Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vlora në pushtetin e ujit, PD: Prokuroria të nisë hetimin për situatën e krijuar nga keqmenaxhimi i Bashkisë

Kryetari i PD-së në degën e Vlorës Atird Hoxha thotë se përmbytjet e fundit që kanë goditur qytetin kanë sjellë pasoja të rënda për shumë familje dhe pronat e tyre.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD DEGA VLORË

Të dashur qytetarë,

Fatkeqësisht, këto ngjarje të rënda dhe të përsëritura janë pasojë e mungesës së investimeve të qëndrueshme në infrastrukturën urbane dhe planifikimin afatgjatë nga ana e bashkisë dhe qeverisë së Rilindjes.

Qyteti nën ujë, është një tregues i qartë i papërgjegjshmërisë në menaxhimin e tij.

Përfundimisht, kjo qeveri, ky model nuk kanë më turp e cipë dhe nuk duan të dinë më për qytetin e qytetarët.

Mungesa e energjisë elektrike në të gjithë qytetin për orë të tëra ka përkeqësuar gjendjen në shumë zona për shkak të mosfunksionimit të sistemeve.

Drejtuesit e institucioneve duke filluar nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Dredha i II  në rehatinë e tyre e pritën të pushoi shiu dhe u jepnin urdhra punonjësve që i lanë në mëshirë të fatit, pa mjete me rrogë qesharake, ndërkohë që rrogat e tyre i shtuan i bënë miliona.

Sot me siguri do ti shihni tek nxitojnë të hedhin foto me punonjës e makina, duke na treguar se po punojnë për rikthimin e normalitetit.

Një popull që paguan taksa për zyrtarët që e drejtojnë por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta, është një popull i vjedhur në mënyrë kriminale dhe i përbuzur nga arroganca dhe cinizmi.

Vlora dhe vlonjatët nuk e meritojnë këtë.

Në këto kushte Partia Demokratike Dega Vlorë i bën thirrje Prokurorisë të nisi menjëherë hetimin për situatën e krijuar në qytetin tonë pasi është e qartë se nevoja për masa paraprake dhe efektive nuk është përmbushur, duke lënë qytetin të pambrojtur e në mëshirën e fatit.

 

The post Vlora në pushtetin e ujit, PD: Prokuroria të nisë hetimin për situatën e krijuar nga keqmenaxhimi i Bashkisë appeared first on Albeu.com.

“Qytetarët të kenë durim”- Vlora nën “pushtetin” e ujit, kryebashkiaku Ermal Dredha: Pas evidentimit të dëmeve, banorët do të kompensohen! Ja pse ndodhi përmbytja

Kryetari i Vlorës, Ermal Dredha, ka folur për situatën në qytetin bregder pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e dendura të shiut. Ai u shpreh se ka prezencë ujë në disa lagje të qytetit të Vlorës dhe po punojnë për menaxhimin e situatës. Për News24, ai u shpreh se qytetarët duhet të jenë durim derisa gjendja të

Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të djeshme, qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihen lagje të tëra të mbuluara nga uji, Xhamia, bulevardi dhe Lagjja Kushtrimi.

Një ditë më parë situata në këtë qytet ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje. Për këtë arsye u evakuuan mbi 30 familje, të cilat u strehuan në konviktin e mjekësisë, ndërsa banorët mbetën pa ujë dhe pa drita.

Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.

Në orët e vona të mbrëmjes u mblodh shtabi i emergjencave civile, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. Në të u diskutua evidentimi i zonave të cilat kanë prezencë uji dhe kanë nevojë për ndërhyrje, menaxhimi i trafikut në qytet, furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit dhe koordinimi dhe menaxhimi ndërmjet strukturave të bashkisë dhe policisë për familjet e evakuuara.

Gjithashtu nisi puna në terren për pastrimin e kanaleve, të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve.

Për të normalizuar situatën në ndihmë të tyre shkoi edhe ushtria. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes Ministria e Mbrojtjes sqaroi se situata në Vlorë ishte drejt përmirësimit. /A2CNN/

The post Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura appeared first on Telegrafi.

Përmbytja e pazakontë e Vlorës, flet kryebashkiaku: Çfarë e shkaktoi

Rrugët e qytetit të Vlorës u përmbytën masivisht të premten, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznese. Pamjet e pazakonta treguan makinat e parkuara të mbuluara nga uji dhe lagje të tëra nën pushtetin e ujit. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë për Euronews Albania, shpjegoi se shkaku i përmbytjeve ishte sasia e madhe e reshjeve që ra për dy orë e gjysmë, e cila ishte shumë më e lartë se norma e zakonshme.

Dredha theksoi se rreth 180 mm shi ranë brenda kësaj periudhe, që është e barabartë me sasinë e reshjeve për një muaj.

Ai tha se ekipet e bashkisë kanë bërë të mundur evakuimin e 55 familjeve, ndërkohë që shtoi se situata është normalizuar.

“Prurja e reshjeve ka qenë tej normales. Rreth 180 mm shi për dy orë e gjysmë është sasia e reshjeve që normalisht bie për një muaj. Imagjinoni prurjet me një intensitet kaq të lartë që bien në vetëm dy orë e gjysmë. Për këtë arsye, kanali i ujërave, me atë masë prurjesh, ka dalë jashtë kapacitetit dhe të gjithë ai ujë ka përmbytur qytetin. Një ditë më parë, ne i paralajmëruam qytetarët për reshjet, duke i këshilluar që të ishin të kujdesshëm, sepse e prisnim që do të kishte reshje. Të gjitha kanalet janë pastruar më parë për të qenë gati për sezonin e reshjeve, por sasia e prurjeve ishte jashtë normales”, tha Dredha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytja e pazakontë e Vlorës, flet kryebashkiaku: Çfarë e shkaktoi appeared first on Euronews Albania.

Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri

Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të premten, njoftuan autoritetet.

Zona e Vlorës, në jugperëndim të vendit, është prekur më së shumti nga përmbytjet, duke detyruar rreth 30 familje të evakuohen nga shtëpitë e tyre

Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë. Nuk është raportuar për viktima.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.

“Prurjet e reshjeve ishin shumë të dendura. Shiu ra për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim, që shkaktoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujërave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Situata ka qenë realisht alarmante”, tha Dredha.

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor në Vlorë, mbërritën atje me dy moto varka, dy ekipe të pajisur me dy motopompa, tetë mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.

Me përmbytje janë përballur të premten edhe Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, me këtë të parën që ka pësuar fatkeqësinë më të madhe në 40 vjetët e fundit.

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

The post Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Pasdite me diell dhe e bukur në Vlorë, Rama ndan pamjet e piktorëve

Natyra në Vlorë ka krijuar një atmosferë magjike. Valët e detit Jon, me ngjyrat e tyre të gjalla, kanë frymëzuar piktorët që të pikturojnë në bregun e detit. Me telajot e vendosura buzë detit, artistët kapin bukurinë e peizazhit dhe energjinë e natyrës. ”Pasdite e bukur në Vlorë”, shkruan Kryeministri Edi Rama, teksa ndau pamje nga valët e detit Jon dhe piktorët e Vlorës. Vlora është një ndër…

Source

❌