxhere derisa të aromatizohet. I shtohet ujë i vluar, mbulohet me kapak, zvogëlohet zjarri dhe lihet të zihet.
Koha e zierjes: Në zjarr të vogël rreth 20 minuta.

TËRSHËRA

Masa: Në një gotë qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes:Qiteni në ujë të ftohtë dhe zieni. Mbulojeni me kapak, uljani zjarrin dhe përzieni vazhdimisht.
Koha e zierjes: Zihet 20 minuta.

ORIZI I KAFENJTË

Masa: Në një gotë oriz qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Orizin qiteni në ujë të ftohtë dhe zieni derisa të vlojë. Mbulojeni me kapak dhe uljani zjarrin.
Koha e zierjes: Zihet 30 minuta, pas zierjes lëreni edhe rreth 15 minuta në ujë të nxehtë.

ORIZI I BARDHË

Masa:në një gotë oriz qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Orizin qiteni në ujë të vluar, zvogëlojani zjarrin dhe mbulojeni me kapak dhe lëreni të vlojë ngadalë. Pastaj qitet në ujë të vluar.
Koha e zierjes: zihet 15 minuta, pastaj edhe 5 minuta duhet të qëndrojë në ujë të vluar.

ORIZI I EGËR

Masa: Në 1 gotë oriz qitni 4 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Qitet në ujë të vakët dhe zihet derisa të fillojë të vlojë. Pastaj duhet zvogëluar zjarrin dhe mbuluar me kapak derisa të zbërthehet orizi. Menjëherë pas përfundimit të zierjes është e nevojshme të kullohet orizi.
Koha e zierjes: 45 – 60 minuta.

KUINOJA

Masa: Në një gotë kuinoe qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Më parë kuinoja duhet shpëlarë me ujë të vakët, pastaj të fërgohet me pak vaj. I shtohet uji i vluar, mbulohet me kapak dhe i ulet zjarri.
Koha e zierjes: 20 minuta.

/Telegrafi/

The post Kështu përgatiten drithërat: si dhe sa gjatë zihen orizi, elbi dhe meli! appeared first on Telegrafi.

Përse është vagjina fantastike

Lexoni se cilat janë arsyet për shkak të të cilave vagjina është pjesë e shkëlqyeshme e trupit dhe diçka që mbase deri tani nuk keni ditur për të…

E njihni mjaftueshëm organin tuaj? Domethënë, e keni idenë se çfarë ndodh aty?

Shumica nuk e dinë dhe për këtë, ju sjellim disa fakte interesante që të gjithë duhet ti lexojnë, veçanërisht gratë vetë të cilat duhet të informohen se si funksionon vagina e tyre.

Vagjina ka gjëra të përbashkëta me peshkaqenët

Edhe vagjinat, edhe peshkaqenët përmbajnë substancën e njohur si skvilin. Dhe derisa peshkaqenët këtë e kanë në mëlçi, femrat skvilinën e prodhojnë si lubrifikant natyral vagjinal.

Vetveten e pastron

Sekrecioni i bardhë të cilin ndonjëherë “e gjeni” në rrobat e brendshme është pikërisht tregues i mënyrës natyrore nëpërmjet së cilës trupi juaj pastrohet nga bakteret dhe qelizat e vdekura, transmeton Telegrafi.

Ndien më shumë kënaqësi seksuale sesa penisi

Në klitoris ndodhen rreth 8,000 përfundime nervore, dyfish më tepër se në kokën e penisit. Orgazma e femrës zgjat më shumë se e mashkullit: deri në 43 sekonda me 25 kontraktime.

Mund ta ndryshojë madhësinë dhe ngjyrën

Madhësia mesatare, përkatësisht, thellësia e vagjinës është nga shtatë deri në dhjetë centimetra, mirëpo kur arrijnë ndjenjën e kënaqësisë mund të zgjerohet 200 për qind! Gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën nga e shndritshmja në të errët gjatë kënaqësisë seksuale apo shtatzënisë.

dddd

Mund ta “burgos” penisin

Fenomen tepër i rrallë kur muskujt e komblikut shtrëngohen rreth penisit gjatë seksit dhe nuk mund të lirohen, kështu që vetvetiu nuk e “lirojnë” penisin.

Ka “truprojën” e vet

Qafa e mitrës funksionon si barrierë midis vagjinës dhe mitrës, kështu që kurrë nuk do të mund ta “humbni” tamponin brenda jush!

Femra, shikojeni videon dhe na shkruani komentet se edhe çka dëshironi të dini lidhur me vagjinën tuaj?

/Telegrafi/

The post Përse është vagjina fantastike appeared first on Telegrafi.

Shtatë sjelljet që fëmijët kopjojnë duke vëzhguar veprimet e prindërve

Prindërit luajnë një rol kryesor në formimin e sjelljeve dhe personalitetit të fëmijëve të tyre, por shpeshherë nuk e kuptojnë se fëmijët përthithin shumë më tepër sesa u thuhet

Në vend që të mësojnë vetëm nga fjalët, fëmijët kopjojnë veprimet, qëndrimet dhe zakonet e përditshme të prindërve, edhe ato më të voglat dhe të pavetëdijshme.

Më poshtë janë disa nga sjelljet që fëmijët marrin nga prindërit pa u kuptuar dhe si ndikon kjo në zhvillimin e tyre.

1. Menaxhimi i emocioneve

Fëmijët janë vëzhgues të vëmendshëm dhe reagimet emocionale të prindërve janë një model për ta. Nëse prindërit i përballojnë situatat e vështira me qetësi dhe vetëkontroll, fëmijët kanë më shumë gjasa të mësojnë të menaxhojnë emocionet e tyre në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër, nëse në shtëpi ka situata tensionuese apo shqetësime, fëmijët kanë tendencë të përsërisin këto sjellje në situata të ngjashme.

2. Marrëdhënia me ushqimin

Prindërit mund të mos jenë të vetëdijshëm për ndikimin që kanë në zakonet ushqimore të fëmijëve të tyre. Zakonet e përditshme, si lënia e mëngjesit pa ngrënë, ngrënia e ushqimeve të shpejta ose përzgjedhja e ushqimeve të shëndetshme, kopjohen shpejt nga fëmijët. Ata shpesh krijojnë marrëdhënie të ngjashme me ushqimin si prindërit e tyre, qoftë të shëndetshme apo jo.

3. Komunikimi me të tjerët

Mënyra si prindërit komunikojnë me njëri-tjetrin dhe me të tjerët ndikon direkt te sjelljet e fëmijëve. Nëse në familje përdoren fraza pozitive, respekt dhe mirënjohje, fëmijët mësojnë të jenë të kujdesshëm dhe të respektueshëm në komunikimet e tyre. Në të kundërt, sjelljet negative si ndërprerjet, mosrespektimi ose ngritja e zërit bëhen modele që fëmijët përvetësojnë dhe përsërisin në marrëdhëniet e tyre.

4. Shprehitë e jetës së përditshme

Zakonet e përditshme, si higjiena personale, pastrimi i shtëpisë apo rutina e punës, janë gjithashtu pjesë e sjelljeve që fëmijët marrin nga prindërit. Nëse prindërit i përkushtohen detyrave të tyre me përgjegjësi dhe përpikëri, fëmijët do të mësojnë të jenë më të organizuar dhe të disiplinuar. Zakonet e përditshme formojnë karakterin dhe ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë një jetë të strukturuar dhe të qëndrueshme.

depositphotos

5. Përballja me sfidat

Fëmijët janë më të prirur të ndjekin shembullin e prindërve në mënyrën si përballen me sfidat dhe stresin. Një prind që përballet me vështirësitë me një qëndrim pozitiv dhe besim se çdo gjë mund të zgjidhet, ndihmon në zhvillimin e një mentaliteti të ngjashëm te fëmijët. Nëse prindërit kanë tendencë të dorëzohen shpejt ose të bien në panik, fëmijët do të ndjekin të njëjtën rrugë, duke e pasur të vështirë të menaxhojnë sfidat e jetës.

6. Vlerat dhe morali

Fëmijët mësojnë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar kryesisht duke parë sjelljen e prindërve të tyre. Nëse prindërit tregojnë ndershmëri, përgjegjësi dhe mirësjellje në veprimet e tyre, këto vlera i kalohen natyrshëm fëmijëve. Përkundrazi, nëse fëmijët shohin gënjeshtra, manipulim apo sjellje të pandershme, ata mund të kenë të njëjtat tendenca në të ardhmen.

7. Marrëdhënia me teknologjinë

Mënyra si prindërit përdorin teknologjinë është një tjetër aspekt i rëndësishëm që fëmijët kopjojnë. Nëse prindërit kalojnë shumë kohë në telefon, fëmijët mund të marrin mesazhin e gabuar që teknologjia është prioritet. Nga ana tjetër, nëse familja ka rregulla për përdorimin e pajisjeve teknologjike dhe i përkushtohet aktiviteteve jashtë ekranit, fëmijët do të mësojnë të kenë një marrëdhënie më të shëndetshme me teknologjinë.

Fëmijët janë një reflektim i prindërve të tyre, jo vetëm nga ajo që u thuhet, por sidomos nga ajo që ata shohin. Sjelljet dhe zakonet e përditshme të prindërve kanë një ndikim të madh te zhvillimi dhe formimi i fëmijëve, edhe kur këto veprime bëhen në mënyrë të pavetëdijshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme që prindërit të jenë të vetëdijshëm për shembullin që japin dhe të krijojnë një mjedis pozitiv dhe të shëndetshëm për fëmijët e tyre. /Telegrafi/

The post Shtatë sjelljet që fëmijët kopjojnë duke vëzhguar veprimet e prindërve appeared first on Telegrafi.

Si të ndalosh ndjenjën se koha po kalon shumë shpejt?

A ndihesh ndonjëherë sikur koha fluturon dhe dita kalon më shpejt se sa e kupton?

Ky fenomen është një përvojë e zakonshme dhe shpesh lidhet me rutinat e përditshme, të cilat e bëjnë trurin të mos i regjistrojë momentet në të njëjtën mënyrë si dikur.

E mira është që ka mënyra për të “ngadalësuar” këtë perceptim, duke rikthyer ndjesinë e kohës së përjetuar plotësisht. Ja disa mënyra që mund të ndihmojnë:

1. Krijo përvoja të reja dhe dil nga rutina

Truri ynë është si një makinë që regjistron gjithçka të re, por kur gjërat bëhen rutinë, ai ndalon së regjistruari detajet. Kjo është arsyeja pse javët kalojnë shpejt dhe ditët duken njëlloj.

Për ta luftuar këtë, duhet të krijosh përvoja të reja. Kjo nuk do të thotë se duhet të bësh ndryshime të mëdha çdo ditë, por të provosh diçka të re, sado të vogël, pasi mund të jetë e mjaftueshme. Provo një shëtitje në një park të paeksploruar ose një aktivitet të ri, të gatuash diçka ndryshe ose të lexosh një libër që e ke lënë për muaj me radhë në raft.

Këto aktivitete të reja jo vetëm që do ju krijojnë kujtime të reja ditë pas dite, por gjithashtu do ju kthejnë dëshirën për të pasur më tepër ditë ndryshe dhe të pasura me përvoja.

2. Jeto me më shumë vetëdije

Ndërsa jemi shpesh të zënë duke menduar për të nesërmen apo për çështjet e së kaluarës, harrojmë të jetojmë në të tashmen. Praktika e vetëdijesndihmon që të përjetosh çdo moment plotësisht.

Në vend që ta lësh ditën të rrjedhë pa menduar, ndalo herë pas here dhe përqendrohu te ndjesitë e tua – çfarë ndien, çfarë sheh dhe çfarë dëgjon. Kjo të ndihmon të regjistrosh momente të plota dhe të përqendrosh trurin te ato.

Shembull: Kur je duke pirë kafen e mëngjesit, ndalu dhe shijo çdo gllënjkë. Vëzhgo mënyrën si drita depërton nëpër dritare dhe si ndihet aroma e kafesë. Kjo praktikë e thjeshtë të ndihmon të jetosh më plotësisht çdo moment.

3. Shkruaj kujtimet e ditës

Një tjetër mënyrë për të ngadalësuar perceptimin e kohës është të mbash një ditar të përvojave ditore. Kur regjistron përjetimet e tua, jo vetëm që e rrit ndërgjegjësimin për momentet, por edhe do të të nxisë të rikthehesh pas për t’i përjetuar ato sërish.

Ky veprim të ndihmon të përpunosh ngjarjet e ditës dhe të krijosh kujtime më të qëndrueshme.

Shembull: Çdo mbrëmje, para se të shkosh për të fjetur, shkruaj tri gjëra që të kanë bërë të ndihesh mirë gjatë ditës. Qoftë një bisedë e këndshme, një pamje e bukur, apo një gjë e vogël që ke vënë re. Këto kujtime do të nguliten në mendjen tënde.

4. Kufizo përdorimin e teknologjisë

Shpesh, ndjenja se koha po ikën ka lidhje me shpërqendrimet nga teknologjia. Kur kalon shumë kohë para ekranit, ditët kalojnë më shpejt sepse përvojat virtuale nuk kanë të njëjtin ndikim në trurin tonë si ato të vërteta.

Duke e kufizuar kohën e shpenzuar në telefon ose kompjuter, mund ta përdorësh kohën për gjëra që të bëjnë të ndihesh më i plotësuar dhe më i pranishëm.

Provo të vendosësh një orar për përdorimin e teknologjisë. Vendos një orar specifik kur e lë telefonin mënjanë dhe përqendrohesh te aktivitetet e tjera – qoftë një bisedë me miqtë, një shëtitje apo një hobi që të pëlqen.

5. Planifiko aktivitete me qëllim

Koha mund të kalojë shpejt kur je i/e zënë me aktivitete që nuk kanë një qëllim të qartë. Një mënyrë për të ndjerë se po e përdor kohën me efikasitet është të krijosh një plan qëllimor për ditën tënde. Duke vendosur qëllime të vogla dhe të arritshme ndihesh më i/e plotësuar dhe dita nuk kalon pa motiv. Kjo e bën edhe kalimin e kohës më kuptimplotë.

Shembull: Në vend që dita jote të jetë e gjitha spontane, cakto tri gjëra që dëshiron t’i arrish. Këto mund të jenë qëllime të thjeshta si leximi i një kapitulli të ri nga një libër apo një bisedë me një mik të afërt, citon Anabel.

Duke u përqendruar te përjetimet e reja, vetëdija dhe kufizimi i shpërqendrimeve, mund të rigjesh një sens të plotësisë dhe të ngadalësosh ndjesinë që koha po ikën shumë shpejt. Duke ndryshuar mënyrën si e përjeton çdo ditë do të krijosh përvoja të paharrueshme dhe kuptimplota! /Telegrafi/

The post Si të ndalosh ndjenjën se koha po kalon shumë shpejt? appeared first on Telegrafi.

Ideale për çdo shtëpi: Idetë e shkëlqyeshme për vendosjen e luhatëses në dhomë!

Vendoseni një afër dritares dhe kënaquni me pamjen, duke ëndërruar dhe fantazuar

Luhatëset janë ideale për cilindo eksterier tuajin – ato ofrojnë vibracione relaksuese dhe ju japin rastin që të qetësoheni çdo ditë, sikur të ishit në pushim të zgjatur vjetor.

Megjithatë, luhatëse mund të vendosen edhe brenda shtëpisë. Varja e një luhatëseje të këtillë në hapësirë të mbyllur është ide e shkëlqyeshme për cilëndo pjesë të shtëpisë suaj, nga dhoma e ndenjës deri te dhomat e fëmijëve, sepse dhomat janë vende në të cilat qëndrojnë dhe luajnë fëmijët, transmeton Telegrafi.

Nëse keni enterier në stil bohemi, rural, tropikal apo thjesht për të pushuar, zgjidhni luhatësen e cila do të jetë e përshtatshme. Krijoni një kënd të rehatshëm në një vend të cilin do t’ia kushtoni kënaqjes me ndihmën e luhatëses, me disa saksi me bimë të gjelbra dhe me romanet tuaja të preferuara.

Në shtëpitë formale, bashkëkohore dhe minimaliste, luhatëset fitojnë popullaritetin e vet, sepse pikërisht aty më së shumti vijnë në pah, duke vënë theksin në kontrastet midis tyre dhe pjesëve të tjera të mobilieve.

Duke e varur luhatësen në një hapësirë të tillë do ta bëni shumë më pak formale dhe të këndshme për qëndrim, mirëpo edhe përfundimisht të pazakonshme.

Luhatëset në formë karrigeje janë edhe një ide fenomenale për enterier dhe eksterier, ndërkaq shumica do të thonë që ato janë shumë më të rehatshme se format e karrigeve tradicionale.

Zbukuroni këndin tuaj për lexim me karrige të këtillë në vend të asaj të zakonshme dhe do të krijoni portalin tuaj për vendin e ëndrrave.

Varni disa luhatëse në dhomën e fëmijëve dhe jemi të bindur që vogëlushëve menjëherë do t’u bëhen pjesë të dashura të shtëpisë suaj.

Vendosni një luhatëse afër dritares dhe kënaquni duke ëndërruar dhe fantazuar.

Gjë e mirë është që as luhatëset as kolovajzat nuk e zënë hapësirën e dyshemesë, andaj lehtë mund t’i vendosni në çdo shtëpi. /Telegrafi/

The post Ideale për çdo shtëpi: Idetë e shkëlqyeshme për vendosjen e luhatëses në dhomë! appeared first on Telegrafi.

Gjashtë arsye përse hematomat na shfaqen befasisht dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë

Keni vendosur të vishni fustanin dhe t’i zbuloni këmbët, mirëpo atë hematomë nuk keni mundur ta parashikoni

Të gjithave na ka ndodhur që për shkak të moskujdesit të përplasemi për tavolinë, dyer, pjesë mobiliesh dhe atëherë të krijojmë shenjë në lëkurë, e cila ka ngjyrë të kaltër, mirëpo edhe përse ato shfaqen pas përplasjes?

Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla e kaltër, e zezë apo ngjyrë vjollce.

Mirëpo, çfarë të bëhet me ato hematoma, të cilave nuk ua dimë shkaktarin? Meqenëse nuk na kujtohet se jemi përplasur, prandaj mu për këtë kemi edhe hematoma dhe na duket që janë shfaqur nga asgjëja?

Këto janë shkaqet për të cilat ju ndodh që t’ju befasojë hematoma në trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Merrni disa suplemente

Disa ushqime mund t’ju shkaktojnë hematoma të pashpjeguara siç janë hudhra, xhenxhefili, omega 3 e thartirave yndyrore dhe vitamina E. Pyesni mjekun tuaj para se të filloni të merrni ndonjë suplement a është e mundshme që të ndodhë diçka e tillë.

Plakeni

Me kalimin e kohë lëkura bëhet gjithnjë e më e hollë, ndërkaq enët e gjakut gjithnjë e më të ekspozuara ndaj lëndimeve. Për këtë shkak ndodh që të moshuarit kanë më shumë hematoma sesa të rinjtë. Veç kësaj, enët e gjakut humbin elasticitetin dhe mund të pëlcasin.

Merrni ilaçe të cilat tëhollojnë gjakun

Nëse pini ilaçe për rregullimin e tensionit, aritmisë së zemrës apo të ngjizjes së gjakut, mos u befasoni nëse ju shfaqen nga asgjëja hematoma. Ilaçet të cilat mund të shkaktojnë hematoma janë edhe ibuprofeni dhe aspirina.

Keni probleme që kanë të bëjnë me gjakun

Hemofilia dhe sëmundja e Von Willebrandit janë çrregullime të shkaktuara në gjak të cilat shkaktojnë hematoma. Hemofilia pengon ngjizjen e gjakut dhe personi i cili vuan nga hemofilia ka gjakrrjedhje prej edhe ndonjë lëndimi të vogël. Sëmundja e Von Willebrandit është diç më e butë se sa hemofilia, pra nënkupton gjakrrjedhje gjatë nxjerrjes së dhëmbit, pastaj gjakrrjedhje nga hunda, gjak në jashtëqitje dhe në urinë dhe menstruacione të gjata dhe të mëdha.

Pini antidepresivë

Disa ilaçe siç janë flouksetin, serlatin, citalopram dhe bupropin mund të ndikojnë në procesin e ngjizjes së gjakut.

Ju mungojnë disa vitamina

Mungesa e vitaminave C dhe K shkakton shfaqjen pashpjegueshme të hematomave nëpër trup. Fatkeqësisht, procesi i shërimit të hematomave zgjat madje edhe deri në dy javë dhe nuk mund të bëni shumë që të kalojnë shpejt. Për të absorbuar trupi gjakun, duhet të kalojë nëpër disa faza. Pas vetëm disa ditëve, ngjyra e kaltër/e zezë/vjollcë ngadalë duhet të ndryshojë, ndërsa ënjtja duhet të zhduket. Në vend të ngjyrës së mëparshme shfaqet ngjyra e re e gjelbër ose e verdhë, mirëpo para se të zhduket tërësisht mund të ketë edhe ngjyrë të butë të gështenjtë.

Ekzistojnë disa truqe të cilat mund t’ju ndihmojnë. Menjëherë pasi që të bëni diçka, vendosni akull në atë vend dhe mbajeni 10 minuta disa herë gjatë ditës. Kjo do t’jua zbutë pak ënjtjen, do të qetësojnë enët e gjakut dhe do të hematoma nuk do të përhapet. /Telegrafi/

The post Gjashtë arsye përse hematomat na shfaqen befasisht dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë appeared first on Telegrafi.

Mos qitni dezodorans në mëngjes!

Antiperspiranti mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë se pengon djersitjen që të dalë nga trupi

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje, antiperspiranti ka mjaft kohë që t’i mbyll kanalet.

Për shumicën e të rriturve rutina e mëngjesit duket kështu: disa herë në ditë e lëvizim kohën e zgjimit, ngrihemi, bëjmë dush, vëmë dezodorans, vishemi dhe dalim nga shtëpia. Mirëpo, në atë orar dezodoransi është i tepërt.

Ekspertët kanë zbuluar që duhet ta vëmë në mbrëmje, para gjumit, transmeton Telegrafi.

Përse para gjumit…

Antiperspiranti vepron në atë mënyrë që mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë pengon djersën të dalë nga trupi.

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje (kur lëkura është e thatë, ndërkaq gjëndrat e djersitjes më pak aktive), antiperspiranti ka mjaft kohë për t’i mbyllur kanalet. Madje edhe nëse bëjmë dush në mëngjes, antiperspiranti do të duhej të vazhdonte të vepronte në 24 orët e ardhshme.

Ky ndryshim i vogël në rutinë nuk do t’ju kursejë shumë kohë në mëngjes, mirëpo do t’ju shpëtojë nga situatat e pakëndshme që ditën ta filloni me njolla të mëdha nga djersa në këmishën tuaj të pastër apo në fustan. /Telegrafi/

The post Mos qitni dezodorans në mëngjes! appeared first on Telegrafi.

❌