Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Juljan Haxhiu

18 September 2024 at 14:59

Komisioneri Publik, Irena Nino ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu, ku kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Gjyqtari Julian Haxhiu u konfirmua më 7 Qershor në detyrë më shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Trupa u […]

The post Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Juljan Haxhiu appeared first on BoldNews.al.

Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret

17 September 2024 at 21:36

Prokurori Sabri Kastrati i Prokurorisë së Lezhës u përball të martën më 17 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova që kundërshtonin bilancet negative të konstatuara për pasurinë, […]

The post Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun

16 September 2024 at 17:09

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore me këshilltaren ligjore të Gjykatës së Lartë Nertila Ndregjoni. Gjatë një seancë të shkurtër dëgjimore Ndregjonit iu kërkuan shpjegime për një balanc negativ në vitin 2015 dhe disa dokumente ligjore të përpiluara prej saj. Trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe […]

The post Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun appeared first on Reporter.al.

Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun

By: Oldi
16 September 2024 at 17:52

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore me këshilltaren ligjore të Gjykatës së Lartë Nertila Ndregjoni. Gjatë një seancë të shkurtër dëgjimore Ndregjonit iu kërkuan shpjegime për një balanc negativ në vitin 2015 dhe disa dokumente ligjore të përpiluara prej saj. Trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe […]

The post Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun appeared first on BoldNews.al.

Pas arrestimit për korrupsion e krim të organizuar, KPK e shkarkon prokurorin Xhevahir Lita 

4 September 2024 at 16:41

Prokurori Xhevahir Lita, u arrestua për korrupsion dhe krim të organizuar gjatë operacionit të koduar “Metamorfoza” në korrik 2023 dhe pak ditë më vonë u pezullua nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijoi investimin në kryerjen e procesit të vetingut të tij, duke e […]

The post Pas arrestimit për korrupsion e krim të organizuar, KPK e shkarkon prokurorin Xhevahir Lita  appeared first on Reporter.al.

Gjyqtari Tonin Sterkaj shkarkohet nga detyra

4 September 2024 at 16:13

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi u mor nga trupa e KPK kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore të martën, Sterkaj u pyet dhe dha shpjegime për barrat […]

The post Gjyqtari Tonin Sterkaj shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku konfirmohet në detyrë

4 September 2024 at 16:06

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Oltiana Gjoni Çifliku. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu. Gjatë seancës dëgjimore të martën, Gjoni dha shpjegime për gjetjet […]

The post Prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

KPK shkarkon prokurorin Dashnor Nure

4 September 2024 at 11:02

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për shkarkimin e prokurorit të Korçës Dashnor Nure pas vetingut në të tri kriteret. Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa […]

The post KPK shkarkon prokurorin Dashnor Nure appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Ornela Rrumbullaku shkarkohet nga detyra

4 September 2024 at 10:25

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në […]

The post Prokurorja Ornela Rrumbullaku shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Oltiana Gjoni jep shpjegime për pasuritë i ish-bashkëshortit

3 September 2024 at 20:10

Prokurorja e Durrësit, Oltiana Gjoni Çifliku u përball të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për gjetjet lidhur me pasuritë e ish-bashkëshortit, si dhe për disa denoncime nga publiku. Procesi i vetingut për prokuroren Gjoni po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga […]

The post Prokurorja Oltiana Gjoni jep shpjegime për pasuritë i ish-bashkëshortit appeared first on Reporter.al.

Gjyqtari Tonin Sterkaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

3 September 2024 at 19:05

Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u përball të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe bilancin negativ në vlerën 28.3 milion lekë, si dhe për një sërë gjetjesh në aspektin profesional. Procesi i vetingut […]

The post Gjyqtari Tonin Sterkaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin appeared first on Reporter.al.

KPA: Periand Teta dëshmoi qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar vetingut

2 September 2024 at 14:29

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte […]

The post KPA: Periand Teta dëshmoi qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar vetingut appeared first on Reporter.al.

Gjyqtarja Idush Maliqi u dorëhoq afro tre vjet e gjysmë pasi KPK filloi vetingun e saj

15 August 2024 at 17:12

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 korrik të ndëpresë procesin e rivlerësimit ndaj gjyqtares se Elbasanit, Idush Maliqi, për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, vendosi t'i heqë asaj të drejtën për t'u emëruar në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Në vendimin e arsyetuar të KPK […]

The post Gjyqtarja Idush Maliqi u dorëhoq afro tre vjet e gjysmë pasi KPK filloi vetingun e saj appeared first on Reporter.al.

Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK

7 August 2024 at 18:00

Komisionerët Publik njoftuan të mërkurën se kishin ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi dhe të ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Ankimi për Voskopin, i bërë nga komisioneri Florjan ballhysa i kërkon Kolegjit që të rishqyrtojë […]

The post Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK appeared first on Reporter.al.

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e ndihmëses ligjore Klerona Meçi

2 August 2024 at 14:15

Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u konfirmua në detyrë më 9 prill me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, komisionereve Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, të cilat konkluduan se ky subjekt rivlerësimi kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe figurën, si dhe kualifikues për profeisonalizmin. […]

The post Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e ndihmëses ligjore Klerona Meçi appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujakshi

30 July 2024 at 15:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 korrik lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kukësit Sami Ujkashi. Vendimi është marrë në mënyrë unanime të hënën, nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujakshi appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Iliba Bezati

30 July 2024 at 13:07

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën m 30 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati. Bezati u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Iliba Bezati appeared first on Reporter.al.

❌
❌