Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në shtëpi 500 mijë euro të padeklaruara

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin.

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave së bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi u shpallën fajtorë ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim.

“Më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion”, është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A. K. Për kryerjen e kësaj vepre panale, është akuzuar pastruesja e saj me iniciale R. D si dhe djali i kësaj të fundit me iniciale H. D”, thuhet në vendim.

Alda Klosi është dënuar me 1.8 vite burg, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djali i saj Havier Dobi me 3.8 vite burg, me gjykim të shkurtuar.

Në dhjetor 2022 ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja ‘e penduar’ e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares.

The post Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në shtëpi 500 mijë euro të padeklaruara appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për Alda Klosin

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi. Sipas vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, Alda Klosi u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj burg, por “në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurën A. K (Ç) me 1…

Source

Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin  e Gjykatës së Tiranës për Alda Klosin dhe Rozeta e Havier Dobi. Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim për fshehje pasurie në 19 mars të këtij vitit. […]

The post Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit appeared first on BoldNews.al.

❌