Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Retro Rock tek Akademia, koncerti që rikthen sërish Adhurim Demirin

18 September 2024 at 08:47

Adhurim Demiri i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për koncertin e tij të ri, pas “Mall Bulevard”.

Projektet e ardhshme e kanë rikthyer Demirin në Shqipëri. Gjatë kësaj interviste ai tregoi se synon që të marrë pjesë në kompeticione muzikore.

“Një artistit mjafton që të sjelli një këngë me mesazh. Ka shumë këngë që nuk kanë marrë asnjëherë një çmim, por sot janë më të njohura sepse ka një mesazh dhe ka qenë dinjitoze. E rëndësishme është që të jetë një këngë dinjitoze dhe që nuk e lodh publikun”, u shpreh ai. Koncerti do të zhvillohet më 19 shtator në orën 20:00.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

50 mijë copëza druri për të përjetësuar personazhe, zdrukthtari nga Kosova realizon punime të veçanta të figurave të njohura

17 September 2024 at 08:44

Nagip Tashi, nga Kosova prej 20 vitesh zdrukthtar- artist rrëfen në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News pasionin e tij për mozaikët.

Ai u shpreh se për të përjetësuar personazhe i duhen gati 50 mijë copëza druri, ndërsa shtoi se mozaikët i japin ndjesi tjetër.

“Unë punoj gati një muaj për një portret. Duhet shumë punë. Me profesion jam zdrukthtar por mozaikët i bëj për pasion. Gjithmonë më ka frymëzuar teatri dhe kinematografia”, tregoi ai.

Gjithashtu ai rrëfeu se ka shitur punime të tij me çmime të larta. Ndër të tjera tha se ekspozita e tij e parë është “Gjama”.

“Realizova një mozaik të Berat Gjimshitit dhe atë e bleu familja e tij”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Fëmijë që po lindin foshnje, mjekja në “ABC e Mëngjesit” për rastin në Mallakastër: Adoleshentja dhe bebja janë me fat që janë mirë

16 September 2024 at 11:58

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, mjekja gjinekologe Edlira Bylykbashi, foli për rastin e 15-vjeçares nga Fratari i Mallakastrës, që solli në jetë një fëmijë, në ditën e parë të shkollës, në tualetin e banesë së shtëpisë së saj.

Mjekja shpjegoi se si ndikojnë raste të tilla, ndërsa tha se një lindje në kushte shtëpie mbart me vete rrisqe të mëdha.

“Duke pasur parasysh që 15-vjeçaret ende nuk janë formuar në momentin e lindjes mund të shoqërohen me çarje. Por kanë qenë me fat. Edhe foshnja ka qenë jetëgjatë, pasi në momentin që kordoni nuk pritet shtohet rreziku. Por fatmirësisht sot janë mirë. Adoleshentja dhe bebja janë me fat që janë mirë”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste mjekja këshilloi që adoleshentja të vazhdojë të jetë nën kujdesin e psikologëve.

“Në shumicën e rasteve fëmijët lihen tek shtëpitë e fëmijës. Ndoshta vajza duke menduar se do t’i japë një mjedis, duke ditur edhe vështirësitë ekonomike, ka menduar atë si diçka më të mirë”, tha ajo.

Nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, gëzojnë shëndet të mirë. E marrë në pyetje më herët nga policia, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar. Ky i fundit është në kërkim nga uniformat blu.

/abcnews.al/

Adoleshentja bëhet nënë në ditën e parë të shkollës, gazetarja: 15-vjeçarja lindi në tualetin e banesës

16 September 2024 at 11:50

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, në “ABC News” morën vëmendje ngjarjet e ndodhura disa javë më parë, ku vajza të mitura u bënë nëna, fare në moshë të re.

Gazetarja Laureta Roshi foli për rastin e ndodhur në fshatin Fratar në Mallakastër, ku vajza e mitur lindi në tualet.

“Nëna e gjeti me kordonin e bebes së sapolindur. Vajza ka lindur sapo është kthyer nga dita e parë e shkollës. Në aspektin e gjendjes emocionale shumë e mbyllur në vetvete. E ëma lajmëroi ambulancën e fshatit dhe e çuan në Fier dhe për një javë është mbajtur në maternitet. Është kontaktuar psikologia dhe është mbajtur në kushte spitalore. Është bërë denoncimi i rastit duke qenë e mitur. Vajza ka treguar se partneri i saj është një emigrant jashtë Shqipërisë. Bebja është pajisur me certifikatën e lindjes dhe tek atësia është vendosur një vizë. Në rastin e një të miture kemi të bëjmë me një abuzim seksual”, ka treguar ajo.

Gjithashtu ajo tregoi se nëna e 15-vjeçares ka qenë e mendimit që të mos e mbajë fëmijën, por ta japë për birësim. Ajo tregoi se bebja do të shkojë në shtëpinë e foshnjës.

/abcnews.al/

❌
❌