Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar shtetasin B.T. Ai akuzohet se ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës një muaj më parë. Shkak për ngjarjen ishte divorci i kërkuar nga bashkëshortja.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B.T., 45 vjeç.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 31.08.2024, në lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi të digjte me lëndë djegëse benzinë, bashkëshorten e tij në proces divorci, shtetasen M.T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet 45-vjeçari në Korçë appeared first on Telegrafi.

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 33-vjeçari në Pogradec

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Pogradec, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. “Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia, Gjithashtu,  Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. […]

The post Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 33-vjeçari në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Ushtronte dhunë në familje, dënohet me 1 vit burg 55-vjeçari në Tiranë

Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar këtë të premte pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg.

55-vjeçari është dënuar pasi ushtronte dhunë në familje. Ai ka qenë në kërkim që pas vendimit të marrë nga Gjykata.

Njofitmi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”.

Kapet dhe ndalohet një 55-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Allias, u kap shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtronte dhunë në familje, dënohet me 1 vit burg 55-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌