Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UEFA dënon ashpër sulmin ndaj Muhamed Sejdinit, autoritetet të zbardhin rastin

UEFA ka reaguar ndaj sulmit fizik të kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdinit.

Nëpërmjet një njoftimi për publikun, nga UEFA deklarojnë se dënojnë ashpër sulmin dhe bëjnë thirrje ndaj autoriteteve të vendit që të zbardhin sa më shpejtë shkaqet.

UEFA ka reaguar ndaj sulmit fizik të kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdinit, transmeton TV21.

Nëpërmjet një njoftimi për publikun, nga UEFA deklarojnë se dënojnë ashpër sulmin dhe bëjnë thirrje ndaj autoriteteve të vendit që të zbardhin sa më shpejtë shkaqet.

Bëjnë të ditur se një delegacion i UEFA-s do të vijë në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohen me zyrtarët sportivë dhe qeveritare, për siç thonë, të dërgohet mesazhi se pavarësia e Federatës së Maqedonisë së Veriut duhet të ruhet dhe respektohet.

“UEFA dënon ashpër sulmin e fundit ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muamed Sejdini.

UEFA u kërkon autoriteteve të vendit të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë. Së bashku me FIFA-n, ne do të monitorojmë nga afër situatën brenda komunitetit të futbollit të Maqedonisë së Veriut për të siguruar që federata të mbetet e lirë nga çdo ndërhyrje, në përputhje me Statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe ne do të vlerësojmë vazhdimisht nëse nevojiten veprime të mëtejshme.

Një delegacion i përbashkët FIFA/UEFA së shpejti do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me zyrtarë sportivë dhe qeveritarë, duke siguruar që pavarësia e FFM-së të ruhet dhe respektohet”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

 

The post UEFA dënon ashpër sulmin ndaj Muhamed Sejdinit, autoritetet të zbardhin rastin appeared first on Telegrafi.

Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai

Është refuzuar kallëzimi penal kundër prokurores së lartë publike Fatime Fetai nga shefi i saj, Mustafa Hajrullahi. Ai e ka parashtruar ankesën pasi Marian Stamenkovski – Dokaz ka akuzuar se prokurorja ka bashkëpunuar me të dhe i ka zbuluar informacione, ndërsa e njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj prokurorit të lartë Sasho Rajçev, për të cilin procedura pas ankesës është ende në vazhdim.

Informacioni për “Fokus” është konfirmuar nga Prokuroria.

“Prokuroria Themelore Publike Manastir, duke vepruar sipas kallëzimit të dorëzuar, ka hetuar në tërësi pretendimet dhe ka konstatuar se veprimet e të raportuarit nuk përmbajnë elemente të veprës penale – Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo ndonjë vepër tjetër që ndiqet nga detyra zyrtare. Prokurori publik gjatë procedurës e ka marrë në pyetje ankuesin dhe ka marrë dokumentacion shtesë nga operatorët celularë dhe prova të tjera, kështu që në bazë të të gjitha veprimeve dhe rrethanave të vërtetuara ka marrë vendim për refuzimin e kallëzimit penal”, thonë nga Prokuroria.

Nga atje shtojnë se procedura për kallëzimin e dytë, ndaj prokurorit të lartë Sasho Rajçev, është në vazhdim e sipër./Telegrafi/

The post Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një person nga Kosova në Maqedoni, i ka ofruar ryshfet policisë

MPB njofton se sot (4 tetor 2024) rreth orës 10:15 në pikën kufitare “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar S.H (55) nga Kosova.

“Ai ishte duke vozitur një minibus në linjën Kosovë-Greqi dhe kur i është afruar kontrollit të pasaportave, për shkak se nuk kishte certifikatë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, i kishte ofruar ryshfet policit.

Rasti është raportuar në Departamentin për Krim Ndërkufitar dhe Migrim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohet një person nga Kosova në Maqedoni, i ka ofruar ryshfet policisë appeared first on Telegrafi.

Taravari: Maqedonia është vendi me më pak kohë pritjeje për rezonancë magnetike

Nuk do të doja të ekzagjeroja, por Maqedonia e Veriut është ndoshta vendi ku duhet të presësh më së paku për të bërë rezonancë magnetike, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pasi poliklinika “Idadija” në Shkup mori një pajisja të re të rezonancës magnetike.

“Ne mund të mburremi me këtë si shtet. Ne do të vazhdojmë me investime në pajisje, por edhe me investime të tjera në shëndetin publik sepse besojmë se shërbimet shëndetësore mund dhe duhet të jenë gjithnjë e më të mira”, tha Taravari.

Mbi 400 pacientë janë fotografuar në aparatin e ri të rezonancës magnetike, i cili funksionon në poliklinikë prej dy muajsh.

Një problem djegës në shëndetin publik nuk është vetëm termi për diagnostikim, por edhe leximi i rezultateve. Në Qendrën Shëndetësore – Shkup prej një viti kanë sistem për lexim të centralizuar të rezultateve.

“Ideja e ministrisë është që të fillojë me centralizimin e të gjithë radiologjisë, në nivel shtetëror. Me këtë sistem, të cilin tashmë e ka Qendra Shëndetësore dhe shpresoj që së shpejti të lidhet përmes “Termini Im” radiologët do të mund të hapin rezultatet nga kudo dhe në çdo kohë dhe të japin një mendim, natyrisht me leje dhe në kërkesë e kolegëve”, shtoi Taravari./Telegrafi/

The post Taravari: Maqedonia është vendi me më pak kohë pritjeje për rezonancë magnetike appeared first on Telegrafi.

Perinski: Në fokus realizimi i projekteve infrastrukturore dhe digjitalizimi i komunave

Deri në fund të javës pritet që 6 ministritë të japin raport për atë se cilat projekte prej 358 aplikimeve në thirrjen e qeverisë për ndarjen e 100 milionë eurove do të pranohen, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në konferencën për shtyp për 100 ditëshin e qeverisjes.

Perinski theksoi se gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në realizimin e projekteve në infrastrukturë, ekologji, energjetikë. Ai tha se në periudhën e ardhshme, fokusi do të jetë që brenda dy vitesh të digjitalizohen komunat, përkatësisht të përditësohen të dhënat për obliguesit tatimor.

Do të hapet edhe çështja e miratimit të ligjit të ri për Vetëqeverisje Lokale, pasi është i vjetër mbi dy dekada. Perinski, u lavdërua se gjatë kësaj periudhe ka hapur platformë për komunikim me qytetarët, nëpërmjet të cilës mund të paraqiten problemet e përditshme.

 

The post Perinski: Në fokus realizimi i projekteve infrastrukturore dhe digjitalizimi i komunave appeared first on Telegrafi.

Ngritet aktakuzë e re ndaj Ramiz Merkos

Prokuroria Publike Themelore e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit – kryetarit të Komunës së Strugës për veprën penale – Punë e papërgjegjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga atje, “i akuzuari me vetëdije ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit në një shkollë fillore komunale në fshatin Radolishtë”.

“Ndonëse Ligji për Arsimin Bazë përcakton se ushtruesi i detyrës së drejtorit zgjidhet nga radhët e punonjësve të shkollës që plotësojnë kushtet për drejtor, me datë 12.01.2022 i akuzuari caktoi një person që nuk i plotësonte këto kushte si ushtrues detyre të drejtorit të shkollës në Radolishtë, d.m.th. nuk kishte përvojë pune së paku pesë vjet në punë arsimore.

Personi i emëruar ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së shkollës në periudhën prej datës 12.01.2022 deri më 31.07.2023, periudhë gjatë së cilës i është paguar paga dhe kontributet si ushtruese e detyrës së drejtoreshës e cila i ka shkaktuar dëme shkollës”, thuhet në njfotim.

Kjo është aktakuza e tetë e ngritur kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko./Telegrafi/

The post Ngritet aktakuzë e re ndaj Ramiz Merkos appeared first on Telegrafi.

Nikollovski: Subvencionet e bujqve nuk paguhen, nuk ka çmime të garantuara për blerje

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski thekson se Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni nuk kanë prezantuar asnjë masë të re për zhvillimin e bujqësisë në 100 ditët e para, nuk ka çmime të garantuara të blerjes dhe nuk paguhen rregullisht subvencionet.

“Mungojnë idetë, nuk ka masa të reja, nuk ka çmime të garantuara për blerje, ka subvencione të parregullta, d.m.th. subvencionet nuk paguhen dhe kjo na kujton një kohë tjetër kur bëheshin lista dhe përzgjedhje partiake”, tha Nikollovski për “Sitel”.

Në të njëjtën kohë Nikollovski theksoi se stafi i OBRM-PDUKM-së në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, tani ka një situatë ku ka zero denarë të prapambetura dhe pagesa e subvencioneve sërish vonohet, gjë që nuk ishte rasti në vitin 2017 kur LSDM erdhi në pushtet.

“Do të isha i lumtur nëse në 2017 do të ishte gjetur një situatë si ajo që lamë. Sepse zero denarë është borxhi i vonesave nga vitet e kaluara. Numrat nuk duhet të manipulohen. Nëse në vitin 2017 kemi paguar subvencione nga viti 2012 dhe 2013, tani në vitin 2024 kanë obligim që të paguajnë subvencionet që janë pas vitit aktual, pra për vitin 2023, sepse viti 2023 mbyllet në 2024. Edhe pse paratë janë siguruar me ribalancim, bujqit ende presin paratë dy muaj pas ribalancimit”, tha Nikollovski.

I pyetur për rritjen e çmimit të blerjes së rrushit, Nikollovski theksoi se rritja është rezultat i Ligjit për verërat që është miratuar në kohën e Qeverisë së LSDM-së./Telegrafi/

The post Nikollovski: Subvencionet e bujqve nuk paguhen, nuk ka çmime të garantuara për blerje appeared first on Telegrafi.

VLEN: Elmi Aziri konfirmoi se ka marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së

Nga VLEN thonë se deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri pranoi se ka marrë pjesë në takimin e mbajtur në Kuvend me përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së.

Në kumtesën e VLEN-it thuhet se Elmi Aziri, deputet i të ashtuquajturit Front Evropian, në një intervistë televizive publikisht e pranoi që ka marr pjesë në takimin e mbajtur në zyrën 161 të Kuvendit!

“Me këtë, deputeti Aziri e pranoi atë që Koalicioni VLEN po e pohon në vazhdimësi: Takim mes OBRM-PDUKM dhe BDI dhe satelitëve të saj me urdhër të Ali Ahmetit ka pasur para formimit të Qeverisë. Takimi është mbajtur në Kuvend në zyrën 161.

Në këtë takim famoz ka marr pjesë Blerim Bexheti, Elmi Aziri dhe Menduh Thaçi. Kjo treshe “evropiane” u gjunjëzua para përfaqësuesve të OBRM-PDUKM-së me qëllim që të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të Koalicionit VLEN, edhe atë duke pranuar vetëm katër ministri dhe pa kryetar parlamenti.

Madje kanë ofruar që në zgjedhjet lokale të punojnë që OBRM-PDUKM të fitoj kandidatë maqedon në për kryetar komune në Kërçovë dhe Strugë, si dhe të përgatisin listë të ish funksionarëve të BDI-së që të njëjtit të digjen politikisht vetëm e vetëm të shpëtojnë nipat e Ahmetit”, akuzojnë nga VLEN.

Me këtë konfirmim publik, shtojnë nga atje, përfundimisht ranë maskat. U konfirmua se “Fronti Evropian” për t’i shpëtuar funksionarët e saj nga përgjegjësia penale për korrupsion politik nuk la pazar pa ofruar./Telegrafi/

The post VLEN: Elmi Aziri konfirmoi se ka marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.

Andonovski: Synimi është që 80 për qind e të rriturve të jenë të arsimuar në mënyrë digjitale deri në vitin 2030

Qëllimi ynë është që deri në vitin 2030, së paku 80% e popullsisë së rritur të ketë aftësi bazë digjitale, tha sot ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski, në fjalimin e tij në konferencën ministrore të Platformave të Menaxhimit të Ballkanit Perëndimor për Edukimi dhe trajnimi dhe hulumtimi dhe inovacioni, në organizim të delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Në fjalimin e tij, Andonovski theksoi rëndësinë e transformimit digjital për përparimin e Maqedonisë dhe rajonit.

“Sot, aftësitë dhe inovacionet digjitale janë kyçe për përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë sonë”, tha Andonovski, njoftoi sot Ministria e Transformimit Digjital.

Gjithashtu, Andonovski theksoi se kjo Qeveri përpiqet të rrisë ndjeshëm numrin e profesionistëve të TIK-ut, me fokus të veçantë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në këtë fushë.

The post Andonovski: Synimi është që 80 për qind e të rriturve të jenë të arsimuar në mënyrë digjitale deri në vitin 2030 appeared first on Telegrafi.

Ndalohen pesë persona nga Vrapçishti, kanë penguar punonjësit e gjykatës në kryerjen e veprimeve zyrtare

SPB Tetovë njofton se policia ka ndaluar pesë persona nga fshati Vrapçisht, për shkak se kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve të tyre zyrtare.

“Me datë 30.09.2024, në ora 15:40 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, punonjësit e policisë NjP Gallatë, kanë privuar nga liria personat Gj.M.(61), E.M.(30), M.M.(35), Xh.M.(56), N.M.(61), të gjithë nga fshati Vrapçisht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të B.I.(41) gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar, se rreth orës 15:00 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe i kanë sulmuar fizikisht.

Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”. thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

The post Ndalohen pesë persona nga Vrapçishti, kanë penguar punonjësit e gjykatës në kryerjen e veprimeve zyrtare appeared first on Telegrafi.

Shpallen konkurset për ndarjen e bursave për nxënës në RMV, aplikimi elektronik zgjat deri më 15 tetor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025 dhe gjenden në linkun. Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024.

Siç theksojnë nga MASH, Bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës si dhe dokumentet e nevojshme, janë të shenuara në secilin prej konkurseve.

“MASH-i ofron mbështetje për aplikantët përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe studentëve. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit e këtij sektori, janë të shenuar në linkun. Gjithashtu, për pyetje shtesë, aktive është adresa elektronike [email protected] ,” theksohet në kumtesën nga Ministria.

The post Shpallen konkurset për ndarjen e bursave për nxënës në RMV, aplikimi elektronik zgjat deri më 15 tetor appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Në këto 100 ditë rritëm pensionet, siguruam investime të huaja dhe mjete për komunat

Në konferencën e sotme për media në Qeveri për shënimin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë së re, kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjendja e trashëguar ishte shumë më e keqe se sa pritej dhe kushtet janë larg idealit. Në 100 ditë, theksuam, realizuam, miratuam apo nisëm më shumë se 100 projekte, masa dhe vendime të rëndësishme për qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa më shumë e dimë se situata është më e rëndë sesa presim, aq më e fortë bëhet vendosmëria jonë. Ne trashëguam një buxhet vjetor të tretur në vetëm gjashtë muaj. Vend nga i cili po largohen të rinjtë, 600 mijë të cilët jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë dhe shumë probleme të tjera urgjente. Por kjo vetëm sa forcoi angazhimet dhe motivimin tonë për t’i korrigjuar ato dhe për të ecur në rrugën e duhur. Qëllimi i sotëm është i qartë – përkushtimi 100 për qind për realizimin e projekteve dhe realizimin e premtimeve”, tha Mickoski.

Këto 100 ditë, siç thatë, nuk ishin të lehta, por ishin vetëm fillimi.

“Këto 100 ditë nuk ishin aspak të lehta, por ishte vetëm fillimi. Punojmë në kthimin e borxheve…Përgatisim dhe ekipojmë institucione që janë të rëndësishme për ekonominë tonë dhe të cilat do të hapin shumë vende të reja të punës. Nuk i kemi harruar as bujqit, as mësimdhënësit e as mjekët. Siguruam libra… për pasaporta nuk ka më radhë, paguam pensione dhe rroga… Me mbështetjen e Komunave po tentojmë që ta zhvillojmë shtetin… Pritjet janë të mëdha, qytetarët presin rezultate të shpejta”, tha Mickoski.

Ne kujdesemi, shtoi ai, për të gjithë, për më të rinjtë, për arsimimin e tyre dhe për të moshuarit me gjysmën e parë të rritjes së pensionit dhe projekte të tjera të reja që po planifikojmë.

“Ai kujtoi se vetëm në 100 ditë qeveria e re përmes rritjes lineare të pensioneve mundësoi pensione më të larta për mbi 330 mijë pensionistë, investime të reja të huaja, shërbime kadastrale më të lira, ilaçe më të lira përmes zgjerimit të listës pozitive, çmimin më të lartë të blerjes për rrushin e verës, një diferencë e kufizuar për mbi 70 produkte ushqimore…”, shtoi Mickoski

The post Mickoski: Në këto 100 ditë rritëm pensionet, siguruam investime të huaja dhe mjete për komunat appeared first on Telegrafi.

Kallëzim penal ndaj 12 policëve dhe gjashtë punonjës të Rrugëve Shtetërore në RMV

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve ka paraqitur kallëzim penal kundër 18 zyrtarëve (12 – dymbëdhjetë janë policë – pjesëtarë të Njësisë mobile për siguri në komunikacionin rrugor, ndërsa gjashtë të tjerët janë të punësuar si zyrtarë në aksin e pagesës Romanov në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore) për të dyshimit se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas marrjes së masave, u konstatua se gjashtë zyrtarë nga kabina e pagesës së Romanov, me listë të përgatitur paraprakisht të targave të automjeteve private, kanë lejuar 959 herë të kalojnë pa pagesë 12 punonjës policie në periudhën nga 01.01.2024 deri më 15.08.2024. d.m.th., kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare si policë dhe kanë përfituar përfitime materiale duke mos paguar biletë për kalimin e autostradës Romanov në autostradën Kumanovë – Milladinovci dhe anasjelltas.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat e tij, kundër punonjësve të policisë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në datën përfundimin e procedurës disiplinore./Telegrafi/

The post Kallëzim penal ndaj 12 policëve dhe gjashtë punonjës të Rrugëve Shtetërore në RMV appeared first on Telegrafi.

Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevska

Bore Videvski nga Velesi, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, është transferuar në Klinikën e Hefrologjisë.

Sipas avokatit të tij, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej kohësh ankohet për dhimbje. Videvski gjithashtu ka një veshkë të transplantuar.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai ndodhet në burgun e Shuto Orizares. Seanca e radhës për rastin është caktuar për 7 tetor, kur si dëshmitarë do të thirren Zorica Gjorçevska dhe familjarët e Zhezovskit.

Në seancën e parë, aktakuza ishte bashkuar për të pandehurin e parë, Ljupço Palevski, dhe të katërtën për bashkëpunim dhe ndihmë dhe nxitje, duke përfshirë edhe babain e Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski./Telegrafi/

The post Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevska appeared first on Telegrafi.

ISHP: Bakteret në një ushqim shkaktuan helmimin e 140 nxënësve në shkollën “Gjorgija Pulevski” në Shkup

Toksinat nga bakteri stafilokoku shkaktuan helmimin e 140 fëmijëve në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në Shkup. Këtë e kanë vërtetuar edhe rezultatet e mostrave të ushqimit që iu janë servirur nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën të cilët katër ditë më parë ankoheshin për dhimbje të forta stomaku.

Instituti i Shëndetit Publik në RMV saktëson se në musaka dhe në kollaq, gjegjësisht në një ëmbëlsirë janë gjetur gjurmë të bakterit të rrezikshëm, që nxënësit kanë marrë si vakt të ngrohtë dhe që i kanë dorëzuar shkollës nga një kompani e jashtme.

Prindërit kanë njoftuar drejtorin dhe mësuesit për situatën, pas së cilës kuzhina e shkollës është mbyllur menjëherë dhe që atëherë nuk është ofruar vakt i ngrohtë./Telegrafi/

The post ISHP: Bakteret në një ushqim shkaktuan helmimin e 140 nxënësve në shkollën “Gjorgija Pulevski” në Shkup appeared first on Telegrafi.

VLEN: Ndryshimet në Kodin Penal janë virus në sistemin gjyqësor

Me intervenim të drejtpërdrejtë të BDI në ndryshimet e Kodit Penal, Nikolla Gruevskit, kryeministrit të mëparshëm dhe politikanit të dashur të Ali Ahmetit, i skadon edhe një dënim me burg. Kjo është edhe një gozhdë e Ahmetit në arkivolin e padrejtësisë të cilën e instaloi regjimi i tij 22 vjeçar. Pas marrëveshjes së turpshme të Prokurorisë “Abazovite” me Ixhet Memetin, kjo udhëheqësi e kriminalizuar arriti të realizojë edhe një amnisti, akuzojnë nga VLEN.

“Kjo fiasko i sistemit të fëlliqur juridik është një tjetër konfirmim i virusit të Ahmetit të instaluar prej vitesh në drejtësi, ku pushtetarët e tyre kanë ndërtuar një mur mbrojtës rreth vetes, duke shpëtuar njëri-tjetrin nga përgjegjësia gjyqësore.

Kjo nuk është hera e parë që BDI, në krye me Ali Ahmetin, ndërhyn për të shpëtuar shokët e tij nga burgu. Të njëjtën lojë më herët kanë bërë edhe për arkitektin e vuajtjeve të shqiptarëve, ish-drejtorin e DBK, Sasho Mijalkov.

BDI-ja, një parti që për dekada manipulon popullin me premtime për reforma dhe integrime evropiane, është vrasësi i çdo shprese për drejtësi dhe një ardhmëri më të mirë.

Të gjithë e dinë presionin e Artan Grubit ndaj kryetares së Gjykatës Supreme për ringjalljen e abolicioneve të Gjorge Ivanovit, gjoja për të ushtruar presion ndaj OBRM-PDUKM për të kaluar ndryshimet kushtetuese.

Është koha që qytetarët e këtij vendi të kuptojnë njëherë e mirë: BDI nuk ka qenë asnjëherë për ëndrrën e madhe vropiane, por sabotatori i saj. Ata janë përgjegjësit kryesorë për mungesën e progresit dhe për largimin e Maqedonisë së Veriut nga rruga evropiane”, thuhet në kumtesën e VLEN.

Në vend se të luftojnë për drejtësi dhe prosperitet, shtojnë nga atje, ata luftuan vetëm për të mbrojtur klanet e tyre kriminale, pa dallim etnie apo përkatësie. Koalicioni VLEN u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm të bashkohen në luftën tonë për një të ardhme më të ndershme dhe transparente./Telegrafi/

The post VLEN: Ndryshimet në Kodin Penal janë virus në sistemin gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,19 % në raport me vendimin e datës 23.9.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i Мazutit М-1 SU ulet për 0,155 den/kg dhe do të jetë 41,672 den/kg.

Nga data 1.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 67,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 67,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 41,672 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz, vjetërsohet lënda e rastit “Tanku”

Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri Nikolla Gruevski tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 vjetëve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz.

Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë.

Edhe pse gjatë qëndrimit në Maqedoni, Gruevski pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, dënimi për blerjen e veturës luksoze nuk është më aktiv. Nëse nesër kthehet në Maqedoninë e Veriut, nuk do të burgoset për këtë rast.

The post Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz, vjetërsohet lënda e rastit “Tanku” appeared first on Telegrafi.

QMK: Gjendet e vdekur një alpiniste në Malin Sharr

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se ka pasur kërkime për një alpiniste të humbur në Malin Sharr, që ka vazhduar edhe sot, por fatkeqësisht ajo është gjetur sot në mëngjes pa shenja jete.

QKM Rajonale e Tetovës ka raportuar se në numrin e vetëm të emergjencës 112, dje në orën 11:57 është marrë një telefonatë për një alpinist të moshuar (72 vjeç) të zhdukur në Mali Sharr në zonën e Lubotenit, pas së cilës është organizuar kërkime të cilat ka vazhduar deri mëngjesin e sotëm, kur zbardhi agimi.

Në kërkime janë përfshirë rojtarët e NP “Mali Sharr” së bashku me drejtorin e tyre, 12 specialistë të MPB-së, pesë policë nga DPB Tearcë. NP “Mali Sharr” mëngjesin e sotëm ka raportuar se sot në orën 07:30 gruaja është gjetur në zonën e “Ruzhen Kamen”, por pa shenja jete. Për nxjerrjen e viktimës nga terreni i vështirë dhe i paarritshëm ka ndërhyrë edhe alpinisti Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste të tilla në Malin Sharr. Një ekip nga SPB Tetovë do të kryejë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori Publik”, thuhet në njoftimin e QMK-së./Telegrafi/

 

The post QMK: Gjendet e vdekur një alpiniste në Malin Sharr appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: LSDM ende nuk ju ka kërkuar falje qytetarëve që i ka quajtur “budalla”

Kanë kaluar 24 orë dhe LSDM ende nuk u ka kërkuar falje qytetarëve që i ka quajtur “budalla”. LSD me këmbëngulje vazhdon të poshtërojë qytetarët, thuhet në kumtesën e sotme të OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë se është e qartë se LSDM-ja është e shqetësuar për sondazhin e fundit në të cilin partia e tyre është dobësuar edhe më shumë në krahasim me zgjedhjet, por kjo nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për ofendimin e qytetarëve”.

“LSD nuk duhet të shajë popullin, duhet ta marrë faktin që është penguar të vjedhin dhe prandaj janë më nervozë, si mësim, të reformohen dhe të pastrohen nga kriminelët dhe të mos ëndërrojnë të vazhdojnë të njëjtat rrugë ku u ndalën.

Presim ndjesë nga LSD për qytetarët dhe dënim nga të gjitha palët e interesuara në vend. Ky qëndrim i një partie politike që pretendon se është partia më e madhe opozitare nuk duhet të jetë praktikë”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: LSDM ende nuk ju ka kërkuar falje qytetarëve që i ka quajtur “budalla” appeared first on Telegrafi.

❌