Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Xhamia e Kukësit u kthye si sallë operacioni”, mjeku kujton luftën e Kosovës: Tragjike, pas 24 vitesh janë mbi 1 mijë të zhdukur, eshtra pa varre

Një ndër episodet më të rëndësishme në jetën e tij, mjeku Agron Abrashi kujton luftën në Kosovë. Ai ka thënë se në atë periudhë misioni i tij humanitar ishte ADN-ja.

I emocionuar, Abrashi ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate”, momentin kur u kthye nga Zvicra dhe shkoi të shërbente në xhaminë e Kukësit, e cila u shndërrua si sallë operacioni në kohën e luftës.

“Ishte mjaft dramatike, xhamia e Kukësit ishte kthyer në spital, trajtoheshin luftëtarët e plagosur, vizitova ata, u futa brenda, aty ishte një ekip nga Norvegjia, që bënin operacione në Xhami dhe përreth ishin fëmijët bashkë me nënat e tyre. Ishte një gjendje tmerruese dhe shumë zhgënjyese kur shikoje ato vuajtje, ato pasiguri që ishin krijuar te masa. Nga këndvështrimi i Zvicrës, një ndër shtetet më të zhvilluara në botë, kur vjen dhe shikon atë atmosferën dramatike, të zgjon ndjenjën e humanitetit edhe më të madh. Dua dhe më shumë të kontribuojë”.

Mjeku u ndal dhe te çasti kur u njoh me bilancin e të humburve në familje. Sipas Abrashit, është tragjike se si pas 24 vitesh janë ende të zhdukur 1800 persona, si pasojë ka eshtra pa varre.

“Pas luftës më çuan dhe një lloj bilanci për humbjet e jetës, se për shumicën nuk dihej, se kush kishte humbur jetën, apo ishin zhdukur. Ne kemi ende 1800 të humbur, që sot e kësaj dite pas 24 vitesh lufte nuk e dimë fatin e tyre, janë varre pa eshtra dhe eshtra pa varre. Familjarët duan së paku të kenë eshtra që të kenë varre dhe të derdhin disa lot. Është shumë e dhimbshme”./abcnews.al

“Nuk ka rëndësi ana materiale, por falenderimi i pacientëve”, rrëfehet “Doktori i Mrekullive”: Si më lindi pasioni për mjekësinë në fëmijëri

Agron Abrashi është mjeku, që njihet nga të gjithë si “Doktori i Mrekullive”. Ai ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” se bluza e bardhë për të, është simbol i shërbimit dhe shpëtimit të jetës.

Sipas mjekut, për të nuk ka rëndësi pjesa materiale, por ajo humanitare dhe e falenderimit nga pacientët.

“Bluza e bardhë është një simbol, që domethënë je shërbyes i përhershëm. Dy gjërat më rë rëndësishme në jetën e njeriut janë shëndeti dhe jeta. Ti je ai personi që e përcjellë dhe e mbron këtë gjë më të çmueshme. Nuk ka gjë më të mirë se shërimi i pacientëve dhe shpëtimi i jetës. Ajo është dhurata më e mirë që mund të marrim, pjesa materiale nuk është me rëndësi. Pjesa humanitare dhe pjesa e falenderimit nga pacientët përrreth, nga ndihma që ofron përditë është një motivim i vazhdueshëm. Të vazhdojmë me punën tonë humanitare, etike, t’i ndihmojmë njerëzit kudo që janë”.

Abrashi ka zbuluar se pasioni për mjekësinë i lindi nga filmat amerikanë, që kur ishte fëmijë në moshën 10-vjeçare.

“Pasioni erdhi që nga fëmijëria e hershme, në moshën 10-vjeçare pëlqenin filmat amerikanë me teknika bardh e zi, ku mjeku shkonte në vizita shtëpiake me atë çantën dhe bënte vizitat e familjes. Nga ajo më lindi ai pasioni që unë një ditë të marrë atë çantën, ku kisha të gjitha veglat e punës dhe të shërojë pacientë të ndryshëm, familjarë, etj”.

Sa i përket ditës së parë të punës, ai e kujton me shumë emocione.

“Ishte një ditë e jashtëzakonshme, kur fillova punën në spitalin në Gjakovë dhe bënim trajtinim fillestar që ishte e zakonshëm dhe pastaj kaluam në shërbimin ambulator në Qendrën Mjekësore në Gjakovë. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe mezi prisja që të vinte dita tjetër, që punoja me pacientët”./abcnews.al

12-vjeçarja nga Gjirokastra do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion: Mesazhi i këngës, të mbrojmë natyrën

Nikol Çabeli është vogëlushja nga Gjirokastra që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Kids. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se detaje nga kënga, që nga mesazhi në mbrojtje të natyrës dhe deri te bashkëpunëtorët.

Sakaq, Nikol ka zbuluar se Spanjë kur të zhvillohet festivali do të shoqërojnë familjarët, por edhe motra e saj 18 vite më e madhe, që do të vijë surprizë nga SHBA, bashkë me mbesën.

“Mesazhi i këngës është që të mbrojmë natyrën, mjedisin dhe lulet. I ftoj fëmijët dhe jo vetëm të gjithë të rriturit që ta mbrojmë natyrën. Erjona Rushiti ka bërë tekstin, ndërsa Enis Mullai ka bërë orkestracionin, të cilët i përshëndes.

Zysh Erjona është fati im dhe në këngën e parë ne kemi fituar në Festivalin e Shkodrës. Eurovizion Kids bëhet në Madrid, në Spanjë. Në Madrit do të vijnë prindërit e mi, që i falenderoi për suportin, zysh Erjona dhe profesori Enisi. Sakaq, më kanë bërë dhe një surprizë, pasi motra ime bashkë me mbesën do të vijnë nga Amerika. Unë me motrën kemi 18 vite diferencë, ndërsa mbesa mbush një vjeç”, u shpreh artistja e vogël./abcnews.al

Martohet mjekja e njohur/ Rrëfen detajet: E kisha të vështirë ta pranoja, është 10 vite më i vogël se unë

Mjekja e njohur, Briseida Xhelaj ka realizuar dasmën e saj të ëndrrave. E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se zgjodhi 6 fustane dhe e ka shijuar pa fund.

“Unë isha përgatitur dhe e dija se çfarë doja, fustanin, të ftuarit, por nuk munda për shkak të kohës. E ftova princeshës, por ajo e kishte të pamundur të vinte, na ftoi në dhjetor mua me bashkëshortin në familjen e saj që të festojmë dhe një herë.

Kam pasur 6 fustane, kur i provova më pëlqyen shumë dhe vendosa t’i vishja të gjithë.

Unë e doja dasmën shumë, ndërsa burri më thoshte, prit se jemi shpejt. Kjo verë ka qene e keqe për jetën time, sepse kam bërë një operacion në vena dhe shkoja shpesh në spital për vizita, kam harxhuar gati 20 milionë lekë, por dasma ndryshoi gjithçka”.

Sakaq, Briseida ka rrëfyer dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin 10 vite më të ri, të cilin në fillim e kishte të vështirë ta pranonte.

Mjekja ka zbuluar se ka dhe një djalë nga martesa e saj e parë, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mira.

“Bashkëshorti im është barist dhe bën koktejlet më të mira. Ne ishim shokë, por për hir të moshës unë nuk e pranoja të kalonim në romancë. Ai është 10 vite më i vogël nga unë. Në fillim nuk doja, i mori shumë kohë që të më mbushte mendja, por kuptova që ai ishte i pjekur dhe pranova. Ma mbushi mendjen, sepse jeta është shumë e shkurtër, dhe unë dua lumturinë dhe këtu e kam, prandaj pse mos t’ia jap shancin vetes.

Unë kam dhe një djalë 9 vjeç, ai e dogji në dasmë, madje ka kënduar dhe një këngë”./abcnews.al

Altin Zogaj, boksieri shqiptar që po shkëlqen në Gjermani, dikur pjesë e futbollit sot karrierë brilante në boks

Boksieri Altin Zogaj në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për pasionin e tij për boksin.

Zogaj, kampion i Europës në boks dhe një profesionist, mbron titullin ndërkombëtar IBO në “Ludwigsburg Arena”.

“Boksi më pëlqen më shumë. Gjatë futbollit kam pasur më shumë lëndime se në boks. Por kam ndjekur boksin sepse më pëlqen më shumë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës tregoi se është i angazhuar shumë me boksin dhe se dy herë në ditë merret me stërvitje.

Përveçse është i talentuar në boks, Altin Zogaj është edhe një bloger i suksesshëm. Pasi videot e publikuara në kanalin e tij në Youtube kanë një shikueshmëri të lartë.

“Tani për tani jam pushim. Por kam një ofertë në Zvicër për ndeshje, por ende nuk kam vendosur nëse do të pranoj apo jo”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

“Terapia e Artit”, mbi 60 teknika shprehëse që ndihmojnë fëmijën të zhvillohet

Lorela Garuli në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për “Terapia e Artit”, librin e saj të katërt.

Terapia e artit ndihmon shumë fëmijët të kuptojnë ndjenjat Gjatë intervistës së studio, Garuli foli edhe për teknikat e muzikoterapisë duke shpjeguar se si disa nga “terapitë e Artit” ndihmojnë në zhvillim.

Për të realizuar teknikat e muzikoterapisë, Lorela Gabuli u shpreh se duhet gjithmonë një instrumentist që luan një kitarë ose piano.

Praktikimi i terapisë së artit dhe muzikoterapisë e lejon fëmijën të transferojë ankthin, frikërat, fantazinë dhe fajin në objekte dhe jo në njerëz.

Fëmijët përjetojnë mbështetje emocionale dhe me anë të këtyre terapive, ata mund të mësojnë të kuptojnë edhe më mirë ndjenjat dhe mendimet e tyre, të mësojnë të komunikojnë me të tjerët, të mësojnë të shprehin emocionet e tyre, të modifikojnë sjelljen, të zhvillojnë aftësi problem-zgjidhëse dhe të mësojnë një shumëllojshmëri mënyrash sesi të gjithëpërfshihen në shoqëri.

Ndërsa u ndal tek fëmijët që kanë probleme të përqendrimit Lorela Gabuli shpjegoi se në këtë rast duhet punuar me vëmendje me pjesën e përqendrimit.

/abcnews.al/

Bledar Mesi, kampion 25 vite me radhë, pjesë e Forcave të Armatosura dhe arbitër asistent në FSHF

Bledar Mesi, major dhe kampion kombëtar në Atletikë, i ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për kampionit Ballkanik, nga ku fitoi edhe gjashtë medalje. Bledar Mesi u vlerësua si atleti më i mirë në kampionit e 33 Ballkanik i Atletëve Master.

Gjatë intervistës ai u shpreh se atletika është pasioni i tij, ndërsa është kampion për 25 vite me radhë.

“Kam qenë pjesë e futbollit deri në moshën 14-vjeçare. Luaja mesfushë sepse vrapoja shumë. Kam marrë pjesë në një garë në Tiranë dhe nuk jam shkëputur më prej asaj kohë. Më pas Mbarova në Tiranë Akademinë e Fizkulturës. Vazhdoj akoma dhe sot e kësaj dite të mbaj titullin kampion dhe jam pjesë e ekipit të Tiranës”, tha ai.

Gjithashtu u shpreh se në familje edhe djali i tij merret me sport.

“Bashkëshortja është shefe e Krimeve të Rënda në Elbasan, ndërsa vajza dhe djali janë të apasionuar pas sporteve”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Getoar Hoxha, studenti nga Kosova vlerësohet si më i miri mes 100 studentëve nga e gjithë bota

Instituti në Kaliforni për Implantologji dhe Rigjenerim Kockor ka vlerësuar mes 100 studentëve nga e gjithë bota, stomatologun nga Kosova, Getoar Hoxha.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Hoxha foli për rrugëtimin e tij, eksperiencat dhe pasionin për profesionin e tij.

Getoar Hoxha gjatë intervistë, u shpreh se tashmë po ndjek edhe specializimin e kirurgjisë orale në qendrën universitare Stomatologjike të Kosovës.

“Gjatë viteve ka pasur shumë evolim. Sot edhe për ne si stomatolog, por edhe për pacientët është shumë e lehtë për të ndjekur procedurat. Programi që kam ndjekur realizohet në disa vende në botë, ka grupe nga Europa, Kina, Amerika dhe po ashtu nga Australia. Janë disa provime që i nënshtrohesh gjatë vitit të masterit dhe duhet të dërgosh raste klinike të punuara. Ka procedura të rigjenerimit kockor, në pacientë që nuk kanë kockë mjaftueshme për vendosje të implanteve. Ne krijojmë ato kushte që më pas të mund të vendosim implante në ato vende që nuk ka pasur kockë në nofull. Po ashtu ka procedura që realizon nga trajnimet që kryen”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Ministria e Brendshme e përzgjodhi/ Karamuço: Ilir Proda, një nga ekspertët më të mirë të policisë kriminale në vend

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur edhe tek figura e Ilir Prodës, që pritet të emërohet në krye të Policisë së Shtetit, si një nga kandidatët më të vlerësuar për drejtimin.

Ai theksoi se Ilir Proda, është një nga ekspertët më të mirë të policisë kriminale në vend. Po ashtu Karamuço u shpreh se Elbasani është nga të paktat qytete këtë vit në lidhje me vrasjet.

“Ndodhën disa gjëra dhe ai duhet të mbante përgjegjësi, mes tyre edhe problemi me TIMS. Gjendja e përgjithshme e kriminalitetit në vend. Pati një problem të madh gjatë sezonit turistik, iu bllokuan të gjitha lejet. Vendosi një 12 orësh dhe u bënë shumë gjëra bashkë dhe mendoj se kishte ardhur koha për të ikur. Por edhe për një formë të rienergjezimit, të një personi të ri. Ilir Proda është një nga ekspertët më të mirë të policisë kriminale në vend. Mbi 20 vite ka punuar për krimet dhe ka ecur gradualisht dhe ka ngjitur të gjitha shkallët. Specializimet e të gjitha të tjerat i ka. Di nga materialet hetimore di që ka qenë shumë efektiv në lidhje me disa nga hetimet nga veprat kriminale. Elbasani është nga të paktat qytete këtë vit në lidhje me vrasje. Risia më e mirë është këtë sezon vere nuk patëm asnjë krim të rëndë ndaj turistëve. Sepse ka të bëjë me imazhin. Por ne patëm një rritje të vrasjeve gati 12 për të gjithë sezonin e verës. Disa ishin vrasje të çastit, krim brenda familjes”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Saranda Web Televizion

Saranda Web Televizion   Saranda Web Televizion – Me platformën e televizionit online, Saranda Web do të jetë një burim i pasur i argëtimit dhe informacionit, duke ofruar një dritë të re për këtë qytet të mrekullueshëm në bregun e detit Jon. Kjo është një zhvillim emocionues për komunitetin dhe vizitorët e këtij qyteti të […]

The post Saranda Web Televizion appeared first on Saranda Web.

❌