Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm një ditë pas protestës së opozitës

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn është takuara paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Takimi mes të ngarkuarës me punë të SHBA-së dhe ministrit Hoxha vjen një ditë pas protestës së opozitës. Opozita protestoi dje për 3 orë kundër qeverisë Rama. Gjatë tubimit të 7 Tetorit, protestuesit hodhën flakadanë dhe molotovë në institucionet e qeverisë.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov. Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës e Parlamentit, ku u hodh molotov. Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi në 21:30, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektivë pësuan dëmtime. Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë. Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.

Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje. Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotovë të ndara në dy çanta.

The post E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm një ditë pas protestës së opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Pamje tronditëse/ Ja si është dje*gur protestuesi nga molotovët. Gaz Bardhi reagon ndaj ministrit Hoxha (Video)

Një prej protestuesve është djegur si pasojë e molotovëve që janë hedhur në protestën e opozitës. Gazetari Isa Myzyraj, ka siguruar një video, ku shfaqen pamje tronditëse mbi dëmtimin që ka pësuar protestuesi. Lidhur me këto pamje ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili i është drejtuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!”, shprehet Bardhi.

The post Pamje tronditëse/ Ja si është dje*gur protestuesi nga molotovët. Gaz Bardhi reagon ndaj ministrit Hoxha (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

“U sulmuan të gjitha institucionet”, ministri Hoxha: Policia veproi sipas ligjit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte mbrëmjen e së hënës në spitalin e Traumës ku vizitoi efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës.

Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se menaxhimi i tubimit nga ana e policisë ishte në proporcion me ligjin.

“Pamë disa pamje ku punonjës policie u përfshinë në flakë, menaxhimi ishte në proporcion me ligjin, policia zmbrapsi turmën e dhunshme të motivuar politikisht, punonjësit kanë dëmtime të lehta, 3 janë ende nën mbikëqyrjen e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhe me ligjin, asnjë nga qytetarët nuk është lënduar sot, përveç efektivëve të policisë. U sulmuan të gjitha institucionet, kjo ka bërë që policia të përdorë gaz lotsjellës. Nuk kemi informacion për qytetarë të plagosur. Protesta ishte e dhunshme”, tha ministri i Brendshëm.

❌