Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 6 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

✇Albeu
By: M C

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Do të keni një ditë të qetë, me një ndjenjë paqeje të përgjithshme. Kjo është koha ideale për të vendosur qëllime të reja. Në dashuri, gjërat janë stabël, por disa tensione të vogla mund të dalin në sipërfaqe në punë, sidomos nga e marta​.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dita do të jetë e ngarkuar me ndjenja të paqarta. Kjo është një kohë për të qetësuar shpirtin tuaj dhe për t’i dhënë vetes një pushim. Në punë, gjërat janë të ngadalta, ndërsa në dashuri kërkohet një vëmendje më e madhe ndaj partnerit​.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Kjo është koha për të hequr dorë nga polemikat e panevojshme. Në punë, gjërat po përmirësohen gradualisht. Në dashuri, mund të ketë mundësi për njohje të reja, por pa ndjenja të forta​.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Një periudhë pozitive për të konsoliduar marrëdhëniet ekzistuese. Venusi është në anën tuaj dhe nxit zhvillime të reja në dashuri. Në punë, do të ndiheni më të sigurt për hapat tuaj​.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Do të ndiheni pak i lodhur, dhe tensionet me kolegët mund të rriten. Në dashuri, tensionet e brendshme mund të shkaktojnë disa pakënaqësi, por me durim do t’i kaloni këto momente.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Marrëdhëniet sentimentale janë në qendër të vëmendjes. Në punë, presioni i lartë mund të krijojë tensione, por ndihma emocionale nga të afërmit do të jetë vendimtare​.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Kjo është një periudhë reflektimi. Në dashuri, do të ndiheni të ndarë mes dëshirave tuaja dhe asaj që është e mundur të realizoni. Në punë, mbani nën kontroll angazhimet tuaja.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Dita është e mbushur me ndjenja të fuqishme dhe mundësi të mira në dashuri. Në punë, jeni në një fazë të qetë dhe të qëndrueshme.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Nuk do të ndiheni plotësisht të kënaqur me rezultatet në punë. Në dashuri, do të përballeni me dilema mes të kaluarës dhe të tashmes​.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Do të keni tensione në marrëdhëniet tuaja për shkak të kundërshtisë së Marsit. Në punë, duhet të bëni kujdes me vendimet që merrni dhe të jeni të duruar​.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Tensionet në marrëdhënie janë të pranishme, sidomos për beqarët. Në punë, një periudhë e vështirë kalon, por duhet të qëndroni të përqendruar​.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Dashuria është në një fazë të fortë dhe një marrëdhënie e re mund të zhvillohet me sukses. Në punë, do të keni një ndjesi arritjeje​.

The post Horoskopi 6 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Njihuni me rëndësinë e vitaminës D dhe magnezit në organizmin e njeriut

✇Albeu
By: M C

Vitamina D dhe magnezi janë dy elementë të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por nuk janë trajtime të drejtpërdrejta për ankthin ose simptomat e tij. Megjithatë, mungesa e tyre mund të ndikojë në mirëqenien emocionale dhe fizike, dhe disa studime kanë sugjeruar një lidhje midis tyre dhe nivelit të ankthit.

Vitamina D

Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e kockave, funksionimin e sistemit të imunitetit dhe ndihmon në mbajtjen e nivelit të tensionit arterial nën kontroll. Disa studime kanë treguar një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe simptomave të ankthit, por është ende e nevojshme për hulumtime shtesë për të konfirmuar këtë lidhje. Për të siguruar nivelin e duhur të vitaminës D, është e rëndësishme të keni një dietë ushqimore të pasur në vitaminë D ose të merrni sasinë e duhur të saj përmes suplementeve, por konsultimi me një mjek është i rëndësishëm për këdo që po mendon të marrë vitamina D shtesë.

Magnezi

Magnezi është një mineral i rëndësishëm që ka një rol në funksionimin e sistemit nervor dhe ndihmon në zvogëlimin e stresit. Mungesa e magnezit mund të shoqërohet me simptoma të tilla si ankthi dhe depresioni. Për të siguruar një nivel të duhur të magnezit në trup, mund të konsumoni ushqime të pasura në magnez, siç janë farat, arrat, dhe barishtet e gjelbra, ose të merrni suplemente të magnezit nën udhëzimin e një mjeku.

Është e rëndësishme të theksohet se trajtimi i ankthit zakonisht kërkon një qasje të më gjerë dhe të ndryshme. Terapia e bisedës, mësimet e teknikave të relaksimit, dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë shpesh pjesë e trajtimit të ankthit. Para se të merrni ndonjë suplement, këshillohuni me një mjek për të bërë një vlerësim të plotë të gjendjes suaj dhe për të diskutuar opsionet më të mira për trajtimin e ankthit.

The post Njihuni me rëndësinë e vitaminës D dhe magnezit në organizmin e njeriut appeared first on Albeu.com.

Skandali P Diddy dhe abuzimet seksuale, Heidi rrëfen historinë e ngjashme: Në Itali një parti ka arritur në abuzim seksual të dy vajzave minorene

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e Big Brother VIP, Heidi Baci, ka rrëfyer në “Goca dhe Gra” një ngjarje të ngjashme me skandalin seksual të reperit P Diddy.

Ajo tha se në shtetin fqinj, Itali, një biznesmen që organizonte parti akuzohet për abuzim seksual në të njëjtën mënyrë.

“Është pak e vështirë që një vip të shkojë në një club dhe të mos e dijë se si është atmosfera atje. Më duket e çuditshme që ta vip-a kanë shkuar dhe sot thonë nuk e dinim se si ishte. Është fare e lehtë të kuptosh situatën.

Për mendimin tim është një gjë që ndodh rrugës, degradon situata, droga, alkooli. Të gjithëve besoj ju ka rastisur. Në Itali ka pasur skandale, të një biznesmeni. Aty është parë vërtetë degradimi. Nga një parti normal, ka arritur në abuzim seksual të dy vajzave minorene”, tha Heidi Baci.

The post Skandali P Diddy dhe abuzimet seksuale, Heidi rrëfen historinë e ngjashme: Në Itali një parti ka arritur në abuzim seksual të dy vajzave minorene appeared first on Albeu.com.

Rrëfehet ish-ambasadori: Çfarë tha gjyshja e Sali Berishës, kur e dëgjoi të flasë rusisht!

✇Albeu
By: M C

Ish-ambasadori dhe studiuesi Mal Berisha i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV foli për origjinën e fisit Berisha dhe lidhjen e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai tregon për fëmijërinë e ish-kryeministrit në Bjeshkë, jetën si student i mjekësisë dhe pasionin për gjuhët e huaja.

“Origjina jonë mendohet të jetë nga Puka, nga një fshat që quhet Berishë e Brigjeve, i cili është në breg të lumit Drin. Një pjesë e tyre u larguan në Tropojë.

Ne Berishët e Tropojës nuk kemi territor tonin. Ne jemi familje të cilët e njohim njëri-tjetrin për të njëjtën origjinë, por nuk jemi të grupuar në një territor.

Shtëpia ime ishte vetëm 2 km larg nga Sali Berisha. Berishën e kam njohur që në Tropojë, kur ishte fëmijë. Ne flinim te shtëpitë e njëri-tjetrit. Kur veronin bagëtitë, të gjithë ne fëmijët e tjerë luanim nëpër lëndina, ndërsa ai mësonte gjuhë të huaja. Ishte shumë i apasionuar pas gjuhëve të huaja!

Gjyshja e Sali Berishës dhe mamaja ime ishin shumë mikesha. Kur Berisha erdhi gjatë verës, vijonte të studionte gjuhë të huaja. Asokohe mësonte rusisht dhe e kishte metodë të tijën t’i përsëriste fjalët e reja me zë. Gjyshja e kishte dëgjuar dhe i kishte rrëfyer mamasë time, se nuk e kuptonte pse Berisha fliste një gjuhë të pakuptueshme me zë”, tregon mes batutash zoti Berisha për mënyrën se si ish-kryeministri mësonte rusisht në bjeshkë.

The post Rrëfehet ish-ambasadori: Çfarë tha gjyshja e Sali Berishës, kur e dëgjoi të flasë rusisht! appeared first on Albeu.com.

Mesazhet në telefonin e Bardhit, Karamuço: Duan t’ju mbyllin gojën atyre që sulmojnë krimin

✇Albeu
By: M C

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar çështjen e fundit në lidhej me deputetin e PD, Gazment Bardhi të cilit disa ditë më parë i dërguan një mesazh përmes aplikacionit ‘Signal’ që përmban emrat e dy eksponentëve të krimit të organizuar: Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur, dhe Erigers Mihasi, i cili ka ndërruar jetë.

Rastin e bërë publik vetë Bardhi, ndërsa ka ngritur shumë pikëpyetje dhe reagime në opinionin publik. Karamuço ka zbuluar detaje mbi hetimet që po zhvillohen në lidhje me këto mesazhe drejt Bardhit.

Ai theksoi se aktualisht janë disa hetime që po ecin paralelisht, duke përfshirë një hetim nga Policia e Shtetit dhe një tjetër nga Anti-Terrori. Sipas tij, këto hetime përfshijnë analizën e IP-ve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

“Janë disa hetime që po ecin paralelisht. Është hetim nga Policia e Shtetit, një nga Anti-Terrori, ku është IP-ja, ku është ku person dhe kë ka mbrapa. Informacione ka, por janë të rrugës operative dhe të arrestohen personat konkretë.

Ndërkohë SPAK-u ka vendosur në dispozicion laboratorin më të mirë që ka, me ekspertë shqiptarë dhe izraelitë, për t’i dalë deri në fund kësaj pune. Di t‘ju them që kjo është në vazhdën e asaj që po ndiqen nga ana e botës të së keqes për të shantazhuar, relativizuar, mbyllur gojën për këta njerëz që flasin, me këto sisteme kriminale që kanë përfshirë shumë njerëz.” – tha Karamuço në Euroneës Albania.

Duket se ajo që ka nënkuptuar, është se situata është e ndërlikuar dhe se ka një përfshirje të gjerë të individëve në këto aktivitete kriminale.

Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili ka informuar SPAK për atë që e quan përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Ai i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Mesazhi që ka shkuar në aplikacionin e kreut të grupit të PD-së përmbante fotografinë e disa mesazheve të shkëmbyer në rrjetin SKY ECC, ku në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” dhe ishte nisur në vitin 2021.

Gazment Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, tha Bardhi.

Kjo letër iu dërgua kryeprokurorit Altin Dumani dhe në dijeni u vënë dhe ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

“Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethanave konkrete të tyre”, shkruhej në letrën drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

The post Mesazhet në telefonin e Bardhit, Karamuço: Duan t’ju mbyllin gojën atyre që sulmojnë krimin appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Mes aludimeve për ndarje me Romeo Veshaj, Heidi Baçi shfaqet në krahë të një djali tjetër

✇Albeu
By: M C

Heidi Baçi po kalon një periudhë të ngarkuar dhe të suksesshme pas përfundimit të “Big Brother”, ku aktualisht është duke u përgatitur për të moderuar emisionin “Goca dhe Gra”.

Pas një kohe të shkurtër distancimi nga ekrani për t’u fokusuar në lidhjen me Romeon, thuhet se çifti po kalon një krizë.

Së fundmi, paparacët e kanë fotografuar Heidin në zonën e ish-Bllokut, ku shihet se shoqëruar nga një mashkull, i cili sipas burimeve është një afërm i saj dhe jo një flirt i ri.

E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Me gjasa, ajo ka dalë të bëjë blerjet e fundit, para se të nisë sezonin televiziv, që do të jetë vërtet i ngarkuar për të.

The post FOTO/ Mes aludimeve për ndarje me Romeo Veshaj, Heidi Baçi shfaqet në krahë të një djali tjetër appeared first on Albeu.com.

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç!

✇Albeu
By: M C

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij.

17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.

Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.

Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.

The post Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç! appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Daku tund rrjetën në Rusi, sulmuesi feston me gol rikthimin në Kombëtare

✇Albeu
By: M C

Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi, aty ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan.

Sulmuesi shqiptar, shënoi në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori ndaj Akhmat Grozny. Daku e nisi ndeshjen si titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit me një gol në minutën e 90-të, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.

26-vjeçari rikthehet te goli në Rusi, i cili mungonte nga 23 gushti. Daku është ftuar nga Silvinjo për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa feston këtë rikthim në Kombëtare, në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të shënuar.

ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2⃣:0⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m

— «Рубин» Казань (@fcrk) October 5, 2024

The post VIDEO/ Daku tund rrjetën në Rusi, sulmuesi feston me gol rikthimin në Kombëtare appeared first on Albeu.com.

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori në Pogradec

✇Albeu
By: M C

Pasditen e sotme është vënë në pranga 38-vjeçari i cili përplasi dje për vdekje një 40-vjeçar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Ngjarja ndodhi tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, ku u gjet edhe trupi i pajetë i 40-vjeçarit.

Policia bën me dije se pas kontrolleve me dron dhe me dylbi i territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej automjeti tip “Volkseagen” i përfshirë në ngjarje.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit 38-vjeçari me inicialet G. C. i cili u shoqërua në Komisariat për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volksëagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Tentohet rrëmbimi i dy vajzave të mitura në Tiranë, policia në vendin e ngjarjes

✇Albeu
By: M C

Mbëmjen e sotme tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë sapo u shoqerua ne polici nje bangladeshas.

Disa prindër kanë ngritur pretendime se i huaji iu eshte afruar femijeve te tyre të vegjël teksa ata kane qene duke luajtur dhe ai u ka shkuar duke i perqafuar e duke u thene hajde te te puth etj.

Një prej prindërve ka pikasur ngjarjen dhe ka marrë menjëherë në telefon policinë, madje dhe disa prindër të tjerë pohojnë se e kanë parë vetë personin duke iu afruar në mënyrë të cuditshme të miturve.

The post Tentohet rrëmbimi i dy vajzave të mitura në Tiranë, policia në vendin e ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Protesta e 7 tetorit, Berisha thirrje: Mosbindje civile masive, beteja e jetës sonë

✇Albeu
By: M C

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e së shtunës se protesta e 7 tetorit do të jetë një mosbindje civile masive.

Berisha e konsideroi këtë protestë si betejën e jetës së çdo opozitari. Ai tha se kjo protestë është shansi ynë për t’u përballur me guximin tonë me një regjim që pasi shndërroi procesin themelor të shoqërisë së lirë, votën e lirë në farsë elektorale, riktheu në Shqipëri burgjet, gjyqet, persekutimin politik.

“Për Edi Ramën, organizatën e tij kriminale qeveri, narkozyrtarët e tij, në këtë moment që flasim gjëja më e tmerrshme është ora e cila me tik-takun e saj afron në çdo sekondë 7 tetorin, orën 18:00 të 7 tetorit, ditën e mosbindjes civile masive, ditën e triumfit të guximit qytetar, ditën e përballjes së madhe të vlerave të qytetarëve, trimërisë dhe guximit të tyre me krimin, drogën, antivlerat e regjimit të Edi Ramës.

Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, beteja që nisim është beteja e jetës sonë.

Është shansi i jetës sonë.

Është shansi ynë për t’u përballur me guximin tonë me një regjim që pasi shndërroi procesin themelor të shoqërisë së lirë, votën e lirë në farsë elektorale, riktheu në Shqipëri burgjet, gjyqet, persekutimin politik.

Farsa elektorale, mohimi i të drejtës së votës përmes farsës elektorale dhe persekutimi politik i kundërshtarëve janë dy shtylla kryesore mbi të cilat bazohen diktaturat, qofshin ato naziste, komuniste, teokratike apo diktatura e bandave siç është kjo e Tiranës”, tha Berisha.

The post Protesta e 7 tetorit, Berisha thirrje: Mosbindje civile masive, beteja e jetës sonë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Si është marrëdhënia e Baby G dhe Dijonis Bibës pas daljes nga ferma?

✇Albeu
By: M C

Baby G dhe Dijonis Biba kishin një marrëdhënie të mirë përgjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”. Por si janë raportet e tyre pas përfundimit të emisionit?

Këngëtarja ka ndarë në rrjetin e saj “Instagram” një story me “Ask me Question”.

Në një ndër pyetjet e bërë nga ndjekësit e saj ishte pikërisht për ish-fermerin Dijonis Biba.

“A ke kontakt me Dijonisin”, i shkruajnë Baby G. Kjo e fundit nuk nguroi të pranojë se ka një raport shumë të mirë me ish-fermerin duke thënë: Po, ai është gangsteri im (my G).

The post FOTO/ Si është marrëdhënia e Baby G dhe Dijonis Bibës pas daljes nga ferma? appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Vlorë, Çuçi e Vëngu “zbresin” në qytet

✇Albeu
By: M C

Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtuesi politik i socialistëve, Bledi Çuçi, ishte në Vlorë për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas reshjeve intensive të shiut.

Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës.

Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.

Por sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.

Më tej Çuçi mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë, ku u diskutuan më gjerësisht masat për kapërcimin e kësaj situate.

The post Përmbytjet në Vlorë, Çuçi e Vëngu “zbresin” në qytet appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët komisariati i policisë së Shijakut, nuk dihet akoma shkaku

✇Albeu
By: M C

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët. Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

The post Përfshihet nga flakët komisariati i policisë së Shijakut, nuk dihet akoma shkaku appeared first on Albeu.com.

Zhupa: Qeveria po krijon Ministri për Shkencën, ja pse duhet kundërshtuar

✇Albeu
By: M C

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një postim në rrjetet sociale, shkruan se projektligji i ri i shkencës, garanton shkatërrimin e kërkimit shkencor duke e centralizuar dhe kontrolluar nga politika dhe duke e vënë atë në shërbim të qeverisë.

sipas Zhupës, një projektligji të tillë zhduket çdo autonomi universitare, po zhveshin nga kompetencat profesorët, departamentet, shkollat doktorale dhe po e monopolizojnë te qeveria.

Postimi i Ina Zhupa:

Projektligji i ri i shkencës garanton shkatërrimin e kërkimit shkencor duke e centralizuar dhe kontrolluar nga politika dhe duke e vënë në shërbim të pushtetit.

Një ministri e re për shkencën, një këshill me 7 ministra, Gjinushin dhe të tijët dhe me agjenci shtetërore do kontrollojnë çdo profesor, cdo kërkues shkencor dhe çdo punim shkencor në vend.

Po zhdukin cdo autonomi universitare, po zhveshin nga kompetencat profesorët, departamentet, shkollat doktorale dhe po e monopolizojnë te qeveria.

Vetëm në sistemet parti-shtet, ndodh sic e ka parashikuar ky ligj që vlerësimin e punës shkencore e bën ministria, dmth e bën partia shtet. Nuk ka financim po nuk i pëlqeu qeverisë, nuk ka kërkim shkencor që kundërshton politika të caktuara ekonomike, sociale, bujqësore, teknologjike etj.

Ky ligj parashikohet që të futet në diskutim në 14 Tetor në komisionin që une drejtoj, të Edukimit, por tashmë që na kanë përjashtuar pa rregullore, duket se do e kalojnë me shpejtësi pa opozitën, për të shkatërruar edhe lirinë shkencore dhe akademike.

Ju bëj thirrje pedagogëve, akademikëve të lirë, kërkuesve shkencor, drejtuesve të universiteteve publike dhe private të bashkohemi kundër këtij projektligji masakrues për lirinë akademike dhe përcundues të kërkimit shkencor cilësor dhe të pavarur.

The post Zhupa: Qeveria po krijon Ministri për Shkencën, ja pse duhet kundërshtuar appeared first on Albeu.com.

Pse nuk reaguan ndërkombëtarët për burgosjen e Salianjit? Alizoti: Opozita duhet të mbrojë veten

✇Albeu
By: M C

Deputeti demokrat Tomor Alizoti shprehet se duhet të kishte pasur një reagim nga ndërkombëtarët në rastin e burgosjes së Ervin Salianjit.
Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Alizoti tha se megjithë respektin që ka për ndërkombëtarët dhe diplomatët, opozita duhet të mbrojë veten e saj në rradhë të parë.

Alizoti tha se edhe nëse nuk kanë reaguar tani, do të reagojnë më vonë, pasi do t’i shikojnë gjërat më ndryshe.

“Unë nuk kam parë ndërkombëtarë që dalin e reagojnë kur protestohet në Berlin dhe Paris. Besoj se edhe ata do e ndjejnë këtë padrejtësi që po i bëhet opozitës. Por duhet të kini parasysh se politika është një dinamikë, dinamikat ndryshojnë, sikundër do të ndryshojnë edhe deklaratat”, tha Alizoti.

Ai u shpreh se sa më shumë të faktorizohet PD aq më shumë ndërkombëtarët do të flasin për të.

Alizoti tha se nuk ka qenë në Shqipëri në kohën kur është dhënë dënimi për Ervin Salianjin dhe më pas burgosjen e tij.

The post Pse nuk reaguan ndërkombëtarët për burgosjen e Salianjit? Alizoti: Opozita duhet të mbrojë veten appeared first on Albeu.com.

Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjë-Hercegovinë, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga përmbytjet

✇Albeu
By: M C

Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zhdukur, pas përmbytjeve.

Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 16 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.

Qeveria e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK) tha më 5 tetor se 13 trupa të pajetë janë gjetur në territorin e këtij kantoni dhe jo 16, siç ishte thënë një ditë më parë. Autoritetet shpjeguan se tri viktima ishin numëruar dy herë.

Dymbëdhjetë nga viktimat në këtë qark ishin nga Donja Jabllanica dhe një nga Konjiqi. Në Jabllanicë konsiderohen të zhdukur gjashtë persona dhe katër të tjerë në Konjiq.

Autoritetet në Jabllanicë kanë raportuar për dëme të mëdha materiale, teksa makina të ndërtimit më 5 tetor po punojnë për të larguar gurët dhe rrënojat.

Si pasojë e fatkeqësisë natyre, disa fshatra vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të dëmeve në infrastrukturën rrugore. Po ashtu, për shkak të vërshimeve mbajtja e zgjedhjet lokale në Jabllanicë, Konjiq, Kishelak dhe Kreshevo është shtyrë. Kështu vendosi më 5 tetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje e Hercegovinës.

Në Fojnica, mbajtja e zgjedhjeve është shtyrë në tri qendra votimi. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna do të merret pasi të plotësohen kushtet për mbajtjen e tyre, thanë autoritetet.

Zgjedhjet lokale në Bosnje janë caktuar për të dielën, më 6 tetor. Përveç në Bosnje, edhe në shtetet e tjera të rajonit ditëve të fundit ka pasur vërshime, përfshirë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci. /REL

The post Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjë-Hercegovinë, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga përmbytjet appeared first on Albeu.com.

Një 38-vjeçar plagoset me armë zjarri në Kosovë

✇Albeu
By: M C

Një person, rreth 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai shton se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njoftimi:

“Një mashkull rreth moshës 38-vjeçare është plagosur me armë zjarri në rrugë n “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të vendit. Njësitet kompetente po merren me rrethanat për të zbardhur rastin”, tha Prekazi.

The post Një 38-vjeçar plagoset me armë zjarri në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Macron bën thirrjen urgjente, kërkon ndalimin e furnizimit me armë drejt Izraelit

✇Albeu
By: M C

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkon ndalimin e dërgesave të armëve për Izraelin, duke bërë thirrje për një zgjidhje politike në luftën gati njëvjeçare të Gazës, të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

“Unë mendoj se sot, prioriteti është që ne të kthehemi te një zgjidhje politike, që të ndalojmë dorëzimin e armëve për të luftuar në Gaza”, i tha Macron transmetuesit France Inter, duke shtuar se Franca nuk po dërgon asnjë armë në Izrael.

Shtetet e Bashkuara i japin Izraelit rreth 3 miliardë dollarë armë çdo vit. Në maj, Departamenti i Shtetit tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të bllokuar dërgesat e armëve, por se ishte e arsyeshme të vlerësohej se Izraeli ka përdorur armë në mënyra që nuk janë në përputhje me standardet e ligjit humanitar.

Në shtator, Britania tha se po pezullonte disa eksporte të armëve në Izrael, duke përmendur një rrezik të qartë se ato mund të përdoren në një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Macron përsëriti shqetësimin e tij për konfliktin në Gaza që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura për një armëpushim. “Unë mendoj se ne nuk po dëgjohemi. Mendoj se është një gabim, duke përfshirë sigurinë e Izraelit”, tha ai duke shtuar se konflikti po çonte në urrejtje.

The post Macron bën thirrjen urgjente, kërkon ndalimin e furnizimit me armë drejt Izraelit appeared first on Albeu.com.

Me fshesa në duar, banorët në Vlorë pastrojnë rrugët nga balta që la pas përmbytja

✇Albeu
By: M C

Qyteti i Vlorës që prej ditës së djeshme ka kaluar orë kritike për shkak të përmbytjeve të cilat erdhën nga reshjet e dendura të shiut. Qytetarët e prekur nga këto përmbytje kanë marrë dëme të mëdha në banesa dhe në bizneset e tyre.

Natyra tregoi edhe një herë se është më e fortë se njeriu ndërsa qytetarëve u ka mbetur në dorë të pastrojnë qytetin. Qyteti, banesat dhe bisnezet e tyre janë mbuluar nga balta ndërsa numrojnë dëmet, banorëve u mbetet në dorë të pastrojnë atë që la pas përmbytja dhe të shpresojnë se të dëmshpërblehen nga shteti. Në rrugët e Vlorës shihen qytetarët me fshesa në duar duke pastruar trotuaret dhe rrugët që kryesisht janë afër bizneseve të tyre.

The post Me fshesa në duar, banorët në Vlorë pastrojnë rrugët nga balta që la pas përmbytja appeared first on Albeu.com.

❌