Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata e Lartë në Kroaci jep verdiktin: Komunikimet në Sky ECC janë prova…

Gjykata e Lartë Penale në Kroaci ka nxjerrë një vendim përfundimtar që konfirmon se komunikimet “Sky ECC” janë prova ligjore, të cilat mund të përdoren në procedimet penale në sistemin gjyqësor. Sipas Slobodna Dalmacija, vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë Penale më në fund ka marrë një qëndrim ligjor për çështjen që shqetëson prej muajsh të gjithë ata që ndodhen pas hekurave në Kroaci në kuadër të organizatave të ndryshme kriminale, dhe që u arrestuan pas analizës së komunikimeve. kryer përmes aplikacionit të koduar SKY ECC.

“Të gjithë shpresonin që provat e mbledhura nga USKOK bazuar në analizën e komunikimit të bërë nga anëtarët përmes aplikacionit të koduar “SKY ECC”, i cili ishte marrë me urdhra hetimor evropian nga autoritetet franceze, do të shpalleshin të paligjshme”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Vendimi përfundimtar konfirmoi vendimin e mëhershëm të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut të Splitit, i cili në shkurt të këtij viti i shpalli të ligjshme provat e mbledhura nga USKOK bazuar në analizën e komunikimit të kryer nga anëtarë të organizatës ndërkombëtare të drejtuar nga i arrestuari, sipërmarrësi i ndërtimit Nenadom Petrakom nga Zagrebi nëpërmjet aplikacionit të koduar “SKY ECC” , i cili gjithashtu ka punuar ngushtë me klanin “Kavac” malazez.

Pas marrjes së aktgjykimit përfundimtar se “Sky ECC” është provë ligjore, USKOK javën e kaluar ngriti aktakuzë kundër organizatës kriminale të Nenadom Petrakom, i cili në fund të vitit të kaluar u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua te autoritetet kroate.

The post Gjykata e Lartë në Kroaci jep verdiktin: Komunikimet në Sky ECC janë prova… appeared first on Sot News | Lajme.

Bardhi: Kam komunikime në SKY mes përfaqësuesve të mazhorancës me kriminelë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se disa kominikime në Sky ECC provojnë lidhjen mes eksponentëve të rëndësishëm të mazhorancës socialiste dhe krimit të organizuar për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë apo Policinë e Shtetit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se “bëhet fjalë për të dhëna që nuk janë publikuar deri më tani për faktin e thjeshtë sepse mbrohen nga sekreti hetimor”.

“Del e provuar se si eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës jo vetëm bashkëpunojnë, të nivelit shumë të lartë, anëtarë qeverie mes tyre patjetër, se si ndihmojnë eksponentë tashmë publikë dhe të provuar nga SPAK të krimit të organizuar në çështjet që ata kanë me drejtësinë. Ndërhyjnë në prokurorë, në punonjës të policisë”, – shtoi Bardhi.

Ai tha se nuk i ka publikuar këtë të dhëna, të cilat sipas tij edhe SPAK i disponon, për t’i lënë prokurorisë kohën e nevojshme që të bëjë punën e saj. Por nëse prokuroria nuk vepron, Bardhi tha se të dhënat do të publikohen për shkak të interesit të lartë publik që kanë.

“Të jeni të sigurt që të dhënat do të bëhen publike sepse prevalon interesi publik. Nëse ka në këtë vend prokurorë që duan të fshehin lidhjet mes krimit dhe qeverisjes, faktin që eksponentë të rëndësishëm me pushtet në Shqipëri ndihmojnë apo ndërhyjnë për të ndihmuar eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar që atyre të mos i cenohet fjala vend pasuria kjo përbën çështje me interes publik dhe unë jam në politikë për të mbrojtur interesin publik.

Po i jap kohën e nevojshme prokurorisë për të bërë detyrën e vet. Dua që institucionet të funksionojnë sipas rregullave të këtij vendi. Nëse dështojnë të përmbushin misionin e tyre unë do të përmbush misionin si përfaqësues i qytetarëve”, tha Bardhi.

Ai shprehu bindjen se prokuroria do të veprojë megjithatë theksoi se SPAK nuk i duhen shumë që të lexojë ato që ka përpara.

“Nëse SPAK i duhet një vit që të lexojë atë që ka, do marr mesazhin patjetër që këtu ka një tentativë të qartë nga prokuroria për ti fshehur këto të dhëna”, tha Bardhi. ©LAPSI.al

The post Bardhi: Kam komunikime në SKY mes përfaqësuesve të mazhorancës me kriminelë appeared first on Lapsi.al.

Gazment Bardhi denoncon në SPAK një shantazh anonim

“Një përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumentave të falsifikuar,” e cilësoi Bardhi mesazhin, duke pretenduar se pas kësaj qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK. “Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku […]

The post Gazment Bardhi denoncon në SPAK një shantazh anonim appeared first on Reporter.al.

Pas arrestimit për korrupsion e krim të organizuar, KPK e shkarkon prokurorin Xhevahir Lita 

Prokurori Xhevahir Lita, u arrestua për korrupsion dhe krim të organizuar gjatë operacionit të koduar “Metamorfoza” në korrik 2023 dhe pak ditë më vonë u pezullua nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijoi investimin në kryerjen e procesit të vetingut të tij, duke e […]

The post Pas arrestimit për korrupsion e krim të organizuar, KPK e shkarkon prokurorin Xhevahir Lita  appeared first on Reporter.al.

Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë

Në shtator të vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte një udhëtim në Dubai për të siguruar financime të bollshme për zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit në Tiranë. Asokohe vetëm 31 vjeç, Merkaj po ndërtonte përmes kompanisë së themeluar prej tij një kompleks vilash luksoze në Lundër – zonën e pasur të periferisë që […]

The post Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Si u kthye Nikla në një vatër të nxehtë të krimit në Shqipëri

Rrugët janë të zbrazura dhe shtëpitë të rrethuara me mure të larta. Në mure dhe në shtyllat prej betoni të energjisë elektrike janë të instaluara dhjetëra kamera sigurie, të cilat mbajnë nën vëzhgim vigjilent lëvizjen më të vogël. Vetëm 17 kilometra larg Tiranës, zona e Niklës në bashkinë e Krujës njihet ndryshe si djepi i […]

The post Si u kthye Nikla në një vatër të nxehtë të krimit në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

❌