Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KPA rikthen në detyrë prokurorin Genci Qana

KPA

Prokurori i Tiranës, Genci Qana u kthye në detyrë të martën me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, që ndryshoi vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit, KPK për shkarkimin e tij. Prokurori i Tiranës, Genci Qana u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 31 mars 2021, pas një seance dëgjimore […]

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin Genci Qana appeared first on Reporter.al.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana, i cili u shkarkua pasi nuk kaloi me sukses hallkat e procesit të Vettingut. Vendimi për rikthimin e tij në detyrë u mor nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare. Prokurori

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana, 3 vite pas shkarkimit nga ana e KPK.

Vendimi për rikthimin e tij në detyrë u mor nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.

Genci Qana u përball në mars te 2021 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Njoftim vendimi: 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 50/2021, datë 01.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 362, datë 31.03.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 362, datë 31.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Genci Qana.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana appeared first on Lapsi.al.

❌