❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Mendoj se sot prioriteti Ă«shtĂ« qĂ« ne tĂ« kthehemi tĂ« njĂ« zgjidhje politike, qĂ« ne tĂ« ndalojmĂ« dĂ«rgimin e armĂ«ve pĂ«r luftĂ«n nĂ« GazĂ«â€, tha Macron pĂ«r transmetuesin France Inter.

“Franca nuk po dĂ«rgon armĂ«â€, shtoi ai.

Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e pajisjeve ushtarake arritën deri në 33 milionë dollarë, sipas raportit vjetor për eksportin e armëve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kishin dërguar armë Izraelit vitin e kaluar në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

NĂ« shtator, Britania njoftoi pĂ«r pezullimin e eksporteve tĂ« armĂ«ve pĂ«r Izraelin, duke u thirrur nĂ« “rreziqe reale” se ato armĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren nĂ« shkelje serioze tĂ« ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar.

Macron përsëriti shqetësimin e tij mbi konfliktin në Gazë që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura që palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

“Mendoj se ne nuk po dĂ«gjohemi. Mendoj se Ă«shtĂ« gabim, pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«r sigurinĂ« e Izraelit”, tha ai, duke shtuar se konflikti po çon nĂ« “urrejtje”.

Ai po ashtu foli edhe pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimin e dhunĂ«s mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisĂ« politike qĂ« kontrollon shumicĂ«n e Libanit jugor – nĂ« Liban. Ai tha se ky pĂ«rshkallĂ«zim Ă«shtĂ« “prioritet”.

“Libani nuk mund tĂ« bĂ«het Gaza e re”, tha ai.

Të hënën, më 7 tetor, shënohet njëvjetori i sulmit të paprecedent të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Gara Harris – Trump, muaji i fundit i fushatĂ«s pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«

Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, aty ku demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump po vazhdojnë fushatën intensive.

Dy rivalët po përpiqen në muajin e fundit të fushatave të tyre që të fitojnë terren në komunitetet ku mund të kenë mbështetje më të vogël.

Sondazhet tregojnë se nënpresidentja Harris gëzon mbështetje më të madhe mes votueseve gra.

GjatĂ« njĂ« tubimi nĂ« KarolinĂ«n e Veriut, Trump u zotua t’i mbronte gratĂ«, pĂ«r tĂ« cilat tha se janĂ« mĂ« tĂ« varfra, me mĂ« shumĂ« probleme shĂ«ndetĂ«sore dhe mĂ« pak tĂ« sigurta sesa kur ai ishte president.

“Po harxhojnĂ« mĂ« shumĂ« para pĂ«r ushqimet dhe gjithçka tjetĂ«r se sa shpenzonin katĂ«r vjet mĂ« parĂ«. JanĂ« mĂ« tĂ« stresuara, mĂ« tĂ« dĂ«shpĂ«ruara dhe tĂ« pakĂ«naqura se sa ishin katĂ«r vjet mĂ« parĂ«. UnĂ« do t’i rregulloj tĂ« gjitha kĂ«to probleme”, u premtoi Trump grave amerikane.

Qasja ndaj abortit është një nga arsyet se pse republikani renditet pas demokrates Harris mes votueseve gra.

Ai emëroi në Gjykatën e Lartë pjesëtarë që ndihmuan në dhënien fund të një ligji federal mbi 50 vjeçar për mbrojtjen e abortit.

Më shumë se njëzet shtete kanë vënë kufizime për abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2022, mes tyre edhe Xhorxhia.

Nga ana tjetër, republikani Trump kryeson mes votuesve burra.

PĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« shtuar mbĂ«shtetjen pĂ«r zonjĂ«n Harris mes burrave pĂ«rfshijnĂ« edhe njĂ« reklamĂ« nga “Projekti Linkoln” qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«r zotit Trump.

Reklama thotë se Harris është më e mira për klasën e mesme dhe u kërkon burrave të votojnë për të.

Ekonomia vazhdon të jetë çështja kryesore për shumicën e votuesve.

Trump thotë se do të tërheqë investime të huaja dhe hapë më shumë vende pune, kurse Harris po premton një ndihmë prej 25 mijë dollarësh për blerësit e rinj të shtëpive.

Ndërsa shumica e shteteve janë të vendosura se për kë do të votojnë, ka të ngjarë që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet nga shtetet fushëbetejë si Miçigani, Uiskonsin, Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara Harris – Trump, muaji i fundit i fushatĂ«s pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« appeared first on Euronews Albania.

Mijëra qytetarë marshojnë në Paris në solidaritet me palestinezët dhe libanezët

Disa mijëra njerëz po ecin nëpër qytetin e Parisit, duke treguar solidaritet me popullin palestinez.

Ata po i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë luftën e tij ndaj Gazës, por njerëzit janë gjithashtu këtu për libanezët ndërsa ato sulme ndaj vendit të tyre nga Izraeli përshkallëzohen.

“Ekziston njĂ« komunitet shumĂ« i madh libanez nĂ« FrancĂ« dhe Libani ka lidhje historike kĂ«tu,” – tha kryeministri i FrancĂ«s nĂ« fillim tĂ« kĂ«saj jave, ndĂ«rsa ai iu drejtua parlamentit dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r qetĂ«si.

“ShumĂ« njerĂ«z kĂ«tu thonĂ« se janĂ« tĂ« frustruar qĂ« konflikti ka vazhduar pĂ«r gati njĂ« vit dhe mendojnĂ« se komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar thjesht nuk po bĂ«n asgjĂ«. Ata mendojnĂ« se Franca nuk po bĂ«n mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur civilĂ«t dhe njerĂ«zit qĂ« po vuajnĂ« vĂ«rtet,” -tha Macron mĂ« tej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mijëra qytetarë marshojnë në Paris në solidaritet me palestinezët dhe libanezët appeared first on Euronews Albania.

SHBA nuk ripërtërin programin për emigrantët latino-amerikan, ja shkaku

Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi të premten se administrata e presidentit Biden nuk do të ripërtërijë një program të përkohshëm për mbërritjen e emigrantëve me sponsorizim nga shtetasit amerikanë.

Programi ofronte mundësinë që emigrantët të hynin në SHBA për arsye humanitare ose nëse hyrja e tyre ishte e konsideruar si përfitim publik.

Ky program, i cili u krijua për të ofruar një rrugë ligjore për emigrantët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, filloi në tetor të vitit 2022 dhe do të skadojë në javët e ardhshme.

Rreth 530,000 emigrantë nga këto vende kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes rrugëve ajrore dhe kanë përfituar një qëndrim dyvjeçar.

Ndërsa administrata Biden e nisi këtë program për të ulur kalimet e paligjshme në kufirin me Meksikën, numri i emigrantëve që kalonin ilegalisht kufirin arriti në nivele rekord gjatë administratës së tij, por ka rënë së fundmi për shkak të kufizimeve të reja.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Naree Ketudat, vendimi për të mos e ripërtëritur programin bazohet në përcaktimet e bëra në fillim të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA nuk ripërtërin programin për emigrantët latino-amerikan, ja shkaku appeared first on Euronews Albania.

Biden: Izraeli po diskuton përgjigjen ndaj Iranit, nuk synon vetëm rezervat e naftës

NĂ« njĂ« paraqitje tĂ« rrallĂ« nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, presidenti Joe Biden tha tĂ« premten se Izraeli nuk ka vendosur ende si do t’i pĂ«rgjigjet sulmeve me raketa nga Teherani, duke kĂ«rkuar qĂ« kryeministri izraelit tĂ« shqyrtojĂ« objektiva tĂ« tjerĂ« pĂ«rveç rezervave iraniane tĂ« naftĂ«s.

Sipas presidentit Biden, Izraeli po shqyrton mundësitë për hakmarrje ndaj Iranit për sulmin me raketa të kësaj jave, por ende nuk ka marrë një vendim për reagimin e tij.

Ai theksoi se sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane nuk mbështeten nga administrata e tij.

Analistët vlerësojnë se një sulm ndaj industrisë iraniane të naftës do të kishte pak ndikim në furnizimin global, por një hakmarrje nga Teherani, si bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, mund të kishte pasoja të rënda për tregjet e energjisë.

Presidenti Biden, që ka përballur sfida për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit të kaluar, kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mungesën e përgjigjeve ndaj thirrjeve për armëpushim.

Ai shprehu se asnjë administratë amerikane nuk e ka mbështetur Izraelin më shumë se ajo e tij.

“AsnjĂ« administratĂ« nuk e ka ndihmuar Izraelin mĂ« shumĂ« se unĂ«, asnjĂ«. Dhe unĂ« mendoj se Netanyahu duhet ta mbajĂ« mend kĂ«tĂ«. Nuk e di nĂ«se ai po pĂ«rpiqet tĂ« ndikojĂ« nĂ« zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris kĂ«tĂ«â€, tha Presidenti Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden: Izraeli po diskuton përgjigjen ndaj Iranit, nuk synon vetëm rezervat e naftës appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet lokale në Bosnjë, qytetarët shkojnë drejt qendrave të votimit të dielën

Bosnja dhe Herzegovina do të mbajë zgjedhjet e saj lokale të programuara për ditën e  dielë.

ZgjedhĂ«sit do tĂ« votojnĂ« pĂ«r 143 kryetarĂ« dhe 3,200 anĂ«tarĂ« tĂ« kĂ«shillave nĂ« dy entitetet e vendit: Federata e BosnjĂ«s dhe HercegovinĂ«s (FBIH) dhe Republika Srpska (RS), si dhe nĂ« Distriktin Brčko, i cili ka status tĂ« veçantĂ«.

Peisazhi zgjedhor karakterizohet nga partitë boshnjake që formojnë aleanca të ndryshme, ndërsa partitë serbe dhe kroate priren të bashkohen rreth një kandidati ose aleance të vetme.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (CIK), një total prej 110 partish, 58 aleancash, 76 kandidatëve të pavarur dhe 43 përfaqësuesish të pakicave po konkurrojnë për votat e rreth 3.4 milion votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet shënojnë një dominim të partive boshnjake, duke sjellë një numër të madh kandidatësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet lokale në Bosnjë, qytetarët shkojnë drejt qendrave të votimit të dielën appeared first on Euronews Albania.

Sulmet ajrore në Liban| Hamasi konfirmon vdekjen e komandantit të lartë

Hamasi njoftoi të shtunën në mëngjes se një komandant i lartë nga krahu i tij ushtarak, Brigadat al-Qassam, është vrarë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Beddawi në Libanin verior.

Saeed Ali, i cili mendohej të ishte një figurë kyçe në Brigadat al-Qassam, u vra së bashku me gruan e tij, Shaimaa Khalil Azzam, dhe dy vajzat e tyre, Zeinab dhe Fatime, sipas informacioneve nga një korrespondent i Anadolu.

NĂ« njĂ« deklaratĂ«, Hamasi e dĂ«noi sulmin, duke thĂ«nĂ« se “rezidenca e Saeed Ali u shĂ«njestrua, duke çuar nĂ« martirizimin e tij dhe tĂ« familjes sĂ« tij”. Ata shtuan se “udhĂ«heqja e Izraelit do tĂ« paguajĂ« pĂ«r vendimet e tyre kriminale kundĂ«r popullit tonĂ«â€.

Ky incident pason vrasjen e Fatah Sharifit, një tjetër lider i Hamasit në Liban, i cili u vra në një sulm ajror të ngjashëm më herët gjatë javës në kampin Burj al-Shemali në jug të Libanit. Situata vazhdon të jetë e tensionuar në rajon, me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet ajrore në Liban| Hamasi konfirmon vdekjen e komandantit të lartë appeared first on Euronews Albania.

‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat pĂ«r abuzim seksual

Reperi i njohur ‘P Diddy‘ ka dalĂ« fuqishĂ«m kundĂ«r akuzave tĂ« fundit pĂ«r abuzim seksual, duke i hedhur poshtĂ« ato si ‘kategorisht tĂ« rreme’ dhe duke mohuar çdo akuzĂ« qĂ« i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«.

Reperi dhe producenti 54-vjeçar i muzikës po përballet me sfida të reja ligjore, pasi avokati Tony Buzbee njoftoi se deri në 120 individë po përgatiten të ngrenë padi kundër Combs, duke pretenduar forma të ndryshme shfrytëzimi dhe abuzimi.

Akuzat e reja vijnë ndërsa Diddy mbahet në burg, në pritje të gjykimit për akuza të veçanta për trafikim seksual dhe shantazh, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.

 NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pretendimeve tĂ« fundit, avokatja e tij Erica Ëolff lĂ«shoi njĂ« deklaratĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« tij, duke mohuar tĂ« gjitha akuzat pĂ«r sjellje tĂ« pahijshme.

‘Siç ka theksuar ekipi ligjor i Combs, ai nuk mund tĂ« adresojĂ« çdo akuzĂ« tĂ« pameritĂ« nĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« cirk i pamatur mediatik. Combs nĂ« mĂ«nyrĂ« prerazi dhe kategorikisht mohon si tĂ« rremĂ« dhe shpifĂ«s çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me kĂ«do, pĂ«rfshirĂ« tĂ« miturit’ thuhej nĂ« deklaratĂ«.

Buzbee, i cili drejton kĂ«to padi, planifikon t’i paraqesĂ« ato gjatĂ« muajit tĂ« ardhshĂ«m. Akuzat pĂ«rfshijnĂ« njĂ« periudhĂ« prej mĂ« shumĂ« se dy dekadash, nga fillimi i viteve 2000 deri nĂ« vitet 2010, dhe pĂ«rfshijnĂ« burra dhe gra qĂ« ishin midis moshĂ«s 9 dhe 38 vjeç kur ndodhĂ«n incidentet e supozuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat pĂ«r abuzim seksual appeared first on Euronews Albania.

Opera “PĂ«r tre grosh”, regjisori japonez vĂ« nĂ« jetĂ« veprĂ«n nĂ« teatrin “Migjeni”

‘Opera pĂ«r tre grosh’, njĂ« kryevepĂ«r e autorit tĂ« njohur gjerman Bertolt Breçt u shfaq premierĂ« nĂ« skenen e teatrit ‘Migjeni’.

Nën regjinë e regjisorit Kuniaki Ida, kjo vepër e shkruar 100 vite me parë, solli një realitet të sotshëm ku paraja sundon botën dhe shoqëria drejtohet nga kriminelë dhe njerëz të korruptuar.

Një vepër që sfidon normat sociale dhe ngre pyetje thelbësore, duke e ftuar spektatorin të zbulojë përgjigjet gjatë shfaqjes.

Për regjisorin japonez, bashkëpunimi me shqiptarët është nder me të suksesshmit pasi sipas tij, ne si komb i ndiejmë me shumë gjerat.

“Kam punuar me aktorĂ« tĂ« ndryshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« boten, port e punoje me aktorĂ«t shqiptarĂ« ishte ndjesi e re dhe e bukur. Me intereson shume ndjeshmĂ«ria qĂ« ka kjo vepĂ«r kĂ«tu, pasi vuira re se shqiptarĂ«t janĂ« shumĂ« bujarĂ« e besnikĂ«, kjo Ă«shtĂ« e mrekullueshme. NjĂ« karakteristikĂ« qĂ« bota po e zbulon tani se kush janĂ« shqiptarĂ«t.” –thotĂ« regjisori Kuniaki Ida.

Opera “PĂ«r tre grosh” do vijojĂ« nĂ« skenĂ«n e teatrit “Migjeni” nĂ« ShkodĂ«r me natĂ«n finale tĂ« 5 tetorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opera “PĂ«r tre grosh”, regjisori japonez vĂ« nĂ« jetĂ« veprĂ«n nĂ« teatrin “Migjeni” appeared first on Euronews Albania.

U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil

“ShumĂ« e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r mungesĂ« tĂ« fĂ«mijĂ«ve asgjĂ« tjetĂ«r
 ”

Ky është Bardhyl Zabzuni, 74 vjeçari nga Elbasan i cili prej 10 vitesh provon shijen e hidhur të vetmisë.

I paralizuar prej kohësh, i moshuari nuk e ka të lehtë të tregojë sakfrificat e jetës në ditën ndërkombëtare të të moshurave.

“UnĂ« kam gati dy vite qĂ« jetoj kĂ«tu, mĂ« solli vĂ«llai. Kam qenĂ« i martuar dhe kam tre goca, ajo kishte vĂ«llain nĂ« Greqi e mori pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, iku me mori dhe kalamajt e ngela vetĂ«m,” –thotĂ« Bardhyli.

 “NevojĂ« kam shumĂ« dhe kur shoh kalamaj qĂ« vijnĂ« nxierr mallin e tyre
” –shprehet mĂ« tej i moshuari.

Pendesa nuk është diçka që e shoqëron për detyrën prindërore Bardhylin, por megjithatë e ndjen veten fajtor për dashurinë pa kufij që ka falur gjatë jetës.

Ai thotë se tashmë në azilin ku jeton ka gjetur një familje me të madhe, se ajo para 10 vitesh.

“UnĂ« kĂ«tu kam gjet njĂ« familje, lash njĂ« familje atje dhe e gjeta kĂ«tu. Personeli Ă«shtĂ« shumĂ« i respektueshĂ«m ,na trajtojnĂ« sikur jemi ne prinderit e tyre, jo sikur jemi azilant. Jeta shumĂ« e vĂ«shtirĂ« por sa erdha ketu u rehatu shpirti, jam mĂ« ndryshe,” –tregon Bardhyli.

Kjo nuk është thjesht jeta e Bardhyl Zabzunit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil appeared first on Euronews Albania.

Defektet e zemrës| Studimi: Bebet e lindura përmes fertilizimit me risk më të lartë

Bebet e lindura përmes fertilizimitin invitro (IVF), mund të kenë një rrezik më të lartë për të zhvilluar defekte të zemrës në krahasim me ato të konceptuara në mënyrë natyrale.

NĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rfundim ka dalĂ« njĂ« studimi i publikuar nĂ« “European Heart Journal”, ku thotĂ« se foshnjat e konceptuara pĂ«rmes teknologjisĂ« sĂ« riprodhimit tĂ« asistuar, pĂ«rfshirĂ« IVF dhe procedura tĂ« tjera mund tĂ« kenĂ« njĂ« rrezik 36% mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r defekte tĂ« zemrĂ«s.

Ky studim përfshiu analizimin e të dhënave nga mbi 7.7 milionë lindje të gjalla në katër vende nordike Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi, gjatë një periudhe 30-vjeçare.

Studiuesit krahasuan bebet e lindura përmes teknologjisë së riprodhimit të asistuar me ato të konceptuara natyrshëm dhe zbuluan se foshnjat e lindura përmes riprodhimit të asistuar kishin një rrezik prej 1.84% për defekte të zemrës, krahasuar me 1.15% te foshnjat e lindura natyrshëm.

Përveç kësaj, rreziku ishte më i lartë kur bëhej fjalë për lindje të shumëfishta, me një rrezik prej 2.47%.

Ky studim nënvizon rëndësinë e vëmendjes së shtuar për foshnjat e lindura përmes trajtimeve të fertilitetit, duke theksuar nevojën për kontrolle të hershme për defekte të mundshme të zemrës.

Ndërhyrjet e hershme mund të ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve shëndetësore për këta fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Defektet e zemrës| Studimi: Bebet e lindura përmes fertilizimit me risk më të lartë appeared first on Euronews Albania.

“Ndryshimet e motit kanĂ« shtuar virozat”, mjekia: Preken veçanĂ«risht fĂ«mijĂ«t

Ashtu si shtatori, edhe muaji tetor ka nisur me mot të paqëndrushëm.

Mjekët pediatër thonë se pas çdo episodi me ndryshime të mëdha të motit numri i pacientëve të vegjël rritet.

Ndryshimi i temperatuarve në ekstremet e tyre duke na bërë të përjetojmë brenda një dite disa stinë ndikon negativisht në shëndet e veçanërisht tek të vegjlit.

“Shtimi i virozave ka rritur interesin e prindĂ«rve pĂ«r vaksinĂ«n e gripit, pĂ«r tĂ« cilĂ«n mjekĂ«t thonĂ« se Ă«shtĂ« e rekomandueshme pĂ«r tĂ« shmangur format e rĂ«nda tĂ« sĂ«mundjes,” –thotĂ« mjekia pediatre Sonila Brati.

Sipas burimeve zyrtare të ISHP, përgjatë muajit tetor do të nis edhe aplikimi i vaksinës kundër gripit në grupet e riskut.

Të parët do të vaksinohen mjekët në të gjitha sistemet, mëusesit, të moshuarit të sëmurët kronik, fëmijët nën 5 vjeç dhe personat që janë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ndryshimet e motit kanĂ« shtuar virozat”, mjekia: Preken veçanĂ«risht fĂ«mijĂ«t appeared first on Euronews Albania.

Rriten nevojat për gjak, mjekët hasin vështirësi për grupet e rralla

Bankat e gjakut vihen çdo ditë në vështirësi për të siguruar grupet e rralla të gjakut në rastet e aksidenteve, ku mjekët e kërkojnë në mënyrë të menjëhershme.

Sipas ekspertëve dhurime më të ulta janë nga qytetarët me grup gjaku  ab -, b-, a- dhe 0-, të cilët përbëjnë vetëm 5 % të totalit të njësive të gjakut të dhuruara.

“Ne duhet tĂ« kemi rreth 100 njĂ«si gjak nĂ« ditĂ« pĂ«r tĂ« plotĂ«suar nevojat , ndonjĂ«herĂ« kemi vĂ«shtirĂ«si nĂ« grupet e rralla janĂ« nĂ« pĂ«rqidje shumĂ« tĂ« ulta nĂ« tĂ« gjithĂ« popullatĂ«n dhuruese, dhe do tĂ« kemi shumĂ« pak 0 negativ  qĂ« Ă«shtĂ« edhe grupi qĂ« u jep tĂ« gjithĂ«ve pacientĂ«ve dhe qĂ« ne kemi mĂ« tepĂ«r vĂ«shtirĂ«si,” –tha Viola Konomi, Drejtore e Mbledhjes e PĂ«rpunimit tĂ« Gjakut.

Nevojat për gjak janë gjithmonë në rritje edhe për shkak të sëmundshëmrisë së shtuar dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.  Por aktualisht dhurimet vullnetare janë në nivelin e  25%.

“Ne ende jemi nĂ« shifra shumĂ« tĂ« ulta pĂ«rsa i pĂ«rket dhurimeve vullnetare. Dhurimet zĂ«nĂ« 75 % familjare  dhe 25 % janĂ« vullnetare. NĂ« rastin kur ka njĂ« aksident spitalet dhe banka e gjakut vihen nĂ« vĂ«shtrĂ«si pĂ«r tĂ« gjetur grup tĂ« rrallĂ« gjaku nĂ« atĂ« moment,” –tha mĂ« tej Konomi.

Gjendur në këto kushte ekspertët kërkojën ndërgjegjësimin e popullatës për të rritur dhurimet vullnetare dhe ky ndërgjegjësim duhet të fillojë që në shkollë me kurrikula të veçanta për vlerën e dhurimit të gjakut për pacientët ne nevojë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten nevojat për gjak, mjekët hasin vështirësi për grupet e rralla appeared first on Euronews Albania.

Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiç, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.

Ai shpërndau në rrjetet sociale pamje që shfaqin lumenjtë e fryrë dhe shtëpitë e përmbytura përreth.

Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në disa fshatra të kësaj komune u ndërpre.

Reshjet e mëdha të shiut e kanë rritur nivelin e lumenjve edhe në pjesën qendrore të vendit.

Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në qarkullim, ndërsa erërat e forta shkulën pemët nga vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut appeared first on Euronews Albania.

Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar të premten trupat ukrainase në rajonin verilindor të vendit, Sumi, ku foli me komandantë dhe ushtarë të cilët janë duke luftuar përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Zelensky theksoi se operacioni Ă«shtĂ« “strategjik” pĂ«r t’i motivuar partnerĂ«t e Kievit tĂ« jenĂ« “mĂ« vendimtarĂ« dhe pĂ«r t’i bĂ«rĂ« trysni RusisĂ«â€.

Forcat ukrainase thuhet se  kanë zënë rreth 1.300 kilometra katrorë tokë ruse në rajonin e Kurskit.

MegjithĂ«se ritmi i inkursionit Ă«shtĂ« ngadalĂ«suar, Zelensky tha se “e ka ndihmuar shumĂ«â€ Kievin pĂ«r ta siguruar paketĂ«n mĂ« tĂ« re me ndihma ushtarake nga PerĂ«ndimi.

“Ne duhet ta motivojmĂ« tĂ«rĂ« botĂ«n dhe t’i bindim ata se ukrainasit mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« fuqishĂ«m sesa armiku”, u tha Zelensky ushtarĂ«ve ukrainas.

Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë raportuan të premten më herët se ushtria ruse vrau së paku tre civilë gjatë sulmeve në katër rajone ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus appeared first on Euronews Albania.

Ushtria amerikane godet 15 objektiva tĂ« grupit “Huthi” nĂ« Jemen

Ushtria amerikane tha se  ka kryer 15 sulme ajrore tĂ« premten kundĂ«r shĂ«njestrave tĂ« lidhura me luftĂ«tarĂ«t e grupit “Huthi” tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani, nĂ« Jemen.

Banorët vendas thanë se u dëgjuan shpërthime në postblloqet ushtarake dhe madje në një aeroport.

Komanda Qendrore, e cila udhëheq forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se shënjestrat e goditura përfshinin armatime ushtarake.

RebelĂ«t “Huthi” kanĂ« kryer gati 100 sulme ndaj anjieve qĂ« kalojnĂ« nĂ«pĂ«r Detin e Kuq prej nĂ«ntorit.

Ata thonë se këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në luftën tashmë njëvjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës.

Administrata e presidentit Joe Biden ka vepruar kryesisht në vetëmbrojtje kundër sulmeve nga Huthit në Detin e Kuq, zakonisht duke ia rrëzuar dronët dhe raketat e lëshuara kundër anijeve të mallrave dhe kundër luftanijeve amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria amerikane godet 15 objektiva tĂ« grupit “Huthi” nĂ« Jemen appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Bosnjë, shkon në 19 numri i viktimave nga reshjet e dendura

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë-Hercegovinën qendrore kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur.

Personatë tjerë janë raportuar të zhdukur dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ministri i Zhvillimit Vojin Mijatoviç tha se vendi ka parë një fatkeqësi të tmerrshme dhe bëri thirrje për qetësi.

Lumenjtë dolën nga shtrati pas një stuhie gjatë natës, ku fotografitë nga ajri treguan shumë qytete dhe fshatra të përmbytur.

Rrugët, urat dhe shinat hekurudhore u bllokuan, ndërsa rrëshqitjet e dheut lanë shtëpitë të groposura mes shkëmbinjve deri në katet e sipërme.

Shkencëtarët nga grupi World Weather Attribution (WWA) thanë se kjo periudhë katërditore ka qenë me nivelin më të lartë të shirave të regjistruar ndonjëherë në rajon.

Ata thanë se përmbytjet ishin përkeqësuar shumë nga ndryshimet klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Bosnjë, shkon në 19 numri i viktimave nga reshjet e dendura appeared first on Euronews Albania.

“RusĂ«t do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe

Ish-deputeti serb, Nenad Çanak ishte nĂ« njĂ« liodhje tĂ« drejtpĂ«rdrejt kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« emisionin BalkanTalks nĂ« Euronews Albania pĂ«r tĂ« diskutuar rreth marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« SerbisĂ«, nĂ« raport me qĂ«ndrimet e kĂ«saj republike me FuqitĂ« e MĂ«dha.

Duket sikur kohët e fundit raportet midis presidentiti Vuçiç, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë  dhe Francës janë përmirësuar, duke mrrë shkas edhe nga vizita e kancelarit gjerman, Olaf Sçolz, presidentit francez, Emanuel Macron dhe ndihmës-sekretarit amerikan për Energjitikën në Serbi, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme mes palëve.

PĂ«r kĂ«tĂ«, sipas Çanak pavarĂ«sisht kĂ«tyre raporteve tĂ« mira qĂ« Serbia ka krijuar me FuqitĂ« e MĂ«dha, duket sikur po luan njĂ« lojĂ« tĂ« dyfishtĂ«, kjo sepse nĂ« anĂ«n tjetĂ«r Vuçiç kĂ«rkon qĂ« tĂ« ruaj marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mira edhe me aleatin e saj, RusinĂ«.

“ËshtĂ« e vĂ«rtĂ«tĂ« qĂ« presidenti i SerbisĂ«, AleksandĂ«r Vuçiç i di se cilat janĂ« fgjĂ«rat e rĂ«ndĂ«sishme. SĂ« pari se rusĂ«t nuk tĂ« falin dhe se do t’a vrasin nĂ«se ai shkon drejt perĂ«ndimit. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r ai e di qĂ« Serbia ka mbi 70% tĂ« shkĂ«mbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj ai e di shumĂ« mirĂ« se atij i duhet tĂ« lĂ«vizĂ« nga lindja drejt perĂ«ndimit, por i druhet edhe qĂ«ndrimit tĂ« RusisĂ« nĂ« Kombey e Bashkuara. Pra ky Ă«shtĂ« koncepti id y karrigeve dhe Vuçiç po e luan kĂ«tĂ« lojĂ« tĂ« dyfishtĂ« prej mĂ« shumĂ« se njĂ« decade,” –tha Çanak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “RusĂ«t do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në juglindje të vendit, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet

Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë edhe juglindjen e vendit.

Më të dendura reshjet kanë qenë në qytetin e Pogradecit që kanë sjellë edhe përmbytje të sipërfaqeve të mëdha të këtij qyteti.

Situata më e rëndë paraqitet në sheshin e Pallatit të Sportit dhe stadiumit, por dhe në disa lagje periferike të këtij qyteti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i punojësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës Kanalizimeve, që po punojnë për normalizimin e kësaj situate të krijuar.

Janë më shumë se 40 forca të këtyre ndërmarrjeve të cilët po punojnë për zhbllokimin e pusetave të bllokuara nga reshjet aspak normale.

Reshje të shumta ka patur edhe në qytetin e Korçës, por nuk ka patur situatë kritike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në juglindje të vendit, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë.

Begaj i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij, Beqiroviç dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore.

Të paktën 14 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi reshjet e forta shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.

Mesazhi i Begaj në X:

“Me hidhĂ«rim tĂ« thellĂ« mĂ«sova lajmin pĂ«r viktimat nga pĂ«rmbytjet dhe disa dhjetĂ«ra tĂ© zhdukur  nĂ« krahinĂ«n e JablanicĂ«s e disa zona tĂ« tjera nĂ« Bosnie- HercegovinĂ«.

I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato tĂ« popullit shqiptar dhe  solidarizohemi me  qytetarĂ«t e dĂ«mtuar rĂ«nde nga kjo katastrofĂ« natyrore.”- u shpreh Presidenti me anĂ« tĂ« njĂ« postimi nĂ« platformĂ«n X.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat appeared first on Euronews Albania.

❌