Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

By: user 8
19 September 2024 at 16:08

KPA shkarkoi nga detyra prokuroren Zena Lila. KPA shkarkoi prokuroren për probleme në kriterin e pasurisë.

Zena Lila ishte prokurore në Elbasan

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.09.2024”, thuhet në njoftimin e KPA.

The post KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila appeared first on Lapsi.al.

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

19 September 2024 at 15:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila, pasi i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi. Lila nuk ishte e pranishme […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream
Before yesterdayMain stream

Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa

By: Ela
17 September 2024 at 08:41

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën qëndrimet e palëve në ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Saimir Hysa. Kolegji po ashtu pranoi prova të reja nga Hysa dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësorë ndërsa i ftoi palët të përgatisnin qëndrimet përfundimtare. Gjatë […]

The post Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa appeared first on BoldNews.al.

Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa

16 September 2024 at 18:31

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën qëndrimet e palëve në ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Saimir Hysa. Kolegji po ashtu pranoi prova të reja nga Hysa dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësorë ndërsa i ftoi palët të përgatisnin qëndrimet përfundimtare. […]

The post Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila

12 September 2024 at 17:49

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 12 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Elbasanit, Zena Lila dhe pasi deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor u tërhoq për të marrë vendim që do ta shpalli më 19 shtator, në orën 14:00. Komisionerja Publike, Irena Nino u shpreh […]

The post KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elina Kombi

12 September 2024 at 15:52

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Tiranës, Elina Kombi. Vendimi u mor në mënyrë unanime të mërkurën më 11 shtator nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elina Kombi appeared first on Reporter.al.

KPA: Periand Teta dëshmoi qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar vetingut

2 September 2024 at 14:29

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte […]

The post KPA: Periand Teta dëshmoi qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar vetingut appeared first on Reporter.al.

Arsyetimi i KPA që detyron Komisonin për të vetuar ish-gjyqtarin Besnik Maho

29 August 2024 at 18:41

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua prej shkallës së parë të vetingut të magjistratëve, si […]

The post Arsyetimi i KPA që detyron Komisonin për të vetuar ish-gjyqtarin Besnik Maho appeared first on Reporter.al.

Gjyqtari Lazër Sallaku dështoi të bindë KPA-në për burimet e ligjshme të pasurisë

25 August 2024 at 12:41

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuara thuajse të gjitha shkaqet e ngritura nga gjyqtari i Tiranës, Lazër Sallaku ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi atë nga detyra më 26 maj 2023 për mungesë të burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive. Në vendimin […]

The post Gjyqtari Lazër Sallaku dështoi të bindë KPA-në për burimet e ligjshme të pasurisë appeared first on Reporter.al.

Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

24 August 2024 at 12:02

Prokurori i Dibrës, Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi për pasurinë dhe për gjendjen e dyshuar […]

The post Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë appeared first on Reporter.al.

KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri

20 August 2024 at 16:57

Gjyqtari i Durrësit, Petraq Çurri u shkarkua nga detyra më 12 maj 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ai kishte kryer deklarim të paplotë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij gjatë hetimit administrativ. Qëndrimi jo bashkëpunues dhe dorëzimi të dhënave […]

The post KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujakshi

30 July 2024 at 15:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 korrik lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kukësit Sami Ujkashi. Vendimi është marrë në mënyrë unanime të hënën, nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujakshi appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Iliba Bezati

30 July 2024 at 13:07

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën m 30 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati. Bezati u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Iliba Bezati appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon gjyqtarin Besnik Hoxha

25 July 2024 at 19:57

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 25 korrik të ndryshojë si të pabazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar […]

The post KPA shkarkon gjyqtarin Besnik Hoxha appeared first on Reporter.al.

Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim në Magjistraturë

25 July 2024 at 16:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 25 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, pasi […]

The post Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim në Magjistraturë appeared first on Reporter.al.

❌
❌